Wednesday, February 13, 2013

Nje i "krishter" ne oborrin e mbretit Artur qe kultivon skandalin e sajuar te Kosines

" Pame kohet e fundit nje sinkronizim te cuditshem sulmesh kunder kishes ordhokse, me pretekstin e artit, arriten aty sa te satirizojne jo vetem kleriket por edhe shenjtoret e kishes sone (behet fjale per filmin e "eshtrave" dhe dramen shen Maria e Beratit") . Ne kete pikepamje, Hoxha e kishte respetuar Shen Kozmain. Por te rinjte, gjasme patriote, perpiqen te satirizojne dhe shenjtoret tane. Dhe cuditerisht, ata zbuluan se vetem kisha orthodhokse eshte e rrezikeshme. Persona qe sipas tradites familjare bejne pjese ne komunitete te tjera fetare, perpiqen gjoja te mbrojne Kishen Orthodhokse dhe sulmojne kishen orthodhokse me gjithfare menyrash. Nuk besojme se bejne pjese ne ndonje komunitet fetar, jane thjesht ateiste. Megjithate kane bere nje gabim.  Nuk jemi ne epoken e komunizmit kur te krishteret i trembeshin burgimeve dhe internimeve. Jemi te lire ne demokraci, kemi forcen e votes dhe mos harroni se pas disa muajsh do te vije casti per te votuar, kemi miliona miq ne bote qe kane influence dhe u degjohet zeri. (nga fjala e forlumturise se tij Anastasios ne Katedralen e Tiranes)


 "Ja disa fakte: Greqia është shtet aleat i Shqipërisë në NATO. Në Greqi edhe në këtë kohë të krizës së madhe ekonomike rreth gjysmë milioni shqiptarë fitojnë bukën për familjet e tyre-shekulli 14-02-2013-Alfred Palokaj.


Nje apologjet dhe kultivuesi i talentuar i fobise greke (ndryshe nga sa ndodh psh me nje katolik si Alfred Palokaj), nga te paktet me origjine familjare te krishtere qe sulmon Kryepeshkopin (me sa duket eshte kerkuar shume per nje person te tille),    shkruan ne Shqip:


"Një çështje e gangrenizuar në relacionet shqiptaro-greke, është ajo që lidhet me drejtimin dhe administrimin e Kishës Autoqefale Shqiptare. Koha do e dëshmojë se investimi i kupolës drejtuese klerikale të ortodoksisë shqiptare, një monopol i padiskutueshëm i grekësisë në Shqipëri, ka në thelbin e vet aspekte të padrejtësisë ndaj ortodoksëve shqiptarë që heshtin apo që pranojnë deri edhe arbitraritetin e gjuhës së munguar shqipe në liturgjitë e zhvilluara në zona si Bregdeti i Himarës, në Zagori, në Lunxhëri, në Odrie, në Korçë, në Kolonjë etj., etj. Avokatia që Athina zyrtare bën shpesh për çështje të grekësisë në Shqipëri, padrejtësisht inkludon edhe përfaqësimin e paautorizuar të ortodoksëve shqiptarë, duke kontribuar kështu me dashje apo pa dashje në tendencën për një dasi të brendshme mes shqiptarëve që i përkasin kësaj grigje. Kulmi i këtij trazimi arriti me skandalin famëkeq të eshtrave në Kosinë."
(vazhdimi ne:  http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/02/13/trazimet-e-sotme-mes-shqiptaresise-dhe-grekesise/)

No comments: