Monday, October 16, 2006

Milo dhe Kadare

Milo: Kadare, sherbetor i Enver Hoxhes Kryetari i Demokracise Sociale, njekohesisht dhe historian, eshte shprehur se fryma antikomuniste e shkrimtari te madh eshte nje alibi per te fshehur sherbimet ndaj diktatures dhe diktatorit Hoxha: “Nderhyrja e Kadarese coi ne internim e ne fatkeqesi nje familje te thjeshte e te varfer tiranase ne vitet ’70-te” .

Cinik, nxenes i keq i historise, sherbetor i diktatures dhe vete diktatorit Hoxha, informator qe ka derguar ne internim nje familje tiranase, keto kane qene disa nga akuzat e Paskal Milos ne drejtim te akuzuesit te tij, Ismail Kadarese. Qe dy dite me pare, shkrimtari i njohur shqiptar, Ismail Kadare, dhe kryetari i Partise Demokracia Sociale, Paskal Milo, jane perfshire ne nje konflikt te hapur dhe qe pritet te vijoje me nxjerrjen ne siperfaqe te informacioneve ende te panjohura per publikun. Te dy kane shkembyer replika ne distance, te cilat kane lidhje me debatin e fundit rreth hapjes se dosjeve te ish-Sigurimit te Shtetit dhe vleresimeve per periudhen 45-vjecare te diktatures komuniste. Dy personalitet, njeri i letersise dhe tjetri i historise dhe i diplomacise, akuzojne njeri-tjetrin per lavde qe i thurin komunizmit.

Ne nje interviste dhene per “Zerin e Amerikes”, Kadare deklaroi se vitet e fundit ne shtypin shqiptar ka filluar te jepet nje kunder-tablo teper roze dhe teper mashtruese e epokes komuniste, me ca si disa kujtime te pafundme, dhe kjo nomenklature komuniste paraqitet me ngjyra disi humane. “Si te thuash, behet nje perpjekje per rehabilitimin e saj, per te mos perseritur rastet monstruoze, si per shembull, te asaj qe degjuam para disa ditesh, kur kryetari i nje partie ne Shqiperi, kerkoi nderim per Enver Hoxhen”, deklaroi Kadare. Duke iu referuar direkt deklarates se kreut te PDS-se, Milo, qe kishte bere me 16 shtator gjate festimeve ne kujtim te festes se Pezes. Por keto vleresime te shkrimtarit shqiptar kane sjelle menjehere reagimin e kryetarit te Demokracise Sociale, njekohesisht me profesion historian. Milo nuk eshte kursyer aspak ne komentet e tij karshi shkrimtarit Kadare, duke thene se ai eshte nje nxenes i keq ne fushen e historise. Per Milon, fryma antikomuniste e Kadarese nuk eshte gje tjeter, vecse nje alibi e tij per te fshehur sherbimet qe i ka bere diktatures dhe vete diktatorit Enver Hoxha. “Kur te tjeret persekutoheshin, Kadare gezonte privilegjet e shkrimtarit te oborrit dhe i ngrinte me servilizem, per se gjalli, monumente letrare diktatorit”, ka deklaruar dje Milo. Madje ai jep disa informacione, sipas te cilave, si rrjedhoje e nderhyrjes se shkrimtarit, nje familje e varfer tiranase ne vitet ’70-te, eshte internuar nga regjimi komunist. “Kadare eshte i madh ne imagjinaten letrare, por i vogel e cinik si qenie njerezore”, deklaron Milo.

Duket se debati i hapur ditet e fundit per hapjen e dosjeve te sherbimeve sekrete te kohes se diktatures, po perfshin gjithnje e me teper personalitete te fushave te ndryshme. Kadare ne intervisten dhene per “Zerin e Amerikes”, ka kerkuar qe hapja e dosjeve te kryhej ne menyre sa me serioze, sa me dinjitoze, “hijerende” dhe jo ne menyren sic filloi ne Parlamentin shqiptar. Sipas tij, nuk ka perse te kete meshire per ata njerez qe jane perfshire ne politike. Kadare thekson se denimi i krimeve komuniste ecen paralelisht me nje dhune qe i eshte bere peizazhit shqiptar, duke e denuar ate me lloj-lloj datash pseudo, kinse heroike, festa qe nuk jane festa, por qe perkundrazi jane zi dhe me nje falsifikim te ngjarjeve kryesore.

Kadare per Milon:
“Vitet e fundit, ne shtypin shqiptar ka filluar te jepet nje kunder-tablo teper roze dhe teper mashtruese e epokes komuniste, me ca si disa kujtime te pafundme, dhe kjo nomenklature komuniste paraqitet me ngjyra disi humane. Si te thuash, behet nje perpjekje per rehabilitimin e saj, per te mos perseritur rastet monstruoze, si per shembull, te asaj qe degjuam para disa ditesh, kur kryetari i nje partie ne Shqiperi kerkoi nderim per Enver Hoxhen”. Duke kerkuar qe paralel me denimin e krimeve komuniste, te eliminohen pseuodatat historike”.

Milo per Kadarene:
“Kadare eshte nje nxenes i keq ne fushen e historise. Antikomunizmi i tij eshte alibi per te fshehur sherbimet e tij te cmuara per diktaturen. Kur te tjeret persekutoheshin, Kadare gezonte privilegjet e shkrimtarit te oborrit dhe i ngrinte me servilizem, per se gjalli, monumente letrare diktatorit. Nderhyrja e Kadarese coi ne internimin e ne fatkeqesi nje familje te thjeshte e te varfer tiranase ne vitet ’70-te. Kadare eshte i madh ne imagjinaten letrare, por i vogel e cinik si qenie njerezore”.

"Korrieri"
E Enjte, 12 Tetor 2006

No comments: