Kush kerkon te largoje bustin e deshmorit te Gjuhes greke Aristotel Guma?

H προτομή του εθνομάρτυρα Αριστοτέλη Γκούμα

Procedeengs of The III Panhimarjot Conference -

http://www.himara.eu/adver/KHimariot/konferenca3_1.html

Llambro Ruci shvlefteson "argumentat" e Kristo Frasherit, Luan Malltezit, Shaban Sinanit etj

Le të thonë sa të duan Kristo Frasheri, Luan Malltezi, Shaban Sinani etj.se gjuha e parë në Himarë është shqipja dhe më pas greqishtja. E kjo është thënë qartësisht, por vendosmërisht, pa ekuivoke dhe duke e faktuar

Regjistrimi i popullsise-Presidenti Topi: presione nga qarqe ultranacionaliste

“Ndjeshmëria e madhe është sepse nga individë të qarqeve ultranacionaliste tentohet të bëhet një politikë presioni dhe deformacioni të një procesi që duhet të jetë nacional dhe ligjor” Presidenti la të kuptohej se ai ishte ishte edhe për deklarimin e lirë të etnisë dhe fesë

Ivanov: "ende në rajonin tonë qarqet ultranacionaliste veprojnë në dëm të vendeve të tjera".
(Shqip)

In contrast with 52-personality peticion, in the report of Europian Commission it is said that:

There is a lack of accurate data on minorities in Albania. This situation is expected to be addressed by the conduct of a population census in 2011, respecting international standards including the principle of free self-identification. This census will include optional questions on the ethnic origin, religious affiliation and mother tongue of respondents.

Pse nuk i jepet shtetesia shqiptare fortlumturise se tij Anastasios?

Lufta midis civilizimeve ne Shqiperi e gjen shprehjen ne luften frontale te qarqeve ateiste dhe antikrishtere qe perfaqesohen deri ne kupolen e shtetit per 20 vjet rresht dhe kontrollojne totalisht mediat.
S ipas raportimeve te ShIK-ut dhe shtypit, fondametaliste musilmane kane marre shtetesi shqiptare, kurse kryepeshkopi dekorohet nga Presidenti por ende nuk i ploteson kushtet per shtetesi megjthe qendrimin permanent prej 19 vjetesh ne Shqiperi !!!!


Wednesday, September 20, 2006

Berisha mes dy zjarresh, “nacionalizmit” të djeshëm dhe antishqiptarit të sotëm

Nga Ad DULE

Ditët e fundit vizitat e kryeministrit shqiptar në vendet e rajonit(Itali,Turqi dhe Greqi) janë komentuar në të gjitha llojet e formave dhe versioneve nga media e shkruar.Ajo që bie më shumë në sy në komentet, analizat apo opinionet e ndryshme, është tendenca për ti personalizuar këto vizita në individin Sali Berisha, si një lloj faljeje që në mënyrë hipokrite( tashmë që është kryeministër) ju kërkon homologëve të tij për të këqijat apo mënyrën e keqe që është sjellë dikur. Konkretisht me Prodin, thonë se theu akujt e ‘97 duke ju “lëpirë” me variantin e “Shqipëria 1 Euro”, me Erdogan shkriu akujt e mërisë së mostakimit të vizitës së tij në Shqipëri duke i “falur” gabimet në prishjen e kontratës së Albtelekomit. Ndërsa me Greqinë bateritë shkrehin edhe energjitë e fundit duke e akuzuar për një sërë çështjesh, ku mbi të gjitha predominon dëmshpërblimi që ai premtoi për dëmet që pësuan shoqëritë prodhuese dhe tregtare greke gjatë ‘97 në Shqipëri dhe shkollat e minoritetit. Vizita në Greqi gjithashtu përveç shkarkimit të baterive arriti edhe majën më të lartë të emërtimeve nga analistë me emër, duke e përcaktuar së paku si “retush” të imazhit të tij te keq të dikurshëm, e së shumti(ekstremisht) si antishqiptar. Për hir të së vërtetës përcaktimi së paku “retushim”pothuaj qëndron, por është pak, ashtu siç qëndrojnë edhe gabimet e individit Berisha në raport me ndërkombëtarët dhe vetë ne shqiptarët. Është pak sepse dëmi i sjellë për këtë vend nga mentaliteti i “autoritarizmit lokalist” i Berishës në periudhën e parë në pushtet, nuk ishte pa pasoja në vonesën drejt Evropës. Atdhedashuria dhe nacionalizmi Berishian u shfaq në “vetëdashurinë’ e qenies së tij për të drejtuar pa “shkopinjtë” në rrotat e autoritarizmit të tij siç i dukeshin parimet e ekonomisë së tregut dhe Evropës së bashkuar. Kjo si në marrëdhëniet politike ashtu edhe në ato ekonomike, por më shumë dhe drejtpërdrejt tek këto të fundit. Raporti tregtar dhe investimet në vend në atë kohë anonin dukshëm nga Italia dhe stopoheshin po kaq dukshëm ato Greke, megjithëse koha ka treguar që monopolet gjigande Evropiane nuk preferojnë Italinë për të investuar në Shqipëri. Në atë kohë, si përfaqësuesi i Kronnenburg- ut nga BSN Francez me qendër në Strasburg ashtu edhe “country manager” i United Distilers (Johny Walkers) në Angli thanë të njëjtën gjë tepër të irrituar me politikën e Berishës. “ – Si nuk e kupton kjo qeveri se kemi më tepër leverdi dhe kosto të ulët të hymë me investime nga Greqia në Shqipëri dhe jo nga Italia? Pse në ç’do dikaster që shkojmë preferojnë deri aty sa duket si kusht që ne të hyjmë nga Italia, Gjermania etj dhe jo nga Greqia? Politikat ekonomike do t’ju bëjnë pjesë të Evropës dhe jo qeveritë e Italisë, Greqisë apo kushdo qoftë.”- thanë dhe u larguan për të mos ardhur më. Kjo tregon më së miri që politika e Berishës në atë kohë nuk shihte realitetin e ekonomisë së tregut dhe leverdinë e monopoleve tregtare dhe prodhuese që drejtojnë botën, por patriotizmin e ngushtë dhe të pakuptimtë, që mbolli jo pak konflikte politike me Greqinë. Të gjitha këto shkonin në kurriz të popullit dhe emigrantëve që vuanin pasojat. Sot, me sa duket e ka kuptuar dhe është bërë koshient dhe së paku po “retushohet”, e më së shumti po bën një operacion të madh në mentalitetin e tij dhe të grupimit politik që drejton. Por… pikërisht ndërsa Berisha kapërcen të “retushuarit” e imazhit dhe operon mentalitetin arkaik, del dikush dhe e akuzon në një opinion të gazetës Shqip si “antishqiptari gjashtëdhjetë minuta para”. Dhe në fakt nuk është thjesht një “dikush”, por vetë Sokol Balla që ka drejtuar dhe drejton departamente informacioni në kanale televizive shumë të respektuara. Sipas tij, Berisha është bërë antishqiptar dhe ka humbur patriotizmin që ka pasur dikur, sepse po shkon mirë me Grekët, pra ora e tij shkon me atë të Greqisë që është një orë para nesh. Të kesh marrëdhënie të mira me shtetin Grek do të thotë se je antishqiptar dhe se Shqipërinë e shitur tetë vjet rresht nga PS –ja, po vazhdon ta shesë si plaçkë edhe Sali Berisha ?! “Berisha nuk shiti ndonjë gjë që nuk ishte tashmë e blerë. Të blerë janë emigrantët, e blerë është politika, deri-diku e blerë është e gjithë Shqipëria. Berisha zhgënjeu vetëm në një pikë. Që dhe ai pranoi se vendi i tij është një plaçkë, e cila mund të përdoret, shitet e blihet. Ky është një lajm i keq. Tani kemi mbetur vetëm. Tashmë të gjithë ata që na udhëheqin, e kanë sahatin një orë para. Me orën e Athinës.” – e mbyll analizën e tij Balla. Jo pa qëllim e nisa nga fundi, pasi tërë analiza ka shpjegime narrative dhe paralogjizma të cilat duhen faqe pa fund për ti analizuar, e që në fakt nuk ja vlen sepse përshkohen kryesisht nga një mllef individual i veshur me patriotizëm fals, e pse jo një marketing me patriotizmin. Vetëm pasazhi mbyllës e jep qartë pamjen e shkrimit ku edhe 700 mijë emigrantët edhe politika e tërë( me PS –në e koalicionin bashkë) është blerë nga Grekët. Shqipëria(po sipas tij) deri diku është blerë e gjitha dhe jo komplet pasi pjesa e pablerë është ai vetë Sokol Balla, që flet për veten në shumës e me delir që “tashmë kemi ngelur vetëm”. Jo vetëm kaq por e “habit” edhe fakti që shkollat mund të hapen aty ku kanë nevojë minoritarët, ndërsa dikur ishte një “tabu” për Berishën, duke lënë qartë të kuptohet se është krenar për Berishën e dikurshëm, që edhe Berisha vetë do që ta harrojë. Për ironi të meridianëve dhe jo të Sokol Ballës edhe Finlanda është një orë para nesh, pra me orën e Greqisë dhe kanë për ironi 5% minoritet Suedez dhe po për ironi kanë sistem dy gjuhësh në administratë(Suedisht/ Finlandisht) e po ashtu shkolla pa fund dhe Universitetin Suedez të Helsinkit të famshëm në Evropë në shkencat politike. Asnjë Finlandez nuk ndjehet i shitur apo i blerë tek Suedia megjithëse vendi i tyre ka qenë shpesh në histori shesh betejash nga Suedia. Gjithashtu, megjithëse i quajmë pjesë të Skandinavisë kanë rrënjë të ndryshme, suedezët janë anglosaksonë dhe Finlandezët mongolë. E vetmja gjë që i mërziste dhe i dëshpëronte finlandezët me suedezët ishte fakti se këta të fundit fitonin pothuaj gjithmonë në hokej me ta. Për akoma më tepër ironi me çështjen në fjalë, në një leksion për mediat dhe minoritetet, në këtë Universitet, akademiku i madh Anglez dhe ekspert për çështjet e minoriteteve në BE, C.Husband, kur e pyeta se ç’mendim ka për minoritetet dhe mediat në Shqipëri, tha: “ Shqipëria dhe Greqia bashkëjetuan për mbi njëmijë vjet në tre perandori(romake/bizantine/turke) ku popujt lëviznin nga një vend tek tjetri si në atdheun e tyre, prandaj Dropullitët kanë atdhe Shqipërinë dhe Arvanitët kanë atdhe Greqinë. Shqiptarët e shkuar rishtas në Greqi i konfirmuan grekëve dhe Shqipërisë qindra vite bashkëjetese dhe këtë verdikt qeveritë respektive duhet ta respektojnë dhe në rast se jo, duhet te jetë media zëri i dy popujve që ti detyrojë.” Në këtë kontekst duket qartë që patriotizmi i dikurshëm i Berishës dhe i sotmi i Sokolit është tepër anakronik , aq më tepër kur shkon deri në kufijtë e ekstremitetit kur quan një popull dhe një politikë të tërë të blerë nga grekërit. Shyqyr që zoti Balla ka njerëz të matur sipër kokës në televizionin ku drejton departamentin e informacionit, pasi në specialen e orës 19 e 30 të po asaj dite, nuk mbizotëroi fryma e këtij shkrimi, por përkundrazi ajo që thotë Husband, zëri i popullit, zëri i emigrantëve që gëzonin me shpresa të mëdha nga marrëdhëniet e mira të dy qeverive. Ata e dinë se ç’kanë hequr në kohën kur marrëdhëniet ishin të acaruara dhe vetëm ata e dinë se çdo të thotë të merresh vesh e të gjesh ura bashkëpunimi dhe jo bastione lufte. Sidoqoftë qëllimi im në këtë opinion nuk është analiza e shkrimit të Ballës, por pozicionimi i Berishës, që nuk duhet parë as si i retushuar dhe as si antishqiptar. Në mënyrë indirekte, edhe ata që e quajnë të retushuar edhe ata që e quajnë antishqiptar e këshillojnë Berishën të kthehet në mentalitetin e vjetër, kur e dinë shumë mirë që politika e tij kombëtare ishte ekstremisht e dëmshme dikur. Është tepër ironike që deri më sot dëgjojmë sistematikisht që Berisha nuk ndryshon dhe papritmas kur ndryshon fillojmë dhe e gjykojmë se ka ndryshuar keq, se e bën për hipokrizi dhe është blerë si i gjithë populli dhe politika. Është e vërtetë që karakteri i një njeriu dhe aq më tepër i Berishës nuk ndryshon, por është absurde të mos pranojmë që mentaliteti i një njeriu ndryshon me kohën, faktet, eksperiencën dhe kushtet që e vorbullojnë në jetë. Në vizitat në këto vende Berisha nuk i kërkoi falje homologëve, por popullit të tij të cilin dikur e drejtoi me një mentalitet autoritaristo – lokalisto – arkaik si dhe konfirmoi që të jesh patriot i kohëve moderne do të thotë të mos mbyllesh në kullë dhe të hash bar, por të hapësh dyert për investime të huaja dhe bile edhe ti lusësh investitorët e huaj, pa frikë se mund të humbësh identitetin kombëtar, me qëllim që ekonomia e këtij vendi të rrënuar të marrë frymë dhe jetë, e njerëzit të jetojnë në mirëqenie. Për hir të ekonomisë dhe identitetit Evropian, Gjermania dhe Franca që kanë luftuar përjetësisht mes tyre, hoqën dorë nga Franga dhe Marka, që ishin një pjesë e rëndësishme e identitetit të tyre kombëtar, por askush nuk i akuzoi për antigjermanë dhe antifrancezë. Natyrisht që Greqia ka gabime dhe njëkohësisht detyrime për emigrantët shqiptarë, por të paktën në mosrealizimin e tyre të mos nxjerrë si shkak politikën agresive të Berishës. Edhe Greqia ka nevojë të ndryshojë mentalitetin e patriotizmit arkaik, gjë që arrihet më mirë me politikë të moderuar nga ana jonë dhe jo me të njëjtën monedhë. Uroj që operacioni në mentalitetin e Berishës të shtrihet edhe në fushat e tjera në të cilat ka akoma gabime dhe reminishenca nga e kaluara e tij. Në këto fusha duhet gjykuar dhe analizuar, por jo për hir të tyre i duhet përplasur me mllef aspak profesional patriotizmi arkaik edhe aty ku mendësia e tij ka ndryshuar për mirë. Politika e tij rajonale në të mirë të kombit është vërtet për tu përshëndetur dhe pse jo edhe për tu mbështetur në formë bashkëpunimi nga ana e opozitës.

No comments: