Nga Alfred Lela
Letra e Editorit: Tradhtia e elitave
Historia politike e këtyre 20 viteve pluralizëm është e mbushur me
raste skizmash, çarje partish të mëdha, prej nga kanë dalë parti të
vogla. Në
shumicë
ato kanë qenë përpjekje të pakënaqurish: jo të pakënaqurish me staus
quo-në, apo mbrapshtinë a mbrothësinë e punëve, por me hisen e munguar
në tortën e pushtetit, a të aksesit te pushteti. Akronime dy e tre
germëshe ka sa të duash, por përmendja e tyre do të ishte aq e kotë, saç
ka rezultuar i bjerrë edhe besimi i cave që, naivisht, e kanë parë
projektin e tyre ideologjik të reflektuar te këto forca lindur
pakënaqësish e hatërmbetjesh të mëdha.

Pas një projekti perëndimor për futjen e një pyke, në formën e Mjaft e
G99, në digën e madhe politike që simbolizohet nga PD e PS, mbërrin, po
prej jashtë, një tjetër imperializëm politik. Kësaj radhe pyka quhet
Aleanca Kuq e Zi dhe vjen në trotuaret e politikës shqiptare trafikuar
nëpërmjet Rrugës së Bakllavasë, andej prej nga vijnë zakonisht mallrat e
lira të Tregut Çam e kolegjet e serta, ku elitat shqiptare shkollojnë
fëmijët e tyre: nga Turqia.
Të kuptohemi: turqit, ashtu si amerikanët, francezët, britanikët,
gjermanët a të tjerë, brenda konceptit të botës si fshat global, janë në
të drejtën e tyre për të emëtuar soft power-in (fuqinë e butë) e
kulturës së tyre. Dilemat dhe sfidat u mbeten elitave shqiptare: a janë
të gatshme ato të ngrenë mekanizmat e nevojshëm që shqiptarët të
zgjedhin mes alternativave? Apo, secili për asprat e veta, është gati ta
shesë rolin e amortizatorit mes shoqërisë dhe informacionit?
Kreshnik Spahiu, pjesë e këtyre elitave, por edhe të tjerë, në media,
botën akademike e politikë, me sa duket e kanë marrë pozicionin e tyre.
Në mos pastë shpëtim tjetër, të paktën një ngushëllim e ka: të
thirrurit e gjërave me emrin e tyre; në këtë rast: la trahison des
élites.
Numri mujor i Mapos në treg, lexoni më shumë për:
COVER STORY/NEO-OTOMANIZMI
ALEANCA KUQ E ZI, PARTI TURKE
nga Alfred Lela
Kush e mundësoi vizitën nëWashingtontë Kreshnik Spahiut?Kush është
ndërmjetësi mes kreut të AKZ dhe interesave turke në Shqipëri? A janë të
interesuar amerikanët për një rimëkëmbje të Perandorisë së dikurshme
Osmane?
AGRON GJEKMARKAJ
Neo-otomanizmi? Streha e të frustruarve
Në trajtën e tij “shqiptare” neo-otomanizmi shfaqet më shumë si një
peng i disa përfaqësuesve, kryesisht anësorë, të cilët në pamundësi për
të përballuar frymën e stuhishme europiane, që po dominon vendin pas
rënies së komunizmit, duket se kanë gjetur te neo-otomanizmi një
përgjigje dhe një strehë për frustrimin e tyre kulturor, politik dhe
shpirtëror. Një dukuri që lidhet qysh herët me renegatizmin me Hamza
Kastriotin dhe Ballaban Pashën.
EDA DERHEMI (diplomuar ne Turqi)
Turqia nuk ka pse shihet si shteti që luan më keq
Në Shqipëri grupe të ndryshme besimtarësh a nacionalistësh me
marrakotje pan-apo anti-helene, si edhe pan-apo anti-turke do ketë
gjithnjë, por unë nuk besoj se do ose mund të kthehen ndonjëherë në
forca qendrore politike. Prapë këmbëngul që të heqim vëmendjen nga
“neo-otomanizmi” si një prej formave të simptomave të shumta të
sëmundjes ballkanase, dhe të merremi me shërimin e sëmundjes.
ENIS SULSTAROVA (diplomuar ne Turqi)
Qarkullimi i ‘Orientit’ si efekt politik
Islami është një fe e shqiptarëve, jo më pak se krishterimi. Ne duhet
të ruhemi që të mos mbillet mes shqiptarëve fara e urrejtjes fetare, jo
vetëm nga turqit, por nga të gjithë ata të huaj që nuk duan që
shqiptarët të bëhen bashkë si subjekt politik, por të mbeten të përçarë
nën flamujt e fesë, krahinës, kreut etj.
No comments:
Post a Comment