Friday, November 10, 2006

Çështja e Vorio-Epiriotëve, e parë nga Brukseli

Nga Stavri Marko
(Koha jone: E premte:10/11/2006, derguar per Blogger nga autori)

Nuk e kuptoj deri kur Sabri Godo dhe nja dy politikane te tjere ne Tirane, vazhdojnë te luajnë protagonizmin jo vetëm si "anti helen", por dhe kundër interesave integruese te Shqiperise ne Bashkimin Evropian, përderisa nuk luajnë asnjë rol ne jeten e përditshme te politikes shqiptare. Z.Godo qe kur ka dale ne pension politik, por ne fakt e ushtron kete veprimtari nepermjet medias, kryesisht kur erërat qe fryjnë nga Athina ne drejtim te Tiranes, behen gjithmonë edhe me te forta, duke dashur te beje patriotin, apo nacionalistin.
Dje z. Godo hodhi vrer kundër politikes shqiptare dhe qeverise duke e fajësuar, per përkrahjen qe i dhanë sipas tij çeshtjes Vorio Epiriote. Ne fakt, si bashke themeluesi i Kushtetutes shqiptare te vitit 1998, Godo ka qene kundër pikëpamjeve te shefit te tij te sotëm Berishes (Godo eshte caktuar këshilltar per Kosoven i Kryeministrit Berisha) pasi ky i fundit nuk e ka njohur referendumin per kete Kushtetute. Po ashtu Berisha, ka qene flakë per flakë jo vetem me Godon, por dhe me bashke themeluesin e tij Imami (sot Shef Kabineti i Kryeministrit Berisha) per kapitujt e te drejtave te njeriut, ne te cilen Berisha i kishte hedhur poshte si anti kombëtare, por se sot i përligj si "çeshtjet me integruese te Shqiperise në Bashkimin Europian", duke e pare ne kendveshtrimin e reagimeve te qeverise shqiptare per shenjen e nenshtetesise se vorio-epirioteve.

Pragmatizmi
tPra çeshtja qëndron sa pragmatiste ne syte e botes eshte politika shqiptare, ne atee përfitimit te kredos se brendeshme ne Tirane, me ndryshimet e reja qe sollën keto lëvizje te drejtuara nga Brukseli. Shume ne Shqiperi habiten pse nenshtetesia greke e ose jo vorio-epirioteve dirigjohet nga Brukseli, jo vetem se eshte e drejte e Athines te japeenshtetesine bazuar ne rrethanat e krijuara ne Ballkan edhe ne Bashkimin Evropian, por se duhet te keni nje gje te qarte se "Vorio epiriotet qysh prej 8 vjetesh lëviznin lirshëm neper Europe thuajse si te barabarte me greket, por vetëm se nuk kishin te drejte votimi dhe shërbimi ushtarak".
Nga ky aspekt Brukseli i cili e kishte lejuar kete regjim per kete kategori, ka monitoruar vlerat integruese te këtij komuniteti homogjen grek i cili jo vetëm qe eshte konsideruar me nota te rendesishme kristian-evropiane por edhe nuk i ka sjelle asnjë shqetësim autoriteteve evropiane përkundrazi Brukseli po mundohet te shtoje ndihmat financiare te këtij komuniteti ne vendin e tyre ne Jug te Shqiperise.
Pra, e pare ne kete pikëpamje, nje pjese e popullatës se Shqiperise e njohur zyrtarisht edhe nga Brukseli si Vorio Epiriote (termi zyrtar grek tashme i përmbahet linjës Greket Homogjene te Vorio Epirit) eshte pranuar si qytetare evropiane e gjitha si nje komunitet kompakt. Ketu vjen edhe reagimi i Godos, Xhufit dhe ndonjë politikan tjetër qe "nuk kemi pare ndonjehere te ndodhe qe nje komunitet i gjithi tu jepet nenshtetesia?!!!
Z. Godo ne kete rast i vjen përshtat popullsia shqiptare ne Kosove dhe Maqedoni duke hedhur tezen "atehere t'u japim edhe atyre nenshtetesine shqiptare dhe kështu ndoshta do te qe me mire per te afruar Kosoven me Shqiperine meme". Ndersa Pellumb Xhufi shkon edhe me larg kur thotë se "nje dhenie nenshtetesie greke per Vorio Epiriotet ne kete forme, duke pare edhe çeshtjen e Kosoves, do te ketë ndryshime radikale edhe ne Shqiperi?!!! Po a e pranon Brukseli kete llogjike, përderisa vete Bashkimi Evropian kërkon prej Kosoves nënshkrimin e mareveshjes se Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit?

Afrimi
Ketu ndoshta z. Godo i referohet nje afrimi te metejshem te Prishtines me Tiranen. Ne kete rast, ndodhin paralelisht dy ndryshime sipas mendimit tim. E para, ne se ndodh dhenja e nenshtetesise shqiptare poppullsise ne diaspore dhe Kosove, atehere Shqiperia zyrtarizohet de jure e bashkuar ne "Shqiperine Natyrale ose te Madhe", pasi faktori de facto Prishtine Tirane, eshte i unifikuar, po te kemi parasysh qe deri tani janë unifikuar sistemi arsimor me Kosoven, lëvizja e lire e makinave pa taksa, biznesi po ashtu kufiri sipas rezolutës 1244 eshte shnderruar si "administrativ" mes Kosoves dhe Shqiperise.
Por a do ta dëshironte kete skenar Bashkimi Evropian e cila tashme ka patronazhin per Ballkanin, ne nje kohe qe pritet nga çasti ne çast nje rezolute e re per Kosoven menjehere pas Referendumit ne Serbi? Si do te veprohej tashme ne rastin e Vorio Epirioteve duke mare per baze edhe thinjet e Godos edhe te Xhufit, kur kemi te bejme me te njejten gje por me kahe te kundërta mes çeshtjes se Kosoves dhe Vorio Epirit, pra vorio epirioteve ju njihet dy nenshtetesia, por kane te drejta te kufizuara ne vendin e tyre ne Shqiperi!
Pra ne se ne Kosove janë rregulluar me ligj dhe kushtetute te drejtat e pakicave ashtu sikundër ndodhi edhe rasti me i fundit i gjuyhes zyrtare per disa mijëra turq qe jetojnë atje, si do te veprohej per te implementuar kushtet per qytetaret europiane (nënkupto vorio epiriotet, numri i te cileve eshte ne diskutim nga autoritetet greke, pasi qeveria shqiptare nuk mundi te kryente procesin e numerimit te popullatës megjithe presionet nderkombetare) me Kushtetutën shqiptare, kur Tirana nuk njeh gjuhen zyrtare greke per kete kategori te cilet mund te jene disa qindra mije, te cilet duan shkolla dhe sistem arsimor te garantuar me kushtetute, per femijet e tyre qe te mesojne ne vendlindje gjuhen greke (nenkupto evropiane) per te drejten e perfaqesimit ne politiken shqiptare me simbolet e tyre, duke u formatizuar ne parti qe mbrojnë interesat e tyre etnike per te cilen kushtetuta shqiptare i ndalon (ashtu si edhe ne Greqi qe ata duhete votojnë te lire tashme) per te drejtat e decentralizimit te pushteteve dhe per te patur gjyqësorin ne gjuhen e tyre gje qe nuk e lejon kushtetuta, per te patur perfaqesues ne administratën civile dhe ushtarake nga komuniteti i tyre, gje qe nuk e përcakton kushtetuta shqiptare si dhe per te patur te drejten e ushtrimit te lirise dhe e fese ne gjuhen e tyre, gje qe nuk ndodh qofte edhe ne kryeqytetin shqiptar ku jetojnë disa dhjetra mijëra voriopepiriote dhe greke bashke.

Evropa
Prandaj, nese themi qe e ardhmja i takon Europes, atehere ja ku jemi, nje pjese e jona me integruesja, me e punetorja dhe me e edukuar me parimet evropiane, ka mare viston per tu bashkuar europes ashtu si edhe mijëra emigrante te tjere ne vendet europiane.
Kryeministri Sali Berisha eshte e vertete qe ka ndryshuar qëndrimi ne konceptet e veta përpara disa vjetësh. Ai ne filozofine e tij ka shprehur publikisht se "interesat kombëtare te Shqiperise janë interesat integruese ne Bashkimin Evropian dhe asgjë me shume". Pra ndodhemi përpara nje fakti i cili ose ne bashkon ose na ndan me europen, dhe na ndan ne se do te qendrojme ende te klishete Godo Xhufi, ndërsa na bashkon ne se sfidat qe kemi përpara ti konkretizojmë ne rruge te mbare me ndihme e BE﷓se. Po ashtu politika shqiptare ne pergjithesi, ka apeluar se tashme rregullat e reja qe kërkon Brulseli na ben qe te shikojmë veten ndryshe siç e kemi pare përpara disa vjetësh.
Shikoni nje parti te re krejtësisht Demokristiane Europiane ne parime dhe përmbajte si ato ne vendet evropiane qe po fuqizohet dita ditës ne Shqiperi. Mos valle duhet te themi se edhe ajo ka mbështetje nga Brukseli, apo filozofia e saj eshte kryekëput me aspiratat e Shqiperise per ne BE? Pra fryma e Brukselit duhet thene se tashme ndihet dukshem ne Shqiperi.
Dhe duke pare edhe koherencën e zhvillimit te ngjarjeve te fundit, nga njëra ane çështja e vorio epirioteve dhe nga ana tjetër inkurajime te qeverise per te vazhduar reforma dhe sfida me te thella per te ardhmen e rajonit dhe te qytetareve te saj. Dhe keto sfida fillimisht do te fillojnë ndoshta me ndryshime te Kushtetutes te diktuara nga Brukseli, per ta patur nje proces sa me te rregullt zgjedhor.

No comments: