Saturday, September 22, 2012

Monologu i nje deputeti socialist me te verteta dhe po aq genjeshtara

Te vertetat: 1 milion emigrantët shqiptarë që jetojnë, shkollohen, kontribuojnë, krijojnë e përfitojnë të mira përmes punës së tyre në Greqi, martohen e krijojnë familje pa kurrfarë ndarjeje mes tyre. 
Kryegenjeshtra: Partia socialiste ben koalicion me partine e te drejtave te njeriut ne Himare ne disa zgjedhje -pra politikisht pranon egzistencen e nje minoriteti aty -mandej refuzon ta pranoje kete fakt te thjeshte qe himarjotet jane popullsi greke ne nje perqindje sado qofte ajo, dhe njekohesisht autoktone ne ato troj

Genjeshtra: 1. thuhej se gazetarë grekë paguanin banda për të djegur institucionet dhe bibliotekat e qytetit për të xhiruar në kamera pamjet.

 Genjeshtra nr 2. Nuk ka frymë antigreke në Shqipëri, e aq më pak antiminoritare.-Te pakten nje artikull ne dite i cdo gazete (gazeta shqip ka rol kryesor) ketu ka fryme antigreke. Populli shqiptar vertet nuk ka fryme antigreke, jane disa grupe te caktuara qe i bien atij avazi

Genjeshtra Nr. 3 Po ju kujtoj se nuk është Shqipëria ajo që mban prej 70 vjetësh në fuqi ligjin e luftës.-(A mund te kete traktat miqesie (i neneshkruar ne 1996) midis vendeve qe jane ne lufte?)  
 Genjeshtra Nr 4: marrëveshjet personale të shtetit grek me individët Sali Berisha e Lulzim Basha nuk kanë asnjë pasojë juridike- (Sipas deputetit socialist, Sali Berisha nuk paska neneshkruar si kryeminister!!! Shteti grek faktikisht ka nje firme nga nje qeveri shqiptare, legjislacioni i brendshem shqiptar nuk i intereson fare Greqise ne kete rast duke ditur qe e drejta nderkombetare prevalon mbi legjislacionin e cdo vendi.) 

Genjeshtra Nr 5 -të ashtuquajturën marrëveshje detare të bërë në mënyrë jo transparente, në prag të fushatës elektorale të vitit 2009, ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese të Republikës =Deputi socialist mund ti kerkoje llogari qeverise shqiptare per translparence dhe jo asaj greke.  
Genjeshtraa nr 6: Nuk ka asnjë konsull apo ambasador shqiptar të ketë bërë deklarata provokuese për shtetin grek (siç ishte rasti i konsullit grek në Korçë).-Konsulli grek ka bere nje deklarate te natyreshme duke i ftuar ata qe ndjehen greke te deklarohen si te tille pa frike, i pelqen kjo apo jo deputetit socialist .
" Nuk ka në Shqipëri asnjë grupim nacionalist që të ketë si lajtmotiv çlirimin e Greqisë nga grekët." -Nje fraze idiote per nga permbajtja

Deputete te parlamentit shqiptar  dhe 2 parti shqiptare kane kane aktivitet kundra shtetit grek, e pranuar kjo dhe nga kryeministri shqiptar z. Sali Berisha. 

Gjysem-Genjeshter: Shumë e dinë përqindjen dhe mbi të gjitha kontributin e madh që kanë dhënë arvanitasit për Greqinë-Arvanitasit kane dhene kontribut si pjese e popullsise greke, pavaresisht lidhjeve historike me origjinen e hereshme te tyre, ata kane qene e jane greke

Ceshtja Marin Mema: "Marin Memën, një nga djemtë më qytetarë e gazetarët më profesionistë, e shpallën “rrezik për sigurinë kombëtare të Greqisë” -Kjo nuk dmth se aktiviteti i tij nuk perben rrezik per Greqine, gazetari ne fjale le te vizitoje vende te tjera te botes, mbi 130, perderi sa ka ate konsiderate per Greqine. Nje organ grek ka mare nje vendim te tille, ashtu si gjykata kushtetuese shqiptare ka marre nje vendim. Sipas deputetit, greket duhet te respektojne nje gjykate kushtetuese  te nje vendi te huaj per nje marreveshje me interes dy palesh, kurse shqiptaret mund te vene ne dyshim vendimin e nje organi grek qe ka zbatim vetem ne Greqi!!! ideologji interesante e z. deputet

NUK KA NACIONALIZËM ANTIGREK, KA VETËM ATDHEDASHURI

ARTAN GAÇI*

Deklarata e ministrit të Jashtëm grek, ku shprehet se “çështja e marrëveshjes së 2009-s për delimitimin e zonës detare duhet të zgjidhet, duke aplikuar të gjithë ato për të cilat është rënë dakord”, më nxiti të reagoj, pavarësisht se duhej të reagoja që më 12 gusht, kur në Himarë, deputeti i Parlamentit grek thoshte se “kjo është tokë greke”. Duhej të reagoja, kur Marin Memën, një nga djemtë më qytetarë e gazetarët më profesionistë, e shpallën “rrezik për sigurinë kombëtare të Greqisë” dhe e penguan të hyjë në territorin grek. Duhej të reagoja ditë pas dite, kur politikanë e media të ndryshme në Greqi i bënin presion qeverisë shqiptare për të zbatuar një marrëveshje të bërë nul prej Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë. Nuk reagova menjëherë, pasi nuk desha të dukesha si gjahtar votash që tërheq vëmendjen mediatike, pas çështjesh të tilla sensitive, duke kapitalizuar mbi një emocionalitet të natyrshëm kolektiv të të gjithë atyre shqiptarëve, sikurse jam edhe unë, që e duan vendin e tyre.
Për të ashtuquajturën marrëveshje detare të bërë në mënyrë jo transparente, në prag të fushatës elektorale të vitit 2009, ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë i cili, i shkon apo nuk i shkon për shtat palës greke, është i padiskutueshëm dhe i detyrueshëm për t’u zbatuar nga çdo funksionar apo autoritet shtetëror i këtij vendi. Pra për shtetin shqiptar, ajo marrëveshje është nul dhe do të duhej një marrëveshje e re, me një qeveri legjitime dhe me negociata transparente, në një moment tjetër kur edhe marrëdhënia mes të dyja vendeve të jetë më e qetë e më e zhveshur nga paragjykimet. Në këtë kuptim, marrëveshjet personale të shtetit grek me individët Sali Berisha e Lulzim Basha nuk kanë asnjë pasojë juridike mbi asnjë centimetër katror të Republikës së Shqipërisë, përveçse atëherë kur diskutojnë për pronat e tyre private.
Ajo që më shqetësoi edhe më tepër ishte pjesa e dytë e fjalës së ministrit, kur ai shprehet i shqetësuar për “forcimin e veprimeve nacionaliste në Shqipëri, që krijojnë fakte antihistorike në kurriz të shtetit tonë, ose ushtrimi i presionit ndaj minoritetit grek që është në Shqipëri”.
Të dashur fqinj grekë!
Nuk jeni, as keni për të qenë ndonjëherë të kërcënuar nga nacionalizmi shqiptar. Nuk ka frymë antigreke në Shqipëri, e aq më pak antiminoritare. Po ju kujtoj se nuk është Shqipëria ajo që mban prej 70 vjetësh në fuqi ligjin e luftës. Nuk ka në Shqipëri asnjë grupim nacionalist që të ketë si lajtmotiv çlirimin e Greqisë nga grekët. Nuk ka Shqipëria paradë të organizuar, ku të këndohet njëzëri se me lëkurën e grekëve do të bëjmë këpucë, se nuk do kishte as audiencë e as ovacione (si rasti i forcave ushtarake të marinës greke).
Nuk ka deputet të Parlamentit shqiptar që të shkojë në ndonjë qytet grek, edhe nëse do të kish qenë i banuar prej mijëra vjetësh nga shqiptarë dhe të deklarojë publikisht që kjo është tokë shqiptare e herët a vonë do ta çlirojmë (siç ishte rasti i deputetit grek në Himarë). Nuk ka asnjë konsull apo ambasador shqiptar të ketë bërë deklarata provokuese për shtetin grek (siç ishte rasti i konsullit grek në Korçë). Nuk janë shqiptarët ata që vënë kushte për ndërtimin e varrezave monumentale të ushtarëve, me qëllim markimin e një kufiri imagjinar, duke mos pasur as eshtra për t’i mbushur. Nuk ka asnjë gazetar grek të shpallur rrezik kombëtar, edhe pse mbase duhet të kishte, jo dhe aq për deklaratat që kanë bërë e vazhdojnë të bëjnë në kurriz të shqiptarëve, por edhe për angazhime konkrete siç ishin ato të vitit 1997 në Sarandë e Vlorë, ku sipas rrëfimeve të atyre që kanë qenë dëshmitarë okularë thuhej se gazetarë grekë paguanin banda për të djegur institucionet dhe bibliotekat e qytetit për të xhiruar në kamera pamjet. Nuk është minoriteti grek në Shqipëri as i kërcënuar e as i diskriminuar. Përkundrazi, kanë qenë të privilegjuar, edhe kur shqiptarët vuanin diktaturën e aq më pak tani, kur edhe pse nuk arrijnë as 3% të popullsisë, gëzojnë pothuajse 20% të përfaqësimit qeveritar me 2 ministra në kabinet. Nuk ka asnjë ndjenjë nacionaliste kundër investimeve greke kudo nëpër Shqipëri, të cilët janë e do jenë të qetë e të parrezikuar kurdoherë në vendin tonë.
Nuk ka nacionalizëm këtu, ka vetëm patriotizëm. Nuk ka urrejtje për të tjerët, ka vetëm dashuri për vendin. Ka një ndryshim realiteti, i cili mund të bëjë disa të shqetësohen. Nuk janë më shqiptarët e 1990-s, që mund t’u bëje ç’të doje, t’i keqtrajtoje, t’u grisje pasaportat e të mos reagonin se vuanin për bukën e gojës. Nuk është Shqipëria më vendi ku mund të korruptoje disa ministra, të merrje ç’të doje në këmbim. Realiteti shqiptar, sot u përket njerëzve të ndershëm, që përmes vuajtjesh pafund, por asnjëherë pa dinjitet, arritën të ringriheshin. Ai realitet ku mjaftonte të korruptoje disa ministra e të bëje ç’të doje nuk është e nuk do të jetë më. Jo se kanë ndryshuar këta të fundit. Por sot ka gjithnjë e më shumë qytetarë të përgjegjshëm, që e duan atdheun e tyre e që ngrenë zërin e i dalin për zot interesave të këtij vendi. Këta qytetarë nuk janë nacionalistë, nuk kanë për të qenë kurrë kërcënim për Greqinë e për askënd. Janë thjesht atdhedashës.
Nuk mund të ketë frymë antigreke në Shqipëri, duke qenë se lidhjet tona janë historike. Kurrë nuk janë urryer dy popujt tanë. Shumë e dinë përqindjen dhe mbi të gjitha kontributin e madh që kanë dhënë arvanitasit për Greqinë. Po ashtu çamët, si ata të jetojnë në tokat e tyre në Greqi e ata që jetojnë në Shqipëri, mund të shërbejnë si një urë lidhëse mes dy vendeve.
Por mbi të gjitha, 1 milion emigrantët shqiptarë që jetojnë, shkollohen, kontribuojnë, krijojnë e përfitojnë të mira përmes punës së tyre në Greqi, martohen e krijojnë familje pa kurrfarë ndarjeje mes tyre. Kështu ka qenë e kështu do jetë ndër shekuj. Shqiptarët e grekët janë të lashtë njëlloj në këto toka. Ky është realiteti shqiptar dhe si i tillë duhet pranuar e respektuar prej fqinjëve tanë, pa ngarkesa megalomane nacionalizmi të ndonjë grupi sado të vogël, por që nuk i shërbejnë askujt e nuk kanë asnjë shpjegim përveç ndonjë kompleksi identiteti.

*Deputet i Partisë Socialiste

No comments: