Wednesday, November 22, 2006

Për shqiptarët në Greqi, telefon falas per denoncim

Shqiptarët që jetojnë e punojnë në Greqi, do të kenë një numër telefoni falas për të “spiunuar” rreth krimit të organizuar, arrestimin e dënimin e autorëve të veprave penale, parandalimin e kriminalitetit në territoret e të dy vendeve dhe vënien në pranga të personave të kërkuar nga policitë e të dy vendeve,

Policia e Shtetit ka vënë në dispozicion të shtetasve shqiptarë që jetojnë e punojnë në Greqi, numrin e telefonit 00355 4 254921, numrin e faksit 00355 4 253022. Po ashtu, në dispozicion të të gjithë qytetarëve shqiptarë, Policia e Shtetit ka vendosur një linjë të drejtpërdrejtë komunikimi kombëtare përmes numrit të telefonit pa pagesë 0800 11 00, i cili është i vendosur në qendër.

Përmes këtij numri telefonik, qytetarët shqiptarë mund të kontaktojnë me Policinë e Shtetit për të kërkuar ndihmën e shërbimeve policore apo për të dhënë informacion mbi ngjarje, autorë të veprave penale, si dhe persona në kërkim.

E Merkure:22/11/2006 (Koha Jona)

No comments: