Saturday, February 09, 2013

Η βουλευτίνα Άννα Ασημακοπούλου της ΝΔ ρωτάει για την σύνταξη ανασφάλιστων ομογενών από την Αλβανία σαν να μι ξέρει ότι έχει ψηφήσει το νομό για κοπή συντάξεων- για σχεδόν όλους τους ομογενούς Αλβανίας (περίπου 20.000 άτομα =99.99% του συνόλου ) -Η κρίση χτυπά ανελέητα τους Βόριο- Ηπειρώτες

Ερώτηση της Άννας Ασημακοπούλου σχετικά με τις συντάξεις ΟΓΑ ομογενών από την Αλβανία

Προς τον Υπουργό: Εργασίας, Κοινωνικής Ασφάλισης και Πρόνοιας κ. Γιάννη Βρούτση
Θέμα: Συντάξεις ΟΓΑ ομογενών από την Αλβανία.
Σύμφωνα με την κείμενη νομοθεσία οι ανασφάλιστοι ομογενείς από την Αλβανία που πληρούν τις προϋποθέσεις, λαμβάνουν την κατώτερη σύνταξη του ΟΓΑ. Σήμερα, στο πλαίσιο της εξυγίανσης του μητρώου συνταξιούχων πραγματοποιούνται έλεγχοι ώστε οι συντάξεις να αποδίδονται στους νόμιμους δικαιούχους και να αποφευχθούν φαινόμενα του παρελθόντος που συνέβαλαν στην επιδείνωση των οικονομικών των ασφαλιστικών ταμείων.
Ωστόσο, στην Περιφερειακή Ενότητα Ιωαννίνων, υπάρχουν καταγγελίες πολιτών, ότι τα κριτήρια ελέγχου δεν είναι ξεκάθαρα ενώ δεν είναι γνωστό στον ελεγχόμενο πόσος χρόνος απαιτείται για να ολοκληρωθεί η διαδικασία.
Κατόπιν των ανωτέρω ερωτάται ο κ. Υπουργός
1) Ποια είναι η διαδικασία που ακολουθείται για το ποιος συνταξιούχος θα ελεγχθεί;
2) Με ποια κριτήρια γίνονται οι έλεγχοι;
3) Ποια είναι τα χρονικά όρια ολοκλήρωσης των ελέγχων;
4) Έχουν διαπιστωθεί περιπτώσεις παράνομα χορηγηθείσων συντάξεων ΟΓΑ στην Περιφερειακή Ενότητα  Ιωαννίνων και αν ναι, πόσες;
14 Ιαν 2013  



Gazeta Shekulli i propozon Greqise qe greket e shqiperise te kthejne pensionet e jenarit dhe shkurtit:
“Minoriteti grek në Shqipëri t’i rikthejë Greqisë pensionet e janarit e të shkurtit”
Publikuar më 09.02.2013 | 10:42
Qeveria greke ka vendosur që t’i bëjë më të rrepta kushtet për përfitimin e pensionit që jepet nga Enti i Sigurimeve Agrare (OGA)  që, pas reduktimit të këtij viti, ka vlerën e 330 eurove në muaj. Në të njëjtën kohë, pensionistëve minoritarë nga Shqipëria, iu janë dorëzuar kërkesat e para nga Enti i Sigurimeve Agrare (OGA), sipas të cilave përjashtohen nga marrja e pensioneve sepse marrin pension edhe në Shqipëri, për këtë qëllim, ata duhet t’i rikthejnë shtetit grek edhe pensionet e janarit e shkurtit. Kjo gjë ka sjellë shqetësim e revoltë tek pensionistët minoritarë, të cilëve u pritet burimi kryesor i të ardhurave dhe jo vetëm kaq, por edhe burimi kryesor i trajtimit shëndetësor në Greqi. Gjithashtu, ky ligj ka sjellë edhe përplasje brenda qeverisë, me deputetë të Demokracisë së Re dhe të PASOK-ut (si rasti i Pirro Dhimës) që të shprehen me shqetësim për këtë ndryshim drastik të ligjit, i cili nuk kishte qenë në asnjë program të mëparshëm të votuar. Që këtej e në vijim, kushti kryesor do të jetë që të interesuarit të kenë 20 vjet qëndrim të përhershëm në Greqi, para se të aplikojnë për përfitimin e pensionit. Qeveria greke nuk ka sqaruar nëse masa në fjalë do të përfshijë vetëm aplikuesit e ardhshëm, apo edhe ata që faktikisht e përfitojnë këtë pension e që, nëse do të zbatohej kriteri i ri, do të duhej t’iu hiqej pensioni.
 Pasi është njohur me projektligjin që përmban edhe këtë masë të rreptë për minoritarët, ka reaguar deputeti i Demokracisë së Re dhe ish-zëdhënësi i kësaj partie, Janis Mihelakis. Në një kërkesë për interpelancë me Ministrin e Financave dhe atë të Punës, në janar të këtij viti, Mihelakis thekson se kushti që “përfituesit e këtij pensioni duhet të kenë jetuar në Greqi 20 vitet e fundit”, do të bëjë që rreth 18.000 vetë të humbasin të vetmen mbështetje financiare që marrin nga shteti grek; kjo, sipas Mihelakit, do të ishte ‘një goditje e papërballueshme’ për ta.
 Në argumentimin që shoqëron kërkesën për interpelancë, deputeti i Demokracisë së Re thekson: “Rreth 18.000 homogjenët nga Epiri i Veriut, që marrin sot pensionin në fjalë, shprehin protestën e tyre të drejtë ndaj qeverisë greke, pasi, pas rishqyrtimit të kushteve, rrezikojnë të humbasin të drejtën për pension. Më konkretisht, në kuadër të rishikimit të skemave të pensioneve, vihet si kusht për përfitimin e pensionit të pleqërisë, qëndrimi i përhershëm në Greqi gjatë 20 viteve të fundit. Mirëpo, po të marrim parasysh se shumica e kërkesave janë paraqitur në vitin 1998, atëherë kur u sanksionua kjo e drejtë, do të duhej që të interesuarit të ishin vendosur në Greqi që nga viti 1978, ndërsa të gjithë e dimë se vala masive e hyrjes në Greqi të voriepirotëve filloi që nga 1990-a e më pas. Më tej, sipas kushteve të reja që vendosen për përfitimin e pensionit nga OGA, parashikohet përjashtimi i të gjithë atyre që përfitojnë pension nga çdo institucion sigurimesh në Greqi apo jashtë saj. Problemi për minoritarët shqiptarë, konsiston në atë se shumë prej tyre marrin pension edhe nga shteti shqiptar, por ky është një pension që në shumicën e rasteve nuk i kalon të 100 eurot në muaj. Është e qartë se humbja e pensionit të OGA do të përbëjë një goditje të papërballueshme për minoritarët tanë në Epirin e Veriut, në mesin e krizës më të rëndë ekonomike që ka njohur Greqia e pasluftë”.
 Por deputeti grek i jep dhe dimensione politike e diplomatike çështjes, duke kërkuar që qeveria greke të marrë masa për të ruajtur nivelin e jetesës të minoritarëve. “Në një moment kur kryeministri shqiptar Sali Berisha insiston në deklaratat provokative për ‘Shqipërinë e Madhe’, Greqia është e detyruar të marrë gjithë masat e domosdoshme për të eliminuar përkeqësimin e nivelit të jetesës së minoritarëve tanë dhe si rrjedhojë, për rrezikun e shpërnguljes së tyre”, e mbyll shkresën e vet deputeti i Demokracisë së Re, Mihelakis.
 Ndërkohë, edhe deputeti i PASOK-ut, me origjinë nga Himara, Pirro Dhima, ka reaguar ndaj këtij vendimi të qeverisë greke. Ditët e fundit ai ka kryer një sërë takimesh me zyrtarë të lartë të qeverisë, me ministrin e Punës si edhe me një sërë ministrash të tjerë. Qëndrimi i tij ka qenë që të rishikohet edhe një herë mundësia e mosndërprerjes së pensioneve të minoritarëve nga Shqipëria, pavarësisht se këta të fundit mund të jetojnë aktualisht në Shqipëri. Për këtë çështje ai ka kërkuar edhe interpelancë në komisionin përkatës në parlamentin grek, por duket se të gjitha përpjekjet e tij kanë rënë në vesh të shurdhër dhe nuk do të kenë asnjë rezultat konkret.
 Në një prononcim për gazetën “Shqiptarja. Com”, Pirro Dhima është shprehur pesimist për abrogimin e ligjit për ndërprerjen e pensioneve të minoritarëve; ai është shprehur se shifrat në para që përfitojnë minoritarët nëpërmjet pensioneve të OGA-s, janë të papërfillshme në krahasim me shumat e grabitura e të vjedhura të pensionistëve grekë gjithë këto vite, që përfitonin dy ose tre pensione me dokumente të falsifikuara dhe që në regjistrimin e fundit nuk u paraqitën fare. Pirro Dhima ka deklaruar se do të bëjë ç’është e mundur që të mos iu ndërpriten pensionet minoritarëve, por e sheh me pesimizëm dhe pothuajse të pamundur ndryshimin e ligjit. Ndërkohë, partia neonaziste greke “Agimi i Artë” ka dalë me një deklaratë, në të cilën thuhet se: “Duhet më së fundi të përfundojë rrjedhja e parave greke drejt Shqipërisë së nacionalistit Berisha e politikanëve të tjerë nga i gjithë spektri politik, të cilët janë ushqyer nga Greqia për 25 vjet dhe kanë edhe pretendime territoriale. Më në fund, shqiptarët duhet të kuptojnë se nuk duhet të jetojnë si shushunja në kurriz të Greqisë! Ne do t’ua japim shqiptarëve së shpejti, përgjigjen përfundimtare dhe për këtë do të ndihmojmë vëllezërit tanë vorioepirotë në Shqipëri, ashtu siç do të ndihmohemi edhe prej tyre”.
 Kushtet e përfitimit të pensionit të OGA-s sipas ligjit të ri
 1. Të interesuarit të kenë 20 vjet qëndrim të përhershëm në Greqi, para se të aplikojnë për përfitimin e pensionit.
 2. Sipas kushteve të reja që vendosen për përfitimin e pensionit nga OGA, parashikohet përjashtimi i gjithë atyre që përfitojnë pension nga çdo institucion sigurimesh në Greqi apo jashtë saj.
/Shekulli Online/ E.L/
 

No comments: