Sunday, November 03, 2013

Një mik i Shqipërisë në Tiranë

Publikuar më 03.11.2013 | 16:02
 0  0
 
Panajot Barka/publicist
Karolos Papulias, në një akoma vizitë zyrtare në Shqipëri, në vizitën  e dytë në postin e lartë të Presidentit të Republikës së Greqisë. Ajo që duhet thënë që në fillim është se Karolos Papulias do të shënohet në historinë e marrëdhënieve midis dy vendeve si arkitekt i tyre në gjysmë shekullin e fundit, pavarësisht nga fakti se kush është në krye të qeverive në Tiranë apo në Athinë. Papuliasi është politikani grek, i cili jo vetëm theu klishetë e një politike të mbërthyer në recetat e nacionalizmit të vjetër grek dhe bunkerizimit komunist shqiptar, por edhe politikani që hartoi një strategji të re për këto marrëdhënie, strategji e cila mbartte realitetin e marrëdhënieve midis dy popujve tanë, si dhe frymën e perspektivës evropiane. Në këtë ndërmarrje prej me se 30 vjeçare Papuliasin e ndihmoi ndoshta origjina e tij epirotase, që e lejonte të njihte pozitivisht realitetin dhe aspiratën e të dy popujve, por edhe kultura e tij perëndimore. 

Papuliasi ishte i pari politikan grek që në mesin e viteve ‘80 e kuptoi nevojën imediate të Tiranës komuniste për hapje drejt perëndimit pas izolimit total dhe varfërisë së skajshme të popullit shqiptar dhe më 1985, nga posti i ministrit të Jashtëm grek në qeverinë e Andrea Papandreut, hapi dyert e ndryshkura të Kakavijës, për të realizuar takimin e parë të lirë midis dy popujve pas Luftës së Dytë Botërore. Ishte po ky politikan, i cili pati guximin të shkelte mbi reaksionin e skajshëm të ekstremit nacionalist grek dhe më 1987, kur po si ministër i Jashtëm, ka meritën në firmën e Kryeministrit grek A.Papandreu në abrogimin e Ligjit të të Luftës, si aktin e fundit juridik nga pala greke që i jepte fund një realiteti inekzistent midis dy vendeve. Këtij politikani i takon në fakt merita e hartimit dhe përpunimit të kolonave të marrëdhënieve politike midis dy vendeve, sidomos në realitetet e reja të krijuara pas viteve 90’, me mijërat e emigrantëve shqiptarë në Greqi, marrëdhëniet e Tiranës me Athinën në raport me minoritetin etnik grek në Shqipëri, marrëdhëniet e Shqipërisë me fqinjët e organizmat ndërkombëtare dhe roli i Greqisë, ku spikati këmbëngulja e tij që Greqia të ishte përkrahësi permanent i Shqipërisë në integrimin e saj në strukturat Evropiane duke filluar me OSBE-në, Këshillin e Evropës etj. 

Po ashtu, misionet e Karolos Papulias në Shqipëri u përkasin gjithmonë momenteve kur marrëdhëniet midis vendeve hynin në zgrip e krizë të thellë dhe ai si arkitekt i prosperitetit të tyre vinte për t’i nxjerrë ato nga bataku. Kujtojmë se ai ishte në Tiranë në nëntorin 1993, kur Shqipëria dhe Greqia kishin kaluar një verë nga më të nxehtat në historinë e tyre dhe hoqi, qoftë edhe përkohësisht, ato re të zeza (dëbimi nga Gjirokastra i arkimandritit Krisostom,mbyllja me dhunë e shkollave greke në Sarandë Gjirokastër e Delvinë, gjashtë kushtet e Micotaqisit etj.). Papuliasi nuk u tërhoq nga këmbëngulja e tij për të mënjanuar pasojat e krizës 94-96 midis dy vendeve. (Ngjarja e Peshkëpisë, arrestimi dhe gjyqi i të pestëve të OMONIA-s, të drejtat e minoritetit etnik grek në arsim dhe në marrëdhëniet në përgjithësi me shtetin shqiptar). Kësaj here ai ishte frymëzuesi i strategjinë së re në marrëdhëniet me Shqipërinë të sanksionuara në Traktatin e Miqësisë dhe Bashkëpunimit midis dy vendeve nënshkruar në Tiranë më 1996 midis dy presidenteve të atëhershme të Republikës. Presidenti grek Karolos Papulias vizitoi Shqipërinë edhe më 2005. Kësaj herë bëhet fjalë për një vizitë në Jug të Shqipërisë. Kjo vizitë ishte më së shumti një tregues i nevojës për çlirimin e marrëdhënieve midis dy vendeve nga zyrtarizmat e tepruara dhe zhvillimin e tyre në një frymë të thjeshtuar e pa protokoll, ashtu siç e kërkon realiteti i fqinjësisë së mirë. Por, kjo vizitë dhe me këtë mesazh, fatkeqësisht u shndërrua në një incident diplomatik. 

Papulias, ky politikan i butë dhe mik i popullit shqiptar, tregoi se nuk mund të komportonte incidente provokuese jashtë qëllimeve të fqinjësisë së mirë dhe se mirësia e tij nuk mund të përdorej nga askush. Tani është serish në Tiranë. Në një vizitë që deri para ardhjes së tij kaloi çuditërisht pa zhurmë nga mediat në Shqipëri. Ndoshta mendohet se Papulias bën një vizitë me shumë kortezie dhe nostalgjie në Shqipëri se sa një vizitë të një politikani të lartë të vendit fqinj. Por vizita e Pauliasit e ka sërish të njëjtin sens si deri më sot. Ai vjen në Shqipëri kur Tirana zyrtare ka adresuar drejt Athinës rreth shtatë çështje të historisë dhe të realitetit në marrëdhëniet midis dy vendeve, të parapara si kushte ndaj Athinës.

 Pra, vizita realizohet kur ndjesia e Tiranës në marrëdhëniet me Greqinë mbetet e mbërthyer në konceptin e menaxhimit të krizave, kur përherë e me shumë po artikulohen në publik nevoja e rishikimit të historisë, kur në këtë valle po hyn se fundi edhe Akademia e Shkencave të Shqipërisë. Presidenti i Republikës Greke Karolos Papulias, vjen në Tiranë me të njëjtin koncept strategjik për marrëdhëniet me Shqipërinë, atë të fqinjësisë së mirë, të bashkëpunimit e të mirëkuptimit në kuadrin e rrugës evropiane të Shqipërisë. Kjo do të thotë se nuk do të jetë aspak një vizitë honorifike e bërë nga një figurë honorifike. Do të flasë si  mik i mirë e i provuar në një kohë të gjatë historike. Vizita e tij, është mesazhi i Athinës, në nivel presidencial, për këtë lloj marrëdhëniesh midis dy vendeve që Athina aspiron dhe që i duhet edhe Shqipërisë.

1 comment:

Anonymous said...

Isha shumë i frustruar kur burri im më la dhe më bllokoi në të gjitha mediat sociale, qaja gjithë ditën dhe natën, nuk ishte e lehtë për mua derisa pashë shumë dëshmi se si DR DAWN i ndihmoi ata të rivendosnin partnerët e tyre, marrëdhëniet. , martesat dhe gjithashtu shërova shumë sëmundje, u ndriçova pak dhe e kontaktova në Whatsapp, i shpjegova situatën time dhe ai më premtoi se do të më ndihmonte, më tha çfarë të bëja dhe bëra pikërisht atë që më kërkoi. në 48 orë pasi burri im filloi të më dërgonte mesazhe me mesazhe duke më kërkuar ta falja, ai tha se nuk do të më zhgënjejë më dhe ne kemi jetuar së bashku në paqe dhe lumturi, në fakt martesa jonë ka qenë një nga më të mirat në vend. , të gjitha falënderimet për DR DAWN:
Kontaktoni atë për ndihmë nëse keni nevojë: dawnacuna314@gmail.com

Whatsapp: +2349046229159