Thursday, April 24, 2014

Sulltan Ramiu, SHISH – Sherbimi Islamik Shqiptar dhe Nuse Doda.

Qe ne fazat e para te krijimit te shteti shqiptar, himarjotet jane gjendur vazhdimisht ne nje front lufte. Them jane gjendur, pasi nuk ka qene kjo nje zgjedhje e tyre e vullnetshme, po nje reagim i detyruar mbijetese. Dhe faktikisht gjithnje kane luftuar ne mbrojtje.

Zakonisht gjate nje lufte shenohet gjendja me e rende ekonomike dhe shoqerore per nje bashkesi, per nje popull qe gjendet pale ne te. Kjo per faktin se motivi principal i nje lufte jane territoret  dhe rrjedhimisht liria. Kush humbet territoret, humbet dhe lirine.  

Fundi i nje lufte, shenon piken zero nga ku ekonomia dhe liria vetem mund te pesojne rritje, permiresim. Po te hedhesh nje veshtrim ne linjen historike te popullit te Himares, te krijohet pershtypja se qe ne kohen e perandorise ottomane e deri ne ditet e sotme, ekonomia dhe gjendja shoqerore e tij, duket sikur jane vazhdimisht ose ne piken zero ose diku poshte saj. Madje per sa mund te duket ironike, pika me e larte ka mbetur pikerisht ne perandorine ottomane, kur Himara kishte autonomine dhe venomet e saja. Pra pronen dhe te drejtat. Dhe ne ato kushte, himariotet paguanin taksat qe i detyroheshin portes se larte, shtetit te asaj kohe. Me pak fjale, i fundit funksionim normal shtet-popull. Nga ky moment e deri ne ditet e sotme, Himara gjendet gjithnje ne piken zero, pra gjendet vazhdimisht si ne ditet e fundit te nje lufte, ku populli mezi pret te ngre koken dhe te thote “me ne fund i lire!”, te mare pronat e veta dhe filloje te krijoje mireqenie me to. Kjo eshte gjendja reale e Himares. Himarjotet nuk kane as prona e as liri!

Dhe kjo ndodh, sepse ndryshe nga Sulltani i 200 vjeteve me pare, i cili pasi pa qe ky popull nuk mposhtej me pushke dhe qe me zgjuarsi e pse jo edhe burreri diti ti jape fund luftes me himariotet dhe ti jape ketij populli çka meritonte, “Sulltanet” e ardhur me pas si Murati II, Ahmet Zogu, Enver Hoxha, Ramiz Alia, Fatos Nano, Sali Berisha e se fundmi “sulltani i konvertuar” Edi Rama, nuk kane as zgjuarsine dhe as burrerine te ulin pushken, po si burracaker kronike dhe te pabese e te tredhur, shkrepin vazhdimisht nga nje fishek tek tuk, sa per te mos i dhene fund luftes, si per ta lene popullin himariot gjithnje si ne diten e fundit te luftes, ku degjohet here pas here ndonje e shtene e ralle.

Sa here himariotet i jane afruar ndonje te drejte te tyre te munguar, “sulltanet” e radhes fillojne e qellojne here ne ajer e jo pak here edhe mbi turmen. Himariotet kishin shkollat e tyre greke dhe Sulltan Zogu u perpoq tua mbyllte, duke krijuar qarte idene se nuk ishte “sulltani” i tyre qe mendonte per te miren e tyre. Himariotet nuk votuan qeverine komuniste ne 1946 dhe Sulltan Hoxha i varrosi te gjalle, per tu bere te ditur edhe ky se nuk do te ishte “sulltani” i tyre. Dhe ky arriti tu bente edhe ate qe nuk u beri dot Sulltan Zogu, u mbylli dhe shkollat e u mori dhe pronat. Sulltan Alia, jo vetem qe eci ne gjurmet e Sulltan Hoxhes po edhe kur toka po i shkiste nen kembe, krijoi ligjin sulltanor 7501 per tu mos u dhene kurre token himarioteve. Sulltan Saliu dhe Sulltan Nano(i vura bashke se nuk i ndaj dot ngaqe kane secili nga nje testikull), jo vetem qe ecen ne gjurmet e Sulltan Aliut dhe nuk e hoqen ligjin 7501, po ashtu si edhe Sulltan Hoxha donin me detyrim voten e tyre dhe vazhdonin ti denonin edhe me burg himariotet sepse mbanin lart flamurin e tyre grek e nuk votonin per ta. Sulltani i fundit, Sulltan Ramiu, jo vetem qe po vazhdon ne gjurmet e Sulltan Saliut dhe Sulltan Nanos dhe nuk e heq ligjin 7501, po vazhdon me tej rrugen e tyre duke kerkuar ta shkri Himaren ne nje bashki me myslymanet e lumit te Vlores ne ndarjen e re administrative.

Dhe nuk eshte ndonje çudi e madhe, qe edhe ne provikimin e fundit te para pak diteve ne marrjen ne pyetje te Eunukut Ajaz qe e ka kthyer sherbimin sekret ne nje xhami, te kete gisht pikerisht Sulltan Ramiu nen keshillat e Eunuk Kokedhimes, pikerisht per te krijuar zhurmen e nevojshme per te justifikuar shkrirjen fare te Himares si bashki ne nje komunitet akoma me te madh myslymanesh e çemesh, ne ate te Vlores. Dyshimet ne lidhje me kete, dalin natyrshem kur Eunuku Ajaz nuk shprehet vete, po pyetet ne komision pikerisht nga nje nuse çamerie, nuse Doda. 
Nuse Doda, e vetmja qe nuk votoi nen kryetarin e parlamentit Dule, pikerisht sepse eshte nuse çamerie(dhe lidhjen llogjike mund te na e jape vetem ajo), duke bere pjese ne klanin e te ndjerit Olldashi ne PD, kohet e fundit eshte pare shume afer se majtes ne shume iniciativa te bojkotuara totalisht nga e djathta ku ajo ben pjese. Nuk mund te mos ngjalle dyshime per provokim nje nderhyrje e tille kaq specifike e Nuse Dodes mbi Himaren, pikerisht ne nje moment te tille kur po pergatitet reforma administrative. Sjellja e nuses çame Doda eshte identike me sjelljen e deputeteve çame te Sullatan Saliut me nderhyrjet ne ligjin e vetedeklarimit te fese dhe etnise menjehere para se te fillonte çensusi i fundit, duke sjelle edhe deshtimin e tij pikerisht per keto barbarizma. Sulltan Ramiu, qe per interesa pushteti, zgjodhi ate pjese te çemerve qe nuk nxorren dot deputete, duket se e ka zgjidhur kete pune duke gjetur Nuse Doden.

Ka dhene mjaft prova Sulltan Ramiu qe ka qejf te veproje me stilin edhe po edhe jo, edhe keshtu edhe ashtu, duke filluar me besimin e tij fetar.


Sulltan Murati II ka vdekur. Sulltan Zogu I dhe II kane vdekur. Sulltan Hoxha ka vdekur. Sulltan Aliu ka vdekur. Sulltan Saliu e Nano, jane me nga nje kembe ne varr. Himariotet jane dhe do jene akoma ne Himare, kane pasur dhe do kene akoma besimin e tyre Orthodhoks, kane folur dhe do flasin akoma gjuhen e tyre greke, kane luftuar dhe do luftojne akoma per token dhe te drejtat e tyre. Mund te jetojne akoma si ne diten e fundit te luftes, po do varrosin akoma sulltane e eunuke te tjere. Uroj per Sulltanet qe jane ende gjalle, qe te mesojne dhe te kene burrerine te shrepin fishekun e fundit. Dhe ti lene provokimet se nuk i dihet e zgjohen nje dite te bukur e i shikojne realitet. Sigurisht, jo per merite te tyre!                   

Έντι Κυρίτσης   

1 comment:

Anonymous said...

Nuk duhet mare me skenarin, por me realitetin, le ti leme per nje cast konspiracionet, pasi ballkanasit e kane ne plane te pare kete. Ne Tirane ka himariote qe i thone hapur pikepamjet e tyre per pavaresine, ose autonomine, ose nje status special ose principate per Himaren. Qarqet e Tiranes e dine shume mire kete, por edhe ne veshtrimin historik, ata e dine, pse nje himariot ndryshon shume nga te tjeret, pra eshte nje specie e "ralle". Por konstatimi i shefit te sigurise shqiptare, eshte lajm, madje i trishtueshem per politiken shqiptare, jo sepse ata do ta humbin "Himaren Shqiptare", por se do te humbin monopolet, oligarkine, tokat e grabitura dhe planet e tyre per fshatra turistike. Prandaj nuk vendosin politikanet ne parlament, atje vendosin oligarket si K. Qeparotasi qe kontrolon gjithe shtetin dhe te tjere pas me mediat e tyre. Cila eshte ana e mire? Sigurisht nderkombetarizimi i cesghtjes Himara, fillimisht me pronat dhe pastaj me te drejten Historike, ka nje domethenje te madhe, Tirana po perballet me dy alternativa ose me nje te vetme me sakte, te kaloje ne paqe dhe mirekuptim cdo tentative per separatizem bdaj Himares, pasi nderkombetarizimi i Himares nuk eshte vetem ceshtje pronash, por edhe vlerash demokratike europiane. Pra himariote, kudo qe ndodheni, kokel lart, "Psila to Kefali", pasi Himara ka kaluar klasen e krizave, po nderkombetarizon edhe bukurite e saj natyrore, nderkohe qe historia e saj, eshte ne epiqender te zhvillimeve dhe efekteve te kohes. Shefi i sigurise beri shume mire qe i tha ato fjale jo spese himariotet do te varen nga vota e tyre ose e depytetes came, por se ai i doli borxhit politikes shqiptare qe "ky skenar tashme eshte ne vije dhe nuk mund te ndalet..(nenkupto nuk duhet ushtruar dhune ose presione per separatistet Himariote) pra ajo ka ndodhur dhe pritet vetem finalizimi. Por eshte gjithashtu interesante xhelozia e Greqise, e cila e konsideron si "prone eksluzive Himaren" edhe nga ato pak komente qe bene mediat greke, duke ngateruar Epirin e Veriut me Himaren. Tek himariotet qe kuptojne diplomacine, ky eshte nje mesazh edhe er Athinen jo vetem per Tiranen, te cilet cuditerisht jo vetem qe nuk kane bere asgje deri tani per Himaren ose Vorio epirin, por qe nuk ngrene zerin per shtepuite qe gremisen nga buldozeret e Tiranes, nga tokat qe vidhen perdite me gjykata dhe hipoteka, nga pensionet qe kane prere p[er familjet dhe baballaret tane qe kane vuajtur per ate greqi. Dhe ne fakt na vijne nder mend fjalet e Spiro milos kur braktisi dokumentin e Protokollit te Korfuzit ne Delvine, per te cilen iu kthye venizelos me fjalet: NUK E KAM DITIR KURRE SE CFAR JAM GREK APO SHQIPTAR, POR KAM LUFTUAR NJE JETE TE TERE PER GREQINE, PRANDAJ NE SE NUK KENI DESHIRE TE NDIHMONI HIMAREN TE PAKTEN NA LINI TE QETE TE KERKOJME TE DREJTEN TONE" I XIMARA EXI MONO MIALISI, ANESARTISIA KE GIA FTO EXI POLUS FILUS STO KOSMO/