Thursday, November 09, 2006

Reagime nga shtypi shqiptar per dyshtetesine e 400 mije homogjeneve greke

Koha Jone

Janë rreth 120 mijë minoritarë grekë në Shqipëri të cilët pritet të përfitojnë nga vendimi

Analistët grekë: "Vendimi u mor se jemi në prag fushate"
Qeveria greke, plotëson dëshirën e mijëra minoritarëve grekë të cilët jetojnë në territorin e shtetit shqiptar. Me anë të një vendimi të posaçëm, ajo u ka dhënë të drejtën, gjithë personave që i përkasin kësak kategorie, që në një të ardhme të afërt të mbajnë emrin "shtetas grek". E në këtë mënyrë, edhe të përfitojnë nga masat e shtetit grek, si pensionet, pagat apo edhe sigurimet shoqërore etj. Të gjitha këto në fakt, janë për shumicën e minoritarëve të cilët jetojnë në Shqipëri, arsyet kryesore të cilat do t'i detyrojnë për të lënë ndoshta shtetësinë shqiptare dhe për të dëshiruar më shumë që të quhen qytetarë "grekë". Tashmë, dihet se ka me qindra raste të marrjes së shtetësisë greke nga ana minoritarëve grekë të cilët jetojnë në Shqipëri. Qeveria greke ka vendosur t'u japë nënshtetësinë shtetasve shqiptarë me origjinë greke të cilët ndodhen prej vitesh në vendin tonë. Duke komunikuar lajmin, ministri i Brendshëm Prokopis Pavlopoulos tha se kjo erdhi si rrjedhojë e konsultimeve me palën shqiptare, e cila ka dhënë garancitë se minoritarët do të ruajnë të drejtën e dyshtetësisë. Kjo kërkesë shumëvjeçare e minoritarëve grekë nga Shqipëria ka gjetur më në fund zgjidhjen, kur Këshilli i Ministrave ka vendosur ditën e djeshme që t'u japë nënshtetësinë gjithë atyre minoritarëve të cilët ndodhen në Greqi dhe kanë kartën e homogjenit. Karta e homogjenit është një leje e posaçme, e cila që prej vitit të kaluar, nga trevjeçare është bërë dhjetëvjeçare. Sipas Pavlopoulos, dhënia e nënshtetësisë do të fillojë menjëherë, dhe më së pari do ta marrin ata që janë pajisur me herët me kartën e homogjenit.

Vonesa
Nga ana e tij, ministri i Brendshëm Grek, duke komunikuar lajmin, tha se problemi i nënshtetësisë po shqyrtohej prej shumë vitesh, dhe se vonesa i dedikohet siç tha ai, faktit se duheshin siguruar garancitë e nevojshme, që marrja e nështetësisë greke të mos kishte pasoja në pronat dhe të drejtat e tjera të minoritarëve në Shqipëri. "Pas konsultimeve me palën shqiptare dhe garantimit nga kushtetuta e Shqipërisë të së drejtës së dyshtetësisë, dhe në bazë të mjeteve që kemi si vend, mund të fillojmë të japim nënshtetësinë" tha ministri i brendshëm Pavlopoulos.

Problemi
Çështja e dhënies së nënshtetësisë minoritarëve grekë nga Shqipëria, ishte vënë në rend të ditës nga qeveria e mëparshme socialiste, në qershor 2003, por atëherë opozita kishte kundërshtuar energjikisht, duke e lidhur këtë qëndrim të qeverisë me afrimin e zgjedhjeve parlamentare. Vendimi i tanishëm i qeverisë greke u mor në të njëjtën ditë që janë shtuar zërat për zgjedhje të parakoshme në Greqi, në pranverë ose në vjeshtë të vitit të ardhshëm, por zyrtarë të qeverisë hodhën poshtë akuzat se dhënia e nënshtetësisë minoritarëve bëhet për arsye elektorale. Edhe në Shqipëri, kjo çështje u debatua shumë në parlamentin shqiptar mes deputetëve, madje u bë edhe objekt i një debati të gjerë mes akademikësh dhe studiuesish, të cilët nuk ishin dakord me dhënien e nënshtetësisë ndaj komunitetit të minoritetit grek, i cili jeton aktualisht në Shqipëri. Kjo pasi sipas tyre, fakti ishte i shoqëruar me elemente politike, aspak pozitive për Shqipërinë, e cila ishte një vend i cili është sulmuar vazhdimisht nga qarqet nacionaliste dhe shoviniste greke.

Minoriteti grek
Shqipëria, gjithmonë ka patur nje asimetri ne lidhje me trajtimin e minoriteteve me shtetet e rajonit. Ne rastin e grekeve, kjo asimetri eshte e plote. Ne regjistrimin qe kane bere greket ne vitin 1956, pohohej se edhe pas spastrimit etnik te Çamerise, kishte nje popullsi prej 25 mije qe flasin si gjuhe amtare gjuhen shqipe. Por sot qeveria greke nuk pranon ta njohe ate, megjithese eshte nje shtet i Bashkimit Evropian dhe megjithese eshte nje shtet me standarte te larta. Sigurisht, per keto, ajo ka nje defiçence ndaj minoriteteve. Kjo sepse Shqiperia i ka plotesuar te gjitha kushtet e minoriteteve, ndersa Greqia ka kryer nje spastrim etnik ne te kaluaren.

Trajtimi
Shqiperia ka aplikuar standarte per minoritetet gjate gjithe historise se saj, qe nga krijimi i shtetit shqiptar dhe deri me sot. Keto ne perputhje me periudhat historike, kane qene me te lartat e kohes. Kjo politike e shtetit shqiptar, ka qene nje politike jo vetem pozitive ne sensin human dhe e te drejtave te njeriut e ato nderkombetare. Por ka qene edhe nje politike qe ka krijuar ne menyre historike nje tradite jashtezakonisht pozitive te bashkejeteses se minoriteteve me popullin shqiptar. Kjo eshte arsyeja qe gjate gjithe periudhave historike, qe kur eshte krijuar shteti shqiptar, ai nuk ka shfaqur elemente te dhunes etnike. Nga ana tjeter, nuk eshte shfaqur asnje tendence e spastrimit etnik dhe e shtypjes se te drejtes se minoriteteve per te afirmuar veten e tyre, pershembull e drejta e shkolles dhe arsimimit apo kultures. Perkundrazi shteti shqiptar keto i ka kultivuar dhe mbeshtetur. Ky fakt, perveçse miqesise dhe stabilitetit, nuk ka sjelle asnje gje te keqe, veç gjera pozitive per shtetin shqiptar.Duhet thene se veçoria e trete e minoriteteve dhe marrdhenieve te tyre me shtetin shqiptar, eshte se Shqiperia nuk ka ndjekur politikat e reciprocitetit ne drejtimin e minoriteteve.
Kjo e thene ne sensin shume pozitiv. Ndonese fqinjet e Shqiperise qe kane minoritete shqiptare, kane ndjekur politika shkombetarizuese ne lidhje me minoritetin shqiptar, Shqiperia pavaresisht nga te gjitha keto, nuk eshte ndikuar nga vala shoviniste qe ka ekzistuar ne shtetet fqinje. Kjo qofte ne sensin politik, kulturor apo ekonomik.
120 mijë është numri i përafërt i regjistruar i minoritarëve grekë të cilët jetojnë prej vitesh në territorin shqiptar. Shumë prej tyre, ruajnë ende gjuhën dhe zakonet e tyre, megjithëse kanë jetuar nën rregullat zyrtare të shtetit shqiptar. Prej vitesh, shumë prej tyre kanë emigruar drejt Greqisë, por ka ende shumë të tjerë, të cilët nuk i kanë braktisur fshatrat ku jetojnë dhe që i përkasin territorit shqiptar.
2003 ishte viti kur u hap debati zyrtar i nënshtetësisë greke të minoritetit i cili jeton aktualisht në vendin tonë. Por në atë periudhë, çështja e dhënies së nënshtetësisë minoritarëve grekë nga Shqipëria, e vënë në rend të ditës nga qeveria e mëparshme socialiste, u kundërshtua nga opozita energjikisht, duke e lidhur këtë qëndrim të qeverisë me afrimin e zgjedhjeve parlamentare.

Pavlopoulos
Ministri i Brendshëm Grek, tha se problemi i nënshtetësisë po shqyrtohej prej shumë vitesh, dhe se vonesa i dedikohet faktit se duheshin siguruar garancitë e nevojshme, që marrja e nështetësisë greke të mos kishte pasoja në pronat dhe të drejtat e tjera të minoritarëve në Shqipëri. "Pas konsultimeve me palën shqiptare dhe garantimit nga kushtetuta e Shqipërisë të së drejtës së dyshtetësisë, mund të fillojmë të japim nënshtetësinë" tha ai.

1 comment:

Anonymous said...

Comments:
Sipas koha jone : Të gjitha këto në fakt, janë për shumicën e minoritarëve të cilët jetojnë në Shqipëri, arsyet kryesore të cilat do t'i detyrojnë për të lënë ndoshta shtetësinë shqiptare dhe për të dëshiruar më shumë që të quhen qytetarë "grekë".


Ky eshte ne thelb skenari i nacionalisteve shqiptare te cilet kane vonuar gjer tani dhenien e dyshtetesise e cila nuk nenkupton aspak lenien e shtesise shqiptare sic enderojne ata, perkundrazi duke pasur ate e ben dhe qytetar europian, dicka qe nuk honepset dot nga artikullshkruesi i "Koha Jone"