Kush kerkon te largoje bustin e deshmorit te Gjuhes greke Aristotel Guma?

H προτομή του εθνομάρτυρα Αριστοτέλη Γκούμα

Procedeengs of The III Panhimarjot Conference -

http://www.himara.eu/adver/KHimariot/konferenca3_1.html

Llambro Ruci shvlefteson "argumentat" e Kristo Frasherit, Luan Malltezit, Shaban Sinanit etj

Le të thonë sa të duan Kristo Frasheri, Luan Malltezi, Shaban Sinani etj.se gjuha e parë në Himarë është shqipja dhe më pas greqishtja. E kjo është thënë qartësisht, por vendosmërisht, pa ekuivoke dhe duke e faktuar

Regjistrimi i popullsise-Presidenti Topi: presione nga qarqe ultranacionaliste

“Ndjeshmëria e madhe është sepse nga individë të qarqeve ultranacionaliste tentohet të bëhet një politikë presioni dhe deformacioni të një procesi që duhet të jetë nacional dhe ligjor” Presidenti la të kuptohej se ai ishte ishte edhe për deklarimin e lirë të etnisë dhe fesë

Ivanov: "ende në rajonin tonë qarqet ultranacionaliste veprojnë në dëm të vendeve të tjera".
(Shqip)

In contrast with 52-personality peticion, in the report of Europian Commission it is said that:

There is a lack of accurate data on minorities in Albania. This situation is expected to be addressed by the conduct of a population census in 2011, respecting international standards including the principle of free self-identification. This census will include optional questions on the ethnic origin, religious affiliation and mother tongue of respondents.

Pse nuk i jepet shtetesia shqiptare fortlumturise se tij Anastasios?

Lufta midis civilizimeve ne Shqiperi e gjen shprehjen ne luften frontale te qarqeve ateiste dhe antikrishtere qe perfaqesohen deri ne kupolen e shtetit per 20 vjet rresht dhe kontrollojne totalisht mediat.
S ipas raportimeve te ShIK-ut dhe shtypit, fondametaliste musilmane kane marre shtetesi shqiptare, kurse kryepeshkopi dekorohet nga Presidenti por ende nuk i ploteson kushtet per shtetesi megjthe qendrimin permanent prej 19 vjetesh ne Shqiperi !!!!


Friday, December 14, 2012

Ambasadori amerikan neShqiperi:Reteorika dhe veprimet nacionaliste, përveçse mund të destabilizojnë potencialisht rajonin, e dëmtojnë reputacionin e Shqipërisë.



Fjala e plotë e ambasadorit
Publikuar më 14.12.2012 | 16:07
Mirëmëngjes. Do ta filloja duke iu drejtuar Zëvendës Ministrit Starova
por meqenëse është këtu jo në cilësinë e atij posti, po them: Arjan, faleminderit për këtë ftesë në 15-vjetorin e Këshillit të Atlantikut të Shqipërisë. Urime! Dua të falenderoj edhe Dr. Schrapel për mbështetjen dhe kontributin e rëndësishëm nga Kondrad Aidenauer gjatë viteve këtu në Shqipëri. Iu uroj mirëseardhje të ngrohtë kolegëve të mi diplomatë këtu dhe pres me kënaqësi të dëgjoj panelin tuaj, por edhe shumë të ftuarve jo vetëm nga Shqipëria; shoh edhe shumë të rinj, është kënaqësi të jem me të gjithë juve sot.

Faleminderit që më lejuat t’i drejtohem kësaj konference mbi “Bashkëpunimin për Sigurinë në Ballkanin Perëndimor”. Kjo konferencë vjen në kohën e duhur, ndërsa vendet në rajon, dhe veçanërisht Shqipëria, përballen me sfidat në përpjekjet e tyre në përshpejtimin e shtigjeve më të mëdha Euro-Atlantike dhe në forcimin e marrëdhënieve me njëri-tjetrin.

Mësime nga e shkuara dhe përqafimi i një të Ardhmeje të Re

Kjo konferencë e duhur vjen vetëm pak javë pasi Shqipëria festoi 100 vjetorin e pavarësisë. Ky rast shumë i rëndësishëm shërbeu si një mundësi për të kthyer vështrimin pas në shekullin e fundit të ndryshimit siç u përjetua nga Shqipëria – dhe për t’u përsiatur mbi drejtimin e saj në të ardhmen.

Në vitin 1912 Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor po vuanin tmerret e Luftërave Ballkanike, dhe qenë në greminën e “Luftës së Madhe”, e cila do të vinte në lëvizje modelin për konflikt global në shekullin e 20-të. Paqëndrueshmëria e këtij rajoni ishte një faktor kontribues për zjarret e mëvonshme që përpinë shumë shtetkombe dhe morën miliona jetë të pafajshme. Mësimi që oshëtiu ishte ky: në kërkim të sigurisë botërore, asnjë rajon nuk mund të injorohet.

Le të ecim me shpejtësi përpara deri në ditët e sotme. Ndonëse mjedisi aktual i sigurisë ndryshon në mënyra të rëndësishme prej 1912-ës, drejtuesit shqiptarë dhe të tjerë drejtues ballkanikë ende kanë nevojë të përkufizojnë marrëdhëniet e vendeve të tyre me fqinjët përkatës dhe më gjerë më bashkësinë europiane. Sikurse në të shkuarën, Shtetet e Bashkuara qëndrojnë të gatshme t’ju ndihmojnë në këtë proces. Por, le të jemi shumë të qartë: udhëheqja dhe vizioni në fund të fundit duhet të vijnë prej Shqipërisë dhe vendeve fqinje të saj, veçanërisht prej drejtuesve të zgjedhur.

Muajin e kaluar, Ndihmës Sekretari i Shtetit Filip Gordon iu drejtua Këshillit të Atlantikut gjatë festimeve të 50-të vjetorit të tij në Uashington, D.C. Në fjalimin e tij ai tha “përparimi [në këtë rajon] varet nga gadishmëria e drejtuesve politikë për të kapërcyer gjërat që i dallojnë, nacionalizmin e ngushtë dhe ekonomitë e ngurta që nuk kanë vend në shekullin e 21-të”.

Tashmë kemi parë mënyrat me të cilat udhëheqja pozitive po bën ndryshimin. Rajoni i Ballkanit po përjeton aktualisht një periudhë relativisht paqësore dhe të gjitha vendet e Ballkanit - dhe sidomos Shqipëria – kanë kontribuar përtej këtij rajoni në operacione paqeruajtëse dhe stabilizimi tjetërkund.

Siguria dhe bashkëpunimi tjetër si Qëllimi për ta çuar më tej Integrimin

Më lejoni të adresoj një çështje që ka dalë në pah gjatë javëve të fundit, ajo e nacionalizmit. Ka mënyra për t’u marrë me trysnitë e vazhdueshme dhe kërcënimet e nacionalizmit. Njëra mënyrë është bashkëpunim sigurie i përmirësuar mes fqinjëve.

Bashkëpunimi i sigurisë ofron mjete shumë të prekshme dhe konkrete për krijimin e mekanizmave që frymëzojnë besim dhe nxisin bashkëpunimin. Ky bashkëpunim më pas bëhet themeli për një bashkëpunim dhe mirëkuptim më të madh rajonal.

Për shembull, gjatë dekadës së shkuar, disa vende të rajonit -- Shqipëria, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina -- kanë punuar së bashku drejt anëtarësimit në NATO, flamuri i NATO-s është pikërisht këtu në të majtën time, përmes Nismës Sh.B.A. - Karta e Adriatikut. Dy nga këto vende tani janë anëtare të plota Ngjizur si një mjet për të ndarë mësimet e nxëna nga reforma e mbrojtjes, “A-5” siç njihet zakonisht grupimi, dislokoi rishtazi një njësi të përbashkët trajnuese të policisë ushtarake në Afganistan nën drejtimin kroat -- një arritje domethënëse dhe e lavdërueshme.

Ndërkaq, Shqipëria po drejton planet për të bashkërenduar më mirë përgjigjen ndaj emergjencave dhe përpjekjet e ndihmës për fatkeqësitë. Fatkeqësitë natyrore – qoftë nëse shkaktohen prej përmbytjeve, zjarreve në pyje ose borës së madhe – ndikojnë të gjitha vendet e rajonit dhe e bëjnë bashkëpunimin rajonal thelbësor.


Një fushë tjetër ku bashkëpunimi të shpie drejt sigurisë së përmirësuar është përmes shkatërrimit të municioneve dhe armëve të tepërta. Armët dhe municionet e vjetëruara, të paqëndrueshme, të ruajtura në mënyrë të papërshtatshme dhe jo siç duhet përbëjnë rrezik për çdo vend të rajonit. Shqipëria ka bërë përparim të madh në përpjekjet e saj për të eliminuar rezervat e mëdha të armatimeve ushtarake të tepërta. Ajo ka tani kapacitet që mund të ndihmojë vende të tjera të rajonit për të bërë të njëjtën gjë, duke rritur kështu sigurinë rajonale.

Së fundi, rritja e bashkëpunimit ekonomik mund të udhëheqë drejt përmirësimit të sigurisë. Propozime të tilla si Gazsjellësi Trans-Adriatik, njohur ndryshe si TAP, sikurse dhe rrugë e rrjete hekurudhore të përmirësuara, të tillë si Korridori 8, lidhin më mirë popujt dhe ekonomitë e rajonit, duke çuar drejt një integrimi më të plotë.

Shqipëria si një partner konstruktiv për rajonin

Megjithatë, trajektorja e përgjithshme pozitive e bashkëpunimit dhe integrimit rajonal, nuk është diçka që mund të merret për e mirëqenë. Disa aktorë shqetësues ose veprime të pavenda të ndërmarra për përfitim afatshkurtër politik, mund të çrregullojnë rajonin dhe të trazojnë tensione etnike ose fetare mes kufijve.

Rishtazi, Shtetet e Bashkuara kanë vënë re një rritje të pavend në reteorikën nacionaliste këtu në Shqipëri, veçanërisht në javët që çuan drejt festimeve të 100 vjetorit dhe pasuan më tej.

Kjo reteorikë kontraston dukshëm me rolin e përgjithshëm pozitiv që Shqipëria ka luajtur tradicionalisht në rajon, sidomos me popullsinë etnike shqiptare. Qeveria e Republikës së Shqipërisë dhe partitë politike – përfshirë opozitën – kanë lëshuar në përgjithësi mesazhe të qarta, të përgjegjshme duke i inkurajuar popullsitë etnike-shqiptare që jetojnë jashtë vendit, të punojnë së bashku me qeveritë e tyre për të zgjidhur problemet e tyre.

Kohët e fundit, aktorë politikë të ndryshëm në Shqipëri kanë kërkuar të përdorin mesazhe negative të fokusuara në etnicitetin për qëllime të ngushta politike. Kjo është një lojë e rrezikshme. Tensionet etnike, nëse zgjohen njëherë, janë të vështira, nëse mos të pamundura për t’u parashikuar ose kontrolluar. Është e domosdoshme që personat përgjegjës të përmbahen nga ndezja e ndjenjave etnike, si brenda ashtu edhe jashtë Shqipërisë.

Reteorika dhe veprimet nacionaliste, përveçse mund të destabilizojnë potencialisht rajonin, e dëmtojnë reputacionin e Shqipërisë. Për shkak të deklaratave dhe pohimeve të ndryshme të debatueshme, të bëra në prag të festimeve të 100 vjetorit, dy vende fqinje anulluan pjesëmarrjen e tyre në këtë ngjarje historike. Kjo mund të duket si një pasojë e vogël, për disa ndoshta si ato shënimet në fund të faqes, por është diçka që frenon marrëdhëniet, pengon komunikimin dhe bashkëpunimin dhe bën që zgjidhja e çështjeve të pazgjidhura të bëhet shumë më e vështirë. Dhe ne, Shtetet e Bashkuara, i kushtojmë vëmendje kësaj.

Kërcënimet e kohëve të fundit ndaj pakicës maqedonase në Liqenas nga disa individë të drejtuar gabimisht, është tërësisht e papranueshme dhe duhet të refuzohet kategorikisht prej të gjithë shqiptarëve.

Thirrja e fundit nga Aleanca Kuq e Zi për referendumin për bashkimin Shqipëri-Kosovë nuk i shërben as aspiratave të integrimit Euro-Atlantik të vendit, dhe minon përparimin e arritur për stabilitetin dhe paqen rajonale, dhe lëvizjen drejt integrimit europian.

Më lejoni të jem i qartë si kristali, absolutisht i qartë: Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e mbështesin ndryshimin e kufijve kombëtarë në rajonin e Ballkanit. Çdo përpjekje për ta bërë këtë, është kundërproduktive dhe destabilizuese.

Partitë politike dhe drejtuesit duhet të përqendrohen në atë që ata thonë se është e rëndësishme: integrimi Euro-Atlantik. Fjala për një “Shqipëri të Madhe” të rreme është një shpërqendrim nga problemet shumë reale me të cilat përballet Shqipëria sot, dhe votuesit nuk duhet të bien pré e kësaj.

Dialogu politik i Shqipërisë duhet të përmbajë një spektër zërash, por zëra që shprehin ide konstruktive për t’i sjellë sëbashku njerëzit.

Ne besojmë se një lëvizje e re politike sikurse Aleanca Kuq e Zi, mund dhe duhet të luajë një rol të rëndësishëm dhe konstruktiv në politikën shqiptare.

Duke parë rolin pozitiv që Qeveria e Shqipërisë ka luajtur tradicionalisht në ruajtjen e marrëdhënieve të mira me fqinjët e saj, nxisim drejtuesit e saj që të jenë të qartë në këtë element. Zgjedhjet nuk duhet të jenë një justifikim për të dërguar mesazhe të përziera.

Gjithashtu, kërkojmë që politikanët dhe drejtuesit politikë të Shqipërisë nga i gjithë spektri, të ripërtërijnë përkushtimin e tyre për të përcjellë mesazhe të përgjegjshme ndaj të gjithë shqiptarëve.


Zonja dhe zotërinj, bashkëpunimi për sigurinë në Ballkanin Perëndimor gjatë dhjetëvjeçarit të shkuar ka qenë një histori pozitive. Të gjitha vendet e rajonit kanë bërë përparim të madh në kapërcimin e konflikteve historikë shpesh shekullore.

Përfitimet që kam përshkruar këtu janë të vërteta, por ato nuk mund të merren për të mirëqena. Përparimi mund të përmbyset. Historia e kohëve të fundit tregon se nacionalizmi është ende një forcë e fuqishme në Ballkan.

Në librin “Paris 1919”, autorja Margaret MacMillan, që ka fituar çmime shkroi këto fjalë: “E shkreta Shqipëri e vogël, me kaq armiq të fuqishëm dhe me kaq pak miq. Ajo nuk kishte thuajse aspak industri, pak tregti, asnjë hekurudhë dhe vetëm rreth 200 milje rrugë të shtruara. Shqipëria u ngrit pak para lufte, e krijuar prej katër vilajeteve të perandorisë Osmane. Pak të huaj e kishin vizituar atë; pak dihej mbi historinë apo popullin e saj”.

Çfarë ndryshimi ka sjellë një shekull. Shqipëria ka fituar respektin dhe admirimin anembanë globit. Shqiptarët jetojnë brenda kufijve të sigurtë; ata nuk ndihen më të kërcënuar prej armiqve të jashtëm. Kosova është tani një shtet sovran, i pavarur dhe i lirë. Dhe në rrjedhën e 100 viteve të shkuar asnjë vend në botë nuk e ka treguar veten që të jetë një mik më konseguent dhe më i qëndrueshëm për popullin shqiptar, sesa Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shqipëria qëndron sot si një shembull ndriçues i tolerancës dhe i përfshirjes. Rruga që shtrihet përpara për shqiptarët dhe për të gjithë popujt e Ballkanit Perëndimor është e qartë: integrim më i madh përmes NATO-s, Bashkimit Europian dhe institucioneve Euro-Atlantike, dhe refuzim i vendosur ndaj praktikave përçarëse që nuk kanë absolutisht vend në shekullin e 21-të. Ju faleminderit për vëmendjen tuaj sot dhe ju uroj ditë të mbarë!

No comments: