Tuesday, April 10, 2012

Steme bashkie apo shteti ?

publieshed on Internet by
Krijimi I Stemes se Bashkise se Himares, pervec se eshte nje detyrim ligjor,eshte njekohesisht edhe nje nevoje imediate per permiresimin etiko-estetik te veprimtarise se saj.Kompozimi i kesaj embleme padyshim qe kerkon mjaftueshmerine e duhur artistike,por njehereshi ajo duhet te pasqyroje teresine dhe vertetesine e vlerave historike te Himares edhe pse do konfigurohet ne nje siperfaqe fare te paket.Ajo duhet te permbaje ne vetvete jo vetem nje shperndarje historike por edhe dimension racional te vlerave reale te qyteterimit te njerezve te krahines,per te perfaqesuar me dinjitet Karten e Identitetit te
saj.
Nje embleme tjeter e ngjashme me lloj lloj matrikullimesh,e bere per t’u nderuar sa here do nderojne pushtetet,apo zografizma pertej realiteteve historike,te sperkature me aroma nacionaliste,si prurje nga shpatet e maleve qe zbresin per te permbushur detyra, te vecantasi ,apo stema e simbole qe shperfillin e neperkembin identitetin e njerezve te vet jane krejt te padobishme per komunitetin e ngjajne si certifikata fallco me vlere nje perdorimshme. Mungesa e pervojes apo kultures ne ngritjen e emblemave ,statujave, memorialeve a simboleve te ndryshme,nuk duhet te behet shkak,qe keto te behen prone e politikes,as e disa politikaneve te keqinj qe na genjejne e as e politikaneve te mire qe na zhgenjejne ,as prone e atyre qe jane arsyemunguar e as atyre qe si qellim kane mohimin dhe pershtatjen deri ne veteposhterim.
KJO KULTURE DUHET PERFAQESOJE VETEM PUSHTETIN E NJEREZVE DHE KURRESESI NJEREZIT NE PUSHTET.
Stema e paraqitur si variant gjysemfinal, mendoje se, nuk e perfaqeson fare ose shume pak identitetin e Himares.Asaj i mungojne shume pjese thelbesore te egzistences se vet dhe nderkohe ka ekzagjerim ne disa aspekte te tjera qe jane me teper sporadike se sa dukuri cilesore te histories se saj.
Se pari :I mungon periudha embrionale e lashtesise prej nga nis e zhvillohet ky fetus,i mungon kalaja ,berthama dhe thelbi i histories se Himares pa te cilen nuk ka kuptim as vete Himara .
Se dyti :Stema ka mosperfaqesim total si etnik ashtu edhe fetar.Nuk ka asnje simbol qe perfaqeson shumicen komunitare greqishtfolese dhe nuk ka as te perkatesise fetare ortodokse ku ben pjese i gjithe komuniteti besimtar.
Se treti :Kjo steme ka ne qender te saj nje simbol te nje kafshe qe sipas mitologjise emertohet Chimera dhe supozohet se ka lidhje me origjinen dhe historine e Himares ( hipotetike ),ne nje kohe qe e verteta eshte shume me e thjeshte.Ajo qe na lane gjysherit dhe stergjyshet eshte se fjala Himare ne greqisht do te thote nje vend midis perenjve te thate.Thjeshte,qarte e paster ashtu sikunder eshte ky vend.Perse na e nderlikoni ju lutem ,?!Perse perpiqeni te gjeni me cdo kusht fjale sadopak te ngjashme ,here me Chimere e here me Luane ,here me Dhi e here me Gjarper,vetem e vetem per tu larguar nga tema,nga e verteta e qe ne te vertete nuk jane aspak te vertete.
Se katerti: Ne emblemen historike te Himares me te cilen e njeh gjithe bota, (me perjashtimin tuaj qe po sajoni nje tjeter )shqiponja me dy krena ze pothuajse te gjithe sfondin, ndersa ketu jo vetem qe i kini lene shume pak vend por cudia qendron te fakti se gjysma e poshtme e saj qe eshte edhe specifikja e Himares ,e kini eleminuar.
Se pesti : Disa objekte kulti me vlera te paperseriteshme monumentale sic jane kambanoret e vecanerisht kisha e Ajius Pantes po te kishin nje vend ne tablo do te transmetonin shume here me teper mesazhe se sa spiranza e ngritur ne katror qe ngjan me Roterdamin.
Se gjashti :Cfare kini dashur te shprehni me figuren e asaj femre,gruan e perdale ,bukurine apo gruan e cmendur qe i ngjan nje prostitute.
Se shtati :Dallandyshja sipas mendimit tim ,vertete eshte simbol i ardhjes se pranveres,por ajo eshte nje zog qe ashtu sic vjen me pranveren ashtu edhe largohet me mbarimin e saj.Nuk mendoje se shkojne dy zogje ne te njejtin sfond e aq me teper qe shqiponja perfaqeson me mire se cdo tjeter gjerat qe fluturojne.
Se teti :Besoje se do te qe me mire qe shtate shpatat te zevendesoheshin me nje te vetme,sigurisht ne permasa me te medhe dhe perbri saj te instalohej nje simbol i dijes.
Me lejoni tu ftoje per tu kujtuar edhe nje here :Si mund te jete historia e Himares e bukur dhe e lavdishme ,kur ata qe na e shkruajne me shume ngjajne ne dyshime se sa ne certifikime ?


No comments: