Wednesday, September 19, 2012

Për kufirin detar kemi rënë njëherë dakord


Ministri i Jashtëm i Greqisë, Dimitris Avramopoulos, ka deklaruar në parlamentin grek se sa i takon çështjes së kufirin ujor me Shqipërinë problemi është i Tiranës. “Tema e marrëveshjes së vitit 2009 për delimitimin e zonës detare duhet të zgjidhet duke aplikuar të gjithë atë për të cilën kemi rënë dakord”, ka thënë Avramopoulos.

Ministri grek ka bërë të ditur se kjo çështje do të diskutohet më gjerësisht në takimin me homologun e tij shqiptar, Edmond Panarit, takim që do të zhvillohet në fillim të muajit të ardhshëm në Athinë.

Gjithashtu ai u shpreh se projekti i TAP afron edhe më shumë dy vendet dhe i bën ato partnere strategjike. Për këtë, Avramopoulos tha se do të diskutojë me palën shqiptare gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, e cila do të mbahet javën e ardhshme.

Marrëdhëniet me Shqipërinë, Avramopoulos i konsideroi të rëndësishme për faktin se Greqia është investitori më i madh i huaj si edhe për respektimin e minoritetit por shtoi se mbetet shqetësuese tendenca në rritje e nacionalistëve ekstremistë, të cilat kanë pretendime të pambështetura në histori dhe që vënë në presion minoritetin grek.

Shekulli Online

No comments: