Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë
Sinodi i Shenjtë
NJOFTIM
Komentet e z. Fatos Klosi janë të papërgjegjshme, fyese dhe çorientuese
Në intervistën e z. Fatos Klosi në gazetën “Illyria” të ShBA, më 31
mars 2014, që u ribotua edhe në gazetat “Panorama” e “Tema” (1 prill
2014) etj., dhe në disa faqe elektronike, duke iu përgjigjur pyetjes
tendencioze të gazetarit mbi organizatat xhihadiste dhe ekstremiste, si
dhe mbi rolin e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë e
veçanërisht të Kryepiskopittë saj Anastas, ai përgjigjet:“më i rëndë se ky i pari është problemi i ndërhyrjes së Kishës Greke në problemet e Kishës Autoqefale Shqiptare”.
Sigurisht, bëhet fjalë për komente arbitrare, çorientuese dhe të
pabazuara për Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, që përpiqen
të helmojnë opinionin publik dhe njëkohësisht të tërheqin vëmendjen nga
serioziteti që mbartin ngjarjet e fundit. Duke ripërtypur dyshime të
shprehura me fjalë të përgjithshme dhe duke mos e njohur aspak Traditën
dhe të Drejtën Kanonike të Orthodhoksisë botërore, si edhe ato që sot
kanë vlerë në Lëvizjen e krishterë Ekumenike, mbështet tezën, se Kisha
Orthodhokse e Shqipërisë “sot është pjesë e Kishës Greke fatkeqësisht!”.
1. Jemi të detyruar të rikujtojmë se iniciativën për ringritjen e
Kishës së Shqipërisë e mori PatriarkanaEkumenike e Konstandinopojës (dhe
jo Kisha Autoqefale e Greqisë), e cila ka përgjegjësinë të mbështesë
Kishat Orthodhokse të ndodhura në sprovë. Me autoritetin kompetent
kishtar, ishte ajo që në vitin 1937 i dha autoqefalinë Kishës së
Shqipërisë (ashtu si dhe më parë i kishte dhënë autoqefalinë Kishës së
Greqisë, në vitin 1850).
Në aktivitetin e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, që
është krejtësisht e pavarur nga Kisha e Greqisë, kanë kontribuuar përveç
kuadrove vendas dhe grupe bashkëpunëtorësh të huaj nga Greqia e ShBA,
numri i të cilëve lëvizte në periudha të ndryshme nga 3 deri në 5
klerikë dhe nga 5 deri në 8 laikë, burra e gra. Nuk duhet harruar fakti
se të huajt që punojnë në komunitetet e tjera fetare janë me qindra.
2. Zhvillimi i jashtëzakonshëm në një kohë të shkurtër e në cilësi i
Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, sipas pohimit të
përgjithshëm, lidhet me autoritetin dhe përpjekjet e KryepiskopitAnastas
dhe me besimin e përgjithshëm që ushqejnë ndaj tij jo vetëm grekët, por
në tërësi të gjithë orthodhoksët dhe më gjerë të krishterët anembanë
botës. Ai vetë, është Zëvendëspresident i Konferencës së Kishave të
Evropës, President i Këshillit Botëror të Kishave dhe President Nderi i
organizatës më të madhe ndërfetarenë botë “Fetë për Paqen”. Këta miq të
Kryepiskopit, të shumtë në numër, kanë mbështetur përpjekjet e tij në
Shqipëri. Karakteristike është se ndihma e parë e madhe erdhi nga një
fondacion i krishterë i Danimarkës (DanChurchAid). Sektori i Kishës sonë
“Shërbimi i Dashurisë”, që ka përgjegjësinë e programeve të ndryshme
filantropike dhe sociale, gjatë gjithë këtyre viteve mbështetet
ekskluzivisht në ndihmën e Kishave evropiane (të Gjermanisë, Holandës,
Zvicrës, Mbretërisë së Bashkuar, Norvegjisë, ShBA-ve dhe vendeve të
tjera). Programi i madh i mbështetjes ndaj 33.000 refugjatëve kosovarë
të besimit mysliman, në vitin 1999, i realizuar me iniciativën e
KryepiskopitAnastas, me një vlerë 13 milionë dollarë, u mundësua me
ndihmën financiare të Këshillit Botëror të Kishave dhe të organizmave të
tjerë të krishterë.
3. Veprat e ndryshme investuese të Kishës së Shqipërisë u realizuan
me ofertat bujare të shumë miliona eurove nga burime të ndryshme, të
cilave Kryepiskopi iu drejtua për realizimin e programeve konkrete. Të
qenurit e tij pa interes dhe efektiviteti tashmë i pohuar gjerësisht,
sollën shumë oferta të njohura (si p.sh. nga Fondacionet Onasis, Niarko,
Laci), por edhe të panjohura (shembull për këtë është testamenti i
avokatit athinas P. K, që la të gjithë pasurinë e tij prej 3 milionë
euro për veprën shpirtërore dhe filantropike të Kishës Orthodhokse të
Shqipërisë). Që në fillim të viteve ’90, u krijuan shumë grupe miqsh të
Kryepiskopit në Athinë, Selanik, dhe në qytete të tjera të mëdha të
Greqisë e të SHBA-ve dhe vendeve të tjera, që u përkujdesën për
mbledhjen e ushqimeve, veshjeve, medikamenteve dhe gjërave të tjera të
domosdoshme për kryerjen e një vepre të gjerë sociale. Ajo nuk u kufizua
vetëm tek orthodhoksët, por preku njerëzit në nevojë, pavarësisht
bindjeve fetare. U jemi përherë mirënjohës mijëra njerëzve që dhanë
mbështetjen e tyre.
Ndihma ekonomike që ka ardhur prej vendeve dhe burimeve të ndryshme,
u përdor në ndërtimin e kishave të shkatërruara, si dhe atyre të reja,
në edukimin brenda vendit të qytetarëve seriozë shqiptarë që të bëhen
klerikë, në arsimin e përgjithshëm, por edhe në vepra filantropike
shëndetësore e kulturore, të rëndësishme për progresin e përgjithshëm të
vendit. Sigurisht, nuk është “e rrezikshme” që mijëra njerëz
në zona të ndryshme të vendit janë ndihmuar në çaste kritike me vepra të
përkujdesjes shoqërore dhe të zhvillimit rural dhe se kjo vepër e gjerë
ka ndihmuar me mijëra familje, si dhe është mbështetur në këtë mënyrë
ekonomia e përgjithshme e vendit.
4. Z. Klosi formulon teorinë se “nuk kishte ngut që të vinte
këtu një prift, me të vërtetë shumë i ditur, shumë vërtetë, një
intelektual i vërtetë, që të organizonte Kishën Shqiptare. Le të
organizohej një çikë më ngadalë, por të mbante si të thuash pamjen...
Sot është pjesë e Kishës Greke fatkeqësisht!”. Kjo teori e
çuditshme mund të shprehë dëshirën e një qytetari që ka bindje të
ndryshme fetare dhe filozofike, por jo pikëpamjet e orthodhoksëve të
Shqipërisë.
Vizioni dhe përpjekja e KryepiskopitAnastas ishin të organizonte një
Kishë Autoqefale Orthodhokse të Shqipërisë me nivel të lartë, të
bashkuar, me klerikë seriozë të arsimuar, qytetarë shqiptarë, me
struktura administrative orthodhokse, një Kishë të pavarur nga çdo
ndërhyrje politike, e jashtme apo e brendshme, madje të vetëfinancuar
nga ana ekonomike, dhe jo “pjesë të Kishës Greke”. Një Kishë
Autoqefale Orthodhokse të Shqipërisë të hapur dhe të vlefshme në
shoqërinë shqiptare, të nderuar në familjen panorthodhokse, duke marrë
pjesë në mënyrë të barabartë në Lëvizjen e krishterë Ekumenike dhe në
dialogët ndër të krishterë e ndërfetarë, duke kontribuuar në pajtimin e
popujve dhe për paqen në rajonin tonë; duke e nderuar Shqipërinë në rang
ndërkombëtar. Kjo arritje njihet sot nga të gjitha Kishat Orthodhokse
Autoqefale dhe më gjerë nga bota e krishterë.
5. Pohimi i tij se vetëm Kisha Orthodhokse e Shqipërisë ndihmohet
nga jashtë, ndërsa komunitetet e tjera fetare nuk kanë asnjë shtet që
t’i mbështesë, më së pakti është naiv. Është një fakt që njihet nga të
gjithë se komunitetet fetare të mëdha e të vogla kanë marrë kapitaletë
shumta nga shumë shtete, jo vetëm evropiane, por edhe të kontinenteve të
tjera. Sipas z. Klosi, vetëm Kisha Orthodhokse duhej të përjashtohej
nga kjo ndihmë!
6. Në komentet e z. Klosi duket qartë koncepti se e konsideron
Greqinë, nëse jo një shtet armik, të paktën një shtet të rrezikshëm dhe
çdo gjë që mund të vijë nga shtetasit me besim të njëjtë nga ky vend,
shikohet si e dyshimtë. Por, faktet nuk vërtetojnë bindjet e tij “të
fshehta”. Greqia dhe Shqipëria janë vende të NATO-s, të shumë
organizmave ndërkombëtarë dhe shpresa e të gjithëve është se së shpejti
Shqipëria do të jetë brenda Bashkimit Evropian, gjë për të cilën edhe
Greqia qartazi po ofron ndihmën e saj.
Nga ana tjetër, pohimi i tij se “Kisha Orthodhokse ka para pa fund! Ka paratë e Greqisë, të cilat janë paratë e Evropës” është
po aq paradoksal. Si fraza e parë dhe ajo e dytë, janë të pasakta dhe
pa lidhje midis tyre. Kisha Orthodhokse e Shqipërisë vazhdon të ketë
burime financiare shumë të kufizuara. Gjithashtu, Evropa nuk i jep para
Greqisë për qëllime fetare.
Por, aty ku kulmon kapërcimi i së logjikshmes, bashkë me predispozitën për të shpifur të z. Klosi, është këshilla e tij se “shteti shqiptar duhet të jetë më i kujdesshëm me Kishën Greke sesa me këta islamikët”.
Institucionet e shtetit dhe kryesisht qindra - mijëra orthodhoksët e
Shqipërisë, janë në gjendje të ndjekin dhe të gjykojnë sa kanë ngjarë
këta 22 vjet brenda Kishës Orthodhokse dhe me siguri nuk presin të
mbrohet shteti dhe Kisha me të tilla dyshime personale, teori të
pabazuara dhe këshilla çorientuese.
Tiranë, 8 prill 2014
No comments:
Post a Comment