Tuesday, October 02, 2012

Firma “Gjikondi” fiton Çmimin I në konkursin 8-të Vjetor të Vajit të Ullirit.

Firma “Gjikondi’ nga Qeparoi me përfaqësues z. Anastas Gjikondi morri për të dytin vit radhazi “Çmimin e Parë” në konkursin e 8-të  të vajit të ullirit, mbajtur ne Tiranë në datë 21 Shtator 2012.

Në këtë konkurs ku morrën pjesë 20 prodhues shqiptarë të Vajit të ullirit atrjesmarres, 12 prej tyre u kualifikuan si Extra te Virgjer, qe tregon shume permbledhtas rrugën e sukseshme të bërë nga industria e vajit përmes punës së madhe të bërë nga operatorët private.  Për të arritur këtu u punua intensivisht me Shoqaten e Vajit Shqiptar (apo AOA), Ministrine e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit si dhe me projektin Albanian Agriculture Competitiveness (AAC)  të financuar nga USAID.




Pas marrjes së mostrave nga 20 operatorë private që pranuan të merrnin pjesë në këtë konkurs, vlerësimi i tyre kaloi në dy faza. Faza e pare ishte bërja e analizave kimike që u kryen pranë laboratorit te shoqatës ADAMA. 12 mostrat që pëmbushën kushtin për tu klasifikuar si Ekstra të Virgjër iu nënshtruan fazes së dytë apo analizës shqisore (vlerësimit me panel test). Ky metodë lejon degustimin dhe klasifikimin e vajit të ullirit duke përdorur shqisat (kryesisht pamjen dhe shijen) permes anëtarëve të panelit që këtë vit qenë 17. Kryetare të Panel Testit të këtij viti qenë dy zonja spanjolle –të njohura nga Këshilli Ndërkombëtar i Ullirit apo KOI- zj. Cuevas, Luz Martinez Cuevas dhe Carmen Teruel Fernandez. Panel testi beri zgjedhjen per tre fituesit  per Vajin Më të Mirë Shqiptar për 2012.
Pas vlerësimit në këto dy faza, firmës nga Qeparoi i Himarës i’u dha çmimi i parë. Kjo firmë ka marrë respektivisht në Shqipëri Çmimin e Parë në 2001, 2006 dhe  në 2007, Çmimin 2-të në 2008 dhe 2009, dhe sërisht Çmimin I në 2011 dhe 2012.  Ndërsa ka marrë Medaljen e Artë në Split në 2008 dhe Çmimin e Vajit më të Mirë Ekstra Virgjër Bio në Itali në 2010.

No comments: