Friday, February 08, 2013

Nuk do të lejojmë asnjë që të na japë mësim për Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë - nga Kryepiskopi Anastas, Katedralja "Ngjallja e Krishtit", Tiranë, 27.1.2013

Ne vitet e persekutimit te madh egzistonte nje metode e vecante per ta bere fene qesharake dhe per ti mbajtur njerezit larg nga kisha, dhe kjo konsistonte ne perpjekjen per ti paraqitur prifterinjte  sikur ishin njeres pa moral, nuk ishin "patriote te mire" sic ishin ata vete qe shkateruan Shqiperine dhe e cuan ate qe te jete ne fund te shume kombeve ne Europe. Kishim shprese se me ardhjen e demokracise keto metoda te vjetera do te liheshin ne harrese. Por sic e dime nuk u be ndonje revolucion per te ardhur ne Demokraci dhe shume nga protagonistet e vjeter vazhdojne edhe sot te kene fuqi,  gazeta, televizione dhe media te tjera. 

Pame kohet e fundit nje sinkronizim te cuditshem sulmesh kunder kishes ordhokse, me pretekstin e artit, arriten aty sa te satirizojne jo vetem kleriket por edhe shenjtoret e kishes sone. Ne kete pikepamje, Hoxha e kishte respetuar Shen Kozmain. Por te rinjte, gjasme patriote, perpiqen te satirizojne dhe shenjtoret tane. Dhe cuditerisht, ata zbuluan se vetem kisha orthodhokse eshte e rrezikeshme. Persona qe sipas tradites familjare bejne pjese ne komunitete te tjera fetare, perpiqen gjoja te mbrojne Kishen Orthodhokse dhe sulmojne kishen orthodhokse me gjithfare menyrash. Nuk besojme se bejne pjese ne ndonje komunitet fetar, jane thjesht ateiste. Megjithate kane bere nje gabim.  Nuk jemi ne epoken e komunizmit kur te krishteret i trembeshin burgimeve dhe internimeve. Jemi te lire ne demokraci, kemi forcen e votes dhe mos harroni se pas disa muajsh do te vije casti per te votuar, kemi miliona miq ne bote qe kane influence dhe u degjohet zeri. 

Dicka qe te gjithe thone se eshte nje dhurate per Shqiperine, duan ta shkaterojne dhe shperbejne. E kam fjalen per harmonine nderfetare. Por cfare harmonie mund te kemi kur njerez qe u takojne komuniteteve te tjera fetare sulmojne kishen orthodhokse. Une nuk di asnje rast qe nje orthodhoks te kete shkruar apo sulmuar komunitetet e tjera fetare. Eshte bere nje liste aq e gjate me emrat e atyre qe sulmojne kishen orthodokse sa eshte e veshtire per ti permendur te gjithe. Para disa kohesh, nje regjizor realizoi nje film me gjera te genjeshterta, madje e coi dhe jashte per te "nderuar" vendin tone. E pate se kishte nje reagim te qarte nga orthodhokset, edhe nga Korca edhe nga Berati. 
Ekziston dhe nje plan tjeter qe ata duan ta vene ne jete, te paraqesin si klerik orthodhoks shqiptar  nje person qe nuk eshte as klerik  dhe as i njeri i denje. Asnje kishe ne bote nuk e njeh ate si klerik. Ata qe u takojne komuniteteve te tjera fetare na i paraqisin si orthodhoksin ideal. Dhe disa njerez qe nuk kane idene nga Kanonet, na japin mesime te se drejtes Kanonike. Kjo nuk na ofendon ne, ata duan te ofendojne shkallen e intelektit te  shqiptareve. Perfundimisht ata  veten e tyre bejne qesharake. Sepse duket se sa medjengushte jane keta persona. Nuk do te lexojme ate qe kane shkruar vellezerit tane nga Korca dhe Berati per kete ceshtje. Do te ishte mire qe ti lexoni ne gazeten Ngjallja qe qarkullon keto dite. Gjithashtu aty mund te lexoni dhe komunikaten e klerikeve te Krye-episkopise. Jane 42 persona, episkope, prifterinj, murge etj dhe u thone atyre qe duan te na japin mesime, se nuk jane me pak patriote se ata qe na sulmojne. Eshte nje tekst qe duhet te lexohet me vemendje dhe te lajmerohen dhe njerezit vullnet mire. 

Ne nuk kemi mediat qe zoterojne ata (qe na sulmojne), nuk kemi ne dispozicion stacionet televizive dhe gazeta. Ata shkruajne, ju pergjigjemi por nuk na i botojne ose i cenzurojne pergjigjet tona, ashtu sic dhe ishin mesuar, me te shumtet e tyre ishin lidera te rinse komuniste. Nersa ne, te vetmen gje qe qe disponojme eshte e verteta. Por le ta marrin vesh mire keta persona, qe ne nuk kemi frike.Mos te perpiqen te krijojne fobira me menyra te ndryshme. As nuk do ti leme shenjtoret tane ti shkelin me kembe, sepse me kete menyre ata shkelin mbi te ardhmen e Shqiperise. Vertet, ata nuk besojne tek Zoti, por ne qe besojne e dime se me zotin nuk mund te tallet njeri, as ta vere ate ne loje. 


No comments: