Sunday, November 10, 2013

Keqkuptimet që cënojnë paqen shqiptaro-greke

Important quatations:

1. Dekreti mbretëror nr. 2623, dt. 10 nëntor 1940, ishte akti juridik që ligjëronte gjendjen e luftës që Greqisë ia kishte imponuar Mbretëria e Bashkuar italo-shqiptare. Dekreti, në kushtet e mosfunksionimit të parlamentit grek, mbante firmat e mbretit dhe të kryeministrit dhe nuk u aprovua kurrë nga parlamenti grek. ky dekret kishte si objekt “gjendje lufte” Mbretërinë e Bashkuar italo-shqiptare.
2. Për analogji, sipas logjikës shqiptare, që e trajton si në fuqi Ligjin e Luftës të palës greke, duhet që edhe Italia të mbajë të njëjtin qëndrim (ndaj Greqise), pasi ligji grek i Luftës i adresohej njëkohësisht Mbretërisë së Bashkuar italo-shqiptare, gjë që tingëllon absurde.

3. Në Greqi, në bazë të këtij ligji (kundra perandorise italo-shqiptare), u ndërmorën akte të tjera juridike që vendosnin sekuestro konservative mbi pronat e qytetarëve të vendeve armike të Greqisë. Çamët në atë periudhë, ishin nënshtetas grekë. Pra, nga ana juridike dhe logjike, nuk kanë asnjë lidhje me njëra-tjetrën. Është tjetër gjë, nëse në Greqi ka vendime gjyqësore për penalitete lufte ose jo, në bazë të të cilave janë sekuestruar prona qytetarësh grekë.

4. Sot, sipas konventës së Hagës, për ushtarët e rënë në luftë në toka të huaja, Greqia me marrëveshje me shtetin shqiptar, nuk ka preferuar t’i tërheqë në tokën e vet siç ka bërë, ta zëmë Italia, por kërkon të ndërtojë në kujtim të tyre dy varreza ushtarake, ashtu siç kanë bërë edhe shumë vende të tjera (Britania, Gjermania, Franca)
5. Për konsum të brendshëm dhe në mënyrë amatoreske, shpesh kërkohen reciprokisht varreza shqiptarësh në Greqi. Ajo që duhet thënë është se në këtë luftë nuk ka asnjë ushtar shqiptar të vrarë në tokën greke. (për ironi të fatit ka vetëm një të plagosur) Por përse atëherë bëhet gjithë kjo potere në Shqipëri në kërkim të një reciprociteti të paqenë.!?

Problemet e mbartura si mekanizëm i konservimit të tensioneve mes Greqisë dhe Shqipërisë. Ligji i Luftës dhe pronat e shqiptarëve në Greqi. Nevoja për një riadresim të çështjeve të hapura mes dy vendeve  
Publikuar më 10.11.2013 | 9:17 (shekulli on line)
 1  0
 
Dr. Panajot Barka
 Postvizita e Presidentit grek në Shqipëri bën të prekshme ndjesinë e boshllëkut, si për Athinën, ashtu edhe për Tiranën. Për të dyja palët kjo lidhet me personalitetin dhe figurën e Karolos Paulias. Në Athinë nuk e fshehin se shpresa e para vizitës për hapjen e një kapitulli të ri për marrëdhëniet shumë të mira me Shqipërinë nuk u justifikua. 
Athina dhe vetë Papulias, si autoriteti politik grek më i besuar në Shqipëri, i sanksionuar si mik i shqiptarëve, synuan demonstrimin e këmbënguljes së palës greke për marrëdhënie të mira me Shqipërinë. Në projektin e Presidentit grek, ky synim piketohej në katër pika: -Minoriteti etnik grek në Shqipëri, emigrantët shqiptarë në Greqi, bashkëpunimi ekonomik shumëplanësh në nivel bilateral e rajonal dhe mbështetja e Shqipërisë në rrugën e saj drejt BEsë. Për palën shqiptare vizita pati një përthyerje midis asaj që përfaqëson Papulias për shqiptarët e për marrëdhëniet midis dy vendeve dhe artikulimit “të kushteve” ndaj Athinës. E tregoi këtë edhe dyplanëshi i vizitës së Papulias në Tiranë e Gjirokastër. Në Gjirokastër, marrëdhëniet midis dy vendeve reflektuan sinjifikativën e linjës, nga unaza e nënës së Papulias fëmijë në këmbim të misrit në Gjirokastrën e para luftës, me titullin “Qytetar Nderi” i qytetit të ngurtë sot. Në Tiranë u bë sundues ngërçi që shkaktuan 7-8 problemet e artikuluara nga politika zyrtare e jo zyrtare e Shqipërisë, e që tingëlluan si kushte ndaj Athinës. 
Mbi problemet e njohura si “Ligji i Luftës”, “Problemi Çam” “Çështja e varrezave të ushtarëve grekë të rënë në Luftën italo-greke”, u shtuan të reja si “Shkollat dhe sigurimet për emigrantët shqiptarë në Greqi”, “Marrëveshja e kufirit detar”, “kufiri tokësor” “Toponimet”, “Njohja e Kosovës” etj.. Mënyra se si e nga u shtruan ato, pavarësisht nga sa të drejta apo jo janë, në përgjithësi krijuan ndjesinë sikur po zënë ndën vete dëshirën dhe vullnetin e deklaruar për marrëdhënie të mira midis dy vendeve fqinje. Treguan se faktorët politikëbërës në Shqipëri nuk janë fort të qartë në qëllimet e tyre. Nisen nga perspektiva evropiane e marrëdhënieve midis dy vendeve, apo nga ajo për të kënaqur e mbajtur gjallë një nacionalizëm të tejshkuar!? Në këtë shkrim po bëj një përpjekje për t’i lexuar ndryshe, në favor të mirëkuptimit e mirëbesimit reciprok faktet historike të disa prej këtyre problemeve-kushte.
Pretendimi i mbajtjes në fuqi të Ligjit të Luftës nga pala greke Analiza dhe ballafaqimi me gjakftohtësi i fakteve, tregon se, në as aspektin juridik, është pala shqiptare që nuk ka abroguar ligjin e saj të Luftës të 15 qershorit 1940, të aprovuar nga organi i vet legjislativ i asaj kohe, pavarësisht se funksiononte si pjesë e Mbretërisë së Bashkuar me Italinë. Referimet se këtë akt e ka abroguar sistemi komunist nëpërmjet Kongresit të Përmetit më 1944, apo me një “ligj” të vitit1945, nuk kanë vlerë juridike se ato ishin organe politike dhe jo legjislative. Nga ana tjetër, këto vendime politike komuniste janë abroguar me dekrete presidenciale të aprovuara në parlamentin shqiptar të 1992-shit.
 Në palën greke: Dekreti mbretëror nr. 2623, dt. 10 nëntor 1940, ishte akti juridik që ligjëronte gjendjen e luftës që Greqisë ia kishte imponuar Mbretëria e Bashkuar italo-shqiptare. Dekreti, në kushtet e mosfunksionimit të parlamentit grek, mbante firmat e mbretit dhe të kryeministrit dhe nuk u aprovua kurrë nga parlamenti grek. Po me dekret dhe jo me ligj parlamentar, ky “ligj”, u risoll në fuqi më 1944, pas abrogimit që i kishte bërë qeveria kuislinge e Tsollakoglu-s më 1941. Në kushtet e ndryshimit politik të Greqisë, ku institucioni i mbretit u mënjanua, firma e kryeministrit grek më 1987 është e mjaftueshme për ta konsideruar Ligjin e Luftës të pavlefshëm. Nga ana tjetër, ky dekret kishte si objekt “gjendje lufte” Mbretërinë e Bashkuar italo-shqiptare. Ky realitet politik, qoftë edhe si i imponuar popullit shqiptar, u shpërbë me kapitullimin e Italisë Fashiste më 1943. Kjo do të thotë se objekti faktik, të cilit i adresohej dekreti mbretëror i Greqisë për Gjendjen e Luftës nuk ekziston që më 1943. Pra që nga ky moment është i pavlefshëm.
 Me të njëjtin argumentim bie edhe fuqia e ligjit të Luftës së legjislativit fashist shqiptar të 15/06/1940. Po ashtu, me dekretin 432/22-10-1947, Greqia ratifikoi Traktatin e Paqes me Italinë. Ky dokument përbën bazën juridike praktike që midis Italisë dhe Greqisë, kapitulli i Luftës së Dytë Botërore të quhet i mbyllur njëherë e mirë dhe të dy shtetet të jenë aleatë në një sërë strukturash, si ato euroatlantike. Për analogji, sipas logjikës shqiptare, që e trajton si në fuqi Ligjin e Luftës të palës greke, duhet që edhe Italia të mbajë të njëjtin qëndrim, pasi ligji grek i Luftës i adresohej njëkohësisht Mbretërisë së Bashkuar italo-shqiptare, gjë që tingëllon absurde. Kjo do të thotë se Shqipëria mund ta kishte këtë pretendim maksimalisht deri më 1996-ën, kur edhe ajo nënshkroi me Greqinë Traktatin e Miqësisë. Fakti që ky Traktat, si akt juridik suprem në marrëdhëniet midis dy vendeve nulizon e shfuqizon automatikisht të gjitha aktet e mëparshme që bien ndesh me të, e bën krejt pa sens deklarimin e Presidentit Nishani, se ““Ligji i Luftës i Greqisë” bie ndesh me këtë Traktat dhe për këtë duhet abroguar”.
 Atëherë i bie që edhe Greqia të ketë pretendime të njëjta ndaj Shqipërisë dhe Italisë dhe Italia ndaj Greqisë (!!!) Do të ishte pa vlerë që t’i referoheshim këtu anëtarësimit të përbashkët në NATO, realitetit diplomatik dhe bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve, në kuadër të të cilave Greqia është partneri i dytë i Shqipërisë, apo edhe ekzistenca në Greqi e më shumë se gjysmë milioni shqiptarësh, për të thënë se sa i paqenë është pretendimi i mbajtur kaq gjatë në këmbë për gjendjen e luftës midis dy vendeve dhe sa dëm u sjell ky lajm i rremë e propagandistik marrëdhënieve midis dy vendeve.
 Propagandistik dhe i dëmshëm mbetet dhe abuzimi i lidhjes së këtij “ligji” (inekzistent) me sekuestron mbi pronat e çamëve.Në Greqi, në bazë të këtij ligji, u ndërmorën akte të tjera juridike që vendosnin sekuestro konservative mbi pronat e qytetarëve të vendeve armike të Greqisë. Çamët në atë periudhë, ishin nënshtetas grekë. Pra, nga ana juridike dhe logjike, nuk kanë asnjë lidhje me njëra-tjetrën. Është tjetër gjë, nëse në Greqi ka vendime gjyqësore për penalitete lufte ose jo, në bazë të të cilave janë sekuestruar prona qytetarësh grekë. Kjo do të thotë se adresimi politik zyrtar i problemit të pasurive të ish-nënshtetasve grekë në Shqipëri (pas 1955-s shteti shqiptar ua hoqi këtë cilësi), si kusht për marrëdhëniet të mira midis dy vendeve, përbën një handikap, një pengesë pa argument juridik, një përpjekje për përfitime të tjera dhe mënyrën më të keqe për qytetarët e kësaj kategorie që nuk kanë asnjë pengesë ligjore apo gjyqësore për të fituar të drejtat e tyre pasurore në Greqi. 
Përse Luftën italo-greke nuk e shohim si një sprovë farkëtimi të miqësisë? 
Në aspektin historiko-politikoushtarak, sipas Mëkëmbësit të Mbretit Italian në Shqipëri, Jacomonit, sulmi ndaj Greqisë më 28.10.1940, filloi me pretekstin se Greqia kishte krijuar lehtësi tokësore e detare për ushtritë britanike, kishte vazhduar politikën provokuese kundër popullsisë së Çamërisë, si dhe kishte shkaktuar pështjellime në kufirin e saj me Mbretërinë italo-shqiptare. Në aspektin e brendshëm shqiptar, lufta, sipas premtimeve italiane dhe kryeministrit kuisling Vërlaci, bëhej për zgjerimin e kufijve të Mbretërisë me aneksimin e Çamërisë dhe të Epirit Jugor. Kjo ishte arsyeja që sipas Jacomonit (“Politika”, fq 276,280-281) të rreshtohen përkrah ushtrisë italiane dhe 19.039 trupa shqiptare, nga të cilët 3114 dezertuan që në momentin e parë të ballafaqimit luftarak. Sipas akteve zyrtare shqiptare të kohës (Fletorja Zyrtare 28 tetor 1940), në të gjitha prefekturat e Jugut të Shqipërisë duke filluar me Tiranën, u deklarua gjendja e luftës. Mirëpo, fitorja e Greqisë mbi Italinë, ishte fitorja e parë e popujve mbi makinën më të egër luftarake të kohës, që jo vetëm ngjalli shpresën e popujve të shtypur, por edhe krijoi premisa që aleatët, sidomos ish Bashkimi Sovjetik, të fitonin kohë në përgatitjet luftarake ndaj Gjermanisë naziste. 
E gjithë arena e luftimeve fitimtare të ushtrisë së popullit grek mbi Italinë fashiste, pra i fitores së parë të popujve të botës mbi fashizmin, u zhvilluan në territorin e Shqipërisë së Jugut. Faktori ‘popull shqiptar’ u bë realisht faktori i parë ndihmës për këtë fitore. I dha ushtrisë greke ndihmë ushqimore e mjekësore, veshmbathje, strehë, mbështetje transportuese, rikonjiciuese etj., dhe krijoi me strukturat e ushtrisë greke një marrëdhënie shumë miqësore e vëllazërore që ruhet gjallë ende edhe sot. (Kjo nuk ndodhi me ushtrinë italiane). Po përse atëherë në literaturën shqiptare, në qëndrime të pashprehura hapur politikisht, ushtria greke në këtë luftë fitimtare të popujve konsiderohet pushtuese dhe jo çlirimtare nga pushtuesit fashistë? Nëse do të pranohet koncepti “i pushtuesit” për grekët, atëherë kjo jo vetëm bie ndesh me realitetin dhe vullnetin e popullit shqiptar, por çon në mënyrë të drejtpërdrejtë ujë, në favor të argumentit se Shqipëria i shpalli luftë Greqisë.
 Përse, pra të mos e kthejmë në politikë zyrtare vendimin e popullit shqiptar të asaj kohe, që është aq domethënës për marrëdhëniet e mira midis dy popujve dhe të mbetemi peng i qëndrimeve kuislinge të luftës italo-greke!? 
Paqja e heshtur e eshtrave të ushtarëve grekë
 Sipas arkivave të Shtabit të Luftës të Ushtrisë Italiane, kjo ushtri, në respekt të rregullave të luftës, pas tërheqjes së ushtrisë greke nga fronti italo-grek në Shqipëri, grumbulloi dhe sistemoi pranë të vrarëve të ushtrisë italiane 6 300 trupa greke, duke shënuar mbi to “Armiq lufte në jetë, në paqe në vdekje”. Populli shqiptar ruajti me fanatizëm varret e ushtarëve grekë edhe pas tërheqjes së atyre italianë, saqë më 1981, qeveria shqiptare i transmetonte qeverisë greke se kishte identifikuar rreth 5 900 varre ushtarësh grekë. Sot, sipas konventës së Hagës, për ushtarët e rënë në luftë në toka të huaja, Greqia me marrëveshje me shtetin shqiptar, nuk ka preferuar t’i tërheqë në tokën e vet siç ka bërë, ta zëmë Italia, por kërkon të ndërtojë në kujtim të tyre dy varreza ushtarake, ashtu siç kanë bërë edhe shumë vende të tjera (Britania, Gjermania, Franca); dhe me procedura rigoroze ushtarake dypalëshe, të rigjejë varet e tyre dhe t’i sistemojë që të prehen në paqe. Në Shqipëri varret e ushtrive të tjera të huaja nderohen shpesh dhe nga autoritetet me të larta shtetërore. Dhe shumë mirë bëjnë. Por përse gjithë kjo armiqësi ndaj paqes së ushtarëve grekë të rënë në një luftë që nderon edhe popullin shqiptar?!
 Kësaj paqeje i shkaktohen plagë me reciprocitete të paqena. Për konsum të brendshëm dhe në mënyrë amatoreske, shpesh kërkohen reciprokisht varreza shqiptarësh në Greqi. Ajo që duhet thënë është se në këtë luftë nuk ka asnjë ushtar shqiptar të vrarë në tokën greke. (për ironi të fatit ka vetëm një të plagosur) Por përse atëherë bëhet gjithë kjo potere në Shqipëri në kërkim të një reciprociteti të paqenë.!? Duke nisur nga parimi se historia asnjëherë nuk kthehet prapa, por shkon përpara, duke marrë për bazë se si popujt e tjerë evropianë ngritën marrëdhënie shtetërore pa kufij, duke gjetur edhe në armiqësitë shekullore midis tyre gjërat që i bashkojnë, ne nuk kemi pse të harxhojmë kaq shumë energji për t’u krijuar vështirësi oportuniteteve evropiane që kemi përpara dhe që na imponojnë marrëdhëniet shekullore midis dy popujve. Ne duhet t’i shërbejmë vullnetit të popujve dhe jo strukturave që nuk interesohen për ta. Sipas Kazantzaqis, “të përpiqemi të shkojmë atje ku nuk mundemi” dhe jo të shkatërrojmë dhe ato që kanë mundur t’i arrijnë paraardhësit tanë. 

No comments: