Greek Reporter
Një nxënëse 15 vjeçare nga Dropulli, në Epirin e Veriut, është përzgjedhur si Miss Shqipëria 2012. Konkursi i bukurisë u organizua në kryeqytetin e vendit, Tiranë.
Kleoniki Delijorgji jeton në Janinë me familjen e saj. Babai i saj, Mihal Delijorgji, është dënuar për shpërthimin vdekjeprurës që ndodhi në vitin 2008 në një depo shqiptare. Incidenti ndodhi në Gërdec. Si shkak i shpërthimit, 26 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.
Pavarësisht se është mjaft e re, zonjusha Delijorgji u lejua të marrë pjesë në konkurs. Në të kundërt, në Greqi duhet të jesh mbi 16 vjeç që të marrësh pjesë në një konkurs të tillë.
Bukuroshja Kleoniki Delijorgji, që e meriton plotësisht titullin, do përfaqësojë Shqipërinë në Miss Globe 2012.
No comments:
Post a Comment