Kush kerkon te largoje bustin e deshmorit te Gjuhes greke Aristotel Guma?

H προτομή του εθνομάρτυρα Αριστοτέλη Γκούμα

Procedeengs of The III Panhimarjot Conference -

http://www.himara.eu/adver/KHimariot/konferenca3_1.html

Llambro Ruci shvlefteson "argumentat" e Kristo Frasherit, Luan Malltezit, Shaban Sinanit etj

Le të thonë sa të duan Kristo Frasheri, Luan Malltezi, Shaban Sinani etj.se gjuha e parë në Himarë është shqipja dhe më pas greqishtja. E kjo është thënë qartësisht, por vendosmërisht, pa ekuivoke dhe duke e faktuar

Regjistrimi i popullsise-Presidenti Topi: presione nga qarqe ultranacionaliste

“Ndjeshmëria e madhe është sepse nga individë të qarqeve ultranacionaliste tentohet të bëhet një politikë presioni dhe deformacioni të një procesi që duhet të jetë nacional dhe ligjor” Presidenti la të kuptohej se ai ishte ishte edhe për deklarimin e lirë të etnisë dhe fesë

Ivanov: "ende në rajonin tonë qarqet ultranacionaliste veprojnë në dëm të vendeve të tjera".
(Shqip)

In contrast with 52-personality peticion, in the report of Europian Commission it is said that:

There is a lack of accurate data on minorities in Albania. This situation is expected to be addressed by the conduct of a population census in 2011, respecting international standards including the principle of free self-identification. This census will include optional questions on the ethnic origin, religious affiliation and mother tongue of respondents.

Pse nuk i jepet shtetesia shqiptare fortlumturise se tij Anastasios?

Lufta midis civilizimeve ne Shqiperi e gjen shprehjen ne luften frontale te qarqeve ateiste dhe antikrishtere qe perfaqesohen deri ne kupolen e shtetit per 20 vjet rresht dhe kontrollojne totalisht mediat.
S ipas raportimeve te ShIK-ut dhe shtypit, fondametaliste musilmane kane marre shtetesi shqiptare, kurse kryepeshkopi dekorohet nga Presidenti por ende nuk i ploteson kushtet per shtetesi megjthe qendrimin permanent prej 19 vjetesh ne Shqiperi !!!!


Wednesday, October 18, 2006

PËRGJIGJE ISMAIL KADARESË

note: Jane ne zhvillim e siper dy debate te dy pjesetaeve te komunitetit himarjot, z. Paskal Milo, deputet dhe ish minister i puneve te jashtme me Ismail Kadare dhe debati i gazetarit Stavri Marko me Myftaraj. A ka argumentim te kenaqshem ne pergjinen e Paskal Milos ? Jepni mendimet pasi ta lexoni me poshte. Interesant eshte se ndersa Paskal Milo flet me shume respekt per historianin Kristo Frasheri, nga nje tjeter nje pjestar i komunitetit himarjot, z. K. Jorgji, ky historian eshte karakterizuar si selektiv dhe manipulues i te dhenve ne studimin e tij "Bisede me Historianet Greke".

PËR RESPEKT TË SË VËRTETËS HISTORIKE DHE TË MORALIT TË PASTËR NJERËZOR, PO I KTHEJ PËRGJIGJE ISMAIL KADARESË
Nga PASKAL MILO

Brënda një harku të shkurtër kohor, Ismail Kadare me një mungesë të theksuar etike, për kulturën dhe moshën e tij, është përpjekur të fyejë një numër personalitetesh të shkencës, të historisë e të politikës shqiptare. E kam fjalën për akademikët Kristo Frashëri dhe Rexhep Qosja, për Prof.dr. Pëllumb Xhufi e shkrimtarin e ministrin e Punëvë të Jashtme të Shqipërisë, Z. Besnik Mustafaj. Mllefit të tij të njohur karakteropatik tani së fundi dhe në mënyrë publike e të hapur, nuk i shpëtova as unë.

Pyetja që unë kam shtruar është se përse ky njeri i letrave, shkrimtar me emër ka nisur një ofensivë të tillë shpifëse dhe ka hapur kaq “fronte lufte” kundër të tjerëve? Pse po përforcon namin e përhapur që shumë vite më parë se është një sherrxhi që zihet edhe me këmishën e vet? Unë mendoj se Ismail Kadare është në një krizë personale e morale.

Ai ishte mësuar në periudhën e komunizmit të ishte në qendër të vëmendjes, i përkëdhelur, i rrethuar jo pa të drejtë edhe me nderime. Ai ishte anëtar i Partisë së Punës, deputet, nënkryetar i Frontit Demokratik të Shqipërisë, me një fjalë pjesëtar i nomenklaturës komuniste.

Vepra e tij më e mirë letrare dhe që i dha emër dhe famë u prodhua pikërisht në këtë kohë, e nën atë regjim. Pasi braktisi vendin në vitin 1990, atje ku shkoi për një farë periudhe nuk e ndjeu boshllëkun, por shumë shpejt u pa se nuk mund të shkruante letërsi te madhe, konkurruese në një mjedis që kishte shije e kërkesa të larta për letërsinë bashkëkohore. Për rrjedhojë, në mënyrë graduale filloi të largohej nga letërsia e mirëfilltë e të shkruante më tepër ese ose sprova sic ka qejf vetë Kadareja t’a thotë.

Por kjo nuk mund t’i siguronte më atij atë kujdes e ato ndere që tregohej e bëheshin kur ai shkonte në Paris nga Shqipëria komuniste ose kur e braktisi atë. Atëherë e gjeti të udhës e më të lehtë që të bëhej gjykatësi suprem i politikës dhe i politikanëvë shqiptarë duke prerë djathtas e majtas, u përpoq, herë mirë e herë keq, të bëhej referenca ekskluzive e nacionalizmit shqiptar dhe të ndërtonte një filozofi bashkëkohore të tij me sfond evropian ku ai të mbetej përsëri në qendër. Egocentrizmi është thelbi i qenies së tij.

Ai ka filluar të rrënojë emrin që ndërtoi me talentin e tij letrar sepse nuk kontrollon pasionet e vërbëra që e shtyjnë kundër gjithçkaje apo të gjithë atyre që mendon se i bëjnë hije për të qenë ai dhe vetëm ai i pari në letërsi, në histori, në politikë, në etnologji apo sociologji. Ky është thelbi i krizës së tij.

Nga pikëpamja intelektuale, jam i zhgënjyer nga replika e Zotit Kadare. U ngjante pothuajse atyre zhgarravinave që janë botuar e botohen me bollëk kundër meje e kolegëve të tjerë të së majtës në gazetën e mikut të tij “55”. E ka shkruar me nervozizëm, ka anashkaluar argumenta, pa fakte dhe nuk u ka dhënë përgjigje çështjeve që unë vetëm se i përsëritja, se ato i dinë e i njohin një shumicë shqiptarësh. Po e përsëris dhe një herë se Kadare po bën gabime të rënda në fushën e historisë.

Këshilla ime miqësore do të ishte: Rrini në letërsi, aty ku jeni shquar e lexoheni, mos u ngatërroni në histori se nuk është fusha juaj e studimeve. Mos diskutoni çfarë duhet e si duhet t’a bëjnë historianët punën e tyre dhe nuk jeni ju as dhe ndonjë pasues i juaj që do të vlerësoni historianët dhe nivelin e tyre. Të paktën, Kadare duhej të kishte dëgjuar akademikun e nderuar, enciklopedinë e gjallë të historisë, Kristo Frashëri, që i dha mësime elementare historiografike e sidomos, një nga parimet bazë të historiografisë si shkencë, raportin midis faktit historik dhe interpretimit të tij.

Asnjë fakt historik, i mirë apo i keq, nuk mund të fshihet, të ç’bëhet, të varroset apo të harrohet. Liria në interpretimin e tij, shumëllojshmëria e këndvështrimeve në gjykimin e tij ka qenë në shekuj dhe mbetet a.b.c-ja e historiografisë, larmia dhe bukuria e saj. Përpjekja e Kadarëse për të më hedhur mua përgjegjësinë e Enver Hoxhës për marrëdhëniet e tij me Titon në vitin 1947 është foshnjarake.

Është një ngjarje që ka ndodhur dy vjet para se unë të shihja dritën e kësaj bote dhe është njësoj sikur të akuzohej Kadare që ka lindur në mesin e viteve ‘30 për marrëveshjen e Mbretit Zog me Pashiçin e Jugosllavisë në vitin 1924! Jam gati t’i ofroj Z. Kadare dokumente historike vendase e të huaja për t’a ndriçuar drejt në interpretimin e ngjarjeve historike që kanë qenë e mbeten objekt i studimeve të mia.

Varfëria e argumenteve në replikën e Kadaresë është aq e dukshme sa në ndonjë rast tjetër analog nuk do të kisha qëndruar të përgjigjesha. Por meqë ai është një autoritet në letra dhe për respekt të së vërtetës historike po i them edhe disa gjëra. Kadare e ka patur mik Mehmet Shehun dhe familjen e tij dhe kjo ka qenë puna e tij. Unë nuk e kam takuar asnjëherë dhe po të doja, nuk e kisha atë mundësi. Kadare spekullonte në kohën kur M.Shehu ishte gjallë.

Ai vazhdon të spekullojë dhe tani që ai është i vdekur. Letra e vetëvrasjes së M.Shehut është e vërtetuar katërcipërisht që është origjinale dhe këtë duhet t’ia këtë thënë edhe ndonjë mik i tij që e ka patur të administruar zyrtarisht. I.Kadare nuk gjen ndonjë argument bindës për të goditur veç përsërit shpifjen më ordinere të nxjerrë nga katakombet e miqve të tij të medias së verdhë se gjoja unë jam njeriu që i shërben familjes Hoxha!

Unë do t’a kisha burrërinë dhe ndershmërinë që po qe se do t’a kisha takuar ndonjëherë Enver Hoxhën apo Zonjën Hoxha në atë kohë, nuk do t’a mohoja siç bën oborrtari shkrimtar dhe siç nuk bën Dritëroi popullor. Por për këtë çështje do të flasim më poshtë.

Kadare në stilin dhe metodën e tij të njohur të ndërrimit të kostumeve sipas stinëve politike, tani që në pushtet ndodhet maxhoranca e djathtë përpiqet që t’a përkëdhelë për ndonjë përfitim të rastit. Ai spekullon në mënyrën më banale kur thotë se jam kundër hapjes së dosjeve dhe se gjoja ky është shkaku i revoltës së tij kundër meje! Kadare, duke qenë larg, në Paris nuk e ndjek nga afër jetën politike dhe median shqiptare.

Ai bën sikur nuk e di që unë jam deklaruar për hapjen e dosjeve hapur dhe pa ekuivok, ai nuk e di që si anëtar i delegacionit parlamentar shqiptar në Këshillin e Evropës, unë kam votuar në favor të Rezolutës për dënimin e krimeve të komunizmit.

Kadaresë nuk i duhet e vërteta, atij i duhen një numër shpifjesh për të justifikuar një sulm të verbër dhe ku ai “zbulon” në mënyrë halucinante dhe me një imagjinatë të sëmurë se gjoja Milo kërkon të mbrojë “paratë e grabitura të popullit shqiptar të depozituara jashtë shtetit prej kupolës së diktaturës”. Kadareja për fat të keq, me çka thotë, është bërë për t’u mëshiruar!

Reagimi i Kadaresë, po e nënvizoj edhe një herë, është një përpjekje e dëshpëruar dhe inatçore për të fshehur të kaluarën e tij komuniste. Por ai nuk mund t’a bëjë këtë me shpenzimet e mia, me emrin dhe dinjitetin tim. Meqë Kadare nuk e di ose bën sikur nuk e di, po i them se unë i përkas, nga familja ime dhe ajo e gruas time, njerëzve që u përndoqën politikisht, se persona të familjeve tona kanë vuajtur në burgjet e komunizmit, se për vite të tëra jemi keqtrajtuar në punë e në jetën publike.

Kadare ishte komunist, unë jo, Kadare ishte në qiellin e shtatë komunist, kur babai im përjashtohej për herë të dytë nga P.P.SH me motivacionin më të rëndë “Armik i partisë dhe i popullit”. {shih dosjen në Ish-Arkivin Qendror të P.P.Sh-së. Komisioni i Revizionimit, viti 1975} dhe unë largohesha nga Tirana pas një gjyqi poshtërues në kolektivin e “Zërit të Popullit”. Për tetë vjet me rradhë, nuk m’u dha e drejta të shkruaja e të botoja me emër, ndërkohë që hija e dyshimit nga ana e regjimit më shoqëronte kudo që shkoja deri në fund të vitevë 80.

Nuk është këtu qëllimi, që të bëj biografinë time, se në të ka dhe mjaft momente të bukura njerëzore në ato kohë, por për t’a këshilluar edhe njëherë, nëse pranon, Zotin Kadare, që të mos luajë me ndjenjat dhe jetën e njerëzve se ofendon një numër të madh prej tyre që kanë vuajtur, por që e kanë lexuar e respektuar si shkrimtar. Unë gjeta forcë e kurajo që i fala persekutorët e familjes time, ndërsa shkrimtari komunist Kadare asnjëherë nuk gjeti moralin që të paktën të heshtte për bamirësit dhe protektorët e tij.

Aq më tepër t’i kërkonte falje Janullës dhe Renatos së gjorë, që nuk është një histori e nxjerrë nga “Uzina e ndryshkur e ish-policisë së fshehtë shqiptare” sikurse përpiqet t’a fshehë Kadare, por një sjellje makabre që duhet t’i gryejë ndërgjegjen për tërë jetën.

Stalinizmi është varianti më i egër i komunizmit dhe një i përndjekur, jokomunist, si unë nuk mund të bëhet kurrë stalinist. Një komunist që i thotë Andre Fontenit, Kryeredaktorit të gazetës më të madhe franceze “Le Monde” në vitin 1984 se për të shkruar romanin “Dimri i Madh” “u përqendrova kryesisht te dokumentet dhe stenogramët e takimit të Hrushovit me shokun Enver që i kam riprodhuar pothuajse pa i ndryshuar” dhe që i raportonte udhëheqjes më të lartë shqiptare të kohës së “Sipas konsultimeve në Komitetin Qendror u përpoqa dhe besoj se arrita të jap mendimin tonë për Hrushovin”, është një dëshmi e qartë për të parë e gjykuar se kush kishte mundësi të ishte stalinist dhe kush jo.

Të paktën, Kadare të qëndronte në pozitat e Hrushovit që u deklarua kundër Stalinit! Në arkivat shqiptare, ka mjaft raporte të kësaj natyre apo të tjera nga i nderuari Kadare.

Aq lart ka hipur në fronin e vetëkënaqësisë dhe të megalomanisë ky njeri, saqë i jep të drejtën vetes të caktojë se kush duhet të jetë në opozitë ose jo, se cili duhet të jetë në pushtet, se cili duhet të jetë ministër i jashtëm i Shqipërisë dhe ka gjasa të na caktojë se cili do të jetë edhe rezultati i zgjedhjeve vendore pas pak kohësh. Për Kadarenë dhe një takëm njerëzish, politikanët shqiptarë duhet të kenë fytyrën dhe mendjen e tyre që të jenë të vlefshëm për Shqipërinë.

Ismail Kadare ka ëndërruar të ishte Haveli i Shqipërisë, por nuk e arriti. Haveli u bë i respektuar në të gjithë botën jo thjesht se ishte shkrimtar i famshëm, të tillë ka me shumicë sot dhe i fundit që u nderua me çmimin Nobel ishte turku Pamuk. Haveli ishte luftëtar i madh i të drejtave të njeriut në vendin e tij, i burgosur politik, iniciator i “Kartës së 77-ve”, njeri me karakter të fortë e të qëndrueshëm që vuajti dhe luftoi në vendin e tij.

Atdheu, i nderuar Kadare, është pronë e të gjithë shqiptarëve, vecanërisht i atyre që nuk e braktisin në ditë të vështira për të shpëtuar lëkurën e mirëqënien, i atyre që jetojnë e sakrifikojnë në Shqipëri dhe që kanë mundësi të kontribuojnë, paçka se do t’u bëhen edhe këpucët me baltë, paçka se nuk do të kenë energji elektrike të mjajftueshme, paçka se nuk do të kenë 24 orë ujë e kondita të tjera për një jetë të rehatshme.

Ka ikur koha kur shqiptarët dhe politika e vendit të tyre, e mirë apo e keqe, mund të marrin direktiva e të qeverisen nga kafenetë e Bulevardit “Saint-Michel” të Parisit. Së fundi, meqë reagimi i Kadaresë është bërë në një nervozizëm nëntë ballësh dhe nuk ka qenë në gjendje vetëkontrolli në përdorimin e fjalëve pa edukatë i rekomandoj që shpjegimin e fjalës “horr” mund t’a gjejë në “Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe”, botim i Akademisë së Shkencave, faqe 692. I shkon shumë për shtat.

Koha jone,18-10-2006

3 comments:

Anonymous said...

Polemika e Kadarese me Rr.Qosen apo kritika ndaj ministrit te jashtem nuk jane argument qe Kadare eshte "grinjar", perkundrazi tregojne papajtueshmerine e tij me fenomene te tilla si islamo-latria e Qoses.
Gjithashtu nuk eshte e argumentuar akuza si sherbetor i stalinizmit nga fakti qe Kadare e kish mire me Mehmet Shehun apo qe shkroi Dimrin e vetmise se madhe. artikulli i Frederik Shalesit ne zerin e rinise deshmon se si u vleresua partismeria e ketij libri. Ne cdo sistem jane pushtetaret ata qe desherojne ti afrojne prane tyre figura si Kadareja qe edhe pa ata (dmth pa Mehmetin) mund te bejne vete hije me se miri. Askush psh nuk e di e as vlereson Kadarene se mund te kete ngrene ndonje dreke me Mehmet Shehun. Pra nuk ishte Kadareja qe u ndihmua per tu njohur nga jashte, ishte sistemi qe i duhej kjo figure per tu reklamuar perjashta. Te pakten kete perfundim mund dhe duhet ta nxjerre nje historian.

Pra nqs per Kadarene do te pranojme se eshte nje "nxenes i dobet" ne histori, per Milon do te thoshim se eshte nje profan ne letersi qe s'merr note kaluse as ne vjeshte.

nga Kosta

Anonymous said...

Tendeca e I. Kadarese per tu treguar antikomnist i terbuar vjen pak ere ashtu dhe e P. Milos qe na hiqet si i persekutuar. Nje i persekutuar i vertete nuk do kish mundesi te kryente studimet e larta si Paskal Milo. E ne fund te fundit sado i keq te kete qene ai sistem, ishte i tille qe hapi ne shqiperi universitete ku mesoi Milo dhe Kadare
Mendoj se P. Milo ka te drejte kur thote se ngjarjet historike nuk mund te anashkalohen. Nuk mund psh qe Gjermania te mos permende Hitlerin si figure historike e nje epoke te caktuar ne Gjermani, ashtu si dhe ajo e figures se Enver Hoxhes ne Shqiper. Duam s'duam nuk mund te kaperxejme harkun kohor nga 1939 ne 1990. Sado e minxyreshme te kete qene. Por ne fakt ne varesi nga kushtet sociale te secilit jane arshivuar dhe mbresat per ate epoke. Psh nje pesionist qe ka punuar gjithe jeten ne socializem dhe sot merr nje pension qesharak rreth 50 000 leke te vjetra ka shume arsye te ureje sistemin qe sot medemek quhet demokraci dhe ta kujtoje me mall ate epoke qe e merte qumeshtin dhe mishin m\ne rradhe. Sot nuk ka rradhe por ai nuk mund ti afrohet banakut apo supermarketit modern sepse nuk i mjaftojne leket. Por edhe ndokush qe morri me letra qesharake me vlere nje fabrike te tere duhet te gezohet qe ishte nje sistem si ai i Enver Hoxhes. se ndryshe nuk do ta vinte dot kurre ate pasuri.

megaloxori

Anonymous said...

Paskal Milo merr shkas nga nje teze e Kadarese qe "historianet duhet ta fshijne nga faqja e Historise emrin Enver Hozha". Ose te te pakten keshtu e ka kuptuar Milo. Por ne vend qe te merret me permbysjen e kesaj teze, Milo ndjek nje rruge te gabuar duke kryer nje sulm frontal kunder Kadarese.
Premisat kryesore te artikullit te tij anti-Kadare jane:
1. Kadareja desheron te behet protagonist duke sulmuar figura te te shquara shqiptare si R. Qose,K. Frasheri, Besnik Mustafai etj
2. Kadareja nuk merr vesh nga historia dhe duhet te lexoje biblen e gjalle te historise K.Frasheri.
3. Kadareja eshte pare ne shoqeri me Enverin e Memetin duke u bere vizita dhe duke ngrene me ta, dhe duke pasur dhe teseren e komunistit eshte nje stalinist i terbuar
4. Kadareja fyen nje te persekutuar poltik dmth Milon,i cili ka pasur fatin e keq te debohej nga Zeri i popullit dhe te jatin e tij ja pejashtuan per here te dyte nga partia.
5. Kadare ka tradhetuar vendin duke larguar nga atdheu , kurse Milua ndenji ne Shqiperi duke ju bere kepucet me balte.


Te gjitha keto premisa jane fatalisht te gabuara.
se pari Kadare nuk eshte indiferent ndaj fateve te Shqiperise dhe kjo e obligon kete shkrimtar te famshem per te dhene opinionet e tij per dukuri qe lidhen me Shqiperine pra sulmi kunder Qoses ne te vertete eshte sulmi i vizionit europian qe ka Kadareja ndaj musilmano-latrise se Qoses

se dyti ne se Milo e quan Frasherin bibel te historise, kjo nuk ja heq te drejten Kadarese te dyshoje ne kete bibel. aq me teper qe Kristo Frasheri eshte autori i nje libri per Himaren qe te pakten Paskal Milo duhej te mbante qendrim per shremberimet dhe manilulimet selektive te materialit historik. Te pakten Milo duhet ta dije se nena e tij dhe te paret e tij kane folur greqisht den-babaden.Sigurisht qe te besh kariere politike duhet te heshtesh per kete origjine
se treti Milo i kundron gjerat nen modelin e luftes se klasave, meqe Kadare ka qene tek Mehmet shehu (i deklasuar) edhe ai vete eshte i deklasuar dhe stalinist.
Po Milo na ankohet se endoqen nga Zeri i popullit. C'deshi Milo ne gazeten qe perpunote politikat e Partise se Punes?
Po i jati c'deshi qe u fut ne parti pas perjashtimit te pare?
Po tu pergjigjet me sinqeritet ketyre pyetjeve Milo do te arrije pak a shume ne kete pergjigje: ne sistemin monist nuk kishte mundesi zgjedhese, por duhej lufruar per egzistence. Dhe kjo vlen edhe per cdo individ tjeter ne vendin qe qeverisej nga nje mbret qe quhej sekretar i pare. Cdo embrion disdence ka perfunduar ne spac ende pa u bere filize disidence.

Kurse krijimtaria e Kadarese nuk i detyrohet mbeshtetjes politike te Enverit apo Mehmetit, sepse ajo i kapercen permasat e asaj epoke dhe autoriteti i kadarese vadhon te jete ne ekspansion ne literaturen boterore sic dhe jemi dehmitare.
Po ju zoti Milo cfare keni shkruar dikur ne zerin e popullit, per cfare jeni shquar ne historine e shqiperise
pervec qe jeni kryatar i nje fraksioni te nje fraksioni te partise se punes?
Pra keshilla me e mire do te ishte qe ti permbaheshit pikepamjes suaj mbi historine dhe te lini menjeane njollosjen e figures se Kadarese i cili megjithate ka pika te kritikueshme.

nga Stefaneli