Monday, December 10, 2012

Οι μουσουλμάνοι Τσάμηδες της Ηπείρου (1923-2000)


Ελευθερία Μαντά, 

Οι μουσουλμάνοι Τσάμηδες της Ηπείρου (1923-2000), patrida.gr 

Θεσσαλονίκη, εκδ. Ίδρυμα Μελετών Χερσονήσου του Αίμου

Τσαμουριά ονομάζεται η περιοχή εκείνη της Ηπείρου, που εκτείνεται κατά μήκος της ακτής ανάμεσα στις εκβολές του ποταμού Αχέροντα και μέχρι το Βουθρωτό και ανατολικά μέχρι τους πρόποδες του όρους Ολύτσικας (Τόμαρος). Η περιοχή ταυτίζεται με τη Θεσπρωτία και ένα  μικρό της τμήμα  ανήκει σήμερα στην Αλβανία με κέντρο την κωμόπολη Κονίσπολη.
Για την προέλευση της ονομασίας υπάρχουν πολλές εκδοχές. Η περισσότερο ανταποκρινόμενη στην πραγματικότητα φαίνεται να είναι η εκδοχή που κάνει λόγο για παραφθορά του ονόματος του ποταμού Θύαμις (Καλαμάς), με παραφθορά του με την πάροδο του χρόνου: Θύαμις, Θυάμις, Τσ(ι)άμης, δηλ. ο κάτοικος που βρίσκεται κοντά στον Θύαμη ποταμό, την Θυαμυρία, την Τσ(ι)αμουριά.  
Στο ελληνικό τμήμα της Τσαμουριάς ζούσαν το 1923  20.319 μουσουλμάνοι που είχαν την αλβανική ως μητρική γλώσσα. Για την καταγωγή των Τσάμηδων υπάρχουν διαφορετικές προσεγγίσεις. Ορισμένοι ερευνητές τους προσμετρούν σε εκείνους, που τον 17ο αιώνα, λόγω της  αποτυχίας της επανάστασης του 1611 που προσπάθησε να υποκινήσει ο Μητροπολίτης ∆ιονύσιος ο επονομαζόμενος από τους Οθωμανούς Σκυλόσοφος, ασπάσθηκαν το Ισλάμ. Άλλοι  θεωρούν τη γλώσσα ως στοιχείο που συνηγορεί υπέρ της αλβανικής καταγωγής των  Τσάμηδων. Μετά την ίδρυση του αλβανικού κράτους το 1913 και κυρίως στη δεκαετία του  1920, οι Τσάμηδες κατέστησαν σημείο αναφοράς για την αλβανική πλευρά, η οποία άρχισε να καταβάλει κάθε προσπάθεια για να δημιουργήσει ζήτημα.
Στις διατάξεις της συνθήκης της Λωζάννης (24.7.1923) δεν γίνεται λόγος για Έλληνες και  Τούρκους, αλλά για Μουσουλμάνους και Χριστιανούς. Θα έπρεπε τότε όλοι οι μουσουλμάνοι, μεταξύ των οποίων και οι μουσουλμάνοι Τσάμηδες, να ανταλλαγούν με  τους Έλληνες. Όμως οι Τσάμηδες οι οποίοι ήταν περίπου 20000 εξαιρέθηκαν. Η ειδική αυτή ρύθμιση ήταν το αποτέλεσμα μιας πρωτοβουλίας με  πρωταγωνιστές τον Υπουργό Εξωτερικών της Αλβανίας P. Evangelji και τον εκπρόσωπο της αλβανικής Αντιπροσωπείας στην Κοινωνία των Εθνών (ΚτΕ), B. Blishinti, ενώ σημαντικό ρόλο διαδραμάτισε και ο επικεφαλής της ιταλικής Αντιπροσωπείας G. Montagna, ο οποίος πρότεινε  να  παραμείνουν οι Τσάμηδες στην Ελλάδα.
Μια άλλη πτυχή αυτού του ζητήματος συνιστούν οι περιουσίες  των  Τσάμηδων. Ένα τμήμα των περιουσιών κατασχέθηκε με βάση τη Συνθήκη της  Λωζάννης και ύστερα από συμφωνία με τους ιδιοκτήτες για να καλυφθούν οι  ανάγκες των προσφύγων που εγκαταστάθηκαν την Ήπειρο, ωστόσο το ζήτημα επανήλθε πολλές φορές στην επικαιρότητα με τις ενέργειες των Αλβανών και τις αντίστοιχες του Βενιζέλου], όπως και πριν από την  εισβολή των ιταλικών στρατευμάτων στην Ελλάδα το 1940. Αυτή η δεύτερη φάση του  ζητήματος των Τσάμηδων, που τελείωσε το 1944 αποτελεί ένα περίπλοκο θέμα. 

Είναι γεγονός, ότι οι Τσάμηδες αισθανόμενοι αδικημένοι με την εξέλιξη του θέματος των περιουσιών τους οδηγήθηκαν και στο να  συνεργασθούν με τους Ιταλούς και τους Γερμανούς. Τον Ιούλιο του 1942,  υπό την καθοδήγηση του J. Dino γαμπρού του αλβανού Πρωθυπουργού S. Verlatsi, οι Τσάμηδες συγκροτούν την K.S.I.L.I.A. («Αλβανικό Σύστημα Πολιτικής Διοικήσεως») με 14 Τάγματα έχοντας ως κύριο στόχο τους την εξολόθρευση του ελληνικού πληθυσμού στην περιοχή της Θεσπρωτίας, Μετά τη συνθηκολόγηση των Ιταλών το 1943, οι Τσάμηδες πέρασαν στο στρατόπεδο των Γερμανών. 

Στα Ιωάννινα οργανώθηκε ένα ειδικό στρατιωτικό τμήμα των Τσάμηδων με γερμανικές στολές. Στη εφημερίδα των Τιράνων "Bashkimi i Kombit" στις 14.3.1944 δημοσιεύθηκαν οι κοινές ενέργειες των Τσάμηδων με τους Ναζί το Φεβρουάριο του 1944, που είχαν ως τραγικό αποτέλεσμα την πυρπόληση 25.000 σπιτιών και τη δημιουργία 100.000 προσφύγων. Μετά την αποχώρηση των Γερμανών, οι Τσάμηδες  συναισθανόμενοι τις συνέπειες από την συμπεριφορά τους στη διάρκεια της κατοχής, αναζήτησαν  προστασία στην Αλβανία,   και 18.000 άτομα, εγκατέλειψαν την  Ελλάδα, ενώ με βάση  τα στοιχεία της απογραφής της 7/4/1951, είχαν παραμείνει  στην Ελλάδα  123 Τσάμηδες.  Στη συνέχεια οι Τσάμηδες κατηγορήθηκαν για αξιόποινες πράξεις και για συνεργασία με τις κατοχικές δυνάμεις. Το Ειδικό Δικαστήριο Δωσίλογων των Ιωαννίνων, εκδίδει μέχρι το 1948, χίλιες επτακόσιες  και πλέον καταδικαστικές αποφάσεις εις βάρος των Τσάμηδων, με ποινή για πολλούς εξ' αυτών το θάνατο. 
Στη συνέχεια πραγματοποιήθηκε η  απαλλοτρίωση και διανομή των περιουσιών των Τσάμηδων η οποία επεβλήθη από την ανάγκη εποικισμού των περιοχών, ενώ υλοποιήθηκε και η διαδικασία για την αφαίρεση της ιθαγένειας. Κατά τη διάρκεια της διακυβέρνησης της Αλβανίας από τους  Χότζα και Αλία το ζήτημα των Τσάμηδων πέρασε ουσιαστικά στο  περιθώριο. Είναι μάλιστα χαρακτηριστικό ότι ο Χότζα αντιμετώπισε στην αρχή τους Τσάμηδες που κατέφυγαν στην Αλβανία με δυσπιστία, αφού  θεωρήθηκαν συνεργάτες των Ιταλών και γι΄ αυτό ένα μέρος τους μετακινήθηκε προς τα βόρεια της χώρας, στο Δυρράχιο, στο Φίερι και την Αυλώνα.  Μετά από όλο αυτό το διάστημα της σιωπής γύρω από τους Τσάμηδες, με την πτώση του κομμουνισμού στην Αλβανία το 1991, το ζήτημά τους επανήλθε στην επικαιρότητα και παραμένει ένα ζήτημα που ανακύπτει μετά σε κάθε φάση έντασης στις σχέσεις Ελλάδας- Αλβανίας .

SI DO TË SILLET KUVENDI ME REZOLUTËN PËR ÇËSHTJEN ÇAME?

MUSTAFA NANO
Mustafa NanoKa kohë që flitet për një projektrezolutë mbi çështjen çame, të cilën Partia për Drejtësi, Integrim e Unitet (që de facto ka lindur për të mbrojtur çamët e çështjen çame) e ka hartuar për ta paraqitur e miratuar në Kuvendin e Shqipërisë. Ka qenë Shpëtim Idrizi që e ka bërë këtë si premtim më së pari, por duke qenë se koha kalonte e projektrezoluta nuk dukej, u mendua se edhe kjo nismë u shkërrmoq nga ruli i interesave klienteliste që mbajnë të lidhur koalicionin qeverisës. Por gazetat e djeshme bënin me dije se projektrezoluta është gati, e do të paraqitet të hënën në Kuvend. Madje, projektrezoluta u publikua e plotë qysh dje në një numër sitesh.
Kush e ka lexuar kupton se ajo është hartuar nga një dorë e kujdesshme prej eksperti; madje, gjasat janë që ajo të ketë kaluar në shumë duar përpara se të publikohej, e përpara se të jetë vendosur për ta përcjellë në Kuvend. Sigurisht, secili mund ta hartonte ndryshe këtë projektrezolutë, por meraku i atyre që e kanë shkruar ka qenë (kjo është përshtypja) të ndërtohet një “impiant”, të cilit nuk mund t’i thuhet “jo” nga fraksionet parlamentare. Nuk është se kërkesat nuk janë të qarta. Përkundrazi, për herë të parë bëhet e qartë ajo që çamët kërkojnë: 1. njohjen e të gjithë të drejtave të shqiptarëve çamë, dikur nënshtetas grekë, në përputhje me rrethanat e reja, sipas parimeve të legjislacionit ndërkombëtar mbi gjenocidin, spastrimin etnik, procesin e rregullt ligjor, mosdiskriminimin mbi bazë të kombësisë, e parimet e tjera të ndërlidhura me to, si dhe frymën e Traktatit të miqësisë midis dy vendeve; 2. rivendosjen e të drejtave themelore të shtetasve shqiptarë, ish-shtetas grekë, që përfshin rikthimin e pronave, njohjen e të drejtës së riatdhesimit, njohjen e të drejtës së rimarrjes së shtetësisë, dhe të të drejtave të tjera të pakicave kombëtare; 3. shfuqizimin shprehimisht të ligjit grek të Luftës nr. 2636 dhe 2637/1940 i shpallur me dekret mbretëror në vitin 1940 akoma në fuqi, në veçanti pjesën e ligjit që mban sekuestron konservative të pasurive shqiptare etj., etj. Këto kërkesa, me t’u miratuar projektrezoluta në Kuvend, shndërrohen në plan pune për qeverinë e ministritë e Republikës së Shqipërisë.
Pyetja e madhe në këtë mes është: Do të miratohet kjo rezolutë në Kuvend? Përgjigjja nuk është dhe aq e thjeshtë. Deputetët e mazhorancës e të opozitës (duke përjashtuar do deputetë, të cilët nuk e kanë fshehur se irritohen sapo përmendet ‘çështja çame’) do të ndodhen në një situatë të vështirë ‘sandwich’, d.m.th nga njëra anë do të trysen nga bindja e tyre se kjo çështje ekziston, është e drejtë e kërkon një zgjidhje (të paktën, këtë kanë lënë të kuptohet se mendojnë lidhur me të), dhe nga ana tjetër do të jenë nën presione të tjera të leadershipit, të cilit do t’i duhet të bëjë Real-politikë, apo dhe nën shqetësimin që vetë ata ndiejnë lidhur me një përkeqësim të mëtejshëm të marrëdhënieve mes Shqipërisë e Greqisë për shkak të kësaj rezolute që synon të vërë pikat mbi “i” e që synon të përfshijë Parlamentin për herë të parë në një “sherr” të tillë.
Greqia ka demonstruar më se njëherë se, nëse ka një argument që e bezdis e që ia cingëris nervat në planin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona, ky argument e ka emrin “çështja çame”. Ministri Panariti e ka përmendur këtë çështje pas shumë kohësh në negociata me homologun grek, por së pari ka marrë përgjigjen e njohur, dhe së dyti – këtë gjë e morëm vesh tani, dhe nga goja e vetë ministrit tonë – ngritja e kësaj çështjeje është bërë pas ftesës që ministri i Jashtëm grek i ka bërë Panaritit “për të mos e frenuar gjuhën e për të hedhur të gjitha shqetësimet e problemet në tryezën e bisedimeve”. Përveç kësaj, pardje ishte zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke që u bë i gjallë lidhur me këtë temë (duhet të ketë qenë lajmi mbi rezolutën që e ka bërë të dalë e të flasë për gazetarët). Dhe çfarë ai tha, nuk përbën më surprizë: “Nuk ka një çështje çame. Kush ka halle, mund të shkojë e të kërkojë zgjidhje në gjykata”.
Përsërisim pyetjen: Si do të votojnë deputetët tanë? E vërteta është që kjo rezolutë ka ardhur në një kohë paraelektorale, kur nacionalizmi shqiptar po përjeton momentum-in e vet. Nuk ka mbetur njeri pa u përfshirë nga gjeratorja e këtij nacionalizmi, që në shumë raste ka pasur ngjyra e prerje folklorike. Më folkloriku nga të gjitha ka qenë Kryeministri Berisha, i cili, pas një periudhe disavjeçare të një “dizintoksikimi patriotik”, na la të gjithëve pa mend, teksa na u shfaq krejt papritur i kapur nga një dalldi nacionaliste, duke sjellë reagimin e fortë e të menjëhershëm të fqinjëve.
Një dreq e di nëse kjo rezolutë e Idrizit ka marrë ok-in e Berishës, por nëse s’e ka marrë, ky i fundit është në një pozitë të palakmueshme. Në një pozitë të tillë janë dhe eksponentë të tjerë të politikës e Kuvendit, por secili syresh mund të ketë “alibi” më të mira sesa një Kryeministër në raste të tilla. Miratimi i kësaj rezolute në Parlament do të merrej si një gjest ku e ku më provokativ (nga Athinën zyrtare) se sa hartimet patriotike që ka recituar këto ditë. Kjo rezolutë do t’i hapë punë në marrëdhëniet me grekët, të cilat ai ka bërë çmos t’i mbajë të ngrohta. Këta të fundit mund të mbyllin një sy e një vesh përballë çaprashitjeve të padëmshme nacionaliste të njeriut që u është bërë urë e që s’ua ka prishur asnjëherë në periudhën 2005-2012, por kanë për të reaguar në mënyrë idhnake në rrethanat që kjo rezolutë do të miratohet. Është i gatshëm dhe në gjendje Berisha t’u japë përgjigjen e duhur këtyre reagimeve?
Nga ana tjetër, nëse Berisha nuk e miraton këtë rezolutë, atëherë do t’i duhet të na shpjegojë se si mund të pajtohet nacionalizmi i tij deklarativ që përbëri scoop-in e këtyre ditëve me “jo”-në ndaj një rezolute krejt të pafajshme për të gjithë ata që kanë pak nerv atdhetar. Shkurt, refuzimi i kësaj rezolute mund t’ia heqë aty për aty kallajin nacionalistit putativ Berisha. Si do të veprojë Kryeministri? Kjo është pikëpyetja më e rëndësishme në këtë histori. Do duhet të presim vetëm pak për ta marrë vesh këtë gjë.

No comments: