Tuesday, April 17, 2012

TAKIMI MBARBREGDETAR Himare-DEKLARATE

TAKIMI MBARBREGDETAR Himare, 13.04.2012
DEKLARATE
(Dale nga Takimi Mbarebregdetar, i mbajtur sot me daten 13 Prill 2012 ne Himare mbi "Kthimin fizik te pronave, pronareve e trashegimtareve te ligjshem Bregdetas ").
Shoqatat "BREGDETI" dhe "KOMUNITETI HIMARIOT", Shoqeria Civile dhe komuniteti bregdetas nga Palasa deri ne Nivic-Bubar kane protestuar vazhdimisht gjate 20 viteve tefundit, per mos zgjidhjen dhe zvarritjen e pa justifikuar te ceshtjes se te drejtes dhe regjistrimitte titujve te pronesise, mbeshtetur ne te drejten universale te fitimit te saj, te percaktuar neKushtetuten e Republikes se Shqiperise dhe Konventen Europiane te Te Drejtave Te Njeriut.
- Megjithe mesazhet dhe sugjerimet tona te vazhdueshme drejtuar Institucioneve Qendrore te Shtetit;
- Megjithe mesazhin e qarte te Komisionit Europian drejtuar Qeverise Shqiptare ne rekomandimin e 10-te parashtruar prej tij ne "Opinionin e Komisionit mbi aplikimin e Shqiperise per antaresim ne BE" (Brussels, 9.11. 2010, COM(2010) 680);
- Megjithe vullnetin e shprehur qartazi te shumices dermuese te antareve te komunitetit te krahines tone per te mos zbatuar Ligjin 7501;
E drejta e pronesise mbi Token ne krahinen tone po kerkohet te zgjidhet me rregullime te pjeseshme ligjore qe:
- orientojne njohjen e titujve te pronesise mbeshtetur ne dokumente te kundra ligjeshme te shpemdara nga komisionet e korruptuar te ngritura nga ligji 7501;
- injorojne Kushtetuten, Konventen Europiane te Te Drejtave Te Njeriut si edhe vullnetin e komunitetit te krahines per te mos zbatuar ligjin 7501, por per t'iu kthyer token pronareve dhe trashegimtareve legjitime si e vetmja zgjidhje e qendrueshme morale dhe ligjore.
- injorojne haptazi pamundesine e shtetit per te perballuar kostot e kompensimit te pronareve
legjitime me fonde publike.
- hartohen dhe shqyrtohen me shpejtesi pa informimin, perfshirjen dhe marjen e mendimeve nga te gjithe faktoret e interesit nepermjet nje procesi transparent dhe gjithepershires, ne kundershtim me rekomandimin e l O-te te KE.
Altemativa jone propozuar Qeverise eshte e thjeshte dhe mbeshtetet:
- Se pari, ne kthimin e pronesise mbi token pronareve legjitime dhe trashegimtareve te tyre, konform kritereve te percaktuara ne Nenin 411 pika 2 te Kushtetutes se RSH;
Se dyti, ne kompensimin fizik te familjeve rezidente me pak ose aspak toke ne pronesi, me toka ne pronesi te komunitetit te cdo fshati.
Alternativa jone siguron:
1. Ligjshmerine e plote te njohjes dhe regjistrimit te titujve te pronesise;
2. Realizimin ne nje kohe te shkurter te procesit te njohjes dhe regjistrimit te titujve te pronesise mbi token per te gjithe te interesuarit, per shkak se eliminon koston e fondeve publike per kompensime;
3. Shmangien e abuzimeve, korrupsionit dhe grabitjes se orkestruar nder vite nga komisionet famekeqe te ngritura nga Ligji 7501;
4. Garantimin e paqes sociale dhe bashlkjeteses me mirekuptimin dhe respektin tradicional per njerezit dhe pronen ne krahinen tone.
5. Kthimin ne origjine te nje kapitali shume te madh njerezor, intelektual e material, te familjeve bregase te larguara nga fshatrat e tyre gjate periudhes komuniste, (duke mos qene aty fizikisht prezent ne vitin 1991, po perjashtohen nga mundesia e kthimit ne vendine pronat e te pareve te tyre
Prandaj:
Duke besuar se integrimi i Shqiperise ne EU kerkon nder te tjera respektimin dhe mbrojtjen e te drejtes se pronesise mbi token mbeshtetur ne nje zgjidhje perfundimtare dhe te qendrueshme, ne perputhje me percaktiimet e Kushtetutes se RSH dhe Konventes Europiane te Te Drejtave te Njeriut;
Duke besuar se KE rekomandon integrimin e Shqiperise ne BE mbeshtetur ne te njejtat vlera, principe dhe standarte me ato te komunitetit te vendeve Europiane.
Duke menduar se integrimi i Shqiperise ne BE eshte nje aspirate dhe kerkese e popullit shqiptar dhe nuk mund te trajtohet vetem si nje objektiv politik i Qeverise Shqiptare dhe i Komisionit Europian.
Ne kerkojme:
1. Kthimin fizik te te gjitha pronave (toke bujqesore, livadhe, kullota e pyje) pronareve dhe trashegimtareve legjitime si e vetmja zgjjidhje e ligjeshme.
2. Respektimin nga Qeveria te sugjerimeve te sintetizuara ne Rekomandimin e 10-te te Komisionit Europian mbi te drejten e prones, parashtruar ne "Qpinionin e Komisionit mbi aplikimin e Shqiperise per antaresim ne BE" (Brussels, 9.11. 2010, COM(2010) 680);
3. Mbeshtetjen dhe angazhimin e perfaqesuesve te BE, OSBE dhe SHBA per organizimin e nje tryeze te rrumbullaket me pjesmarjen e perfaqesuesve te Qeverise dhe komunitetit te krahines tone dhe te monitoruar nga perfaqesite sa me siper;
Ne denoncojme publikisht abuzimet korruptive te bera nga komisionet qe kane vepruar ne emer te Ligjit 7501 ne krahinen tone dhe i kerkojme Prokurororise se Pergjithshme te hetoje faktet e parashtruara nga ne dhe qe njihen nga Bashkia Himare, Keshilli i Qarkut Vlore, Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajteshme.
Ne kerkojme pezullimin e cdo akti te shitblerjes se tokes dhe dhenies se lejeve te ndertimit nga organet shteterore pergjegjese, jashte zonave urbane ne territorin e krahines tone, si akte abuzive dhe te jashteligjshme, deri ne perfundimin e hetimit dhe zgjidhjen perfundimtare dhe te plote te titujve te pronesise mbi token.
Ne nuk do te njohim aktet ligjore dhe vendimet e Qeverise Shqiptare per ceshtje te lidhura me pronesine ne krahinen tone, te hartuara dhe miratuara pa konsultimin e Shoqatave tona, si faktor kryesor interesi.
Antaret e komunitetit tone brenda dhe jashte vendit shpallin mosbindje civile ndaj Administrates se Bashkise Himare e Komunes Lukove, per ceshtje qe kane te bejne me pronat
komunitare dhe te Kishes Orthodokse.
Deri ne muajin Shtator 2012 te thirret Konferenca e Jashtezakonshme Boterore e Bregdetasve,
per te marre vendime strategjike per te ardhmen.
Himare, me 12 Prill 2012

No comments: