Friday, November 24, 2006

Beteja institucionale shqiptaro-helene

note: nje analize te shtypit shqiptar mbi sipoziumin Greko-shqiptar mund ta gjeni ne faqet e kaluara po ne kete blogger.



Nga Stavri Marko
Javen e kaluar, ne Tirane u thirr nje simpozium i dykahshem, nje tryeze e rrumbullaket me eksponente te medias dhe politikes ne Tirane dhe Athine. Ishin te ftuar ministri i Jashtem, Besnik Mustafaj, si dhe ambasadori grek ne Tirane, Kostantinos Kokosis.

Sipas mediave, qellimi i simpoziumit ishte krijimi i nje klime te shendoshe te marrëdhenieve shqiptaro-greke ne kushtet e nje politike te re rajonale. Por ajo qe munda te kuptoja nga informacionet e shumellojshme, por aspak te koncentruara, ishte nje lufte e heshtur institucionale mes Tiranes dhe Athines.

Edhe sot e kesaj dite, ende nuk e di kush e ka iniciuar kete takim, pasi lajmet ishin kontradiktore, disa thonin per nje Institut Komunikimi nga pala shqiptare me drejtor Pirro Mishën dhe nga ana tjeter, Institutit Marrëdhenieve Nderkombetare te Greqise ELIAMEP ne bashkepunim me Ambasaden Greke ne Tirane.

Por si edhe shume raste te tjera, mesazhet e ketij simpoziumi ishin te interpretuara nga media si mos me keq, hera-heres kishim te benim me diversione dhe mendime te kunderta, hera-heres simpozium miqesor dhe te tjeret lufte shifrash dhe statistikash, gje qe me shkon per shtat te them se asgje nuk u tha konkretisht si mesazh per opinionin e dykahshem apo grupet e interesit komunitar.

Opsionet
Po ashtu, nga ana tjeter, pala greke paraqiste opsione te kunderta (ketu dua te theksoj se te ftuar greke ishin dy analiste gjeopolitike sipas shtypit te ELIAMEP si dhe nje gazetar i nje gazete te majte ne Greqi). Ne kete rast me duhet te shtoj se nuk pashe gazetaret greke te Shqiperise, te cilet duhej te debatonin me koleget shqiptare, ashtu sikunder pashe disa politikane te ashtuquajtur greke ne Shqiperi, per te cilen as qe nuk u degjua nje fjale te kene shprehur ne kete simpozium dhe ende nuk e di se pse duhej te ishin atje.

Pra, e thene me pak fjale, simpoziumi mu duk se ishte nje turbullire dhe jo kaltersi, perderisa nuk arrita te kap esencen e debatit. Por ajo qe me shqeteson me shume jane statistikat qe nje kolegia ime i kishte permbledhur ne kete tryeze. Fjala eshte se çfare mendojne shqiptaret per greket? Dhe pergjigjet ishin:

Anketa e Institutit te Komunikimit thote:

- Greqia, e para si e preferuar

- Ortodoksët 1/2

- Bektashinjtë 1/18

- Myslimanët 1/25

- Katolikët 1/25



Me sa kuptoj nga studimi, na del se se paku gjysma e ortodoksve greke nuk e dashkan Greqine!!! Kjo gje me rezulton nje perralle, pasi ortodokset qe nuk e duan Greqine jane nje pjese fare e paperfillshme ose inekzistente, perjashto intelektuale si Piro Misha, qe eshte ortodoks, por qe preferon te favorizoje nje shtet tjeter te Europes se sa Greqine, ose e thene te tipit Fanolista. Z. Misha ka frike se mos ortodokset ne kombesine e tyre nje dite do te shkruhen te gjithe greke.

Atehere kjo u takon atyre te shprehen dhe jo z. Misha, i cili ne kete rast ben zedhenesin e shtetit shqiptar. Mos gaboj kete e ke te shkruar edhe ne sitin mbi Shqiperine nga Departamenti i Shtetit, por edhe pse ke bere nje vizite ne eashington ne eestern Policy Center.



Falsiteti

Po ashtu, me duhet te them edhe per bektashinjte te cilet sipas studimit japin 1 nder 18 vete gjykim pozitiv per Greqine. Shifer false. Gati 70 për qind e popullsise se bektashinjve (ketu duhet bere nje klasifikim, ke te marrim per bektashinj, labet qe jane komuniteti i madh i dyte emigrant ne Greqi pas grekeve etnike apo komunitete te tjera ne Jug te Shqiperise) jane emigrante dhe punojne ne Greqi.

Mendoni vertet se 1 nder 18 prej tyre nuk e duan Greqine dhe preferojne nje vend tjeter. Do te thoja te kunderten. Thuajse te gjithe mendojne se ne vendin e tyre ata rraskapiten, paguajne para te shumta per certifikata, pasaporta, gjoba per policet e rrugeve, nuk regjistrojne dot femijet e lindur ne Greqi, probleme me prona dhe gjykatat shqiptare, pra heqin te zite e ullirit dhe kur i pyesin se si jane ndier ne "atdheun e vet", menjehere te pergjigjen: "Si te iki nje ore dhe me pare, ky vend nuk behet".

Ndersa per sa u perket myslimaneve dhe katolikeve qe nuk e duan Greqine, ajo eshte ne ndergjegjen e gjithe secilit ta percaktoje, por z. Artan Fuga duhet ta dije se sot me afer ortodokseve qendrojne katoliket se sa myslimanet edhe per faktorin nderkombetar ne nje kohe qe edhe vete vizita e Papes ne Stamboll ka te njejtin mesazh, bashkimin e dy kishave kristiane. Nese ky studim eshte bere ne ndonje province verilindore te Shqiperise, atehere nuk duhet te mashtrojme ne opinion, pasi faktet tashme thone te kunderten edhe me filozofine europiane. Studimi i prezantuar nga Artan Fuga jep preferencat pozitive dhe negative për fqinjin jugor.

Anketa

"Politikisht Greqia preferohet e treta pas Turqisë dhe Italisë", thote Fuga. Por kjo vlen per nje spekter te caktuar elitash ne veçanti ne kendveshtrimin gjeopolitik te Shqiperise. Grupi i interesit qe perfaqesoi ne kete simpozium pala shqiptare thuajse eshte e drejtuar ne kendveshtrimin italian ne krahasim me Greqine edhe pse shume prej tyre vizat i marrin ne Ambasaden Greke!!!

Por mbi te gjitha, keto shifra me bejne te kuptoj per nje ekzaminim te gabuar te gjendjes religjioze ne Shqiperi, ku nje studim i personazheve te mesiperm rreth fese ne Shqeiperi, gjeti kontestime te shumta veçanerisht prej Kishes Ortodokse, aq sa edhe u kerkua ndjese publike.

Pra statistikat e paraqitura ne tavolinen e rrumbullaket, ishin jo transparente, duke shtuar gjithashtu edhe kushtet qe i parashtruan ne marrëdhënie bilaterare Godo dhe Xhufi, si dhe te pranishmit e tjere, analistet shqiptare. Ndersa, grupi i interesit qe perfaqesohej nga pala greke, nuk u pasqyrua si kompakt veçanerisht pa perfaqesues te medias, te cilet duhet te perballeshin me problemet qe i parashtroi pala shqiptare ne menyre të konsoliduar.

E Enjte:24/11/2006 (Koha jone)

No comments: