Wednesday, November 22, 2006

Nje platforme armiqesie e Perparim Halilit

NOTE: Artikulli meposhtem perben nje model klasik se si mund te intrepretohet historia sipas parimeve voluntariste. Duke lexuar vetem katalogun e fundit te te keqiave qe sipas Halilit ka pasur Shqiperia nga Greqia vihet re nje mosdijeni e larte e autorit rreth ketyre ceshtjeve.Per ceshtjet e tjera le te gjykojne vete lexuesit
1. Nuk eshte Greqia qe imponon ndryshim e historiografise shqiptare, jane shqiptaret progresive qe duan ta ndreqin ate
2. Nuk jane trupat greke qe kane arhur ne Shqiperi por forca ne kuadrin e ndihmes qe jep NATO(ashtu si dhe turqia-ka forca ne Pashaliman)
3. Prania e disa pak klerikeve greke ishte e diktuar nga nevoja e riformimit te kuadrove te reja kishtare. Perkundrazi kisha katolike i emeron autoritet klerikale drejtperdrejt nga Vatikani (autporit nuk i ben pershtypje kjo)

4. Nuk perjashtohet qe qarqe nacinaliste greke te shperndajne te tille literature ashtu si ndodh kjo nga qarqet nacionaliste shqiptare, por kjo nuk perfaqson politiken e qeverise greke sic deklarojne kreret e dy partive me te medha qe kane pasur pushtet poltik
5. Per invetimin per ndertimin e kishave qarqet fetra shqiptare e kane mirepritur ashtu sic dhe qarqet musilmane deri nga arabia saudite ndertojne xhamia (autorit nuk i ben as kjo pershtypje)
6. Askush nuk i ka detyruar emigrantet te ndryshojne emrin dhe kombesine, jane me mijera kurde, indiane dhe afrikane qe nuk e kane bere kete gje. Perkundrazi e kane ndryshuar ata orthodokse qe dikur kane qene te detyruar te vene emra me lista qe rekomandonte gjendja civile. Autori me sa duket e njeh shume ceket realitetin grek edhe rreth kesaj teme
7. Eshte natyreshmeqe cdo shtet te interesohet per te promovuar te drejtat ebashkekombesve te vet ne greke qe jane shtetas shqiptare dhe rregullat e ekonomise se tregut e parashikojne mundesine e sponzorizimit te emisoneve, ashtu sic mund te veprojne dhe shqiptaret duke sponzoriziur emisione ne kanele telvizive greke.
8. eshte me se normale qe popullsia greke me shtetesi shqiptare te kete universitetin e saj ashtu sic e kane shqiptaret ne Tetove dhe me se e natyreshme qe qeveria greke ta mbeshtese kete inisiative. Ligji per universitet privete ne shqiperi nuk e pengon kete gje, kurse pengimi i saj eshte mohim i nje te drejte themelore e minoritetit per tua arsimuar ne gjuhen amtare
8-a Eshte plotesisht i genjeshter i ashtuquajturi ndalim i hapjes se shkollave shqipe ne Greqi. Sipas deklarimit te ambasadorit Minaroli ne shtypin e emigranteve kjo gje eshte krejt e kaperxyer, greqia ka vene ne dispozicion gjithe shkollat greke per shqipetaret te mesojne aty, por barra finaciare per te realizuar nje gje te tille ju bie vete shqiptareve
8. Me futjen ne administraten e larte shqiptare e te ashtuquajturve greke autori ka parasysh greket me shtetesi shqiptare ne shqiperi te cilet sipas kushtetutes shqiptare i kane keto te drejta. Por e verteta eshte se pjesemarja ne administrim nuk esht proporcinale me popullsine greke ne te gjitha stadet e administrates civile dhe ushtarake ashtu sic do te duhej te ishte ne nje vend demokratik.
9. Nuk eshte e vertete se i jepen pensione popullsise shqiptare te jugut, marrin pensione ate te cilet kane kombesi greke,dhe ndodh qe brenda nje familjeje nuk merr pension ose burri ose gruaja pikerisht se kombesia e tij eshte shqiptare.
10. Autori, ashtu si e 'padesherueshmja per ambasadore" e shqiperise ne amerike vazhdon ta konsideroje ngjarjet e vitit 77 si veper e Greqise. Me sa duket ai nuk kupton dot se si mund te protestojne dy milione shqitare te grabitur nga firmat me bekimin e qeverise se asaj kohe. Mos valle shqiptaret perbejne nje race qe nuk e ka nje perceptim te tille reagimi ?
11. Autori ka informacion te gabuar per regjistrimin e popullsise shqiptare ne vitin 2000. Gjithe emigrantet jane regjistruar se bashku me pjesen tjeter te popullsise.Po te pyesni emigrante do ta mesoni kete fakt te thjeshte.Perkundrazi ne shqiper nuk eshte bere asnjehere nje regjistrim i popullsise greke.
12. Depertimin e kapitalit te huaj, pra dhe atij bankar qeverite shqiptare e ka konsideruar si priorite te tyre dhe ne kete kuader eshte plotesisht e natyreshme te kete depertim te kapitalit grek i cili ne te vertete eshte multinacionalit. Autori ende nuk arrin ta kuptoje epoken e globalizmit. Banka amerikane gjermane etj per autorin jane te mirepritura. Nga e ka burimin kjo propagande antigreke ?
Mbase nuk do tja vlente barra qirrane per nje analize te tille, por fatkeqesisht te tille autore nuk i sjellin asgje te mire shqipetareve dhe grekeve shtetas shqiptare qe jetojne midis tyre



Gazet "SOT" (22-11-2006)
Nga Përparim HALILI –


Ndërsa në kancelaritë zyrtare dhe qendrat e mirënjohura shovene greke, të cilat ngrysen e gdhihen duke bërë skema me objeksione të spikatura anti-shqiptare, u përgatit projekti i dhënies së dyshtetësisë ndaj shqiptarëve minoritarë grekë, të cilët deklarojnë këtë kombësi, në shtypin shqiptar kjo lëvizje e re, por jo e fundit greke, po komentohet me kundërshtime dhe mbrojtje. Palët ndeshëse në këtë duel, janë: Nacionalistët Shqiptarë, që mbrojnë interesat kombëtare shqiptare dhe nga ana tjetër, pjesa vepruese (anti)shqiptare e progreke, prezente dhe vepruese brenda Shqipërisë. Skalioni i angazhuar propagandistiko financiar progrek, që dhënien e dyshtetësisë nuk e konsideron diversion, por “kontribut grek, për integrim të shqiptarëve në europë”, duhet të mos harrojë mbi 150 vjetët e historisë greke, të prezantuar me diversion të hapur dhunues, grabitës, genocidist, sulmesh fizike, uzurpim ekonomik, politik, fetar, ushtarak e kulturor kundër Shqipërisë. Vendimi i fundit grek për të dyshtetësinë, kuptohet që ka prapavijë të hapur e të plotë vazhdimësie të “master-planit” të shtyrjes së mëtejshme të kufijëve territorialë të Shqipërisë, nën dirigjimin e boshtit Athinë-Beogradë-Moskë, tashmë dhe nëpërmjet asimilimit të popullsisë.


Shtator 2001: Xohaxopullos, kërcënim për pushtim me gjak, të Shqipërisë

Në shtator të vitit 2000, në një prononcim për agjencinë maqedone të lajmeve “Macedonia Press”, i pyetur të komentonte optikën e qeverisë greke dhe zhvillimet në Himarë në prag të zgjedhjet lokale për kryetar bashkie atje, ministri grek i mbrojtjes të asaj kohe, andarti i mirënjohur anti-shqiptar, Akis Xohaxopullos, ka bërë këtë deklaratë: “Qeveria dhe populli grek, janë shumë të shqetësuar lidhur me shkeljen e të drejtave të grekëve etnikë në Shqipëri. Ne (grekët), do të reagojmë në mbrojtje të këtyre të drejtave, ashtu siç reaguan shqiptarët gjatë konfliktit në Kosovë, në mbrojtje të të drejtave të shqipfolësve të Kosovës, për të cilët shqiptarët, ishin gati të luftonin e të jepnin edhe jetën”. Më troç për plane diversioni grek deri fizik, nuk mund të flitet. Pra, Xohaxopullos, ka deklaruar që përpara 6 vjetësh, se grekët do të luftojnë edhe me armë, “në mbrojtje të të drejtave të minoritetit” të quajtur grek, në Himarë! Që në Himarë, nuk ka patur e nuk ka minoritet grek, këtë e dinë mirë grekët dhe shqiptarët. Edhe vetë majori andart Spiro Milo, i cili në fund të tetorit 1914 zbarkoi në Himarë dhe e shpalli atë “krahinë nën juridiksionin grek”, kur e pyetën se, “çfarë e shtyu të tradhëtonte atdheun dhe të bënte këtë poshtërsi”, u përgjigj: “Paratë e grekut, paratë më shtynë”! Askush nuk e përkrahu atëherë, të ashtuquajturën “Autonomi të Himarës”, që u zhduk si “shurrë pule”, këtë shëmbull të (pa)turpshëm të ambicjeve pa fre të grekëve, të cilët që në vitin 1912, me ndihmën e Evropës, shkëputën Çamërinë. Kjo histori vazhdon sot, duke e interpretuar shtetësinë e dytë si e drejtë e mohuar për minoritarët, shtetësi që mund të përfitohet edhe nga ata shqiptarë të cilët kanë nisur të bëhen grekë, për hall të punës në Greqi! Që minoritetit grek në Shqipëri, nuk i është shkelur asnjë e drejtë, për këtë është dëshmimtar vetë Vander Shtyl, komisari i BE për mbrojtjen e pakicave dhe minoriteteve. Gjatë kohës së pushtetit “Berisha” në vitet 1992-‘96, hollandezi progrek, i cili nuk foli asnjë fjalë për të drejtat e çamëve të shfarosur e të përzënë nga atdheu i tyre, ndërmori inkursione për të vërtetuar pretendimet greke “të represionit të qeverisë shqiptare, kundër minoritetit grek në Shqipëri”. Por nuk gjeti asnjë gjurmë represioni. Analiza e mardhënieve shqiptaro-greke gjatë dekadës së fundit, që përkon me pluralizmin shqiptar, dëshmon lëshimet e mëdha të paprincipta, për të drejtat e minoritetit grek dhe të Greqisë në Shqipëri, lëshime që njihen botërisht. Këto lëshime, s’kanë bërë gjë tjetër, veçse kanë shtuar oreksin e Greqisë, për helenizimin e Jugut të Shqipërisë. Këto lëshime, kanë marrë si shpërblim prej grekëve, vetëm përgjigje shtazërore ndaj ushtarakëve e refugjatëve shqiptarë, të vrarë në gjumë, të ndjekur si kafshë, të dhunuar e të djegur me napalm. Grekofilët shqipfolës në Shqipëri, së bashku me kapot e ish-pushtetit socialist në zgjedhjet lokale 2000 e 2003, nuk pranuan të lëshojnë Himarën.e së bashku më të, me ndihmën e socialistëve, grekët “fituan” edhe komunën e Vau-Dejë në Shkodër, të Poliçanit në Skrapar e të Kolshit në Kukës! Aq të vendosur ishin socialistët për t’i dhënë partisë greke PBDNJ komunën e Vaut të Dejës, sa që arritën të grabisin me anë të policisë kutitë e votimit, për t’i mbushur paskëtaj me vota në favor të kanditatit të PBDNJ, madje lejuan edhe fushatë elektorale me flamurin kombëtar grek, duke lejuar heqjen e Flamurit Kombëtar Shqiptar! E dinë të gjithë psh., se në Kolsh të Kukësit dhe në Vau-Dejë të Shkodrës, nuk kishte dhe nuk ka asnjë “këmbë” minoritari grek, por socialistët e bënë atë shërbim të radhës, duke krijuar precedentin absurd të një minoriteti inekzistent, që gjoja shtrihet deri në kufi, të po gjoja “Kosovës serbe”, duke u dhënë në dorë grekëve, një provë tjetër fiktive, për të përligjur shtirjen e veprimtarisë së tyre diversive, deri në kufirin me Serbinë. Pra, bënë lidhjen e skemës që po çfaqet tashmë, ç’ka do të justifikonte në të ardhmen, tezën e ndarjes së Shqipërisë, midis Greqisë e Serbisë ortodokse, për t’i larë njëherë e mirë duart me faktorin shqiptar në ballkan dhe për të realizuar kështu, ëndrrën e vjetër të fqinjëve tanë grabitqarë. “Askush nuk ndalohet të ëndërrojë”,-ironizoi 6 vjet më parë zonja Ollbrajt, duke iu referuar ballkanasve, por sidomos shqiptarëve të Kosovës dhe ëndrrës së tyre për pavarësi, por populli i Kosovës dhe shqiptarët, i kujtuam asaj Izraelin, atdheun e të parëve të saj dhe popullin hebre, i cili e fitoi pavarësinë dhe atdheun e vetë, me gjakun e bijëve çifutë, derdhur gjatë Holokausit dhe gjatë shekujve. Edhe ne shqiptarët, do ta fitojmë pavarësinë e Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptare, deri në bashkimin përfundimtar të atdheut. Përpjekjet “humane” të grekëve ndaj nesh, nuk mund të gëlltiten lehtë si “llokum”, mbasi shqiptarëve nuk u mungon vetëdija dhe aftësia për të kuptuar skemat e reja të synimeve të vjetra greke. Aq më tepër akoma, duke kujtuar deklaratën e Xohaxopullos të vitit 2000, për “mbrojtjen e Himarës” deri edhe me diversion ushtarak, duhet kujtuar një fakt: Nëse grekëve, me skemën e fundit diversive të dyshtetësisë, në një të ardhme, ashtu siç ka deklaruar Xohaxopullos, do t’i shkojë ndërmend, që me preteksin “e mbrojtjes së minoritetit grek”, të sulmojnë Shqipërinë për të marrë të ashtuquajturin e lakmuar “Vorio-Epir”, atëherë këtyre grabitqarëve të Ballkanit, të cilët i kanë dalë padrejtësisht për zot, madhështisë dhe Atdheut të Helenëve Antikë, po u kujtojmë fjalët e Leonidhës, që ata pretendojnë se e kanë të vetin, drejtuar Darit të persëve: “MOLLON, LLAVE!”, pra “HAJDE, TA MARRËSH!”.

Trojet shqiptare, shtrihen edhe më tej, se “harta” e përpara 1913-ës
Nga Kuvendi Kombëtar i 28 Nëntorit 1912, u proklamua Pavarësia e Trojeve Shqiptare, që deri në atë datë gjendeshin nën pushtimin e Perandorisë Osmane dhe u ngrit Flamuri Kombëtar Shqiptar. Ky kuvend është një akt historik për Kombin Shqiptar, sepse aty me mandatin e popullit, ishin pjesmarrës delegatë nga Gjakova, Plava, Gucia, Peja, Ohri, Struga, Tetova, Çamëria e Mitrovica. Sipas të dhënave historike, në këtë kuvend kishte delegatë dhe nga pakicat kombëtare që jetonin në trojet shqiptare, të ardhur nga kolonitë shqiptare, pa përmendur delegatët që morrën pjesë nga viset e Shtetit Shqiptar, të pas vitit 1913. Pjesëmarrja e delegatëve nga mbarë trojet shqiptare në kuvendin historik të vitit 1912, sanksionoi zyrtarisht vazhdimësinë e Flamurit Kombëtar Shqiptar, ashtu siç është pranuar po ky flamur, në Kuvendin e Lezhës më 2 Mars 1444, me vendimin që u përcaktua për krijimin e Lidhjes Shqiptare të Lezhës, me Kryekapedan Skënderbeun dhe me Flamur Prijës, atë të Ushtrisë Arbërore, pra të Flamurit të Derës së Kastriotëve. Çdo shtet, ka të përcaktuar territorin në të cilin shtrihet juridiksioni i tij. Kuvendi i Vlorës e formoi shtetin e tij me vullnetin shqiptar, të shprehur nga delegatët dhe me përfshirje të mbarë territorit etnik shqiptar, të pushtuar nga Turqia. Dhe deri në atë ditë, nuk kishte asnjë pretendim për territoret e përfshirë në shtetet ballkanikë, të formuar përpara shtetit shqiptar, në fillim të Shek. të 19-të. Qeveria Shqiptare e vitit 1912, kishte bërë këtë shtrirje territoriale: “Kufijtë shqiptarë, shtrihen në vijë të demarkacioni, nisur nga kufijtë me Mbretërinë Malazese dhe janë kufijtë, që përfshijnë veçanërisht megjithë Hinderlandin, qytetet Pejë, Mitrovicë, Prishtinë, Shkup e Maniastir, deri në Meçovë, duke iu shtuar këtyre kufijve, kufijtë e sotëm deri në Prezevë”. Kjo ishte e drejtë legjitime e popullit dhe e qeverisë shqiptare. Copëtimi i Shtetit Shqiptar, të formuar e të përcaktuar “I PAVARUR” nga Kuvendi i 28 Nëntorit 1912, ishte padrejtësi historike. Vendimet e “diplomatëve kasapë” të vitit të kobshëm të ndarjes së truallit tonë, vazhdimisht janë kundërshtuar nga shqiptarët, të cilët kanë luftuar e kanë sakrifikuar jetën, për të rikthyer bashkimin e këtyre trojeve. Kërkesa për bashkimin e trojeve etnike shqiptare, nuk është gjë tjetër, vetëm se kërkesa për të venë në vend vendimin e Kuvendit Historik Kombëtar të Vlorës, të vitit 1912 dhe për territoret që iu njohën fillimisht këtij shteti, nga fuqitë e mëdha. Kërkesa për bashkimin e trojeve etnike shqiptare, të përfshira në Shtetin Shqiptar të vitit 1912 ka qënë kërkesë dhe protestë legjitime 93 vjeçare e shqiptarëve, ndaj padrejtësive mbi truallin dhe kombit tonë. Kujtojmë, që kufijtë realë të Shqipërisë, jo vetëm nuk janë aty ku i dëshmojnë “faktet historike” të pas 1913-ës, por as aty ku i ka lënë 1913-ta. Historianët “vasilis” të Greqisë dhe filozofët “viçër” të Serbisë, le të sjellin sa të duan “argumente” sipas oreksit të tyre të një “Greqie dhe Serbie të madhe” e të një “Shqipërie edhe më të vogël”. Mirëpo, nëse “studimet” dhe “hulumtimet” e tyre, flasin për pseudofakte historike që nga koha e majmunit, ne po i sjellim vetëm një fakt të thjeshtë nga Kuvendi i Vlorës, për të parë, se përfaqësia kombëtare në të, ishte me delegatë nga Gjakova, Plava e Gucia, Peja, Ohri, Struga, Tetova, Çamëria, Mitrovica

Diversion sistematik grek, kundër Shqipërisë
• Ndryshimi historiografisë shqiptare dhe fallsifikimi i saj, në marrëveshje me politikën zyrtare të Tiranës, të viteve 1997-2005
• Vendosja e ushtrisë greke në Shqipëri dhe përpjekja me afate të gjata
• Anullimi i Autoqefalisë së Kishës Ortodokse Shqiptare, nëpërmjet emërimit të klerikëve grekë në të gjitha kishat ortodokse shqiptare
• Shpërndarja e botimeve në gjuhën shqipe dhe atë greke, të literaturës fetare dhe politike, shoviniste anti-shqiptare
• Detryimi i emigrantëve shqiptarë, për të ndërruar emrat dhe kombësinë
• Përpjekjet për të prenotuar programet e Radio-Gjirokastrës
• Përpjekjet, fakulteti grek në Gjirokastër, të kthehej Universitet Grek
• Ndalimi i hapjes së shkollave shqipe, për emigrantët shqiptarë në Greqi
• Përpjekjet për të kontrolluar sektorët strategjikë të ekonomisë shqiptare
• Instalimi në vitin 1998, i rrjetit të impianteve të sofistikuara përgjuese greke, në ministrinë e Jashtme Shqiptare
• Interesimi për futjen e sa më shumë grekëve, në administratën e lartë shtetërore shqiptare
• Marrja pjesë e deputëteve dhe zyrtarëve shtetërorë grekë në fushatat e zgjedhjeve, në jug të vendit
• Investime për ndërtim kishash, shkollash, simbolesh historike e fondacionesh greke, në Shqipëri.
• Dhënie pensionesh prej qeverisë greke, për popullësinë shqiptare të jugut
• Financim, pjesëmarrje dhe propogandë e Greqisë për realizimin e rebelimit komunist të vitit 1997, në shqipëri
• Hapja dhe liçensimi i aktivitetit të bankavce greke, në Shqipëri
• Vendim i Qeverisë Greke, në Janar 2000, për mosregjistrimin e popullsisë shqiptare, pa u bërë regjistrimi i ri i popullsisë greke
• Kërkesa e qeverisë greke, për të bërë birësime masive të fëmijëve shqiptarë në familjet greke

No comments: