Thursday, September 27, 2012

Idrizi po perpiqet te shpetoje Greqine nga Kriza...Do bleje nja 5-6 ishuj.

E Enjte, 27.09.2012
"Biznesi shqiptar gati të blejë disa ishuj grek"
Publikuar më 27.09.2012 | 12:33
Kryetari i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, në një opinion të botuar në disa të përditshme shprehet se gjatë vizitës që ministri Jashtëm, Edmond Panarit do të kryej në Athinë në fillim të muajit tetor duhet të adresojë problemin e komunitetit çam. Gjithashtu Idrizi kërkon që pjesë e delegacionit të jetë edhe një deputeti i PDIU-së.
“Si pjesë e zotimit të aleatëve tanë qeverisës që ta ngrenë çështjen çame në kontaktet diplomatike me Greqinë, unë dua t’ia kujtoj publikisht z.Panariti këtë zotim. Mesazhet që unë në emër të këtij zotimi dua t’i përcjell z.Panariti në emër të komunitetit çam, si pjesa vitale, si mbështetja natyrale e partisë që përfaqësoj, nuk janë mesazhe sekrete, ndaj po zgjedh rrugën e një shkrimi në shtyp, që ato të mbërrijnë deri tek ai, por dhe te publiku”, shprehet Idiriz.
Kreu i PDIU-së thekson se ministri i Jashtëm grek, Avramopulos, “në cilësinë e kryetarit të Bashkisë së Athinës ai ka mbajtur vazhdimisht qëndrime miqësore, integruese ndaj emigrantëve shqiptarë në Greqi” dhe “kjo na jep shpresë se ky ministër, në këtë frymë, të paktën do ta dëgjojë me vëmendje dhe jo vetëm do të flasë në takimin me z.Panariti”.
Idirizi nënvizon se, “ky është problemi më i madh në takime si këto: pala shqiptare vetëm dëgjon, ose në rastin më të mirë ngre vetëm një numër problemesh që ngjajnë si aktuale, por jo problemet më të rëndësishme. Pala shqiptare vetëm mban shënim çfarë problemesh ngre pala greke, pala e fortë, probleme që siç e dimë të gjithë janë shpesh të ngritura artificialisht”.
Lideri i partisë çame bën thirrje që Shqipëria të mos sillet inferiore ndaj Greqisë. Idrizi thotë se tani është koha që çështja çame e cila është ngritur në termat më maksimaliste nga ish-kryeministri Meksi, ish-ministri i Jashtëm Serreqi dhe Berisha gjatë kohës që ishte president.
“Ne duam drejtësi europiane si shpagim për gjenocidin e asaj kohe. Ne duam pranim të asaj që ka ndodhur; ne duam ndjesë për atë që ka ndodhur, sipas modeleve më të mira të pajtimit; ne duam një zgjidhje pajtuese sipas parimit të shpirtgjerësisë, që i ka propozuar dikur Greqisë, edhe ish-zv.ambasadori amerikan në Greqi. Ne duam drejtësi europiane, jo hakmarrje ballkanike”, shkruan kreu i PDIU-së.
Në fund Idrizi shprehet se, “po piqet në gjirin e komunitetit biznesor shqiptar ideja e blerjes së disa ishujve grekë, dhe siç e tregoi komuniteti i ishullit Ikarios, ky skenar madje është i kënaqshëm për qytetarët grekë të tij. Ata thonë se janë gati të bashkohen me Shqipërinë më mirë sesa të blihen nga Turqia”.
Shekulli Online
F.Stafa

No comments: