Më datë 21 Shtator, kryesia e
degës së Himarës së shoqatës “Bregdeti” nën kryesinë e z. Miço ZHUPA, thirri një mbledhje me përfaqësues të
shoqatës “Bregdeti dhe shoqatave të tjera të Himarës , ku u analizua gjendja e pronave pas formimit të qeverisë se re. 23 vetë morren pjese ne këtë mbledhje ku u diskutua situata e krijuar dhe u sugjeruan hapa konkrete që duhen bërë për zgjidhjen e problemit te pronave, që mbetet nje nga detyrat themelore të shoqatës.
Mbledhja doli në përfundimin se në nivelin politik qëndror, zhvillimi më i rëndësishëm ngelen zgjedhjet e qershorit dhe formimi i maxhorancës së re me në krye Partinë Socialiste.
Në programin e saj jepet si një nga zotimet “ zbatimi i një programi të veçantë për rregjistrimin e pronave në Bregdetin e Jugut” si dhe krijimi i Agjensisë së Bregdetit. Ndonëse nuk dihen qartë funksionet që do të kryejë kjo agjensi, e cila perflitet se do të drejtohet nga Auron Tare, ajo duhet te koordinojë tërë veprimet mbi zhvillimin e Bregdetit, perfshirë çështjet e pronës, ndërtimeve ilegaleetj. Po ashtu ngelet ne fuqi prona si nje nga 12 prioritet I vendosur nga Komuniteti European. Incidenti në Shtëpinë Qëndrore të Ushtrisë solli sërisht në vëmendje të donatorëve problemin e mprehtë të pronës.
Nisur nga kjo analize, mbledhja propozoi të
ndërmerren këto veprime që kanë të bëjnë me sensibilizmin e opinionit dhe
sjelljen
në tavolinën e bisedimeve qëndrimin e këtyre organizatave lidhur me pronën
duke përfshirë në këto
bisedime
edhe problemin e kthimit të kullotave dhe livadheve në bregdet si dhe kthimin e pronave të kishës me përparësi:
• Takim me qeverisjen vendore
(Bashkinë e Himarës dhe kryesitë e fshatrave),
• Takim me parlamentarët e zonës zotërinjtë Dule, Kokëdhima, Gjiknuri,
• Takim me Kryeministrin,
• Takim me Agjensinë e propozuar të Bregdetit,
• Krijimin e një dialogu me donatorët sikurse BE, SHBA, OSBE, Republikën
Helene, Gjermaninë, Mbretërinë e Bashkuar, Hollandën etj.
Për të rritur efiçensën e këtyre lobimeve prane qeverisjes vendore, qëndrore dhe donatorët , mbledhja
propozoi koordinimn e qëndrimeve të tërë organizatave jo-qeveritare
të Himarës, kudo që ndodhen –në Himarë dhe fshatrat esaj, Tiranë, Athinë,
Washington DC etj. Kjo do të unifikonte qëndrimet dhe shtonte forcën goditëse për zbatimin e
qëndrimeve që do të çojë “pronën tek i
zoti”.
Gjatë mbledhjes u kërkua nga shumë
diskutues në takim, një rol më aktiv të
kryesisë së Tiranës si dhe një koordinim
më të mirë të punës së kryesisë me bazën në Himarë dhe Lukovë. Për këtë u sugjerua që një grup përfaqësues
nga mbledhja e Himarës të marrë takim më kryesinë e Tiranës dhe ti informojë
për këto sugjerime si dhe zhvillimet e
mbledhjes .
Himarë, më Shtator 22, 2013
No comments:
Post a Comment