Wednesday, November 29, 2006

Papa Benedikt do te takohet sot ne Konstandinupoli me Patrikun Ekumenik Vartholomeos

29/11/2006 07:49 (ERT)

Papa Benedikt do te takohet sot ne Konstandinupoli me Patrikun Ekumenik Vartholomeos, pas vizites se tij ne Efeso, ndersa ne nje levizje me rendesi te madhe simbolike, do te vizitoje edhe Xhamine Blu Sulltanahmet.
Dje ne dreke, ne aerodromin e Ankarase, ku u takua me kryeministrin turk Tajip Erdogan, Papa Benedikt, beri thirje per solidaritet midis feve dhe kulturave te ndryshme, duke shprehur paralelisht edhe perkrahjen e tij ne perspektiven evropiane te Turqise.
Presidenti turk Nexhdet Sezer, shtroi nje banket per nder te Papa Benedikt.
Gjithashtu ne takimin e tij me diplomate te huaj, ai theksoi nevojen e nje dialogu per problemin e Lindjes se Mesme, me qellim qe te shmanget shtrirja e luftimeve rajonale dhe e terrorizmit.
Ministrja e Jashtme Dora Bakojani, vurine dukje se Europa ndjek me interesim viziten e Papa Benedikt ne Turqi, te cilen e karakterizoi te rendesishme dhe uroi qe te realizohet ne nje atmosfere te qete dhe bisedimet e tij me Patrikun Vartholomeos te jene frutedhenese.

No comments: