Wednesday, July 04, 2012

shqiperia e nje milion emigranteve diskriminon katër shtetas bolivianë

Katër shtetas bolivianë kanë mbetur në Shqipëri si ilegalë, pasi policia u ka bllokuar pasaportat dhe tani atë enden rrugëve të kërcënuar nga uria.

Paola Kalante, 52 vjeçe është nënë e gjashtë fëmijëve që i ka lënë në Santa Kruz. Ajo është e vetmja që ka gjetur një strehë në Shqipëri.Tre bashkëatdhetaret e saj Huan Karlo 20 vjeç, Dora Alfano 18 vjeç dhe Raul Tamaqo kanë mbetur në mes të katër rrugëve në Tiranë.

Të katër bolivianet, pavaresisht se me viza te rregullta ne Shqipëri, u kapën duke dale nga aeroporti i Rinasit ne fillim te qershorit, për të udhëtuar drejt Spanjës.

Prokuroria ka dyshime te forta se leja e qendrimit drejt Spanjes eshte e falsifikuar. Autoritetet shqiptare mendojne se keta kater shtetas jane viktima te nje rrjeti te emigrimit te paligjshem. Te larguar nga vendi i tyre per shkak te varferise, ata kane zbritur ne ferr. Shteti shqiptar u ka sekuestruar pasaportat, ka siguruar nje vendim gjykate, qe ata te mos lejohen te dalin jashte vendit dhe i ka hedhur ne rruge, duke i detyruar të shesin sendet e trupit për t'u ushqyer.

"Kam ardhur në Shqiperi me nje vize turistike. Pasaporta jone dhe viza eshte e rregullt, s'po kuptojmë, askush nuk na shpjegon, pervec avokates tone. Kam shitur unazen dhe varesen per te gjetur nje vend ku te fle dhe te ushqehem. Edhe per sonte kam leke, nuk kam me cfarë të jetoj", thotë Huan.

Paola Kalante lutet qe t'i kthejne pasaporten dhe ta lejojne te rikthehet ne vendin e saj.

"Dua te kthehem ne Bolivi, të më lene te kthehem tek femijet e mi. Kane prej 20 ditesh qe thone edhe sot edhe sot dhe do t'ju japim pasaporten. Ju lutem kush i ka per detyre të na ktheje ne vendin tone. Mire mua qe me kane strehuar ne qender, ma gjeti avokatja nga keqardhja, po keta te tre qe s'kane me cfare te jetojne?" thotë Paola.

"Nuk e dime cfare po ndodh askush s'na thote asgje, ne s'kuptojme shqip, cfare duhet te bejme ku te shkojme, ju lutem na ktheni pasaportat", thotë Raul.

Avokatja e caktuar nga shteti i kater bolivianeve tha per Top Channel se do t'i drejtohet Gjykates se Tiranes per ta hequr masen shtreguese dhe keta shtetas te lejohen te rikthehen ne vendlindje.

Kjo eshte sjellja brutale ndaj te huajve klandestine dhe pikerisht e nje shteti, qe ka gjysmen e shtetasve te tij klandestine anekënd botës.

No comments: