Friday, April 27, 2012

Vetëvritet Ardian Klosi

Edi Rama: Iku tragjikisht njeriu që refuzoi të përshtatet me vulgaritetin

Mbrëmjen e së enjtes është gjendur i vetëvarur në banesën e tij në Tiranë publicisti i njohur, Ardian Klosi, raporton Top Channel.
Mësohet se Ardian Klosi, baba i dy vajzave, ka kryer vetëvarjen me litar rreth orës 22.00 dhe rreth dy orë më pas u gjet i vdekur. I ndjeri ka lënë një letër si mesazh për dy vajzat dhe bashkëshorten e tij. Klosi, 55 vjecar, jetonte në një banesë tek lagjja “Komuna e Parisit”, pranë rezidencave Kodra e Diellit ku ai qëndronte vetëm kohet e fundit.
Ende nuk dihen shkaqet e vetëvrasjes së publicistit Ardian Klosi, ndërkohë që bëhet e ditur se ai kishte tentuar dhe më parë vetëvrasjen.
Ardian Klosi prej disa kohësh kishte shfaqur shenja depresioni.
Policia e Tiranës shkoi menjëherë në vendgjarje për të kryer procedurat dhe hetimet e nevojshme .
Z. Klosi do të mbahet mend për kontributin e tij në shoqërinë civile dhe publicistikë.

No comments: