Tuesday, January 15, 2013

Η Τουρκία ελέγχει πλέον το ηλεκτρικό ρεύμα της βορειοδυτικής Ελλάδας

 
Τουρκική εταιρία αγόρασε τον έναν από τους τέσσερις υπό πώληση αλβανικούς σταθμούς παραγωγής ηλεκτρικής ενέργειας, ο οποίος ηλεκτροδοτεί σημαντικό τμήμα της ελληνικής επικράτειας.
Ο υδροηλεκτρικός σταθμός της Μπίστριτσα στην Αλβανία πέρασε στα χέρια τουρκικής εταιρίας και η χώρα μας σχετίζεται άμεσα με την αγορά αυτή, καθώς τμήμα της ηλεκτροδοτείται από την Αλβανία. Αυτό σημαίνει πρακτικά ότι με το κλείσιμο ενός διακόπτη η ελληνική περιοχή που ηλεκτροδοτείται μέσω Μπίστριτσα θα βυθίζεται αμέσως στο σκοτάδι.
Πρόκειται για την εταιρία Kurum International Sh. A., η οποία, μάλιστα, είναι πολυεθνική και καταβάλλοντας το αστρονομικό ποσό των 52 εκατομμυρίων ευρώ, η Kurum κέρδισε πανηγυρικά το σχετικό διαγωνισμό. Ο εν λόγω σταθμός ηλεκτροδοτεί τη δυτική Αλβανία, συμπεριλαμβανομένης της Βορείου Ηπείρου, ενώ και κομμάτια της ελληνικής Ηπείρου και της Μακεδονίας τροφοδοτούνται από το σταθμό αυτόν.
Πρόκειται για μία κερδοφόρα επένδυση για την εταιρία, η οποία, βέβαια, προσδίδει και γεωπολιτικά πλεονεκτήματα στη χώρα της.



Shtypi grek, shitja e një prej HEC-ve Turqisë, rrezik për vendet e Ballkanit
Publikuar më 15.01.2013 | 11:36 (Shekulli on line)
ATHINË- Grekët janë shprehur të shqetësuar për faktin që një nga hidrocentralet i është shituar shtetit turk. Sipas shtypit ditor grek shitja Turqisë të një prej hidrocentraleve të Bistricës, lidhet drejtpërdrejt me Greqinë, pasi stacioni hidroelektrik Bistrica furnizon me energji një pjesë të madhe të Greqisë. Ky vendim shkruan shtypi grek do të bëjë që Turqia të ketë më shumë prezencë në shtetin helen dhe më shumë ndikim mbi vendet e Ballkanit.
Sipas shtypit, ka rrezik që në këtë kohë krize, Turqia të mbyllë energjinë dhe rajone të tëra të Greqisë të zhyten në errësirë. “Me këtë lëvizje, turqit tani bëjnë të ndihet prania e tyre dhe në veriperëndim të vendit, duke blerë një nga pikat e ekonomisë shqiptare, me rëndësi gjeopolitike dhe gjeostrategjike për Epirin e Veriut dhe Greqinë”,- thuhet në shkrimin e shtypit grek. 
“Nëse këto kombinohen edhe me disa shitje të tjera kompanive turke, është e qartë se Greqia është nën një sulm të paparë ekonomik nga Turqia, e cila shfrytëzon në maksimum krizën ekonomike greke”,- shkruhet në të. 
Shtypi grek thekson se strategjia turke është të kontrollojë popullsinë e Ballkanit, sidomos ata që kanë fronte të hapura me Greqinë, duke sjellë në vëmendje Kosovën.  Në Kosovë ka dalë nga një organizatë e re turke e quajtur Bashkimi i Kulturës dhe Solidaritetit, që synon të promovojë miqësinë "shqiptaro-turke". Organizata që do të financohet nga shërbimi sekret do të themelojë konsullatën turke në Prishtinë. "Pas veprimtarive humane dhe sociale, shpesh fshihen objektivat më të fshehura dhe më të errëta", shkruan shtypi.
Këshilli i Ministrave ka miratuar me 9 janar, në mbledhjen e qeverisë privatizimin e hidrocentraleve Bistrica 1, Bistrica 2 dhe Ulzë-Shkopeti.
Fitues është shpallur kompania “Kurum International”,  e cila ofroi më shumë për privatizimin e katër hidrocentraleve të ndara në dy paketa, Bistrica 1 dhe 2 më vete dhe Ulzë-Shkopetit.  “Kurum International”, i blen këto HEC-e për shumën 109.5 milionë euro.
Në vendimin e Këshillit të Ministrave thuhet se u vendos;  “1. Miratimin e raportit përfundimtar të vlerësimit të ofertave, paraqitur nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, për privatizimin e shoqërisë “HEC, Bistrica 1 dhe Bistrica 2”, sh.a., që i bashkëlidhet këtij vendimi. 2.    Miratimin e ofertës së shoqërisë “Kurum International”, sh.a., si fituese për blerjen e 100 për qind të aksioneve të shoqërisë “HEC Bistrica 1 dhe Bistrica 2”, sh.a., me vlerë 52 000 000 (pesëdhjetë e dy milionë) euro.”
/Shekulli Online/E.Sh/

No comments: