Kush kerkon te largoje bustin e deshmorit te Gjuhes greke Aristotel Guma?

H προτομή του εθνομάρτυρα Αριστοτέλη Γκούμα

Procedeengs of The III Panhimarjot Conference -

http://www.himara.eu/adver/KHimariot/konferenca3_1.html

Llambro Ruci shvlefteson "argumentat" e Kristo Frasherit, Luan Malltezit, Shaban Sinanit etj

Le të thonë sa të duan Kristo Frasheri, Luan Malltezi, Shaban Sinani etj.se gjuha e parë në Himarë është shqipja dhe më pas greqishtja. E kjo është thënë qartësisht, por vendosmërisht, pa ekuivoke dhe duke e faktuar

Regjistrimi i popullsise-Presidenti Topi: presione nga qarqe ultranacionaliste

“Ndjeshmëria e madhe është sepse nga individë të qarqeve ultranacionaliste tentohet të bëhet një politikë presioni dhe deformacioni të një procesi që duhet të jetë nacional dhe ligjor” Presidenti la të kuptohej se ai ishte ishte edhe për deklarimin e lirë të etnisë dhe fesë

Ivanov: "ende në rajonin tonë qarqet ultranacionaliste veprojnë në dëm të vendeve të tjera".
(Shqip)

In contrast with 52-personality peticion, in the report of Europian Commission it is said that:

There is a lack of accurate data on minorities in Albania. This situation is expected to be addressed by the conduct of a population census in 2011, respecting international standards including the principle of free self-identification. This census will include optional questions on the ethnic origin, religious affiliation and mother tongue of respondents.

Pse nuk i jepet shtetesia shqiptare fortlumturise se tij Anastasios?

Lufta midis civilizimeve ne Shqiperi e gjen shprehjen ne luften frontale te qarqeve ateiste dhe antikrishtere qe perfaqesohen deri ne kupolen e shtetit per 20 vjet rresht dhe kontrollojne totalisht mediat.
S ipas raportimeve te ShIK-ut dhe shtypit, fondametaliste musilmane kane marre shtetesi shqiptare, kurse kryepeshkopi dekorohet nga Presidenti por ende nuk i ploteson kushtet per shtetesi megjthe qendrimin permanent prej 19 vjetesh ne Shqiperi !!!!


Sunday, January 06, 2013

Θαλάσσια σύνορα με την Αλβανία: Η Ελλάδα θα προχωρήσει σε μονομερή ανακήρυξη ΑΟΖ στον ΟΗΕ


Η ακύρωση της συμφωνίας για τα θαλάσσια σύνορα με την Ελλάδα από το Συνταγματικό Δικαστήριο της Αλβανίας φαίνεται πως θα έχει επιπτώσεις για την χώρα, γράφει η εφημερίδα «Shekulli» υποστηρίζοντας πως η Ελλάδα θα προχωρήσει σε μονομερή ανακήρυξη ΑΟΖ στον ΟΗΕ.



ΓΙΑΤΙ ΑΠΟΡΡΙΠΤΕΤΑΙ Η ΜΟΝΟΜΕΡΗΣ ΑΝΑΚΗΡΥΞΗ ΤΗΣ ΑΟΖ Συντεταγμένες για υφαλοκρηπίδα ετοιμάζεται να καταθέσει η κυβέρνηση

Το ενδεχόμενο να καταθέσει συντεταγμένες στα Ηνωμένα Έθνη για τα εξωτερικά όρια της ελληνικής υφαλοκρηπίδας και της ΑΟΖ, εξετάζει η κυβέρνηση.
Σύμφωνα με το «Βήμα της Κυριακής», ο πρωθυπουργός Αντώνης Σαμαράς στηρίζει μια τέτοια κίνηση, κάτι που
φάνηκε και από την αναφορά στην Αποκλειστική Οικονομική Ζώνη (ΑΟΖ) στο πρωτοχρονιάτικο μήνυμά του. Εάν τελικά αυτό συμβεί, σύμφωνα με τη δημοσίευμα, η ελληνική πλευρά θα καταθέσει τις συντεταγμένες ενδεχομένως και εντός των πρώτων μηνών του νέου έτους.

Στο τραπέζι έχει πέσει και η ιδέα της μονομερούς ανακήρυξης, η οποία όμως προς το παρόν δεν κερδίζει έδαφος, καθώς θα μπορούσε να προκαλέσει θερμό επεισόδιο με την Τουρκία και αντιδράσεις άλλων χωρών. Στις κινήσεις της Αθήνας, μεγάλο ρόλο παίζουν και οι εξελίξεις στο μέτωπο των ερευνών για υδρογονάνθρακες, που διεξάγονται σε περιοχές του Ιονίου και νότια της Κρήτης, από το σκάφος της νορβηγικής εταιρείας PGS. Το ζήτημα του καθορισμού των συντεταγμένων, ανέλαβε η αρμόδια Υδρογραφική Υπηρεσία του Πολεμικού Ναυτικού.

Όπως αναφέρει το δημοσίευμα, η υπηρεσία έχει ολοκληρώσει το έργο της και αυτή την περίοδο, βρίσκονται σε εξέλιξη συζητήσεις μεταξύ των αρμοδίων διευθύνσεων του υπουργείου Εξωτερικών όσον αφορά τη νομική επεξεργασία της πρωτοβουλίας αυτής και την κατάθεσή της στη Διεύθυνση Ωκεανικών Υποθέσεων και Δικαίου της Θάλασσας των Ηνωμένων Εθνών. Υπάρχουν ωστόσο και αντιρρήσεις για την κατάθεση συντεταγμένων, καθώς υπάρχει ο φόβος για κατάρρευση των διερευνητικών επαφών με την Τουρκία, ενώ αντιδρούν και τρίτες χώρες, που τάσσονται κατά των μονομερών ενεργειών.

Αξίζει να σημειωθεί ότι η Αθήνα και το Κάιρο, διεξάγουν συνομιλίες εδώ και 7 χρόνια, σε επίπεδο εμπειρογνωμόνων με στόχο την οριοθέτηση της ΑΟΖ. Η Αίγυπτος προσπαθεί να κρατήσει ισορροπίες στην περιοχή και πρόσφατα κάλεσε εταιρείες για έρευνες στην ευρύτερη περιοχή. Θολή είναι η εικόνα και με τη Λιβύη, η οποία βρίσκε
ται σε μεταβατική φάση αυτή την περίοδο.

newpost.gr/



Η ακύρωση της συμφωνίας για τα θαλάσσια σύνορα με την Ελλάδα από το Συνταγματικό Δικαστήριο της Αλβανίας φαίνεται πως θα έχει επιπτώσεις για την χώρα, γράφει η εφημερίδα «Shekulli» υποστηρίζοντας πως η Ελλάδα θα προχωρήσει σε μονομερή ανακήρυξη ΑΟΖ στον ΟΗΕ.

Ο υπουργός Εξωτερικών, Έντμοντ Παναρίτι είχε προβλέψει σε "μυστική έκθεση" πως η Ελλάδα μπορεί να μην δεχθεί την επαναδιαπραγμάτευση της συμφωνίας των θαλάσσιων συνόρων και απ’ ότι φαίνεται προς τα εκεί οδεύουν τα πράγματα.
Η κίνηση αυτή της Ελλάδας θα μπορούσε να αναγκάσει την Αλβανία να δεχτεί την συμφωνία που υπεγράφει το 2009 ειδάλλως η μόνη λύση που της απομένει είναι να απευθυνθεί στο Διεθνές Δικαστήριο για το Δίκαιο της Θάλασσας που όμως και εκεί θα είναι σκούρα τα πράγματα για την Αλβανία…
Η εφημερίδα «Shekulli» τονίζει πως η Ελλάδα δεν έχει ανεπίλυτες διαφορές μόνο με την Αλβανία καθώς εκκρεμεί το θέμα των αποκλειστικών οικονομικών ζωνών και με την Τουρκία, αφού εδώ και 7 χρόνια διεξάγονται συνομιλίες σε επίπεδο εμπειρογνωμόνων χωρίς να υπάρχει ουσιαστικό αποτέλεσμα.
Αξίζει να υπενθυμίσουμε πως λίγες μέρες πριν το Ευρωπαϊκό Κοινοβούλιο σε έκθεσή του έστειλε ξεκάθαρο μήνυμα υποστήριξης προς την Ελλάδα για την ανακήρυξη των Αποκλειστικών Οικονομικών Ζωνών (ΑΟΖ).
Μάλιστα διάφοροι αναλυτές υποστηρίζουν πως είναι πλέον ζήτημα χρόνου η ανακήρυξη ΑΟΖ από την Ελλάδα. Η κίνηση, αν και χαρακτηρίζεται ριψοκίνδυνη και με περιπλοκές, κρίνεται από τους αναλυτές επιβεβλημένη, ενώ προεξοφλείται πως ο Αντώνης Σαμαράς δεν θα κάνει πίσω και θα ακολουθήσει τα βήματα του Τάσσου Παπαδόπουλου και της Κύπρου, που τόλμησαν. Η μεγάλη απόφαση φαίνεται πως έχει ήδη ληφθεί και δεν πρόκειται να αλλάξει. Η ανακήρυξη της Αποκλειστικής Οικονομικής Ζώνης (ΑΟΖ) είναι προ των πυλών. 

Τελευταία τροποποίηση στιςΣάββατο, 05 Ιανουαρίου 2013 19:0 (http://aftonomi.gr/politiki)

  • Kufijtë detarë dhe Zona Ekskluzive Ekonomike ujore/ Greqia shpalos strategjinë për 2013-n, do të çojë në Sekretariatin e OKB-së kufijtë detarë dhe ujorë të saj pas shpalljes së njëanshme.
Publikuar më 06.01.2013 | 9:00 (http://shekulli.com.al/web/p.php?id=12850&kat=100)
Plarent Shehu  
Qeveria greke ka bërë të ditur se Greqia do të shpallë shumë shpejt kufijtë detarë dhe Zonën Ekskluzive Ekonomike ujore e detare. Burime pranë stafit të Kryeministrit grek bëjnë me dije se, Greqia ka hartuar një strategji dhe draft-projektin e përcaktimit të kufijve ujorë me shtetet fqinjë. Dy janë hapat që do të ndjekë qeveria greke e Andonis Samaras: së pari, Greqia do të shpallë në mënyrë të njëanshme kufijtë detarë dhe Zonën Ekskluzive Industriale ujore e detare të saj, së dyti do të paraqesë në Sekretariatin e OKB-së një draft-projekti të përcaktimit të kufijve ujorë të Greqisë me shtetet fqinjë. Lajmi bëhet i ditur nga media greke, të cilat citojnë se nga burime pranë kabinetit të kryeministrit grek Samaras, deklarojnë se tashmë është thjesht çështje kohe që Greqia të shpallë kufijtë e saj detarë dhe ujorë. Mediat greke njoftojnë se, veprimi i qeverisë greke, edhe pse karakterizohet si i rrezikshëm e i komplikuar, gjykohet nga këshilltarë të Kryeministrit grek si i domosdoshëm, duke parashikuar se Antonis Samaras nuk do të tërhiqet dhe do të ndjekë të njëjtën rrugë që ndoqi edhe homologu i tij në Qipro Tasos Papadhopulos, i cili sipas medias greke, guxoi me shpalljen e njëanshme të kufijve. Vendimi i marrë nga kabineti i Andonis Samaras në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Jashtme greke dhe Dhimitris Abramopullos nuk do të ndryshohet dhe Greqia nuk do të zmbrapset më, njoftojnë mediat greke. Deklarata e shpalljes së njëanshme të kufijve detarë të vendit fqinj me vendet e tjera si dhe përcaktimi i Zonës Ekskluzive Ekonomike Ujore është për kabinetin e Samaras e pashmangshme.
Strategjia në tavolinë
Në zyrën e kryeministrit grek tashmë kanë bërë hapa konkretë dhe kanë marrë masat në planifikimin e strategjisë për të nesërmen, pas shpalljes së njëanshme të kufijve detarë dhe ujorë. Kryeministri Antonis Samaras ka bindur - me argumente të forta - se ka dhe ekzistojnë pasuri nënujore minerare të cilat mund të shfrytëzohen nga Greqia si brenda territorit grek, por kryesisht në kufijtë e ‘shelfit kontinental’ me shtetet që e rrethojnë Greqinë, referon media greke. Sipas saj, burime brenda kabinetit qeveritar Samaras, bëjnë me dije se Kryeministri beson se përveç të tjerave, shpallja e njëanshme do të japë një frymëmarrje qeverisë së tij e cila është nën presionin e çështjeve financiare dhe sociale të Greqisë. Ai beson thellë se ka ardhur koha dhe për këtë arsye, vetëm shpallja e njëanshme e kufijve detarë dhe deklarata ‘de facto’ e shpalljes së kufijve në këtë fushë do të tërheqë investitorët, të cilët nuk do të vijnë nëse problemet e pronësisë do të jenë çështje të papërcaktuara akoma, deklarojnë burime brenda zyrës së Samaras.
Fazat e shpalljes
Sipas informacioneve të para nga zyra e Kryeministrit grek në fazën e parë, qeveria greke është e gatshme për të vijuar me shpalljen e njëanshme të pjesshme të kufijve detarë dhe ujorë. Sipas medias greke, për më tepër kjo është një lëvizje krejtësisht e ndryshme, shpallja e njëanshme nga përcaktimi i tyre. Demarkacioni do të marrë një kohë të gjatë që natyrisht nuk do të jetë një proces pa dhimbje, sipas burimeve nga të brendshme të qeverisë Samaras. Kryeministri dëshiron të ndjekë shembullin e Qipros dhe përgatitet për të deklaruar kufijtë e rinj detar, referon media greke. duke vepruar si Kryeministri qipriot Tasos Papadhopulos i cili vetshpalli kufijtë detarë dhe ujorë, dhe më pas arriti të vendosë aleancat e marrëveshjet e duhura. Qeveria greke dëshiron mbështetjen e liderëve evropiane me qëllim që ata të investojnë në Greqi. Sipas burimeve të brendshme të selisë së Kryeministrisë greke, citojnë mediat, bëhet e ditur se shpallja e njëanshme e kufijve detarë dhe Zonës Ekskluzive Ekonomike Ujore greke do të fillojë së pari nga Deti Jon dhe pastaj do të vijojë me zonën detare të jugut të Kretës, ndërsa përcaktimi i përhershëm i kufirit dhe demarkacioni do të shtyhet deri kur ta lejojnë kushtet e një dialogu konstruktiv dhe marrëveshjeve me shtetet fqinjë, përfshirë edhe Shqipërinë.
Shtetet fqinje të Greqisë
Shtetet fqinje që Greqia ka më shumë probleme me ta janë katër. Shteti i parë dhe ‘dhimbja me e madhe e kokës’ për qeverinë Samaras është Turqia. Kjo bëhet e ditur dhe nga kabineti i qeverisë greke duke shtuar se një shpallje e njëanshme nuk do të jetë e lehtë dhe jo pa probleme dhe konfrontime. Por, për qeverinë greke Turqia është nga njëra anë edhe më e lehta në negociata pasi nuk është pjesë e konventave të OKB-së, (ashtu si dhe SHBA-të,) për ‘shelfin kontinental’. Një marrëveshje paraprake me Turqinë pritet të arrihet dhe pas vizitës së Ministrit të Jashtëm turk Ahmet Dautoglu. E dyta në listë për grekët është Shqipëria, duke parë dhe përplasjet diplomatike të kohëve të fundit dhe deklaratat e të dy palëve, nuk ka vend tani për tani për negociata dypalëshe. Kështu që për qeverinë greke shpallja e njëanshme e kufijve detarë do të ishte, sipas medias greke, në dobi të dy qeverive, duke parë se kanë pasur presion të vazhdueshëm në parlamentet dhe opinionin publik përkatës sa i përket marrëveshjes së anuluar në vitin 2009-ën, gjithmonë, nëse shpallja e kufijve do të ishte brenda suazës së kufijve normalë dhe nuk do të deklarohej shpallje e kufijve që cenonte në njëfarë mënyre këdo nga fqinjët e Greqisë. Nga qeveria Samaras i ngarkuar me detyrë për të negociuar për marrëveshjen përcaktimit të ujërave është ngarkuar Ministri i Punëve të Jashtme, Dhimitris Avramopullos, i cili do të negociojë shumë shpejt me Egjiptin, Libinë, Turqinë, Izraelin, Shqipërinë dhe Sirinë.
Kozia: “Greqia të njohë Kosovën, që të marrë kufijtë detarë me Shqipërinë”  
Shkrimtari grek dhe profesori i Universitetit të Pireut Nikos Kozias, ka deklaruar dje se Greqia duhet të tërhiqet nga konfliktet që ka krijuar kohët e fundit me gjithë fqinjët dhe të njohë menjëherë Kosovën. Deklarata është bërë gjatë një interviste për televizionin shtetëror grek ‘NET’ dhe emisionin ‘I Apopsi”. Sipas profesor Kozias, “Greqia ka shumë probleme sa i përket çështjeve dhe marrëdhënieve me fqinjët e saj historikë kohët e fundit. Patjetër që ka të drejtë në shumicën e këtyre çështjeve, por kur bëhen 10 shtete të cilat kanë të njëjtin problem me ne, atëherë duhet parë edhe tek vetja jonë faji. Të shikojmë se cilat nga këto probleme mund të negociojmë dhe të zgjidhim ato që janë më të rëndësishmet për Greqinë. Sa i përket marrëdhënieve me Shqipërinë, ka një zgjidhje me ta. Qeveria greke nuk do të njohë Kosovën pasi nuk do të prishë miqësinë me Serbinë dhe për shkak të Qipros. Por, ja ku po jua them se Greqia duhet të njohë pavarësinë e Kosovës, kjo do të sheshonte gjithçka në marrëdhëniet me Shqipërinë. Të ndërrojmë njohjen e pavarësisë së Kosovës në kompromis me Shqipërinë, duke arritur të marrim marrëveshjen e kufijve ujorë dhe zgjerimin e të drejtave të plota të minoritetit grek në Shqipëri. Ky është kompromis, i cili është i arritshëm. Sa i përket Serbisë, ajo është shteti i parë që ka njohur Maqedoninë, FYROM, përse Greqia duhet t’i bëjë hije dhe të mos njohë Kosovën? Do ta shikoni shumë shpejt, vet Serbia do ta njohë Kosovën. Çfarë do t’i mbetet Greqisë, nëse nuk bën asnjë kompromis dhe nuk tërhiqet në disa çështje? Jua them unë, asgjë nuk ka për të përfituar dhe do të katandisemi shumë keq në marrëdhëniet me fqinjët”, përfundoi profesori i Universitetit të Pireut dhe shkrimtari grek Nikos Kozias gjatë një interviste për televizionin shtetëror grek ‘NET’.   
Kufiri detar me Greqinë ekziston dhe njihet nga OKB
Njoftimi që u dha këto ditë për nismën e qeverisë greke për shpalljen në mënyrë të njëanshme të kufijve të saj detarë dhe për depozitimin e aktit përkatës me koordinatat ndarëse, ka të bëjë me kufijtë që ndajnë ujërat territoriale, ‘shelfin kontinental’ dhe Zonën Ekonomike Ekskluzive dhe eventualisht zonat speciale. Duket se bëhet fjalë për ato kufij që nuk kanë problem për t’u përcaktuar, për hapësirat detare që nuk kanë përballë apo në krah të tyre territore detare që iu përkasin shteteve të tjerë. Sepse në rastin e këtyre të fundit, në zbatim të ‘Konventës për të Drejtën e Detit’, të ‘Montego Bay’, të vitit 1982, si dhe të akteve të tjerë të së ‘Drejtës së Detit’, lypsen të përcaktohen me marrëveshje midis shteteve të interesuar. Kjo situatë ka të bëjnë me kufijtë e saj me Shqipërinë, Libinë, Egjiptin, Turqinë etj, të cilat nuk mund të përcaktohen dot në mënyrë të njëanshme as nga Greqia dhe as nga shtetet përballë saj të përmendur më lartë. Ato caktohen vetëm me marrëveshje midis tyre, siç ka bërë Greqia p.sh. me Italinë apo Shqipëria me Italinë. Vendosja dhe shpallja e kufijve detarë në rastet e këtyre shteteve, përfshirë këtu edhe Greqinë pa marrëveshje, do të përbënte shkelje të normave dhe parimeve bazë të së ‘Drejtës së Detit’ dhe të ‘Drejtës ndërkombëtare’. Pra, është e drejta e saj që, me anë marrëveshjesh, të përfunduara në kushtet e përcaktuara nga legjislacioni i brendshëm i saj dhe i shteteve përkatës, si dhe nga ‘Konventa e Vjenës’ e vitit 1969 “Për të Drejtën e Traktateve”, duke respektuar parimet e rëndësishme të së drejtës ndërkombëtare si barazinë sovrane, paprekshmërinë territoriale, mospërdorimin e mashtrimit, presionit, kërcënimit etj, pa prekur natyrisht interesat e shteteve të tjerë, të këtë të qartë kufijtë e vet detarë. Sa i përket kufijve me Shqipërinë, deri më sot, në kushtet e mungesës së një marrëveshjeje bilaterale, ato janë të përcaktuara nga vendimi i ‘Konferencës së Londrës’ i vitit 1913 dhe protokollet e Firences të viteve 1913 dhe 1925 si dhe nga aktet e brendshme të të dy shteteve. Kufiri detar shqiptaro – grek, në një pjesë të tij, ka qenë dhe është i përcaktuar nga pala greke. Me Ligjin 230/1936, në vitin 1936 e kishte vendosur gjerësinë e ujërave të veta territoriale në 6 milje detare. Kurse sipas Protokollit të Firences së vitit 1925, në hapësirën detare që shtrihet nga piramida 79/III, kufiri detar ndjek perpendikularen që fillon prej saj dhe vazhdon në zonën e kanalit të Korfuzit në vijën e mesit midis dy brigjeve. Sikurse Shqipëria ka pranuar në heshtje gjerësinë e ujërave territoriale greke në masën e 6 miljeve, ashtu edhe Greqia, në të njëjtën mënyrë ka pranuar gjerësinë prej 12 miljesh detare të shpallur nga shteti shqiptar dhe përcaktimin e vijës së kufirit detar në zonën e Kanalit të Korfuzit tek mesi i tij. Asnjëherë nuk rezulton që të ketë pasur kontestim prej qeverisë greke, përkundrazi është njohur dhe respektuar kjo gjerësi, madje edhe në dokumente zyrtare. Është kjo arsyeja pse them që kufiri shqiptaro-grek në detin Jon është ai që ka qenë, që është njohur dhe është respektuar nga të dyja palët. Prandaj, besoj se Greqia nuk mund të shpallë në mënyrë të njëanshme kufij detarë në zonat me Shqipërinë dhe as të kërkojë të shfrytëzojë pasuritë e ‘shelfit kontinental’ në hapësira të tilla. Nëse do të veprohet në këtë mënyrë, atëherë autoritetet kompetente shqiptare duhet të angazhojnë specialistët përkatës që t'i studiojnë me vëmendje për të parë në se ato cenojnë apo jo kufijtë e Republikës së Shqipërisë. 

No comments: