Tuesday, October 02, 2012

MoU per shoqatat

Memorandum MIRËKUPTIMI  i  shoqatave Himariote
për bashkëpunim ndërmjet tyre

Përfaqësuesit e shoqatave Himariote (të quajtura këtej e tutje palë) bien dakord si më poshtë:
1.    Palët bien dakord që të rrisim bashkëpunimin ndërmjet tyre në fushat e mëposhtme:

a.    Në koordinimim dhe rritjen e aktivitetit për zgjidhjen e çështjen së pronës  sipas parimit “prona tek i zoti”,

b.    Në lobimin pranë qeverisjes lokale dhe qëndrore për të parashtuar qëndrimin e shoqatave Himariote për të gjetur zgjidhjen për çështjet kryesore sikundër prona si dhe për të rritur transparencën e vendimeve të marra prej tyre në çështjet që kanë të bëjnë me komunitetin Himariot,

c.    Në përgatitjen e programeve dhe aktiviteteve të përbashkëta qoftë për sensibilizimin qoftë për ngritjen e fondeve prane donatorëve, fondacioneve, personave private etj.  për financimin e këtyre programeve apo aktiviteteve,
d.    Në shtimin e aktiviteteve që do të synojnë ruajtjen e trashëgimisë së pasur të trevës së Himarës ,

2.    Palët bien dakord për krijimin e një komiteti Koordinues të Shoqatave Himariote (Komiteti Kordinues) të përbërë nga përfaqësuesit zyrtare shoqatave të themeluara Himariote dhe përfaqësues të shoqërive civile. Shoqatat e Himariote të rregistruara dhe komisioni nismëtar caktojnë përkatësisht përfaqësuesit e shoqatave dhe të shoqërisë civile për Komitetin Kordinues.
3.     Komiteti Koordinues përbëhet nga 12 vetë nga të cilët zgjidhet edhe Kryetari I Komitetit që kryeson mbledhjet e Komitetit, por që nuk ka të drejtë votimi.



Përfaqësuesit (Shëmbuj) :
 1. Shoqata Bregdeti
2. Shoqat “Komuniteti Himariot”
3.  Shoqata “INtelektualet e Pavarur te Himarës”
4. Shoqata “                                        
5. Shoqata “                                          

No comments: