Kush kerkon te largoje bustin e deshmorit te Gjuhes greke Aristotel Guma?

H προτομή του εθνομάρτυρα Αριστοτέλη Γκούμα

Procedeengs of The III Panhimarjot Conference -

http://www.himara.eu/adver/KHimariot/konferenca3_1.html

Llambro Ruci shvlefteson "argumentat" e Kristo Frasherit, Luan Malltezit, Shaban Sinanit etj

Le të thonë sa të duan Kristo Frasheri, Luan Malltezi, Shaban Sinani etj.se gjuha e parë në Himarë është shqipja dhe më pas greqishtja. E kjo është thënë qartësisht, por vendosmërisht, pa ekuivoke dhe duke e faktuar

Regjistrimi i popullsise-Presidenti Topi: presione nga qarqe ultranacionaliste

“Ndjeshmëria e madhe është sepse nga individë të qarqeve ultranacionaliste tentohet të bëhet një politikë presioni dhe deformacioni të një procesi që duhet të jetë nacional dhe ligjor” Presidenti la të kuptohej se ai ishte ishte edhe për deklarimin e lirë të etnisë dhe fesë

Ivanov: "ende në rajonin tonë qarqet ultranacionaliste veprojnë në dëm të vendeve të tjera".
(Shqip)

In contrast with 52-personality peticion, in the report of Europian Commission it is said that:

There is a lack of accurate data on minorities in Albania. This situation is expected to be addressed by the conduct of a population census in 2011, respecting international standards including the principle of free self-identification. This census will include optional questions on the ethnic origin, religious affiliation and mother tongue of respondents.

Pse nuk i jepet shtetesia shqiptare fortlumturise se tij Anastasios?

Lufta midis civilizimeve ne Shqiperi e gjen shprehjen ne luften frontale te qarqeve ateiste dhe antikrishtere qe perfaqesohen deri ne kupolen e shtetit per 20 vjet rresht dhe kontrollojne totalisht mediat.
S ipas raportimeve te ShIK-ut dhe shtypit, fondametaliste musilmane kane marre shtetesi shqiptare, kurse kryepeshkopi dekorohet nga Presidenti por ende nuk i ploteson kushtet per shtetesi megjthe qendrimin permanent prej 19 vjetesh ne Shqiperi !!!!


Monday, September 17, 2012

Modeli me " tradhetare" ka sukses ne gazetari..-

NJË TRADHTI E PAMUNDUR…


ALEKSANDËR ÇIPA

Aleksander CipaRinegocimi i marrëveshjes së ujërave midis Shqipërisë dhe Greqisë është një proces me kapituj të rinj dhe me shumë të panjohura. Tashmë kjo dakordësi midis palëve e rrëzuar juridikisht prej Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, e ka bërë nul marrëveshjen. Analiza e diplomatit të njohur dhe studiuesit të rafinuar të së drejtës ndërkombëtare profesor Ksenofon Krisafit në një shkrim të para disa ditëve në të përditshmen “Mapo” është sinteza e ngërçit në të cilin aktualisht dhe prej dy vjetësh gjendet diplomacia institucionale shqiptare.

Së pari, duhet thënë se kjo çështje në raportet jo vetëm diplomatike, por sidomos në atakimet politike të ardhme mes Shqipërisë dhe Greqisë do të ketë peshën dhe vlerën e “Gozhdës së Nastradinit”.

Kjo çështje në debatin e brendshëm politik mes pozitës dhe opozitës së vendit, po serviret vetëm si një kazus, por nuk ka gjasa të përdoret si një hall thelbësisht shtetëror me të cilin qeveria e sotme përpiqet të gjejë një iluzion për të fshehur kryerjen përfundimtare dhe opozita, nga ana tjetër, është në ethet se si do ta zgjidhë vetë nëse vjen në pushtet, me zgjedhjet e 2013-s.. Kjo marrëveshje e rrëzuar është një ngërc, prej të cilit ata që firmosën nuk do të lirohen ndonjëherë nga fajësia, sikundër ata që do të përpiqen ta rivënë në jetë , do të “kryqëzohen” më keq se nënshkruesit e parë.

Në antagonizëm dhe syçeltësi për këtë akt të papërfunduar atdheshitës nuk janë vetëm forcat politike me profil kombëtarist apo opozita, e cila fatmirësisht zyrtarisht e ka denoncuar dhe është në lartësinë e shërbimit kombëtar përderisa e çoi në Gjykatën Kushtetuese. Ndaj kësaj marrëveshjeje të mbetur nul do të ketë më së shumti në të ardhmen një zgjim të ndërgjegjes kolektive në vend. Kjo çështje është më e komplikuar nga sa shfaqet dhe nga sa jep mundësi informuese diplomacia jonë, përmes Ministrisë së Jashtme apo ministrit të radhës.

Nuk ka asnjë dyshim se kjo dosje është nën patronatin e drejtpërdrejtë të Kryeministrit. Të gjitha argumentet zyrtare apo dijenitë për takimet e ekspozuara diplomatike , janë pjesë e protagonizmit dhe autorësisë së tij. Për këtë shkak ajo me kalimin e kohës po bëhet politikisht edhe më e rëndë si rrezikshmëri që i adresohet zotit Berisha. Gazeta më e rëndësishme greke, “Kathimerini” e cila diplomacisë greke dhe undergraundit të saj i kushton përherë vëmendjen më të lartë , duke iu adresuar raportit aktual politik të opozitës dhe pozitës shqiptare në lidhje me çështjen e kufijve detarë, sjell për herë të parë arsyen se aktiviteti intensiv zhvillohet nën presionin e afateve për ndërtimin e gazsjellësit Transadriatik (TAP). Ky qëllim serviret për herë të parë nga media e shkruar greke. Më herët në shtypin shqiptar është fokusuar diplomacia ekonomike dhe tregtare shqiptare dhe ecejaket e saj për të qenë vendi ynë pjesë e këtij projekti i cili do të sjellë gazin nga Azerbajxhani.

Diplomacia greke në lidhje me këtë çështje po luan edhe një herë rolin e saj të vjetër dhe mban qëndrimin përfitues dhe imponues. Po luhet me diplomacinë dhe prepotencën e faktit të kryer. Një pozitë infernale po dëshmohet nga diplomacia jonë. Vini re deklarimet e shkurtra dhe të prera të Ministrisë së Jashtme të Greqisë dhe përfshi edhe të ambasadorit grek në Tiranë. Nuk ka dallim mes shprehjes kategorike të tyre për këtë çështje nga rasti i shpifur i ish-konsullit Ikonomu në Korçë kur fliste si të ishte anëtari më i ri organizatave të harruara, kur i frymëzonte ish –mitropoliti i Konicës, Sebastiano në vitet ’90-të. Pagadishmëria e palës greke për rinegocim, duhet trajtuar prej nesh si çështje e brendshme e saj, sikundër konsiderimi juridik i formës së prerë nul i marrëveshjes së paemër ( dikur u quajt Basha-Bakojanis), duhet marrë i qenë një herë e përgjithnjë prej nesh.

Tendenca për ta trajtuar këtë marrëveshje të paqenë si një mundësi përfituese dhe në kuadër të realpolitikës që vjen prej diplomacisë, është e rrezikshme. Të gjithë duhet të mendojmë pasojat dhe efektet që sjell një lojë e tillë në relacionet greko-shqiptare në të ardhmen. Nëse, Saranda, Himara, Dhërmiu dhe Karaburuni do të jenë larg për pak milje nga territori detar me Greqinë, atëherë edhe më shumë kemi për të ndjerë të gjithë ne se si në territorin administrativ në jug të vendit, do të depërtojë në çdo gjë e me të gjitha mënyrat, prepotenca e shtetit dhe më së shumti e radikalëve nacionalistë grekë. Këtë gjë e ka bërë të pandalshme gjithë tranzicioni i këtyre 22 vjetëve , sa herë kemi pasur fushata elektorale dhe ditë zgjedhore në vend. Por tashmë kufiri shtetëror i ngushtuar e bën edhe më legjitime në një lloj kuptimi. Kjo zonë ka qenë kufitare me ishujt e Korfuzit, por jo në distancën për ta arritur me not territorin grek.

Greqia fqinje, në praktikën e vet dhe në përputhje me strategjitë e veta kombëtare, sa herë ka pasur çështje të rëndësisë kombëtare, në konsensus të lartë dhe të padiskutueshëm politik mes forcave kryesore të saj, në vite elektorale gjithmonë ka ndjekur parimin e shtyrjes së vendimmarrjeve strategjike. Këtë normë le ta huazojmë nga Greqia institucionale. Në këtë rrethanë elektorale dhe në situatën aktuale të efekteve të dukshme e të padukshme financiare me të cilat përballet qeveria “Berisha”, kjo çështje duhet hequr prej kalendarit të diskutimit dypalësh. Në këtë vit, kjo mazhorancë dhe sidomos kjo qeveri nuk duhet të guxojnë ta rinegociojnë apo venë në lëvizje një marrëveshje të paqenë juridike si ajo e shenjimit të kufirit detar me Greqinë. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i 15 prillit të vitit 2010, është një ndër aktet e larta për të cilin jurisprudenca shqiptare duhet të ndihet krenare, sikundër edhe nën avokaturën e përhershme të opinionit publik shqiptar.

Të ashtuquajturit skenarë që ministri Panariti paraqiti së fundi në Komisionin e Jashtëm parlamentar, meritojnë trajtim dhe investim të përbashkët dakordësie, ( pse jo edhe pluripartiak), duke rikaluar së pari përmes një analize dhe ekspertize diplomatësh dhe specialistësh. Kjo është çështje që lidhet me territorin e atdheut, askush nuk e mbyt dot me propagandë apo me justifikim thelbin atdheshitës të marrëveshjes së rrëzuar e të shndërruar në nul nga Kushtetuesja.

Kësaj here, kushdo që përfaqëson diplomacinë zyrtare shqiptare në shërbestari të kësaj dosjeje është i vënë në shënjestër të syçeltësisë publike shqiptare. Për këtë shkak problemi nuk është thjesht i kalueshëm politikisht, por i gjykueshëm edhe në kohë të ardhme, pa afate parashkrimi. Kjo marrëveshje e rrëzuar nuk mund të rizgjohet e as të korrektohet, ajo tashmë, është një tradhti e pamundur.

No comments: