Friday, November 02, 2012

Nje artikull i M. Nano (respublica) dhe dy komente ne blogun e tij

  Greqia po ecën drejt riballkanizimit të vet
 
Greqia është një vend anëtar i BE-së prej vitit 1981 dhe këto 30 vite e kusur që ka kaluar si banor në lagjen europiane nuk duket se kanë ndikuar kushedi se çfarë për të bërë zhballkanizimin e këtij vendi. Vitet e fundit është marrë vesh se ‘suksesi grek’ ka qenë një gënjim i madh. Sigurisht, ndihmat e Brukselit dhanë për vite me radhë disa frute ekonomikisht, por kriza e fundit bëri copë e çikë çdo pretendim për arritje edhe në këtë plan. Grekëve po u kërkohet – si kusht që të qëndrojnë në zonën euro – që ta shtrëngojnë rripin e t’i rikthehen një standardi më të ulët jetese e një jete jo shkapërdare.....
 vijimi ne: http://respublica.al/opinion/2012/10/30/greqia-po-ecen-drejt-riballkanizimit-te-vet
Autori i blogut  eshte padyshim nje investigues dhe artikujt e tij kane  vlera ne kakofonine e pluralizmit ne Shqiperi. Por megjithate nuk i shpeton deshires per te "ekspozuar" ate Greqi qe sipas tij i ngjan ballkanit.  Pa dashur te futem ne thellesi, ka nje ndryshim kolosal midis Greqise dhe vendeve te tjera ballkanike duke perfshire dhe Shqiperine, ndryshe nuk shpjegohet qe Greqia ne kulmin e krizes se saj ende nuk po braktiset nga emigrantet.
Do desheroja te  renditja disa fakte qe tregojne se Greqia ne formen e sotme eshte produkt i vete Europes dhe i nomeklatures se saj burokratike.   Konecptimi i berthames se Europes, dmth i Gjermanise eshte qe te kete nje treg krejt te lire per te shitur produket e saj pa dogane, per te fuqizuar  ndermarjet e saj te cilat operojne fuqishem dhe ne Greqi. Skandalet me te medha ekonomike ne Greqi faktikisht nuk jane bere kurre pa pranine  e elementit Gjerman me aftesite e tyre te fuqishme koruptive. Kulmi i korupsionit shenohet me nderrmarjen Siemens, e cila jepte rushfete qeveritareve greke per te lidhur kontrata shumemilioneshe me kosto shumefish te fryra qe mbulonin shpenzimet e tyre per korputimin e qeveritareve.  Personi perfaqesues i kesaj kompanie, quhet Kristoforakos,  a gjeti strehim ne Gjermani dhe megjithe kerkesen e gjykatave greke per ta dorezuar dhe dhene llogari, ai ka mbrojtjen totale te Gjermanise. Dhe Merkel ne vend qe te dorezoje kete kriminel ekonomik, i ve kushte Greqise per te ulur rrogen e pensionisteve!

Aspekt tjeter eshte dhe presioni qe behet Greqise per te blere aeroplane dhe anije luftarake ne Gjermani e France, me nje kosto kolosale per kete vend. Ndersa do te duhej te adoptohej dogma e mbrojtjes se gjithe vendeve te Eu nga nje sistem i perbashket, Greqia nen kercenimin e fqinjeve detyrohet te harxhoje 6% te buxhetit te saj per shpenzime armatimesh. Merkeli me parene e saj nuk i kerkon Greqise te zvogeloje buxhetin ushtarak, sepse do te zvogelonte potencialet e mundeshme finaciare te sajat qe rrjedhin pikerisht nga blerjet qe ben Greqia me kosto te larte.  Merkeli kerkon te ulet rroga e njerezve dhe Greqia te vazhdoje te bleje armatimet gjermane !

Merkel me parene e saj nuk i kane vene asnje kusht qeverise se korruptuar greke per te luftuar korrupsionin, as pas listes se fameshme Lagarde te personave qe zoterojne kapitale ta pa justifikuara ne bangat e Zvicres. Por  Merkeli ka vene kusht heqjen e te drejtave elementare qe parashikonte kodi i punes!

Vete fakti qe mbeshtet nje klase politike e korruptuar ne Greqi nga pareja e Merkel, tregon se e vetemja gje qe u intereson Gjemaneve eshte te marrin te shumefishuara parate qe i japin asaj me kredi xhambazesh!

Prandaj mendoj se ka shume vend per te reflektuar per te verteten se sa te duartrokitet qe "Greqia eshte vend si gjithete tjerat e ballkanit". Vete shembulli me gazetarin Bahcevani qe jep autori i artikullit eshte i mjaftueshem. Por asnje lloj detyrimi nga Merkeli me shoke per ristrukturimin e sistemit te drejtesise, e vetemja gje qe u intereson eshte te krijonjne nje sistem krejt liberal ekonomik  te kapitalit te huaj e vendes ku i vetemi rregull mbizoterues eshte shfrytezimi pa meshire i punonjesve. 



Zoti Nano!
Greqia ka qene perhere e "trazuar" pasi ka nje popull te zgjuar,demokratik dhe kurajoz..Ka qene perhere inisiatore (kujto luften ndaj perendorise osmane),luften ndaj fashizmit,pergjakjen demokratike civile.. e tje...Kushtet dhe borxhet e medha te armeve,struktura dhe imponimi i BE,per konsum dhe jo prodhim,"mbyllja" e pasurive natyrore,turizmi i eger me euro te forte,kriza amerikane e borxheve,dhe deshira per "eksperiment" ekonomik te FMN=SE,e sollen ketu ku eshte..NATYRISHT TE GJITHA PAGUHEN.(mos haro qe pagoi me monedhe te forte edhe qindra mijra shqiptare,duke ia hequr nga vetja,dhe nga siguracionet e arkave).Riballkanizim i Greqise,do te marre ne centrifugen e vete edhe Ballkanin Perendimor,duke u bere edhe ato shtete "anetare" me te drejta te kufizuara,per Veriun e pasur..Ke te drejte,per gazetarin dhe veprimet e nxituara te nje demokracie qe goditet nga te gjitha anet.Ndryshimi eshte me gezetarine shqiptare, qe eshte komplet e kanalizuar ne "dehjen" nacional-socialiste dhe demokrato-iluzioniste,qe nuk guxon te beje asnje kritike per SISTEMIN -kukell te komanduar nga Atlantizmi.
Ndryshimi eshte,qe keto diheshin dhe ndodhin edhe ne Itali,Portugali,Spanje dhe Gjermani,ku edhe presidente u kapen me korupsion..vec atje prodhohen nendetese,benza dhe parfume te shtrenjat qe shiten..kurse euroja ne greqi do shume munde te blehet..Nje euro,per shtete te ndryshme..eshte kurth dhe jo zhvillim,pasi fiton i pasuri(Gjermania) dhe paguan i varferi (Greqia,Spanja,Italia)..pra edhe demokracia goditet..Ketu po ballkanizohet Italia,,jo me Greqia!

No comments: