Sunday, September 24, 2006

MISIONARET BAZILIANE NE HIMARE

Nga Prof Dhimitër S. Shuteriqi
Artikull i botuar në gazetën "Mësuesi" në dy pjesë në Qershor 1956 dhe Korrik 1956

Shekulli XVII shënon një hov të madh në shkrimin e shqipes me të Budit, Bardhit e Bogdanit. Këto emra tregojnë se atëhere shkruhej kryesisht në dialektin verior. Dokumentet e toskërisë së shkuar të asaj kohe janë te ralla dhe të vogla. Veç ndonjë të shkurtër arbëresh Kala... dhe një këngë arbëreshe të mbledhur para vitit 1694(Nilo Katalanos) prej dialektit jugor të shkruar në shek. XVII disa gloza:ndonjë mbishkrim nga Piana degli Albanezi të Siqelisë tjetër në Maki të Kalabrisë. Kjo është një zbrazirë e ndieshme që, domosdo, nuk duhet shpjegim me mungesën e një përpjekje për kuptimin dialektit tonë jugor atë. Vazhdon ...

Shenim: Idene per ta sjelle artikullin e huazuam nga geocites.kdede ku eshte paraqitur nga K. Jorgji

1 comment:

Anonymous said...

Artikulli i Dh. Shuteriqit rreth misionareve baziliane eshte relativisht i pa anshem. Por nje prej tezave te tij se "bazilianet hapen shkolle shqipe, edhe duke pranuar se shkolla e pare eshte greqishte, ngelet jo e argumentuar. Misionet baziliane ne Himare ishin nje avantpost katolik per te prosilituar edhe te krishteret e zonave te tjera duke pergatitur prifterinj katolike per keto zona. Pra eshte e mundeshme qe ata te kene bashkepunuar me nxens-kanidate per prifterinje nga zona te tilla jashte himares qe natyrisht midis tyre perfshiheshin dhe shqiptare. Perkthimi i literatures fetare ishte destinuar per ta dhe vetem ne kete prizem mund te themi se ka pasur njefare levrimi dhe te shqipes ne kurset e bazilianeve