Tuesday, April 24, 2012

z. Gjicali raporton ne Internet se:

Ndoshta une duhet ta kisha bere me perpara ne Klub, por mendova se e keni marre njoftimin nga faqia zyrtare e Bashkise Himare nderkohe qe nje njoftim e kam bere edhe ne Facebook. Sidoqofte e konsideroj gabimin tim. Per shkak te motit te keq dhe nga kjo te pamundesise te zhvillimit te aktiviteteve te parashikuara ne shetitoren e qytetit dhe ne Potam si dhe ato ne det etj, kjo edhe me nderhyrjen e firmes qe ka marre persiper kete aktivitet dhe te faktoreve te tjere,u shty celja e sezonit turistik per daten 12 & 13 Maj kurse programi nuk ka ndryshuar
Meqe fillova ketu, doja te thoshja dicka lidhur me ato qe shkruhen per policet, prishjet e ndertimeve pa leje, etj. Nuk me vjen mire qe disa i keqinterpretojne faktet dhe rrahin uje ne hava, sic thote populli. Ndertimet pa leje te bera ne rreren e plazhit, ne ambjente publike, ne pronen e tjetrit, duhet ti prishnin ata qe i kane lejuar dhe do te prishen sepse e shemtojne Himaren dhe cenojne interesat e himariotit. Kush mendon te marre ne mbrojtje keta karagjoza, te lidhur me mafien dhe pushtetare te koruptuar, qe nxjerrin interesa dhe para nga prona publike e te gjithe himarioteve, ka shume gabim. Kjo Bashki e ka filluar dhe do te vazhdoje te mbaje te virgjer plazhet e Himares qe te vijne sa me shume vizitore e pushues, te huaj dhe te vendit dhe nuk do te behet pre e presioneve nga elemente te paguar per te bere keto shantazhe. Plazhet dhe pronat publike mbi to,nga Dhraleja deri ne Qeparo, jane te te gjithe himarioteve dhe si te tilla do te perdoren vetem per interesat e tyre te perbashketa. Askush nuk mund te ndertoje mbi keto prona, qofte edhe me leje nga "miq" te kryetarit apo te pushtetarit e qeveritarit apo kushdoqofte ai. Te gjithe e dine se c'fare kasaphane eshte bere ne Perivollo dhe ne te gjitha plazhet tona nga elemente qe duan te pervetesojne pronat me ndertimet e tyre. Pse duhet te kundershtojme prishjen e tyre sikurse thone disa. Kush e mendon se keto prishje i ben x apo y, ju them se keto duhen prishur dhe te gjithe duhet te pajtohemi me kete fakt se eshte i guximeshem dhe i drejte si veprim dhe ne interes te te gjithe himarioteve.Une do t'ju lutesha te me jepni fakte dhe mendime te verteta e te drejta qe ky apo ai ndertim i kryer pa leje nuk duhet prishur. Per kete ejani te diskutojme ku dhe si te doni juve, por llafe kot dhe propagande te njeres ane apo te politikave dekadente ju lutem mos i iniconi sepse kjo nuk mund te jete ajo qe kerkojne himariotet ne teresin e tyre. Megjithketo, une falenderoj kedo qe i shpreh mendimet hapur. I.Gjicali   

No comments: