Premisat dhe sfidat e marrëdhënieve greko-shqiptare
Publikuar më 14.10.2013 | 12:51
0
0
Panajot Barka/Publicist
Me vizitën e sotme të Evangjellos Venizellos, nënkryetar i qeverisë
greke dhe njëkohësisht ministër i saj i Jashtëm, mbyllet cikli i
vizitave zyrtare të diplomacisë së lartë të tre fqinjëve, partnerë
strategjikë të Shqipërisë. Nën këndvështrimin e Realpolitikës së vjetër
ballkanase turi i tre kryediplomatëve mund të vlerësohet sipas skemave
të vjetra të rivalitetit gjeopolitik. Por, e parë në gjykimin e
politikës gjithëpërfshirëse evropiane, ky gjykim zhvlerësohet. Duke
marrë në konsideratë faktin historik se është hera e parë që kemi një
tur të tillë vizitash, në një kohë kur qeveria e re nuk ishte ulur akoma
në karrigen qeverisëse, konkludohet se këto vizita edhe një herë
promovojnë në nivel praktik fqinjësor, interesin ndërkombëtar për
Shqipërinë në raport me qeverinë e saj të re. Interes që e ka burimin
tek gatishmëria e saj për të hapur një faqe të re në historinë e
Shqipërisë. Referimi lidhet me synimin evropian të qeverisë Rama e që ka
të bëjë: Në aspektin e brendshëm me ndryshimin e mentalitetit qytetar,
politik, qeverisës, vendosjen e shtetit ligjor. Në aspektin e jashtëm,
me krijimin e një partneriteti dypalësh apo shumëpalësh mbi standardet e
akteve ndërkombëtare. Qëllimi është që Shqipëria të bëhet pjesë reale e
Evropës, për meritë dhe jo thjesht për koniunkturë ndërkombëtare si në
rastin e anëtarësimit në NATO. Nga ana tjetër, profili evropian i
deklaruar në Tiranë për marrëdhënie partneriteti dypalësh, i japin
mundësi qeverisë që të shfrytëzojë në favor të Shqipërisë, por edhe në
favor të marrëdhënieve pozitive e të qëndrueshme bilaterale e
multiraterale, çdo lloj rivaliteti të mundshëm midis fqinjëve të saj
strategjikë. Pra, të mos përdoret, si rëndom deri sot, në favor të
rivalitetit rajonal apo dypalësh midis fqinjëve dhe në dem të interesave
të veta. Në këtë kontekst pozitiv u zhvilluan dy vizitat e para. Ahmet
Davutoglu tregoi në Tiranë se ndjehej si në shtëpinë e vet, pra një
partneritet miqësor që tejkalonte disi edhe nivelin ballkanik të të
demonstruarit afinitet diplomatik e politik. Emma Bonino, me stilin e
njohur të diplomacisë italiane, pas impresionit të pafshehur për
gjatësinë e Kryeministrit tonë dhe performancës së re të rezidencës
qeveritare, tregoi se Italia është e interesuar për përparimin e
Shqipërisë dhe se do t’i jetë pranë qeverisë së re në ndërmarrjen e saj
të vështirë për të bërë shtet evropian. Po Evangjellos Venizellos!
Vizita e numrit dy të qeverisë greke zhvillohet në kushtet e objektivave
të politikës së Jashtme të qeverisë të shpallur nga Kryeministri Rama
që thotë “zero probleme me fqinjët” dhe deklaratave të ministrit të
Jashtëm Ditmir Bushati, se në marrëdhëniet me Greqinë do të lihet pas
kapitulli i menaxhimit të krizave dhe do të hapet kapitulli i
marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë mbështetur në vullnetin politik të
qeverisë dhe normat ndërkombëtare. Në përgjigje të tyre Venizellos vjen
me një paketë mbështetëse për qeverinë e Tiranës në synimin e saj për të
zvogëluar distancën midis aspiratës dhe realitetit evropian të
Shqipërisë. Sot marrëdhëniet Shqipëri-Greqi, kanë në aspektin juridik
një dokument, ndoshta jo të partneritetit strategjik, që mundëson
fqinjësi të mirë, bashkëpunim për përfitim reciprok dhe përparim të
shpejtë e të qëndrueshëm marrëdhëniesh. Bëhet fjalë për Traktatin e
Miqësisë dhe Bashkëpunimit midis dy vendeve, i vitit 1996. Sipas
praktikës juridike ndërkombëtare, ky akt nulizon për të dyja palët të
gjitha aktet e mëparshme që bien ndesh me dispozitat veç e veç dhe
frymën në tërësi të tij. Pra, përbën një dysheme të fortë për një start
të ri në marrëdhëniet midis dy vendeve në frymën e Evropës së Bashkuar, e
cila në emër të së ardhmes kapërceu probleme shumë më të rënda se sa
ato që mbahen gjallë në Shqipëri apo Greqi. Kjo do të thotë se vetëm
mungesa e vullnetit politik, që vitet e fundit ka ndodhur shpesh, mund
të çojë në anashkalimin e këtij Traktati dhe të pengohet qoftë edhe për
pak përparimi i marrëdhënieve midis dy vendeve. Një analizë pak më e
kujdesshme tregon se, as marrëdhëniet midis popujve, (njerëzore,
shoqërore kulturore apo edhe ekonomike), as politika zyrtare në
përgjithësi e as marrëdhëniet historike nuk janë bërë penguese në
marrëdhëniet e Shqipërisë dhe Greqisë. Në fakt ekziston një kategori
tjetër, e identifikuar me qarqet nacionaliste që rimbartin në
aktualitetin e ditës vetëm disa anë negative të së kaluarës në
marrëdhëniet midis dy vendeve, sidomos ato të fundit të shekullit XIX
dhe fillim shekullit të XX. Kjo vlen për të dy vendet. Në periudhën e
Shqipërisë komuniste uniteti i brendshëm rreth partisë dhe udhëheqësit,
kishte si parim etnocentrizmin shqiptar në ballafaqim me armiqtë e
jashtëm. Kjo teori e praktikë u mbart sot nga këto qarqe, të cilat
mundohen të mbajnë pozitat e tyre në shoqëri duke e shitur atë si
atdhetarizëm, shqiptarizëm, nacionalizëm etj.. Mirëpo ajo që përbën
fatkeqësi për marrëdhëniet midis dy vendeve është se zinxhiri “i
armiqve” të djeshëm të Shqipërisë komuniste, mbeti sot me një hallkë të
vetme që është Greqia, (të gjitha fuqitë e mëdha imperialiste, SHBA-ja,
Anglia, Gjermania, Italia, Rusia etj., janë kthyer në miq normalë të
Shqipërisë, ndërsa Serbia në konceptin e tyre u mund). Fatkeqësisht,
këto qarqe, në raport me Greqinë mundohen të aktualizojnë armiqësitë
etnike, të cilat u ushqyen nga interesat e Fuqive të Mëdha dhe sidomos
nga Perandoria Otomane gjatë formimit të shtetit shqiptar, armiqësi të
cilat i kishte ngritur në sistem regjimi komunist. Fatkeqësisht për
popullin shqiptar, këto qarqe, në të cilat bëjnë pjesë dhe intelektualë,
media apo dhe politikanë, i fshehin atij një të vërtetë të madhe: Që
historia u ka rezervuar dy popujve një bashkëjetesë paqësore, mirëkuptim
dhe integrim të ndërsjellë. Profesor Çabej na thotë se Perandoria
Otomane çoi në ekstrem shtrirjen gjeografike të shqiptarëve, sidomos në
kontaktet me popullin grek. Por në këto lëvizje centrifugale, sipas
Çabejt; vihet re se ajo që ndodhi midis Greqisë dhe Romës në lashtësi,
ndodhi me grekët e shqiptarët në periudhat e mësipërme. Kadareja thotë
se ia dedikon afinitetit dhe bashkëjetesës me Greqinë madhështinë e
artit të tij. Libri i fundit i Mustafa Nanos nuk evidenton ndarjen midis
Veriut dhe Jugut të Shqipërisë, siç mund ta akuzojnë, por pa dashje vë
në dukje ndikimin e madh të Greqisë në mentalitetin dhe strukturën
shoqërore të shqiptarëve të Jugut. Të gjithë bëjnë sikur harrojnë që për
shkak të këtyre lidhjeve të ngushta midis shqiptarëve dhe grekëve, duke
filluar nga mesi i shekullit të XIX e deri në fillimet e shekullit të
XX, shqiptarët më të shquar në lëvizjen kombëtare, përfshirë edhe
Ismail Qemalin, ishin fillimisht pro krijimit të një shteti konfederativ
midis grekëve e shqiptarëve. Në Greqi nuk harrohen mijërat e
shqiptarëve që kontribuuan për lirinë e popullit grek se e konsideronin
edhe liri të tyre. Natalie Clayer nënvizon se nacionalizmi shqiptar u
formësua, “në lidhje të ngushtë me zhvillimin e helenizmit duke u
bashkuar me të ose si reagim ndaj tij”. Kjo ndodhte për shkak se dy
popujt tanë jetonin që atëherë sipas parimeve që Evropa i zbuloi dhe i
zbatoi të paktën një shekull më vonë. Pra në këtë realitet të gjatë, të
gjallë historik e kaq pozitiv në marrëdhëniet midis dy popujve tanë,
qarqet e caktuara dhe për interesa të caktuara, nuk kanë vend. Realiteti
i tanishëm evropian i ka përjashtuar me kohë. Ata duhet të harrojnë se
është tjetër gjë historia objektive dhe tjetër gjë abuzimi historik,
ashtu siç është tjetër gjë realiteti historik dhe tjetër gjë realiteti
aktual dhe perspektiva. Aq më keq nuk kanë vend “agjentët” e vegjël të
dyanshëm që kërkojnë rol pengues në marrëdhëniet midis dy vendeve dhe në
realitetin aspirues të Shqipërisë drejt Evropës. Nga ana tjetër, Greqia
edhe pse në shifra është e dyta në rolin e saj në Shqipëri, në fakt, po
të nisemi nga volumi dhe esenca e marrëdhënieve njerëzore, është, ashtu
si në histori, e para. Realiteti i 700 mijë shqiptarëve në Greqi
imponon marrëdhënie të mira dhe shumë të mira mes dy vendeve. Ashtu si
të drejtat e minoritetit etnik grek në Shqipëri respektohen edhe
zbatohen më mirë në një kuadër marrëdhëniesh shumë të mira. Është kjo
arsyeja që vet ky minoritet, por edhe nën ndikimin e Greqisë, ka
investuar kaq shumë që Shqipëria të integrohet në BE dhe në organizma të
tjerë Evropian. Praktikisht qarqe nacionaliste në Shqipëri i kanë bërë
dëm të madh praktik vendit. P.sh në emër gjoja të fitimit të korridorit
8, d.m.th, Lindje-Perëndim, që për ta, Greqia ia kishte rrëmbyer
Shqipërisë, penguan investimin evropian të korridorit 10 (kur bëhej në
Shqipëri kjo propagandë, Greqia e kishte mbaruar korridorin 8)
Shqipëria dhe Greqia në marrëdhëniet midis tyre nuk kanë pse të
pengojnë vetveten. Bashkëpunimi rajonal në lidhje me TAP, tregon se
nacionalizmi i sëmurë dhe i vjetruar nuk ndihmon askënd. Në këtë kuptim,
një përfitim akoma më i madh reciprok, në aspektin ekonomik dhe
zhvillimor, siguron zbatimi i marrëveshjes detare në detin Jon, apo dhe
marrëveshjeve të tjera të një rëndësie strategjike. Pra, kjo do të thotë
se historia dhe realiteti në marrëdhëniet midis dy vendeve, kuadri
ligjor dhe perspektiva e përbashkët evropiane i imponojnë politikës dhe
qeverive marrëdhënie fqinjësore miqësore e të qëndrueshme dhe
bashkëpunim në interes reciprok. Vullneti politik duhet t’i imponohet
paragjykimit të qarqeve nacionaliste dhe jo të kthehet në peng i
vullnetit të tyre anakronik e antihistorik dhe në thelb antikombëtar.
2 comments:
Ashtë një privilegj ta ndaj këtë dëshmi të mrekullueshme me botën. Kjo është Beth Walters nga Anglia. Burri im më divorcoi 4 muaj më parë dhe unë isha plot pendim sepse nuk dija çfarë të bëja për të ndryshuar problemet e burrit tim. Unë kërkova në internet për ndihmë se si mund të merrja ndihmë në martesën time dhe zbulova dëshmitarë të mrekullueshëm të magjisë së dashurisë, e cila ishte progresive me magjitë e saj. E kontaktova dhe doktor Wight më tha se ai do të përgatiste një magji për mua për të sjellë burrin tim mbrapa. Isha skeptik, por nuk kisha zgjidhje tjetër veçse të punoja me të. 2 ditë më vonë, burri im më thirri të kthehesha në shtëpi nga ajo ditë dhe deri më tani, kam jetuar në paqe. Ai u kthye tani me aq dashuri dhe kujdes. Sot jam i lumtur t'ju njoftoj të gjithëve se ky lojtar magji ka fuqinë të sjellë përsëri dashnorë dhe gjëja më befasuese është se dashuria jonë është shumë e fortë tani, çdo ditë është lumturi dhe gëzim. dhe nuk ka asgjë si të jesh me njeriun që do. Unë do ta rekomandoj Dr.Wight për këdo që ka nevojë për ndihmë. Nëse keni ndonjë problem, kontaktoni Dr.Wight, ju garantoj 100% që ai do t'ju ndihmojë !!.
Email: wightmagicmaster@gmail.com
Përshëndetje të gjithëve, A po kërkoni një tregtar profesionist, menaxher Forex dhe binar i cili do t'ju ndihmojë të tregtoni dhe menaxhoni llogarinë tuaj me një sasi të mirë dhe masive fitimi në këmbim. mund të kontaktoni MR. Benson për planin tuaj të investimit inorder për të filluar. sepse ai më ndihmoi të fitoja 50.000 € me pak para investimi. Benson ju jeni tregtari më i mirë që mund të rekomandoj për këdo që dëshiron të investojë dhe tregtojë me një tregtar të mirëfilltë, ai gjithashtu ndihmon në rikuperimin e fondeve të humbjes .. mund ta kontaktoni në WhatsApp e tij: +17168691327
Post a Comment