Greqia rikthen pensionet për 22 mijë minoritarë nga Shqipëria
Publikuar më 13.02.2014 | 12:03 (Shekulli)
104
4
Telnis Skuqi
ATHINË – Qeveria helene ka vendosur në orët e vona të mbrëmjes së
djeshme rikthimin e pjesshëm të pensioneve për minoritetin grek, në
kuadër të masave për lehtësimin e shtresës së varfër. Lajmi është
konfirmuar nga Ministria e Punës e Greqisë (MPG) dhe pritet të
publikohet sot në fletoren zyrtare. Sipas dikasterit grek, tashmë do të
kenë mundësi të përfitojnë pension të reduktuar të pakten 22 mijë
minoritarë nga Shqipëria dhe nga vendet e ish Bashkimit Sovjetik.
“Ligji do të jete më i hapur dhe tashmë do të kërkohet që të
interesuarit të paraqesin dokumentacion që tregon banimin e tyre 10
vitet e fundit në shtetin helena nga 20 vite që ishte me ligjin që hyri
në fuqi në fund të vitit 2012”, thuhet në komunikatën e MPG. I njëjti
burim tha se, ky vendim ka ardhur pas propozimit të Drejtorit të
Organizmit të Sigurimeve Bujqesore OGA, i cili propozoi që rikthimi i
plotë i pensioneve të bëhet brenda tre viteve të ardhshme, duke filluar
për 2014 me 214 euro, për 2015 me 288 euro dhe për 2016 me 360 euro që
ishte më pare.
Ndërkohë, një tjetër ligj në favor të emigrantëve shqiptarë pritet të
miratohet në fund të këtij muaj. Sipas MPG, tashmë të gjithë të
papunët, përfshirë edhe emigrantë shqiptarë, do të kenë mundësi për të
pasur Sigurim Shendetesor, duke paguar 50 ditë pune (ensima) nga 100 që
ishte deri tani.
No comments:
Post a Comment