Thursday, September 20, 2012

Shoqatat: Koncensionet në Jug, 'pushtimi' i bregdetit
  • Shoqata 'Bregdeti' dhe Komuniteti Himariot denoncojnë koncensionet në plazh për 30 vjet, duke thënë se po keqpërdoret bregdeti jonian Dhërmi-Palasë, zona me rërë dhe faunë unike në rajon.
 
Publikuar më 19.09.2012 | 22:10
HIMARË - Shoqata ‘Bregdeti' dhe Komuniteti Himariot kanë dhënë sot një deklaratë për shtyp lidhur me dhënien me koncension për 30 vjet të plazheve të Dhërmiut dhe Perivallosë, firmës ‘Eurokontakt’. Shoqëria civile himariote bën me dije se, ky përbën "skandalin më të madh pas shembjes së fshatit Jalë në vitin 2007.|

"Arsyeja pse jemi të indinjuar thellësisht është se po keqpërdoret bregdeti jonian Dhërmi-Palasë, zonë me rërë dhe faunë unike në rajon. Ne kërkojmë transparencë nga Bashkia e Himarës, që deri më sot nuk ka bërë publike votimin unanim nga gjithë këshilltarët e saj të konçesionit”, thuhet specifikisht në deklaratë.

Sipas tyre, Bashkia e Himarës rritur tri herë taksat vendore dhe miraton vendime në kundërshtim me interesat e qytetarëve, siç ishte miratimi i Panit të Zhvillimi, edhe ky i denoncuar nga shoqata ‘Bregdeti’, si një tendencë ‘antihimariote’, por shkatërrim në dobi të një turizmi elitar.
"Dhënia e koncensioneve do të quhej nga ana jonë si shoqëri civile ‘një pushtim’ i territoreve të popullit të Himarës.
Ne si komunitet kemi marrë vendimin për mosbindje civile ndaj ligjit komunist 7501 dhe ndaj neglizhimit të Bashkisë së Himarës, e cila ka filluar regjistrimin ‘për interes të Mafias’, duke injoruar zërin e shoqërisë civile dhe grupeve të interesit.
Ndërkaq qeveria, e cila është bërë shërbëtore e interesave të errëta mafioze në drejtim të Himarës, po nxit blerjen e pronave."
Shekulli Online/Përgatiti: M.A./

No comments: