Tuesday, April 24, 2012

Ne krizen qe po kalon Greqia cdo e ardhur per krahinen eshte mbijetese


Meqene se ne mbyllje te ligjerates se tij z. Irakli hedh nje ftese per debat te hapur e konstruktiv, une po mar inisiativen te hyj ne debat por me nje kusht:
-Te perdor fjalorin e tij si
Rahin uje ne hava (ne fakt populli thot rahin uj ne havan)
karagjoza
mafie
pushtetare te koruptuar
elemente te paguar Vetem ne ato raste qe do paraqis fakte dhe emra, dhe prap me rezerve, jo nga kurajua por nga minimumi i edukates.
Qe paligjshmeria demton perspektiven e Krahines, besoj e kuptojne te gjithe. Pra jam kunder ndertimeve pa leje. Nuk jam dakort me inercine e shtetit i cili vepron me fushata kur i intereson. Psh nuk shpjegoj dot perse nuk u krye kjo fushate ne Shtatorin e kaluar apo te priste perseri Shtatorin? Pra te shfrytezohej edhe ky sezon i cili mban me buke krahinen. Ne krizen qe po kalon Greqia cdo e ardhur per krahinen eshte mbijetese. Nuk e di sa dakort eshte z.Gjicali por i kujtoj qe me taksat e lokaleve Bashkia plotesonte shume nevoja. Pra kemi dy interesa te perbashketa Vjeljen e te ardhurave dhe ruajtjen e perspektives. Z. Irakli diku i ka degjuar , i permend ,por nuk i shtjellon e te mbaj qendrim.
Besoj qe Irakliu nuk do hyj ne debat. Le te presim
Bashkangjitur jane disa Attach te cilat pershkruajne se si u katandis nje lokal sherbimesh verore. Vendi mbas kalase Palermos drejtim Qeparo, jasht qytetit (pra nuk krijon ndotje akustike ) i cili sherbente reth 100 familje ne dite. Lokal druri i cili nga qe rera ne ate vend eshte me pakice e vleresonte me shume se detin. Lokali u konstruktua si ndertim provizor (i zmontueshem) mbasi u lidh kontrata me Bashkine qe me 2009. Sipas kontrates e cila skadoi me dt4/4/2012 pamvaresisht se sezoni nuk i kalon 45 dite pune, taksat i paguante vjetore. Pra Bashkia merte pjesen qe parashikon ligji.
Pyes per cfare paligjshmeri behet fjale ne kete rast? Valle erdhi koha te behet ndonje investim dhe lokali pengonte?
Rasti i prishjeve ne Jal: Ne Jal hynin 400-450 milion leke te vjetra per sezon. Keto para mbanin me buke e ndertime Vunoin. Mbas prishjeve qe u bene si ishte bilanci vitin pasardhes e me tej?

No comments: