Saturday, November 11, 2006

Reagime të lexuesve në lidhje me artikullin e Stavri Markos "Çështja e Vorio‑Epiriotëve, e parë nga Brukseli"

Note: Gazeta "koha jone" ka hapur dosjen kunder Stavri Marko. Ne dy reagimet e para te botuara ne gazeten Koha jone nuk analizohet asnje lloj problemi qe ngre ai ne artikullin e tij. Perkundrazi fillohet me akuza dhe sharje. Pra nje dosje shume e varfer e "koha jone" ne hapat e para.
Jepni mendimet tuaja



Gazetën "Koha Jonë" e lexoj që prej shumë vitesh në internet, por kohëe të fundit, gjithnjë e me tepër po më irriton. Ja ky artikulli i djeshëm i Stavri Markos "Çështja e Vorio‑Epiriotëve, e parë nga Brukseli" përshembull botohet pa kurrfarë shënimi. Marko, nuk e di a është grek, apo nga ata shqiptarët ortodoksë që iu leverdis të vetëquhen "grekë", ashtu si bashkëvëllezërit e tij shqiptarë në rrethin e Prizrenit që vetëquhen e vetëndihen turq, që mendon se duke e marrë këtë përkatesi etnike bëhet më i mirë, me një fjalë njeri pa identitet e paatdhe.

Sidoqoftë është puna e tij, mirëpo nuk do të duhej që me marrëzitë e tij, të livadhisë nëpër faqet e gazetës "Koha Jonë". Për mua ky është një defekt i madh redaksional: në faqet e një gazete shqiptare ushtrohet e lejohet të ushtrohet propagandë shoviniste dhe antikombëtare, sepse sipas Markos shqiptarët ortodoksë qenkan grekë, vorio-epirotë.

Këtë gjë ai e thotë në gjithë artikullin, herë haptas e herë mes rreshtash. Turp, edhe njëherë turp për redaksinë që na servir të tillë ushqim që gatuhet në kuzhinat e Athinës dhe i helmon kështu marrëdhëniet mes dy kombeve, sepse është e sigurt që artikullshkruesi Marko nuk di të bëjë tjetër punë veç asaj të propagandistit e shërbëtorit.

Por, meqë një gazetë shqiptare boton artikujt të tillë me duhet t'i them Markos: Gëzohesh kot, or grekoman! Rëndësia e Athinës në Bruksel me anëtarësimin edhe të shteteve me të mëdha ballkanike do të shkojë drejt rënies së forcës së saj. Greqia po plaket or Stavri Marko! Çështja çame arriti tashmë në Strasburg dhe atje edhe deputeti qipriot u detyrua ta pranonte se çamët kanë të drejta për të kërkuar nga shteti grek.

Nuk do të jetë aq e thjeshtë sa të duket kjo puna e pasaportave, more Stavri! Por kjo nuk e justifikon redaksinë e gazetës "Koha Jonë" që ta ka botuar shkrimin. Eshtë një gabim i madh profesional që bën ajo, sepse kjo që shkruan Marko nuk është as gazetari, as analizë shkencore dhe as publicistikë. Kjo ka një emër të thjeshtë, por të turpshem: propagandë shoviniste në shërbim të ekspansionizmit grek.

Alban Sopi



Jo Stavro të tillë në gazetë!
Një sugjerim miqësor për "Koha Jonë" dhe stafin e saj drejtues: Të qënurit shtyp i pavarur dhe i lirë, mendoj se nuk do të thotë që në gazetën tuaj të ketë hapësirë, për këdo pa përjashtim. Mjafton që të lexosh vetem një shkrim të Stavri Markos që ta kuptosh se ai është vetëm një ushtar i bindur i çështjes greke të Vorio Epirit.

Duhet theksuar që edhe pse një ushtar patetik prapë se prapë, ai gjen të gjithë hapësirën e nevojshme në shtypin shqiptar për të zbatuar urdhërat e eprorëve grekë. Do të kisha deshirë që të lexoja një shkrim të Stavri Markos si dhe opinionin e tij rreth të drejtave të çamëve dhe genocidit grek ndaj tyre si dhe trajtimin moralisht të pistë që grekët iu bëjnë shqiptarëve të cilët për arsye thjesht ekonomike detyrohen të ndërrojnë edhe emrin që të mund të marrin një vizë greke.

Xhevair Traga



Shënim i redaksisë :Koha Jone": Jetojmë në demokraci dhe secili është i lirë të shfaqë opinionet e tij, pavarësisht nëse redaksia nuk ka të njëjtin mendim me to.

E Shtune 11/11/2006

No comments: