Monday, October 14, 2013

Premisat dhe sfidat e marrëdhënieve greko-shqiptare

Premisat dhe sfidat e marrëdhënieve greko-shqiptare
Publikuar më 14.10.2013 | 12:51
 0  0
 
Panajot Barka/Publicist 
Me vizitën e sotme të Evangjellos Venizellos, nënkryetar i qeverisë greke dhe njëkohësisht ministër i saj i Jashtëm, mbyllet cikli i vizitave zyrtare të diplomacisë së lartë të tre fqinjëve, partnerë strategjikë të Shqipërisë. Nën këndvështrimin e Realpolitikës së vjetër ballkanase turi i tre kryediplomatëve mund të vlerësohet sipas skemave të vjetra të rivalitetit gjeopolitik. Por, e parë në gjykimin e politikës gjithëpërfshirëse evropiane, ky gjykim zhvlerësohet. Duke marrë në konsideratë faktin historik se është hera e parë që kemi një tur të tillë vizitash, në një kohë kur qeveria e re nuk ishte ulur akoma në karrigen qeverisëse, konkludohet se këto vizita edhe një herë promovojnë në nivel praktik fqinjësor, interesin ndërkombëtar për Shqipërinë në raport me qeverinë e saj të re. Interes që e ka burimin tek gatishmëria e saj për të hapur një faqe të re në historinë e Shqipërisë. Referimi lidhet me synimin evropian të qeverisë Rama e që ka të bëjë: Në aspektin e brendshëm me ndryshimin e mentalitetit qytetar, politik, qeverisës, vendosjen e shtetit ligjor. Në aspektin e jashtëm, me krijimin e një partneriteti dypalësh apo shumëpalësh mbi standardet e akteve ndërkombëtare. Qëllimi është që Shqipëria të bëhet pjesë reale e Evropës, për meritë dhe jo thjesht për koniunkturë ndërkombëtare si në rastin e anëtarësimit në NATO. Nga ana tjetër, profili evropian i deklaruar në Tiranë për marrëdhënie partneriteti dypalësh, i japin mundësi qeverisë që të shfrytëzojë në favor të Shqipërisë, por edhe në favor të marrëdhënieve pozitive e të qëndrueshme bilaterale e multiraterale, çdo lloj rivaliteti të mundshëm midis fqinjëve të saj strategjikë. Pra, të mos përdoret, si rëndom deri sot, në favor të rivalitetit rajonal apo dypalësh midis fqinjëve dhe në dem të interesave të veta. Në këtë kontekst pozitiv u zhvilluan dy vizitat e para. Ahmet Davutoglu tregoi në Tiranë se ndjehej si në shtëpinë e vet, pra një partneritet miqësor që tejkalonte disi edhe nivelin ballkanik të të demonstruarit afinitet diplomatik e politik. Emma Bonino, me stilin e njohur të diplomacisë italiane, pas impresionit të pafshehur për gjatësinë e Kryeministrit tonë dhe performancës së re të rezidencës qeveritare, tregoi se Italia është e interesuar për përparimin e Shqipërisë dhe se do t’i jetë pranë qeverisë së re në ndërmarrjen e saj të vështirë për të bërë shtet evropian. Po Evangjellos Venizellos! Vizita e numrit dy të qeverisë greke zhvillohet në kushtet e objektivave të politikës së Jashtme të qeverisë të shpallur nga Kryeministri Rama që thotë “zero probleme me fqinjët” dhe deklaratave të ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati, se në marrëdhëniet me Greqinë do të lihet pas kapitulli i menaxhimit të krizave dhe do të hapet kapitulli i marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë mbështetur në vullnetin politik të qeverisë dhe normat ndërkombëtare. Në përgjigje të tyre Venizellos vjen me një paketë mbështetëse për qeverinë e Tiranës në synimin e saj për të zvogëluar distancën midis aspiratës dhe realitetit evropian të Shqipërisë. Sot marrëdhëniet Shqipëri-Greqi, kanë në aspektin juridik një dokument, ndoshta jo të partneritetit strategjik, që mundëson fqinjësi të mirë, bashkëpunim për përfitim reciprok dhe përparim të shpejtë e të qëndrueshëm marrëdhëniesh. Bëhet fjalë për Traktatin e Miqësisë dhe Bashkëpunimit midis dy vendeve, i vitit 1996. Sipas praktikës juridike ndërkombëtare, ky akt nulizon për të dyja palët të gjitha aktet e mëparshme që bien ndesh me dispozitat veç e veç dhe frymën në tërësi të tij. Pra, përbën një dysheme të fortë për një start të ri në marrëdhëniet midis dy vendeve në frymën e Evropës së Bashkuar, e cila në emër të së ardhmes kapërceu probleme shumë më të rënda se sa ato që mbahen gjallë në Shqipëri apo Greqi. Kjo do të thotë se vetëm mungesa e vullnetit politik, që vitet e fundit ka ndodhur shpesh, mund të çojë në anashkalimin e këtij Traktati dhe të pengohet qoftë edhe për pak përparimi i marrëdhënieve midis dy vendeve. Një analizë pak më e kujdesshme tregon se, as marrëdhëniet midis popujve, (njerëzore, shoqërore kulturore apo edhe ekonomike), as politika zyrtare në përgjithësi e as marrëdhëniet historike nuk janë bërë penguese në marrëdhëniet e Shqipërisë dhe Greqisë. Në fakt ekziston një kategori tjetër, e identifikuar me qarqet nacionaliste që rimbartin në aktualitetin e ditës vetëm disa anë negative të së kaluarës në marrëdhëniet midis dy vendeve, sidomos ato të fundit të shekullit XIX dhe fillim shekullit të XX. Kjo vlen për të dy vendet. Në periudhën e Shqipërisë komuniste uniteti i brendshëm rreth partisë dhe udhëheqësit, kishte si parim etnocentrizmin shqiptar në ballafaqim me armiqtë e jashtëm. Kjo teori e praktikë u mbart sot nga këto qarqe, të cilat mundohen të mbajnë pozitat e tyre në shoqëri duke e shitur atë si atdhetarizëm, shqiptarizëm, nacionalizëm etj.. Mirëpo ajo që përbën fatkeqësi për marrëdhëniet midis dy vendeve është se zinxhiri “i armiqve” të djeshëm të Shqipërisë komuniste, mbeti sot me një hallkë të vetme që është Greqia, (të gjitha fuqitë e mëdha imperialiste, SHBA-ja, Anglia, Gjermania, Italia, Rusia etj., janë kthyer në miq normalë të Shqipërisë, ndërsa Serbia në konceptin e tyre u mund). Fatkeqësisht, këto qarqe, në raport me Greqinë mundohen të aktualizojnë armiqësitë etnike, të cilat u ushqyen nga interesat e Fuqive të Mëdha dhe sidomos nga Perandoria Otomane gjatë formimit të shtetit shqiptar, armiqësi të cilat i kishte ngritur në sistem regjimi komunist. Fatkeqësisht për popullin shqiptar, këto qarqe, në të cilat bëjnë pjesë dhe intelektualë, media apo dhe politikanë, i fshehin  atij një të vërtetë të madhe: Që historia u ka rezervuar dy popujve një bashkëjetesë paqësore, mirëkuptim dhe integrim të ndërsjellë. Profesor Çabej na thotë se Perandoria Otomane çoi në ekstrem shtrirjen gjeografike të shqiptarëve, sidomos në kontaktet me popullin grek. Por në këto lëvizje centrifugale, sipas Çabejt; vihet re se ajo që ndodhi midis Greqisë dhe Romës në lashtësi, ndodhi me grekët e shqiptarët në periudhat e mësipërme. Kadareja thotë se ia dedikon afinitetit dhe bashkëjetesës me Greqinë madhështinë e artit të tij. Libri i fundit i Mustafa Nanos nuk evidenton ndarjen midis Veriut dhe Jugut të Shqipërisë, siç mund ta akuzojnë, por pa dashje vë në dukje ndikimin e madh të Greqisë në mentalitetin dhe strukturën shoqërore të shqiptarëve të Jugut. Të gjithë bëjnë sikur harrojnë që për shkak të këtyre lidhjeve të ngushta midis shqiptarëve dhe grekëve, duke  filluar nga mesi i shekullit të XIX  e deri në fillimet e shekullit të XX, shqiptarët më të shquar në lëvizjen kombëtare, përfshirë edhe Ismail Qemalin, ishin fillimisht pro krijimit të një shteti konfederativ midis grekëve e shqiptarëve. Në Greqi nuk harrohen mijërat e shqiptarëve që kontribuuan për lirinë e popullit grek se e konsideronin edhe liri të tyre. Natalie Clayer nënvizon se nacionalizmi shqiptar u formësua, “në lidhje të ngushtë me zhvillimin e helenizmit duke u bashkuar me të ose si reagim ndaj tij”. Kjo ndodhte për shkak se dy popujt tanë jetonin që atëherë sipas parimeve që Evropa i zbuloi dhe i zbatoi të paktën një shekull më vonë. Pra në këtë realitet të gjatë, të gjallë historik e kaq pozitiv në marrëdhëniet midis dy popujve tanë, qarqet e caktuara dhe për interesa të caktuara, nuk kanë vend. Realiteti i tanishëm evropian i ka përjashtuar me kohë. Ata duhet të harrojnë se është tjetër gjë historia objektive dhe tjetër gjë abuzimi historik, ashtu siç është tjetër gjë realiteti historik dhe tjetër gjë realiteti aktual dhe perspektiva. Aq më keq nuk kanë vend “agjentët” e vegjël të dyanshëm që kërkojnë rol pengues në marrëdhëniet midis dy vendeve dhe në realitetin aspirues të Shqipërisë drejt Evropës. Nga ana tjetër, Greqia edhe pse në shifra është e dyta në rolin e saj në Shqipëri, në fakt, po të nisemi nga volumi dhe esenca e marrëdhënieve njerëzore, është, ashtu si në histori, e para. Realiteti i 700 mijë shqiptarëve në Greqi imponon marrëdhënie të mira dhe shumë të mira mes dy vendeve. Ashtu si të drejtat e minoritetit etnik grek në Shqipëri respektohen edhe zbatohen më mirë në një kuadër marrëdhëniesh shumë të mira. Është kjo arsyeja që vet ky minoritet, por edhe nën ndikimin e Greqisë, ka investuar kaq shumë që Shqipëria të integrohet në BE dhe në organizma të tjerë Evropian. Praktikisht qarqe nacionaliste në Shqipëri i kanë bërë dëm të madh praktik vendit. P.sh në emër gjoja të fitimit të  korridorit 8, d.m.th, Lindje-Perëndim, që për ta, Greqia ia kishte rrëmbyer Shqipërisë, penguan investimin evropian të korridorit 10 (kur bëhej në Shqipëri kjo propagandë, Greqia e kishte mbaruar korridorin 8)  Shqipëria dhe Greqia në marrëdhëniet midis tyre nuk kanë pse të pengojnë vetveten. Bashkëpunimi rajonal në lidhje me TAP, tregon se nacionalizmi i sëmurë dhe i vjetruar nuk ndihmon askënd. Në këtë kuptim, një përfitim akoma më i madh reciprok, në aspektin ekonomik dhe zhvillimor, siguron zbatimi i marrëveshjes detare në detin Jon, apo dhe marrëveshjeve të tjera të një rëndësie strategjike. Pra, kjo do të thotë se historia dhe realiteti në marrëdhëniet midis dy vendeve, kuadri ligjor dhe perspektiva e përbashkët evropiane i imponojnë politikës dhe qeverive marrëdhënie fqinjësore miqësore e të qëndrueshme dhe bashkëpunim në interes reciprok. Vullneti politik duhet t’i imponohet paragjykimit të qarqeve nacionaliste dhe jo të kthehet në peng i vullnetit të tyre anakronik e antihistorik dhe në thelb antikombëtar.

2 comments:

Comma said...

Ashtë një privilegj ta ndaj këtë dëshmi të mrekullueshme me botën. Kjo është Beth Walters nga Anglia. Burri im më divorcoi 4 muaj më parë dhe unë isha plot pendim sepse nuk dija çfarë të bëja për të ndryshuar problemet e burrit tim. Unë kërkova në internet për ndihmë se si mund të merrja ndihmë në martesën time dhe zbulova dëshmitarë të mrekullueshëm të magjisë së dashurisë, e cila ishte progresive me magjitë e saj. E kontaktova dhe doktor Wight më tha se ai do të përgatiste një magji për mua për të sjellë burrin tim mbrapa. Isha skeptik, por nuk kisha zgjidhje tjetër veçse të punoja me të. 2 ditë më vonë, burri im më thirri të kthehesha në shtëpi nga ajo ditë dhe deri më tani, kam jetuar në paqe. Ai u kthye tani me aq dashuri dhe kujdes. Sot jam i lumtur t'ju njoftoj të gjithëve se ky lojtar magji ka fuqinë të sjellë përsëri dashnorë dhe gjëja më befasuese është se dashuria jonë është shumë e fortë tani, çdo ditë është lumturi dhe gëzim. dhe nuk ka asgjë si të jesh me njeriun që do. Unë do ta rekomandoj Dr.Wight për këdo që ka nevojë për ndihmë. Nëse keni ndonjë problem, kontaktoni Dr.Wight, ju garantoj 100% që ai do t'ju ndihmojë !!.
Email: wightmagicmaster@gmail.com

Anonymous said...

Përshëndetje të gjithëve, A po kërkoni një tregtar profesionist, menaxher Forex dhe binar i cili do t'ju ndihmojë të tregtoni dhe menaxhoni llogarinë tuaj me një sasi të mirë dhe masive fitimi në këmbim. mund të kontaktoni MR. Benson për planin tuaj të investimit inorder për të filluar. sepse ai më ndihmoi të fitoja 50.000 € me pak para investimi. Benson ju jeni tregtari më i mirë që mund të rekomandoj për këdo që dëshiron të investojë dhe tregtojë me një tregtar të mirëfilltë, ai gjithashtu ndihmon në rikuperimin e fondeve të humbjes .. mund ta kontaktoni në WhatsApp e tij: +17168691327