Friday, October 20, 2006

I paharruari Vasil Ruci !...

FUTBOLLI KRAHASOHET ME ARTIN. VASIL RUCI KUJTON JETEN SPORTIVE
Mjeshtri i madh i futbollit vlonjat !...Po te kish rrojtur e lozur ne nje kohe tjeter, ndryshe nga ajo e brezit tim, padyshim qe per te s'do kish vetem ndonje shkrim tek-tuk e ne te rralle, si ky qe vijon ketu me poshte. Po te kish lozur sot, me siguri do te kish nje emer shume here me te madh ne futboll e per te do flitej çdo dite. I larti dhe i urti, Vasil Ruci! Modesti dhe i zgjuari !.. Ai qe bashke me shoket e tij, luajten futboll me pasion e perkushtim, pa pretenduar kurre milona por thjesht me endrren qe ta shihnin ekipin e tyre fitimtar e pse jo, qe te mund te dilnin nje here edhe "jashte shtetit"... Nderim per Vasil Rucin e madh nga Himara !
Simbad

Ruci: Kur ekipi vlonjat gjunjezoi miliarderet e Barcelones
Gezim Llojdia
Qyteti detar e ka te gdhendur ne "tenien e trurit" figuren e nje sportisti. Emri: Vasil Ruçi. Profesioni: "sportist i perjetshem". Sportisti qe ne jeten e qytetit erdhi qetesisht do te ruhet si nje ikone e sportit te qytetit detar. Shenje e veçante: goli qe rrezoi Zubizareten. Deshire e fshehte: Gjunjezimi i Barcelones, ne Vlore. Ne Kamp Nou, stadiumin gjigant, gjunjezimi erdhi vetiu, kur dielli po perendonte, nen drita te magjishme, thjesht u pane syte e barcelonasve te trishte.

Nje profesion tjeter duket qe po rilind tek Vasili, e kjo eshte e trajnerllekut. Brenda nje viti e lartesoi emrin e skuadres se tij te dikurshme midis emrave qe bejne sport dhe luajne ne nje tjeter lige me siper. Pra e shqyrtuar duhej thirrur ne superlige skuadra qe i dha dermen Barcelones, dhe gjunjezoi yjet e kohes si Linekerin, Butragenjon, Hjuxhin, Zubizareten.

Emri i Barcelones ne librin e kesaj kohe ka te shenuar ne vitet '80, nje 1 1 dhe 0 0, kur ne Shqiperine e atyre viteve Flamurtari i nisur per ne qytetin e bukur te Barcelones, mendohej se po e priste "bombardimi" nga yjet barcelonase dhe kushedi se çfare humbje tmerruese ishte ne mendje dhe syte e te gjitheve.

Nje sens humori levrinte gjithandej: "Por shihni si do te rrihet Vlora ne Barcelone, si gomari ne duhan", "si do te mbushej porta jone me gola... saqe thes nuk kishte per ta nxene".

Sado te paparashikueshme gjerat, per keta djem vlonjate ne qytetin e bukur te larget katalanas mjaftonte pak kurajo brenda ne gjigantin e madh per te tronditur shpresat, madje katalanasit per çdo minute qe ikte mendonin se rruga e tyre nuk ishte kaq e shtruar por ishte e shembshme. Kjo pasohej nga minuta ne minute me trishtimin nder sy, kur rrjetat mbeteshin ende te paprekura, ndonese per rrjeten tone ishte parashikuar te çahej rendshem nga gjylet e barcelonasve, qe kurre nuk mberriten ate dite.

Ne nje faqe interneti duke lodruar kerkova emrin e Flamurtarit dhe m'u shfaq ndeshja Flamurtari Partizani i Beogradit. Besoj se duhet te kene qene kososvaret, ata qe e kane hedhur, qe e kane ruajtur dhe kane vleresuar kaq shume ate fitore, ku u rrezua skuadra serbe e Beogradit ne fillim gjunjazi, me pas ne toke. Ishte me teper se nje çeshtje nderi, kur pabesia serbe prej vitesh dhunonte vellazerine tone shqiptare ne Kosove.

Nuk kishte nje ballafaqim tjeter me te mundshem per te shfryre dufin permbi pushtuesin serb dhe nje hakmarrje ndonese ne fushen e sporti ishte diçka me shume, por nje mbeshtetje me teper per vellazerine tone. Ajo, çka beri skuadra me emrin e flamurit shqiptar dhe te qytetit te flamurit ishte domethenese per vellazerine tone kosovare. Fjalet e tyre, mirenjohja, vleresimet, nderimet mbeten pa kufi. Emrin e qytetit tone, vllazeria kosovare kishte vite qe e praktikonte tek shenjimi ne emrat e vajzurinave te Kosoves me emrin "Vlora" dhe kete per qytetin e flamurit shqiptar.

Vasili vete me kishte rrefyer me sinqeritetin e tij, por edhe sportiste te tjere te skuadres se kosovaret ate mbremje kur ngjau rrezimi i "Partizanit" te Beogradit kishin festuar bukurisht, kete rrezim.

Kosovaret u munduan t'u bejne dhurata per fitoren e bukur sportisteve te nje gjaku qe kishin nderuar flamurin, porse ne vendin e tyre, perveç disa fjaleve te mira, nga tifozeria e zjarrte, do te kapercenin pasojat, qe u erdhi nga nje humbje apo nje mllef i mbledhur per te shkrire fare skuadren qe kaloi turin ne Europe. Keshtu i vrau shpirterisht largimi dhe perjashtimi nga sporti i lodhi mendimi po perse te gjitha, veç tyre, edhe punes se tyre te pavleresuar asnjehere.

Asnjehere vellezerit Ruçi
Kur dielli perendonte ne stadiume, nje komentator shqiptar, Ismet Bellova, me muzen e vet, ligjeronte: "Vellezerit Petro e Vasil Ruçi... te Flamurtarit te Vlores..., qe te limitohemi drejt, vellezer asnjehere, fjala quhet ezuruar, por ne ç'orbitale fjala e mjeshtrit te fjales Bellova vertitej tek zgjuarsia, bukuria e tij me topin ne fushe dhe mjeshtrit Bellova fjalet e mira dhe te zgjedhura nuk i mungonin sikurse ne fushe ishte Vasili qe u sillte golin dhe luante me mbrojtesit si macja me miun, ua bente pera pera... Ky kampion i madh, brenda nje viti, renditi nje sukses te tijen; nxorri Flamurtarin e rrezuar, ne superligen shqiptare ne sezonin 2005 06. Ne kete shtator, Flamurtari do te jete i rrethuar me skuadra te famshme te superliges shqiptare.

Pikon nektar pena e Petros
Ai adhuron penen e Petro Markos. Petro fle tashme perjetesisht ne vendlindje ne Dhermi, pikerisht ne shkuarjet atje, ai shikon varrin ku rri Petro, perkarshi detit te paster. Adhuron tek sporti Mishelin, porse problemi nuk gjendet gjetiu. Ai vallezonte ne nje kohe si Platini dhe do te pushtonte sportin shqiptar me misteriozitetin e tij dhe me "begraundin" nga ku do te fshihej me pas denimi nga sporti. Ai per nje vit ishte trajneri me pasionant, me i vendosur dhe me punetor ne ligen shqiptare, qe ndryshe lexohej kategoria e pare. Gjate kesaj kohe shkarkimi i bilicave ne fytyre nuk e merziste, por ajo qe qe e bente te vuante ishte deshira qe skuadra dhe fjala e dhene ishte te rendiste tek me te miret.

Kohe ngjizje
Bomberi i shquar i "Flamurtarit", ai qe rrezoi ne gjunje aradhen e portiereve shqiptare te viteve '80, quhet Vasil Ruçi. Ka lindur ne Vreneze, keshtu thirret edhe sot ajo qe permendej si lagjja prane agjencise. Vendlindja eshte regjistruar ne muaj te brishte: 17 Shkurt 1958. Sot ai rrefen ne veten e pare kujtimet e tij ne skuadren e futbollit...

Magjia e sportit
"Futbolli, krahasohet me artin, per nga bukuria. Gjithe ato endrra u pikezuan ne nje dite. Me mori nje shok tek "Shtepia e Pionerit" dhe me dorezoi tek Shkender Ibrahimi. Provoje, i tha, edhe kete. Me dha nje bluze. Futu, me tha, por mos ki frike". Keshtu e fillon prezantimin e tij Vasil Ruçi, dhe me tej vazhdon: Koha pas endrres. "E kisha enderruar te behesha futbollist.

Aty gjeta ne nje dite te gjithe ata qe do te mbeteshin yjet e fubollit. Ishte Perlat Musta, Kreshnik Çipi, Hasan Lika, Kokalari, Mile, Kerçici, H. Gega, Agron Dauti. Ishte nje spartakiade, ku u shpallen me te miret. Kishim humbur. Dridheshim ne pushim, me sakte qame, kur hyme, fituam 3 1. Keshtu u bera protagonist per ekipin e te rinjve. Dy vjet atu, rreth moshes, 15 17 vjeç kam kaluar me te rinjte. Me kujtohet qe ne nje kampionat kam shenuar 14 gola. Ne konceptin e nje sulmuesi, golat jane epiqendra e tij. Ne fillim kam provuar mesfushen si lojtar, me vone gjendem sulmues i "Flamurtarit".

Guacke e forte
Me ndihmen e B. Birçes kam luajtur ndeshjen e pare ne vitin 1976 ku perballe ishte Kavaja. Bera nje gol, qe me drodhi nga emocionet. Depertova tek sulmuesit qe ishin hijerende me peshe ne futbollin e Vlores. Ishte nje treshe. Sh. Zilja, S. Curri dhe P. Xhaho. Nje dite te ftohte para pergatitjes, trajneri Birçe thote A. Sulos, nje sulmuesi potent, por qe kishte pesuar renie se do te qendronte ne stol. Po qe se do te qendroj ne stol, tha ai, do te largohem fare. I madhi Agron, nga ajo dite u largua, me vone, aty rreth viteve '78 u rikthye, tashme si tranier i Vlore.

Vallezimi ne fushe
Vitet '80 do te konsiderohen si nje hap cilesor i "Flamurtarit". Askush nuk do te mendonte me vone se ky ekip do te pelqehej aq shume, do te adhurohej, here per golat, here per vallezimin ne fushe, here per rezultatet. Kur mbrriten ditet e ftohta, skuadra kerkonte gol. Ai gol mberrinte nga kembet e Çilit, siç e therrisnin te vegjlit qe e kishin idhullin e tyre.

Ekipe rebele
Ekipet e qyteteve te tjera ishin te ngjashme me njeri tjetrin, per nga menyra se si luanin, si fitonin dhe si humbnin ndeshjet, kupat, apo kampionati. Ne ate kohe kishte ekipe rebele, qe fitonin nje ndeshje, njezet humbnin. Keshtu ne pamundesi per te thyer Tiranen, ne jo pak kohe, beme bllokimin e saj. Tek ajo ndrisnin dy sulmues Kola, Minga. Sot nuk dihet ku jane shperndare ata, por ekipi i viteve '80 perbente nje skuader dinjitoze, ishin P. Ruçi, F. Ziai, E. Liçaj, A. Canaj, K. Cipi, Sh. Zilja, Xhaho, Taho. Nderkohe krahas tyre vijne prurjet e vitit '60, Ferko, Bubeqi, Gjondeda. E pershkruar kjo rruge eshte e tille, '82, '93 nenkampion, '83 dhe '84 ne finale, '85, '86 fitues. Prekem dy kupa. Per fatin tone jo fort te deshiruar mbetem 6 here nenkampion. Viti '83 e ne vjimesi lexohet, vitet e te medhenjve. Tirana mbante peshen. Mbrojtesit e saj ishin te veshtire per te depertuar. Lekbello, Bimo, Baçi, Vladi. Ishte koha e sportisteve "star" te Tiranes.

Vasil, ik beje biografine ne Dhermi dhe hajde pastaj!
Po ate kohe do te formonin vargonin e pafund te dhimbjes time, ne mospjesemarrjen me "Flamurin" ne kupat e Ballkanit. Per here te pare ne keto vite, skuadra zbriti ne vjeshte ne takimet me Aek te Athines dhe Velezh te Mostratit.

Nuk me lejuan te merrja pjese ne te dy takimet, duke u kthyer ne nje spektator te thjeshte qe vuan tragjedine e popullit te tij, vuanja "biografine". "A. Sulo me tha: Vasil, ik bej biografine ne Dhermi dhe hajde pastaj. Ekipi iku dhe ne vendin tim moren Kovaçin dhe ndonje nga rrethet. Ne Evrope, Barcelona ruan emrin e saj me autoritetin e ekipit te madh. Ne Spanje, por edhe ne Evrope kishte formuar varganin e pafund te titujve. Barcelona mberriti ne Vlore, ne vjeshte, ne shtatorin e Kupave te Evropes. Ne formacionin e saj yjet ishin prezente.

Ne porte Zubizareta i Barcelones dhe i kombetares spanjolle. Linekeri, ylli i Anglise, lojtar i kombetares spanjolle. Ishin gjithashtu Hjuxh si dhe spanjollet e kombetares Karasko, Alberto, Miguer, Viktor. Me kane pyetur te gjithe, ndonese kane rrjedhur vite: Si e bere golin? Sot po e permbledh me dy radhe: "Nje top ka ardhur nga mesfusha, e kam stopuar dhe kam gjuajtur. Une e ruaja vizionin e portes edhe kur syte nuk shohin porten. Zubizareta me gjithe levizjet, ishte nje portier i mahnitshem.

Furia e gjuajtjes ishte e madhe, brenda disa sekondave, topi pushoi ne rrjete dhe e drodhi Zubizareten. Ky ishte nje gol qe nuk u ngjante te tjerve, ndersa ne porte ishte nje portier, qe gjithashtu, nuk u ngjante te tjerve. Me aftesite dhe lartesine ai perbente nje portier te madh, i cilesuar si me i miri ne Evrope, Barcelona vertet u befasua, por e ka mbledhur veten. Na ndeshkuan me nje gol."

Kamp Nou hijerende
Kur kemi zbritur ne "Kamp Nou" per ne ishte ftohtesire. Ne stadium kendohej, degjohej oleee, oshetima larg, perpara stadiumeve tona te vegjel, ai ishte hijerende. Me Barcelonen jemi ndare te barabarte. Jemi ndeshur ne vitet '86 '87 dhe bilanci ka qene i tille: Nje fitore ne, nje fitore Barcelona, dy barazime. Ne "Kamp Nou" permes asaj zhaurime per here te pare kemi degjuar edhe thirrjen shqip. Ishin ca djem kosovare te shperndare neper Evrope, qe na therrisnin me emer.

Kercenim i drejtperdrejte
Ndersa i kujtojme se "eshte thene se ne keto takime ekipi juaj eshte survejuar shume", Ruçi tregon: Ne Barcelone ekipi yne shkoi pa portierin e tij Luan Birçe. Ishin shkaqet absurde te biografise.

Birçen nuk e futen fare ne te dy takimet. Ne fakt thuajse 70% e ekipit ishte regjistruar me "ftome", siç i thone vlonjatet biografise. Nga kjo ftome, jo pak kane vuajtur tek "Flamurtari", L. Birçe deri sa u detyrua largohet, por edhe F. Zijaj, Kreshnik Çipi, F. Ferko, V. Bifsha, Bubeqi, edhe une. Kur shkonim jashte na pyesnin sa e kishim pagesen. 2 $!? Ishte e paimagjinueshme.

Madje, ne shtypin e asaj kohe eshte thene ekipi i fukarenjve mundi ekipin e miliardereve. Ne te gjitha ndeshjet na shoqeronin: "komisaret e partise". Perpara se te shkonin jashte, therriteshim ne Ministrine e Jashtme. Aty porosia ishte: degjoni do t'ju hedhim dollare tek kembet, por ju s'duhet t'i pranoni.

Kohe ngrice ne Ballkan kur rrezuam "Partizanin' e Beogradit
"Partizani" i Beogradit ne ate kohe mberrinte nga ajo pjese e ngrysur e Ballkanit. Ne Vlore, kjo skuader gjeti nje tjeter skuader qe ishte gati ta hante te gjalle. Ishte politika e kohes, qe e konsideronte ate nje loje politike. Situata ne Shqiperi ishte e ndezur. Kurse ne Vlore ishte ca grade me teper. Nuk flitej veç per fitore. Ishte harruar gruri e misri. Propaganda ishte drejtuar tek "Flamurtari".

Presionet dhe trysnia ishte e jashtezakonshme. Fitorja 2 0 ne Vlore me gol te Iliadhit, dhe nje autogol. Temperatura u rrit perpara se te shkonim ne Beograd. Perpara se te kapercenim kufirin na thane: Duhet te fitoni se kjo eshtte nje loje politike. Situata ne Beograd ishte tjeter. Ata e konsideronin thjesht nje loje. Goli i Kushtetutes na çliroi nga dy pergjegjesi; ajo politike dhe ajo sportive.

Pas minutes se '72 kualifikimi yne ishte i sigurt. U kualifikua edhe pse ne Beograd humbem me 2 1. Keshtu e rrezuam "Partizanin" e Beogradit, e cila mbante ne skuader emra te medhenj, Smajç, Xhurobski dhe Katanec. Ky i fundit eshte sot trajer i Sllovenise, qe zhvilloi ndeshje te medha ne evropianin e fundit.

Endrra te thyera ose si na zhveshen ne Han te Hotit
Si vajtja dhe kthimi u pershkruan me avion dhe atuovuze. Ne Han te Hotit kemi ndjere per here te pare raprezaljen e shtetit. Deri atehere ajo ishte drejtuar terthorazi, por aty gjetem "fytyren" e atij shteti. Sapo mberritem ne kufi, doganieret ishin te ngrysur dhe na thane se me nje urdher te lart do te kontrollohej autobusi. Ferko do te therriste: pergatituni per zhveshje, gati i kane hekurat keta. Na zbrite, na kontrolluan duke na zhveshur. Çmontuan edhe sedilet per t'i kontrolluar. Tahos, Ziajt, Cipi, mua, na moren nga nje TV qe na i kishin dhuruar kosovaret. Ata kishin ardhur ate nga viset e Kosoves. Populli shkodran na priti me lule. Bllokoi autobuzin dhe beri feste sikur te ishim ekipi i tyre.

Rrethanat e mberritjes se drithmes
Disa anetare te KQ qe ne ate kohe ishin tifoze me Tiranen, menduan te godisnin "Flamurtarin" duke pare shkelqimin e tij ne Kupa e Evropes. Zemerimi i tyre u shfaq ngadale. Gjetem rastin ku u kthyem nga Polonia.

Gjysma e skuadres u perjashtua, Cipi, Taho, Ruçi, etj. Atehere nje gazetar shkroi ne "ZP" gjeten sebepin. Kerkuan 3200 shin, nje test, qe asnjehere nuk e kisha fituar. Keshtu me zemer cope e braktisa sportin. Ne 10 vjet te karrieres sime jam golshenuesi me i mire shqiptar ne Kupat e Evropes. Ne 12 ndeshje 6 gola. Nga Kupat e Republikes nga 5 finale, kam shenuar 4 gola. U largova nga sporti me nje titull qe e kane te gjithe: "Mjeshter sporti".

Nga te gjitha skuadrat, "Flamurtari" ishte i pari qe i la lamtumiren regjimit. Telegrami i pare i drejtuar studenteve te urise: Deri ne fund do t'ju ndjekim. Nje fakt qe pak veta e dine, ekipi i Flamurtarit, mblodhi firmat ne perkrahje te demokracise. Ndersa ne 22 Mars vendosi thirrje qe vota t'i jepej demokracise.

Pas '97 es meqenese nuk gjeta mbeshtetjen, e dorezova skuadren, te cilen e kisha drejtuar per disa vjet. Por nuk kishte rruge tjeter. Yjet nuk shuhen, por e shtuan ndriçimin. Keshtu Çipi shkoi ne Belgjike, Muka ne Bullgari, Paço ne Izrael etj. Iken te gjithe, per t'u kthyer ishte e veshtire. Arsyeja; ketu sporti ishte kthyer ne nje vdekje te paralajmeruar. Iknin, sepse vuajne ekonomikisht ne vendin e tyre.

Ndeshjet e sotme te ngjajne sikur lozin repartet ushtarake. Ishte krijuar edhe nje mentalitet, qe "Flamurtari" i madh qe gjunjezoi Barcelonen dhe rrezoi perdhe "Partizanin" e Beogradit, te luftoje vetem per te qendruar ne kategori. Nje tendence tjeter eshte, se sot sporti shkon drejt masivizmit, por ky masivizim, po shkaterron cilesine. Nga ky sezon, Flamurtari braktisi rrugen "shoqerimin e vjeter", per t'u ringritur ne superlige.

Si do t'i klasifikoja politikanet
Ne Shqiperi ka 3 lloj politikanesh. Te paret jane ata qe e duan vendin e tyre ne Evrope. Te dytet jane ata qe duan te vjedhin. Te tretet jane ata qe e ngrene politiken e tyre mbi germadhat e te vjetres. Mua kur me pyesin sot: Me ke parti je? Pergjigjem: S'jam me asnje parti...

Koha Jone
www.simbadi.com

No comments: