Friday, November 24, 2006

Sa minoritare ka shqiperia sipas "Shekullit"

Note: a nuk egziston valle nje menyre konkrete per te numuruar nje komunitet njerezish ? Regjistrimi i popullsise me kombesi greke dhe shtetesi shqiptare i referohet shifrave te paraluftes se dyte boterore te nje popullsie totale 850 000 banore ne Shqiperi me rreth 35 000 te kombesise greke.Deri tani nuk dime ndonje regjistrim te lire e te vullnetshem te popullsise ne Shqiperi sipas perkatesise kombetare dhe fetare (e cila ka ndryshuar ndjeshem pasi nje mase e madhe emigrantesh ne Europe kane perqafuar fene e krishtere). Mbase kjo do ta zgjidhte lemshin e diskutimeve te kota.


14/11/2006 në orën 12:13 · Publikuar në Politika Blog, Shoqeria Blog · Nga: Anila Rama


Anila Rama Zyrtarisht, nuk ka ndonjë shifër të saktë, lidhur me numrin e minoritarëve grekë që jetojnë në Shqipëri. Statistikat e ndryshme thonë se në Shqipëri numri i total i minoritarëve me kombësi greke, është përafërsisht nga 1 % deri 3% të numrit të përgjithshëm të popullsisë. Mendohet se ka gati 35 mijë grekë etnikë, dhe popullsia e përgjithshme e vendit, mendohet se është gati 3.5 milionë banorë. Por për shkak të emigrimit të vazhdueshëm të këtij komuniteti drejt Greqisë dhe regjistrimeve te reja nen emra te ndryshuar apo te falsifikuar edhe kjo shifër nuk mund te merret per bazë. Nga ana tjetër, shteti grek gjithmonë pretendon për një numër shumë të lartë të minoritarëve grekë me banim në Shqipëri. Sipas statistikave zyrtare të Regjistrimit të Popullisë në vitin 1989, pakicat e ndryshme në Shqipëri, janë 3%. Me ndryshimin e sistemit politik, ka pasur një prirje nga pala greke për të deklaruar shifra shumë të të larta të komunitetit të minoritarëve grekë në Shqipëri. Shtypi grek këto ditë ka dhënë shifra të ndryshme. Është folur fillimisht për 60 mijë minoritarë, më pas për 120 mijë dhe gazeta te rendesishme greke , ka botuar dy ditë më parë një lajm, sipas të cilit kartën e homogjenit që provon kombësinë greke, e posedojnë rreth 200 mijë shqiptarë!!!

No comments: