Monday, April 28, 2014

Reforma Territoriale/Cannon: Duhet konsensus i madh, jo vetëm midis partive

Reforma Territoriale duhet të realizohet me konsensusin më të madh. Deklarata është bërë nga Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë Nicholas Cannon.
Kjo reformë është një proces delikat dhe duhet të ketë konsensus jo vetëm mes partive.

Duhet konsensus edhe me grupet e interesit, theksoi ai.

Ndërsa e konideroi marrjen e statusit të vendit kandidat nga Shqipëria në rrugë të mbarë, diplomati britanik gjithashtu vlerësoi programin e reformave të Qeverisë Rama si ambicioz.

Një problem që sipas Cannon duhet të marrë zgjidhje është çështja e pronës, e cila për diplomatin britanik pengon thithjen e investimeve.

Ndersa gazeta Shekulli e Koços e jep lajmin(http://shekulli.com.al/web/p.php?id=45909&kat=88) pa paragrafin e fundit, pra pa pjesen ku ambasadori flet per zhgjidhjen e çeshtjes se prones. Ky eshte deputeti qe duhet gjoja te ngreje zerin per problemet e Himares!!! Apo vetem ne rastin kur perkojne me problemet e veta?!

3 comments:

Anonymous said...

Koço Kokëdhimës nuk i intereson kthimi i pronës tek i zoti, se kështu ata grabitin më shumë, dhe duket se më tepër i intereson "shëtitorja në buzë të detit Qeparo" që fillon nga "Hostoni" deri tek delta e lumit, pa përfshirë "objektin e tij turistik" të cilin e ka ndërtuar në mënyrën më të jashtëligjëshme, por akoma edhe më keq mbi prona të grabitura që ua grabiti pronarëve qeparotas, pra fshatarëve të tij. Dhe gjithë këtë interes për "shëtitoren" e bën që veç himariotëve edhe qeparotasve tu "lidhë sytë me shami", ashtu si i thotë Berisha në Parlament të vërtetën në sy, por fatkeqësisht ashtu si ua mbylli sytë dhe mashtroi pronarët edhe vetë satrapi Sali Berisha jo pak por 23 vjet me radhë. Për fat të keq të vetë pronarëve këta janë deputetët, politikanët dhe pushtetarët shqiptarë, po thuaj të gjithë kriminelë dhe hajdutë, kur pa ua bërë "tër" syri e pa ju "dridhur" fare qimia, si asnjë vend jo në Evropë ku thonë se duan të na çojnë, por një vjedhje e tokës siç po ndodh në vendin tonë, nuk duket të ndodhë as edhe në Afrikë ! Turpi i dhe llumi i ka mbuluar dhe do vazhdojë ti mbulojë!
Pronari i vërtetë!

Anonymous said...

Faktikisht nuk mund te akuzohet se kompleksi turistik i Kocos ne Qeparo eshte ne toke te dikujt. Ai eshte ndertuar ne toke shteti apo te komunitetit. Nje kompleks tjeter turistik eshte ngritur ne hunden e madhe ne Qeparo nga persona te cilet kane blere nje toke prej 20.000 m nga nje pronar qe zoteronte vetem 200 m. Gjithe kjo eshte kryer ne periudhen e sundimit te Berishes. Prandaj ne se quhet jo e ligjeshme nje ndertese me objekt turizmin ne buze te detit ne fushe, e ngritur sipas nje koncesioni qe ju dha nga qeveria Nano ne 1999-2001, e pse na qenka i ligjshem nje gje tille e realizuar me dijenine dhe aprovimin e Berishes pikerisht ne nje distance me te afert me detin.
Qe te jemi te sakte, Kocua ka favorin qe eshte investues nga Qeparoi, kurse ai qe nderton ne hunde te madhe e ka grabitur token nepermjet nje shit-blerjeje mafioze.
Ne llogora ka mbi 10 komplekse turistike. Sipas jush ne buze te detit nuk duhet te kete te tilla? Po si mund te shfrytezohen potencialet turistike, duke ndertuar kabina si ato dikur ne uje te ftohte?
Mendoj se problemi duhet te shtrohet: a i ploteson kushtet e nje ndertimi turistik modern dhe jo akuza qe ka pushtuar token e te tjereve.

xhefi

Anonymous said...

Shkarerrimi i qeparoit i erdhi nga nje fare e keqe,me e keqja ne gjithe zonen e himares fara kokedhima .ata enveriste te felliqur ,u bene vegla te islamo komunisteve dhe u pasuruan ne kurriz popullit te himares .kjo eshte e verteta .po atyre dhe shume lakejve te tyre po u afron fundi dhe do ti vjellin te gjitha .