Thursday, September 27, 2012

Shoqatave/Organizatave Jo-Fitimprurëse (OJF) të Zonës së Bregdetit

sent by Kristaq Jorgji [dhermijorgji@yahoo.com]
KERKESE PER BASHKEPUNIM drejtuar gjithë Shoqatave/Organizatave Jo-Fitimprurëse (OJF) të Zonës së Bregdetit
Te nderuar kryetare dhe anëtarë të Shoqatave/OJF
 
Një grup nismëtar nga Himara i përbërë nga Prof. Priamo Bollano, dr. Kristaq Jorgji, Prof. Thanas Ruci, Prof. Spiro Thodhorjani,Ing. Lefter Daflla, Ing. Maksi Rrapo, Prof. Spiro Neranxi, dr. Konstandin Gjoka dhe z. Irakli Gjicali i mbledhur ne Himare me dt.16 Shtator 2012 konstaton se:
  1. Shoqatat e Zones se Bregdetit sikundër Shoqata “Bregdeti”, Shoqata “Komuniteti Himariot”, Shoqata Intelektualeve, Shoqata Turizmit, Shoqata e Biznesmeneve, Shoqata Gruas Himariote- për të përmëndur disa prej tyre,  kanë punuar me pergjegjësi dhe përkushtim per te realizuar detyrat dhe synimet e tyre bazuar ne statutin dhe gjithe dokumentacionin e shoqates.
  2. Perkushtimi i tyre ne vitet e veprimtarise ne te miren e komunitetit Himariot eshte per tu pershendetur dhe grupi nismetar vlereson kontributin dhe punen e kryer prej tyre, pasi kane punuar parreshtur për të ndikuar që organet vendimmarrese të marrin vendimet e kërkuara per zgjidhjen e problemeve kryesisht te prones , te ruajtjes se mjedisit dhe te identitetit te zones.
  3.  Shoqatat kane dhene kontribut te vyer ne drejtim te zhvillimit te zones duke filluar nga prona, menaxhimi i zhvillimit, turizmi, historia, kultura etj. qe nga krijimi i tyre e deri me sot.
Por duke parë zhvillimet e reja në Himarë dhe ne Bregdet, që lidhen me zhvillimin dhe prosperitetin e kesaj zone dhe veçanërisht për pronën, grupi nismëtar vëren se:
  1.  Shoqatat e zones se Bregdetit nuk kane mundur te bashkerendojne aq sa duhet veprimtarinë e tyre per te mbajtur nje qendrim te perbashket karshi problemeve te zhvillimit te zonës dhe kryesisht asaj të pronës. Si pasojë  Shoqatat nuk kane arritur te kryejne veprimtari gjithë perfshirëse qofte ne rrafshin politik ashtu dhe atë operativ që të mund të imponojnë vendim-marrësve marrjen e atyre vendimeve, që i sherbejnë komunitetit.
  2. Po kështu shoqatat nuk kanë bashkëvepruar si duhet edhe në drejtim të aktiviteteve shoqërore, kulturore për të mbajtur gjallë në komunitet frymën e mirekuptimit dhe bashkërendimit. Mosfestimi i festës tradicionale të 15 Gushtit në 2012 është një tregues i këtij neglizhimi nga pushteti vendor dhe nga shoqatat.
Kjo ka cuar ne mosunifikim te perqasjeve, gje qe jo rralle here, ka shpënë edhe në qëndrime jo të unifikuara apo te parcelizuara në shtrimin e problemeve në organet e vendim marrjes. Nje nga pasojat e kesaj gjëndje eshte mosndalja para asgjeje deri në qendrime absurde dhe ekstreme që në rastin e pronës private dhe publike mund të ketë arritur ose ka arritur deri tek grabitja apo uzurpimi i saj nga segmente te caktuara te politikes apo te biznesit.
Si konkluzion nga ky takim u konkludua në rekomandimete e mëposhtme:
  1. Te gjitha shoqatat te marrin pergjegjesine e duhur karshi vendit te tyre, Himares per te kontribuar maksimalisht dhe per te arritur objektivat madhore per zhvillimin e zones dhe per ti dale zot prones.
  2.  Te mundësohet unifikimi i qëndrimeve për problemet kardinale të zhvillimit të zonës përmes ngritjes se një organi kordinativ, që ky grup nismëtar sugjeron në mënyrë tentative ta quajë UNION/FEDERATE/KOMISION BASHKËRENDUES.  Në përbërje të këtij organi do të jene kryetaret e shoqatave dhe përfaqësues të tjerë të shoqërisë civile, te cilet do te zgjedhin “krye/kryetarin”. Ky do të jetë nje organ i cili do të perfaqësojë të gjitha shoqatat për probleme madhore dhe veçanërisht për problemin e pronave që të shkojnë tek i zoti.
Per sa me lart u sugjerohet të gjithë shoqatave të interesuara të Himarës dhe Bregdetit si dhe personalitete të zonës që të konfirmojnë gadishmërinë për të bashkëpunuar dhe dhënë mendimet e tyre si dhe përkrahjen për këtë organizim. Grupi propozon mbledhjen e dytë operative në Himarë ditën e djelë, në datë 30 Shtator 2012.
Kontakte për Grupin Nismëtar:          Thanas Ruci                 068-403-8799
Spiro Thodhorjani       068-4087-044
                            Kristaq Jorgji               060-210-7597 

No comments: