Thursday, November 09, 2006

Godo si zakonisht kunder homogjeneve greke

Shekulli

Presidenti i Asamblesë Republikane dhe politikani i njohur, Sabri Godo, e ka cilësuar shkelje të drejtave ndërkombëtare vendimin e dy ditëve më parë të qeverisë greke, për dhënien e shtetësisë greke shtetasve shqiptare që janë të pajisur me Kartën Homogjene. Në një deklarim për mediat, Godo ka saktësuar se normat ndërkombëtare ndalojnë dhënien e shtetësisë kolektive dhe se akte të tilla kanë bërë në të kaluarën shtete diktatoriale. Godo ka argumentuar gjithashtu, se qeveria greke i jep vetes lirinë të caktojë në mënyrë të njëanshme homogjenitetin e shtetasve shqiptarë. Duke folur edhe nën cilësinë e një prej hartuesve të Kushtetutës, Godo shtoi se është e papranueshme që Greqia t’i imponojë Shqipërisë ndryshimin e Kushtetutës, duke shfrytëzuar momentet e dobësisë së popullit shqiptar. “Mbetet në dorën e saj, të shpallë minoritare këdo shtetas shqiptar që është i disponuar që ta pranojë një gjë të tillë, dhe janë të shumtë ata që mund të pranojnë në kohën e sotme për shkak të kushteve tona të njohura tashmë Njerëzit duan punë dhe këtu nuk gjejnë dhe janë të detyruar që të përballojnë rreziqet e emigracionit dhe mua me duket se nuk është ndonjë gjë e mirë, që të përfitohet nga një moment dobësie”,- tha Godo. Ai mohoi gjithashtu, faktin se kryeministri Berisha mund të ketë dhënë pëlqimin e tij për këtë vendim, gjatë vizitës së tij në Greqi. Godo shprehet, se qeveria shqiptare në të njëjtën kohë duhet ta referojë këtë çështje në Parlamentin Evropian, OSBE dhe organizmat e tjerë euroatlantikë.

2 comments:

Anonymous said...

Plaku i mire Godo duket se nuk njeh konventat europiane qe eshte firmosur edhe nga Shqiperia


“Edhe ky vendim është konform legjislacionit në fuqi në Bashkimin Europian dhe garanton pikërisht dynënshtetësi. Sa për dijeni, kemi Konventën e Këshillit të Europës, e cila është miratuar edhe nga vendi ynë, pra kjo konventë është nënshkruar dhe garanton të drejtën e dy apo më shumë shtetësive për anëtarët e vendeve të Evropës dhe është kjo konventë, e cila parashikon edhe aspekte të tjera që rregullojnë të drejtat dhe detyrimet e qytetarëve të vendeve anëtare me dy apo më shumë shtetësi”-V. Dule kryetar i PMDNJ

Anonymous said...

"Vendimi i qeverisë greke është në kuadrin e normalizimit të mëtejshëm të jetës të emigrantëve dhe unë mund t'ju them se nuk më vjen mirë që media e deformoi këtë vendim", u shpreh dje kyeministri Sali Berisha.-Koha jone


stefaneli