Himara Blog: What's coming up
Areas & Sights, News, Articles, Discussion, Photos, Events etc.
We want our blogger to be a place where people discuss and debate ideas that foster stronger communities. We built this for you. Please take care of it. Tolerate broad thinking, but take action against obscene or hateful material. Make it a credible and safe place worth preserving and sharing.
Contact: "akroqeravnos@yahoo.gr"
Wednesday, October 09, 2013
Takimi Shoqatave Himariote me KryeBashkiakun Goro.
post by K. Jorgji
Takimi Shoqatave Himariote me KryeBashkiakun Goro. Dy shoqatat “Bregdeti’ dhe “Komuniteti Himariot” patën një takim me kryebashkiakun e Himares Jorgo Goro, ditën e shtune, datë 5 Tetor me kërkese të z. Miço Zhupa, kryetar i Shoqates “Bregdeti’ per zonën e Himarës. Në takim, përveç z. Miço ZHUPA, morën pjesë edhe z. Josif BOLLANO, z. Qirkajo MALO, z. Petro GJONI, z. Kristaq JORGJI dhe z. Aristotel BUFI.
Ky ishte takimi i parë zyrtar i bërë midis këtyre shoqatave dhe kryebashkiakut. Në të u trajtua kryesisht çeëhtja e mprehtë e pazgjidhur e pronave si dhe marrëdhenjet e shoqatave me Bashkinë. Pas diskutimeve të bëra, ku secila palë argumentoi qëndrimet e tyre, u ra dakord qe shoqatat të takojnë me Bashkinë periodikisht për të këmbyer mendimet mbi gjendjen në zonë. Shoqatat ngritën çështjen e zbatimit të ligjit 7501 në zonën tonë; mbrojtën parimin e “kthimit të pronës tek i zoti”, veçanërisht të kishës dhe kullotave; shtruan problemin e ndarjes administrative të fshatrave dhe të bashkisë; ngritën problemin e ndërtimeve pa leje që po ndodhin etj.
Gjatë takimit, z. Goro insistoi ne idene për përparësinë e tij në kryerjen e rregjistrimit fillestar (menixhimit) në zonë. Shoqatat, edhe pse duke njohur rëndësinë e rregjistrimit fillestar, vune theksin në përparësinë e njohjes së pronës në bazë të parimit “prona tek i zoti”. Takimi zgjati rreth një orë. Shoqatat informuan kryebashkiakun se në vazhdim do të takojnë anëtarët e parlamentit të zonës si dhe funksionarë të shtetit dhe donatorëve të huaj, siç është aprovuar në rezolutën e datës 22 Shtator 2013 të dalë nga mbledhja e datës 21 Shtator 2013 në Himarë.
LAJMËRIM i Shoqatës “Komuniteti Himariot” Në kuadrin e mbledhjes së zakonshme, lajmërohen anëtarët e shoqatës “Komuniteti Himariot” se kjo organizatë do organizojë mbledhjen e saj vjetore për vitin 2013, ditën e e Mërkurë më datë 9 Tetor 2013. Mbledhja do të mbahet ne restorant “Tirana 2”, në rruga Myslym Shyri, ora 18.30 -19.30. Raporti vjetor do të mbahet nga kryetari i shoqatë Theodhori Bollano. Mbledhja do te vazhdojë me diskutime rreth raportit, shqyrtimi i ndryshimeve ne statut, miratimi i logos (stemës) së shoqatës, dhe zgjedhjet e reja te shoqatës.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment