Wednesday, July 30, 2014

HIMARA – ESKLUZIVISHT SIPAS DESHIRES DHE VULLNETIT TE HIMARIOTEVE.

Pirro Fotiadhi
Ιούλ 29 τις 5:22 μ.μ.

Sas stelno gia dimosieysi ti parakato dhilosi.Eyxaristo therma.

  Grupi Iniciator per krijimin e HIMARES EVROPIANE,ne takimin e zhvilluar ne POTAM TE HIMARES,diten e shtune dt 26.07.2014 pasi diskutoi dhe rrahu mendime rreth projektvarianteve te paraqitura nga ana e qeverise aktuale,pasi degjoi qendrimet e shprehura prej nje grupi pjesemarresish himariote lidhur me Reformen e re Territoriale, për ndarjen e re administrative, ku Himara jone  e shenjte, HIMARA HEROIKE,humbet të drejtën e të qenit njësi e pavarur vendore, denoncon publikisht qendrimet krejt te gabuara dhe arrogante te Qeverise aktuale si edhe te Ministrit Cuci ne vecanti,te cilet nepermjet nje propagande te shemtuar dhe te njeanshme,shpifin,bllofojne dhe njeherazi dizinformojne enkas opinionin publik. Nepermjet nje strategjie te erret,me metoda diktati dhe imponimi me dhune,permes nje arrogance krejt te pashoqe guxon e luan me ndjenjat dhe vetedijen e komunitetit himariot duke e paraqitur si deshire dhe vullnetin tone, kerkon  te imponoje medoemos bashkimin e Himares,me rajone dhe zona qe nuk kane asnje lloj lidhjeje me Himaren,sic eshte Vranishti dhe Lukova, qe në thelb s‘është gjë tjetër veçse një politikë dhe praktikë sa shfarosëse aq edhe asimiluese e njeherazi  vdekjeprurëse për Himarën,që fare pak dallohet nga praktikat e periudhës së monizmit e të Partisë-shtet.

Nderkohe qe me nje arrogance dhe arbitraritet te pajustifikuar,pretendon se qenkan anketuar 60 % e himarioteve, dhe sipas tij na qenkan dakord me projektet dhe idete e papranueshme qe ai kerkon me dhune dhe forcen e karriges ministrore te imponoje ne HIMARE.Po si more zoti Minister, na paske anketuar 60 % te qytetareve himariote,ne nje kohe kur 85 % e totalit te popullsise aktuale himariote jeton jashte kufijve te Shqiperise.Οpinioni publik nuk mund te manipulohet dhe as te mashtrohet me bllofe ministrore.

Ne Ηimariotet, si nje popull krenar,fisnik,te drejte e guximtare,DEKLAROJME dhe kerkojme qe HIMARA JONE E SHENJTE, te QENDROJE LARG PROJEKTEVE FAMEKEQE DHE DINAKE TE CUCIT DHE QEVERISE QE AI PERFAQESON, QE GUXOJNE DHE KONTESTOJNE HIMAREN DHE KOMUNITETIN HIMARIOT.Ky «axhami politik»,duhet te bindet me se fundi, se votat qe u dha komuniteti himariot,kurresesi nuk i jep te drejten qeverise aktuale te sillen me arrogance dhe te diktojne vullnetin e tyre politik,ne dem te Himares dhe komunitetit te saj. Pa u siguruar miratimi zyrtar i gjithe komunitetit himariot,asnje lloj projekti qe eshte ne dem te interesave te Himares dhe himarioteve jo vetem qe nuk do te pranohet por njeherazi nuk do te njihet, duke zhvleresuar cdo lloj perpjekje dhe tentative te qeverise per te manipuluar te drejten themelore te vetevendosjes vendore, ashtu sikunder parashikohet ne nje sere Traktatesh Evropiane sic eshte edhe ajo e Kopenhages.

Himaren dhe banoret e saj,packa tentativave te panumerta krejt te pasuksesshme, packa shenjestrave  dhe kurtheve te papershkrueshme,kurresesi nuk arriten ta “kryqëzonin” dhe as ta “shkryqëzonin” e nenshtronin kurrë,as  egersia e pashembullt e politikes se Anadollit, dhe as vijimesia e pushteteve shqiptare, madje as komunistët.Himara si rajon vecon dhe shkelqen me ekzistencen dhe   historine  e saj  thuajse 2600 vjeçare,nderkohe qe shteti shqiptar sapo kaperceu 100 vjecarin.

Reagimet dhe protestat e himarioteve konsistojne ne politikat e gabuara dhe dinake te qeverise tek menyrat e uleta te diktatit dhe shperfilljes se himarioteve, dhe kurresesi nuk lidhet as me Vranishtin dhe as me Lukoven. Fati e solli qe te jetojme ne fqinjesi kufitare prej shekujsh. Fati i sotem na dikton te perjetojme papergjegjesine politike dhe percartjen e pajustifikueshme te qeverise aktuale, qe me politikat e saj te gabuara ndikon ne nxitjen e konflikteve territoriale dhe shprishjen e ekuilibreve historike dhe sociale te formatuara e te standartuara prej shekujsh. Politika fatale kryenece, te cilat ne Himariotet i denoncojme publikisht dhe si te papranueshme, politika te cilat synojne qe te humbasim dhe denigrohemi si si komunitet, humbjen e identitetit tonë si njerëz,si qytetare dhe bregdetas te Himares.

Himara jone e shtrenjte, nuk eshte as produkt dhe as mjet negociatash per shitje,coptime ose bashkime eventuale, qe te mund te parcelizohet dhe te nxirret per treg shitjeje,gje qe nuk ka ndodhur as ne periudhat me te veshtira te histories tone, sepse HIMARA ESKLUZIVISHT SE BASHKU ME TOKEN E SAJ, HISTORIKISHT DHE NE TE ARDHMEN I PERKISTE DHE DO T’U PERKASE HIMARIOTEVE. Eshte ne nderin dhe dinjitetin e Politikes dhe politikaneve shqiptare qe pa asnje lloj medyshjeje, nuk duhet të vonojnë për te deshmuar shenjat e pendeses dhe ti kthejne haracet e trukeve dhe intrigave te shemtuara HIMARES dhe HIMARIOTEVE, haracet e kijimit te situatave te tensionuara pa asnje shkak dhe arsye, haracet e mosvleresimit dhe moskryerjes se investimeve respektive ne infrastrukture, haracet e sulmeve te paprecedenta politike, me respekt dhe vleresime konkrete. Eshte koha dhe momenti per te deshmuar vlera dhe mentalitete evropiane nga ana e faktorit politik shqiptar vecanerisht karshi Himares, duke garantuar kesisoj vec te tjerash edhe ekuilibrin dhe stabilitetin e mirëfilltë politik.

Solemnisht deklarojmë dhe kërkojmë sa me pare nga Qeveria dhe Parlamenti shqiptar :

1.- Abrogimin e ligjit famekeq 7501 dhe kthimin e pronave pronarëve të ligjshëm bregdetas, sipas disponimit të tyre para kryerjes së reformës agrare nga sistemi diktatorial monist,mos dhënien e asnjë titulli pronësie në Bregdet pa vërtetuar fillimisht origjinën e pronës, siç parashikon neni 41 i Kushtetutës;

2.- Anullimin e dispozitave ligjore dhe të konçesioneve respektive abuzuese për krijimin e fshatrave turistike në Bregdetin Jonian,mos kryerjen e asnje lloj investimi,nga konçesionarët e ndryshëm në Bregdet pa dijeninë,pëlqimin dhe miratimin e marrëveshjet me pronarët dhe trashëgimtarët e ligjshëm të trojeve dhe pronave.

3.- Në kuadrin e reformës territoriale pajtohemi me krijimin e një zone funksionale ekonomike,duke i bashkuar Himarës Komunën e Lukovës, siç parashihet në  variantin V dhe në  Hartën e ndarjes administrative me 63 njësi, paraqitur nga grupi i punës dhe Ministria përkatëse në Komisionin e Posaçëm Parlamentar.

Vellezer dhe motra himariote,kurre nuk do heshtim për të drejtat tona perballe cilesdo politike shfarosese nga ana e qeverise aktuale shqiptare !

Per t’i kthyer Himares tone,shkelqimin e saj te dikurshem dhe krenarine e saj te munguar..!!!

Grupi Iniciator per krijimin e HIMARES EVROPIANE.



Potam Himare,28.08.2014

No comments: