Sunday, November 05, 2006

Savo Prifti, kanidati per Kryetar Bashkie ne Himare

Note: Kryetar i Kshillit Bashkiak himare, Savo Prifti do jete pretendenti i PD per postin e Kryetarit te Bashkise. Savo Prifti, ndonse ne koalicion me PDNJ, ka sulmuar ne menyre konstante kryetarin aktual me keto akuza:
  1. Vasil Bollano nuk duhet te hapte shkollen private greke (kapet pas procedurave qe sipas Priftit jane antiligjore
  2. Eshte kunder perdorimit te gjuhes greqishte ne Bashki
  3. Eshte kunder bllokimit qe Bollano i ka bere sektorit te ndertimit
Shenojme se z. Savo Prifti ka nje koncetim te ndryshem nga shumica e bashkefshatareve dhe te aferme te tij nga Piluri qe sot jetojne ne Greqi.
Me poshte jepen disa artikuj qe mbeshtesin z. Savo Prifti. Ftojme perfaqesusit e z. Bollano (PDNJ) te paraqise kunderargumentat ne kuadrin e fushates elektorale.


Nuk ka asnjė dokument mbi projektet e realizuara gjatė vitit 2005 nė Bashkinė e Himarės
Himarė, abuzime tė rėnda nė investime publike
Kontrolli i Ministrisė sė Brendshme: Nuk ekzistojnė dokumente mbi projektet e realizuara nė Himarė
Lindita Cela

Kryetari i Bashkisė sė Himarės ka abuzuar me fondet dhe ligjin mbi pushtetin vendor. Pikėrisht nė kėtė konkluzion kanė dalė ekspertėt e Ministrisė sė Brendshme pas njė kontrolli tė ushtruar nė Bashkinė e Himarės. Pothuajse tė gjitha akuzuat e hedhura nga anėtarėt e kėshillit bashkiak mbi Vasil Bollanon janė vėrtetuar nga grupi i kontrollit tė Ministrisė sė Brendshme. Nė akt-procesverbalin e grupit tė kontrollit tė Ministrisė sė Brendshme ėshtė shkruar e zeza mbi tė bardhė, se njė sėrė projektesh janė zbatuar Himarė pa kaluar pėr miratim nė kėshillin bashkiak tė kėtij qyteti. Po kėshtu, nė raport thuhet se shkeljet kryesore pėr projektet e realizuara janė se nuk ka dosje pėrkatėse. Mė pas, si shkelje tė rėnda dhe me pasoja ekonomike janė renditur shkeljet e ligjit mbi prokurimet publike. Veē kėsaj, krupi i kontrollit ka arritur nė pėrfundimin se pėr pjesėn mė tė madhe tė projekteve nuk janė bėrė likuidimet financiare pėr projektet zbatuara nė Himarė. Po sipas kontrollit tė Ministrisė sė Brendshme, dokumente tė cilat disponohen nga gazeta, nga ana e Bashkisė sė Himarės nuk janė kryer procedurat e prokurimit pėr pjesėn mė tė madhe tė projekteve tė realizuara gjatė vitit 2005
Kontrolli
Nė kohėn qė Vasil Bollano organizon pėrurimin e shkollės greke, njė grup ekspertėsh tė Ministrisė sė Brendshme, sapo kishte pėrfunduar kontrollin e aktivitetit tė Bashkisė sė Himarės pėr vitin 2005. Grupi i auditimit tė Ministrisė sė Brendshme ka konstatuar njė sėrė shkeljesh ligjore dhe financiare nė Bashkinė e Himarės dhe kjo vetėm pėr blerjet dhe prokurimet e bėra nga kjo bashki nė vitin 2005. Nga dosja e projekteve tė kontrolluara ka rezultuar se nė asnjėrėn prej tyre nuk janė kryer procedurat e prokurimeve si dhe nė bashki nuk ka asnjė doje pėr kėto investime. Po kėshtu nuk janė bėrė as likuidimet financiare, ēka do tė thotė se askush zyrtarisht nuk ka idenė se sa para janė hedhur apo janė harxhuara nė projektet qė janė realizuar nė zonėn e Himarės. Po kėshtu, nga kontrolli i ushtruar rezulton se pėr tre projekte tė investuara nė territorin e Himarės gjatė vitit tė kaluar nuk ka situacione pėrfundimtare pėr vlerat e investimit tė kryera si dhe nuk ka as edhe njė kontratė apo marrėveshje mes investitorėve dhe Bashkisė sė Himarės. Po kėshtu kontrolli ka konstatuar se pėr projektet e investuara nuk janė tė deklaruara vlerat e investimit, si dhe nuk ekzistojnė preventivat. Shkeljet e konstatuara nga grupi i auditimit tė ministrisė sė Brendshme janė pikėrisht akuzat qė anėtarėt e kėshillit bashkiak tė Himarės kanė hedhur ndaj kryetarit tė bashkisė. Savo Prifti, kryetari i kėshillit bashkiak nė Himarė, ka deklaruar se nė kėtė qytet ka investime mafioze dhe se askush prej anėtarėve tė kėshillit nuk ka qoftė informacionin mė minimal mbi investimet e kryera dhe pėrdorimin e fondeve tė akorduara pėr Bashkinė e Himarės.

Abuzimet
Nė Bashkinė e Himarės jo vetėm qė nuk ekziston asnjė dokument mbi investimet e kryera, por askush nuk ka idenė se vlerės financiare tė projekteve, pasi nuk ekziston as preventivi mė i rėndomte. Kėshtu pėr objektin “shpim i puseve tė ujit Himarė”, grupi i kontrollit ka konstatuar se nga ana e Bashkisė sė Himarės nuk janė kryer procedurat e prokurimit. Po kėshtu nė zyrėn e arkivės sė kėsaj bashkie nuk ka dosje pėr kėtė investim si dhe nuk janė kryer likuidimet nga zyra e financės sė bashkisė. Edhe nga verifikimet e bėra nė degėn e thesarit tė rrethit Vlorė, ka rezultuar se nuk se nuk ka likuidime nga kjo qeverisje vendore pėr kėtė investim tė kryer nė Himarė, vlerėn e sė cilit nuk e di askush. Nė raport thuhet se kryetari i bashkisė, Vasil Bollano, ka deklaruar se projekti “Shpim i puseve tė ujit Himarė”, ėshtė njė investim i kryer nga Drejtoria e Ujėsjellės Kanalizimeve Tiranė me fonde tė akorduara nga Ministria e Punėve Publike dhe Turizmit. Po sipas kontrollit, thuhet se ky investim ėshtė realizuar pa miratimin e kėshillit bashkiak dhe kjo bie nė kundėrshtim me ligjin pėr “Organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”. Po nė tė njėjtat kushte ėshtė realizuar edhe objekti “Tendat e qytetit Himarė” dhe objekti tjetėr “Ujėsjellėsi i Dhėrmiut”. Edhe nė kėto dy projekte nuk ekzistojnė dokumente qė tė pėrcaktojnė vlerat reale tė objekteve. Po kėshtu, nuk ka njė shkresė formale miratimi nga ana e kėshillit bashkiak tė Himarės pėr kėto objekte. Nė akt-verifikimin thuhet se nė Bashkinė e Himarės nuk janė gjetur as edhe njė dokument qė tė vėrtetojnė kryerjen e procedurave tė prokurimeve po kėshtu pėr realizimet tyre nuk ekziston as edhe njė dosje. Kryetari i bashkisė pėr projektin “Tendat e qytetit Himarė”, ka deklaruar se ėshtė njė investim i kryer nga biznesmenėt e kėtij qyteti. Ndėrkohė qė grupi i kontrollit nuk ka gjetur nė Bashkinė e Himarės asnjė lloj kontrate me kėto biznesmenė. Ndėrsa pėr “Ujėsjellėsin e Dhėrmiut”, Bollano ėshtė shprehur se ėshtė njė investim i njė organizate joqeveritare, por nė Bashkinė e Himarės grupi i kontrollit nuk ka gjetur as edhe njė lloj kontrate me ndonjė OJF. Po sipas grupit tė auditimit, pėr kėto projekte tė realizuara nė Bashkinė e Himarės nuk ka situacione pėrfundimtare pėr vlerėn e investimeve tė kryera dhe pėr shkeljet e konstatuara pėrgjegjėsia bie mbi kryetarin e bashkisė, Vasil Bollano, dhe pėrgjegjėsen e zyrės sė financės, Lefteri Prifti. Prifti: Bollano nuk pranon tė japė informacion
Kontrolli i grupit tė auditimit tė Ministrisė sė Brendshme s’ka bėrė as mė shumė dhe as mė pak veē verifikimit tė akuzave tė anėtarėve tė kėshillit bashkiak tė Himarės ndaj kryetarit tė bashkisė, Vasil Bollano. Nė ndryshim me deklaratat e tyre, nė akt-verifikimin e grupit tė auditimit ėshtė e shkruar e zeza mbi tė bardhė tė gjitha shkeljet legjislative tė kryera nga Bollano. Pothuajse njė pjesė e anėtarėve tė kėshillit bashkiak kanė deklaruar pėr “Shekullin”, se pėr investimet e kryera nė Himarė askush nuk ka qoftė edhe informacionin minimal nga autoritetet vendore, sepse nuk ekziston qoftė dhe njė dokument pėr tė vėrtetuar kėto investime. Po nė tė njėjtin konkluzion ka dalė dhe grupi i auditimit i Ministrisė sė Brendshme. Shkeljet e vėrtetuara zyrtarisht i ka denoncuar publikisht edhe anėtari i kėshillit bashkiak, Milo Petromilo. Sipas tij, projektet si ai i “Shpimit tė puseve tė ujit Himarė”, ai i “Tendave tė qytetit”, i “Ujėsjellėsit nė Dhėrmi”, i “Rikonstruksionit tė godinės sė shkollės”, ai i “Rrugės sė Kishės”, tė realizuara gjatė vitit tė kaluar jo vetėm qė nuk iu dihet vlera financiare, po as edhe investitori i kėtyre punėve. Petromilo ka akuzuar Bollanon pėr shpėrdorim fondesh, madje edhe pėr shkelje tė ligjit mbi pushtetin vendor. Po e njėjta akuzė ėshtė bėrė edhe nga kryetari i kėshillit bashkiak, Savo Prifit. Sipas tij, do tė jetė kontrolli i Ministrisė sė Brendshme qė do tė vėrtetojė akuzat e anėtarėve tė kėshillit, ndėrkohė qė zyrtarisht asnjė prej kėtyre anėtarėve nuk ka informacion mbi rezultatet pėrfundimtare tė grupit tė auditimit. “Nėse ne flasim vetėm nga ajo ēfarė shohim dhe dėgjojmė kėtu nė Himarė, pasi z. Bolano nuk pranon tė japė qoftė dhe informacionin mė minimal. Do tė jetė grupi i kontrollit ai qė do tė vėrtetojė zyrtarisht akuzat tona”, - thotė Savo Prifti. Dhe nė fakt, grupi i kontrollit tė Ministrisė sė Brendshme, nėpėrmjet konkluzioneve tė nxjerra, s’ka bėrė gjė tjetėr veēse ka zyrtarizuar akuzat e anėtarėve tė kėshillit bashkiak tė Himarės pėr kryetarin e bashkisė, Vasil Bollano.

Shekulli 16/03/2006

Kryetari i Kėshillit Bashkiak tė Himarės thotė se nuk ka patur dijeni pėr pėrurimin e shkollės greke dhe se gjithēka ėshtė mbajtur e fshehtė nga kryetari i bashkisė, Vasil Bollano
“Shkolla greke nė Himarė nuk ka leje ndėrtimi dhe licensė”
Lindita Cela

Kėshilli Bashkiak i Himarės nuk ka miratuar asnjė leje ndėrtimi apo rikonstruksioni pėr shkollėn greke e cila u inaugurua dy ditė mė parė, nė prani edhe tė zėvendėsministrit grek tė arsimit, Stilionidhis. Kėshtu ka deklaruar pėr gazetėn “Shekulli” kryetari i kėshillit bashkiak tė Himarės, Savo Prifti. Ai shton se ėshtė ēuditur kur ka mėsuar nga mediat pėr inaugurimin e shkollės dhe pėr ardhjen e zyrtarit tė lartė grek. Sipas Priftit, askush nė Kėshillin Bashkiak tė Himarės nuk ka patur dijeni pėr kėtė vizitė dhe gjithēka ėshtė mbajtur e fshehtė nga kryetari i bashkisė, Vasil Bollano. Por nuk ėshtė kjo akuza e vetme qė Prifti ngre pėr kryebashkiakun e Himarės. Sipas tij, Bollano mban shumė tė fshehta. “Nė Himarė po hidhen shumė para dhe askush nuk ka informacion kush po i financon ato”,-thotė ai.

Z. Prifti, a e ka miratuar Kėshilli Bashkiak i Himarės lejen e ndėrtimit pėr shkollėn private greke nė fshatin e Himarės?
Absolutisht jo. Nė mbledhjet e kėshillit Bashkiak tė Himarės, jo vetėm qė nuk ėshtė miratuar ndonjė leje ndėrtimi apo leje rikonstruksioni tė godinės, por njė kėrkesė e tillė as qė ėshtė paraqitur tek ne. Ē’ėshtė e vėrteta, e mėsuam inaugurimin e shkollės dhe ardhjen e zėvendėsministrit grek tė arsimit nga media sepse zyrtarisht nuk kemi patur as edhe njė njoftim. Nė bazė tė ligjit mbi pushtetin lokal, kryetari i bashkisė, zoti Bollano, duhej tė kishte njoftuar autoritetet lokale pėr kėtė vizitė ndėrkohė qė njė gjė e tillė nuk ėshtė bėrė. Gjithēka ėshtė organizuar nė fshehtėsi tė plotė.

Ju po thoni se nuk keni patur as edhe njė dijeni pėr ndėrtimin e shkollės greke nė zonėn ku edhe jeni kryetari i Kėshillit Bashkiak?
Ē”ėshtė e vėrteta ka mėse njė vit qė nė qytet flitet pėr ndėrtimin e kėsaj shkolle, por ne nuk e dinim qė ajo do tė inaugurohej apo nėse e kishte marrė licensėn nga Ministria e Arsimit dhe Shkencės. Meqė flitej pėr hapjen e njė shkolle greke, unė nė cilėsinė e kryetarit tė Kėshillit Bashkiak, i kam kėrkuar zotit Bollano dokumentacionin e plotė pėr shkollėn. Jo vetėm para njė viti, por edhe sot e kėsaj dite, nė kėshillin bashkiak nuk ekziston asnjė dokument qė tė vėrtetojė ligjshmėrinė e ndėrtimit tė shkollės.

Kjo do tė thotė se ju nuk dini as vlerėn financiare tė ndėrtimit tė kėsaj shkolle?
Sigurisht. Edhe pėr kėtė nuk ka asnjė informacion zyrtar nė Kėshillin Bashkiak, por ky nuk ėshtė investimi i vetėm nė Bashkinė e Himarės pėr tė cilin ne nuk kemi tė dhėna se kush e ka financuar dhe sa e ka vlerėn. Ka disa projekte pėr financimet e tė cilėve ne nuk kemi dijeni. Edhe pėr kėtė i kemi kėrkuar tė dhėna kryetarit tė bashkisė por deri mė sot nuk na ka vėnė nė dispozicion asnjė dokument.

Z. Prifti ju thatė pak mė parė se godina e shkollės ėshtė rikonstruktuar dhe pėr kėtė nuk ėshtė marrė leje ndėrtimi. Shkolla ėshtė ndėrtuar nė njė truall privat apo pronė publike?
Ajo qė dihet me saktėsi ėshtė fakti qė para vitit 1990 godina ishte njė objekt i inventarizuar nė ish-ndėrmarrjen bujqėsore, ndėrkohė qė kisha ngre pretendimet se ėshtė pronė e saj. Nė kėshillin bashkiak nuk ekziston asnjė dokument pėr tė provuar pronėsinė e kishės mbi objektin. Megjithatė, ne do tė pėrdorim tė gjitha kompetencat ligjore pėr t’u njohur me dokumentacionin e plotė tė shkollės e cila dy ditė mė parė u inaugurua fshehtas nga z Bollano.

Deri sa thoni qė pėr kėtė ndėrtesė nuk ekziston asnjė dokument, ēfarė mund tė bėni ju si kryetar i Kėshillit Bashkiak ndaj njė objekti pa leje?
Ajo qė unė kam bėrė ėshtė njoftimi mbi kėtė ēėshtje i institucioneve prej tė cilave ne varemi nga ana ligjore, ndėrkohė qė nė mbledhjen mė tė afėrt tė Kėshillit Bashkiak do tė rishqyrtohet se si qėndron problemi i shkollės. Deri sa tė marrim informacione tė sakta mbi kėtė objekt nuk do tė nxitoja tė prononcohesha publikisht se si do tė veprohet pėr shkollėn e inauguruar dy ditė mė parė.
Cili ėshtė komenti juaj mbi thirrjet e hedhura gjatė inaugurimit tė saj?
Dėgjo, unė nuk do tė preferoja tė ndalesha nė thirrjet e tilla, por dua tė shpreh se ajo qė ju keni dėgjuar nuk pėrfaqėson mendimin e himarjotėve. Nė Himarė jetojnė shumė mė shumė qytetarė nga sa patė ju nė njė takim pėr inaugurimin e njė shkolle qė deri mė tani nuk rezulton e ligjshme.

Zėvendėsministri i Ekonomisė,
Bojaxhiu, bojkoton pėrurimin

I pranishėm nė Himarė ka qenė edhe zėvendėsministri shqiptar i Ekonomisė dhe Energjetikės, Gjergji Bojaxhi, i cili nuk ka marrė pjesė nė ceremoninė e organizuar nė Himarė-fshat. Bojaxhi ka bojkotuar aktivitetin pasi ka mėsuar qė shkolla 9- vjeēare greke qė po inaugurohej nė prani edhe tė zėvendėsministrit grek tė arsimit, Stilionidhis, ishte e palicensuar.

Kryebashkiaku i Himarės, Vasil Bollano
“Nuk di sa ka kushtuar shkolla”
Kryetari i Bashkisė sė Himarės, Vasil Bollano, pohon pėr gazetėn faktin sė ndėrtimi i shkollės ėshtė financuar nga qeveria greke, por nuk bėn me dije shumėn e akorduar. Po kėshtu ai nuk thotė se cili do tė jetė profili i shkollės apo sa nxėnės do tė mund tė shkollohen nė tė. Pėr Bollanon e rėndėsishme ėshtė hapja e shkollės nė gjuhėn greke.
Brenda asaj qė nė inaugurim u quajt “shkolla e parė greke nė Himarė” nuk kishte as edhe njė bankė apo dėrrasė tė zezė. Tė vetmet qė justifikonin organizimin e ceremonisė sė inaugurimit tė njė shkolle ishin ca libra tė vjetėr nė gjuhėn greke tė hedhura nė njė cep tė ndėrtesės e mbushur me flamuj tė shumtė grekė.

Shekulli 28/02/2006


Shkolla greke e paligjshme???
Shkolla greke, pėrplasje nė qeveri
Bojaxhiu: Shkolla greke ėshtė e jashtėligjshme
Ened Janina

Shkolla greke nė Himarė ėshtė e jashtėligjshme dhe pėr pasojė zyrtarė tė shtetit shqiptar nuk mund tė marrin pjesė nė inaugurimin e saj. Kjo ėshtė deklarata e bėrė dje nga zv/ministri i Energjetikės, Gjergj Bojaxhiu, nė njė televizion privat pasi ka braktisur inaugurimin e shkollės. Bojaxhiu ėshtė nisur nga Tirana pėr tė marrė pjesė nė kėtė inaugurim por gjatė rrugės ka mėsuar se Kėshilli Bashkiak i Himarės nuk e kishte miratuar kėtė shkollė. Gjithashtu edhe Kėshilli i Rregullimit tė Territorit tė Bashkisė Himarė nuk e ka miratuar rikonstruksionin e kėsaj shkolle. “Unė nuk mund tė merrja pjesė nė njė inaugurim tė paligjshėm dhe pėr kėtė arsye u largova”,- ka thėnė dje Gjergj Bojaxhiu.
Paraditen e djeshme, zv/ministri i Energjetikės, Gjergj Bojaxhiu, ėshtė nisur nga Tirana pėr tė marrė pjesė nė inaugurimin e dy objekteve tė reja nė territorin e Bashkisė Himarė. Kėto dy objekte janė njė shkollė nė Himarė ku mėsimi do tė bėhet nė gjuhėn greke si dhe njė pompė e re uji nė fshatin Dhėrmi. Vajtja e zv/ministrit Bojaxhiu nė Himarė ishte iniciuar nga njė shkresė e dėrguar disa kohė mė parė nė Ministrinė e Ekonomisė se nė Shqipėri do tė vinte zv/ministri grek i Punėve tė Jashtme, Stilianidhis, pėr tė inauguruar dy objektet e lartpėrmendura. Teksa po shkonte nė Himarė, Bojaxhiu ka kontaktuar me kreun e Kėshillit Bashkiak tė Himarės, Savo Prifti, nė lidhje me inaugurimet qė do tė bėheshin atje. Gjatė bisedės sė kryer me Priftin ai ka mėsuar se Kėshilli Bashkiak i Himarės nuk ishte informuar aspak pėr kėto dy inaugurime. Madje Kėshilli Bashkiak nuk e kishte miratuar projektin pėr hapjen e shkollės greke nė Himarė. Shoqata tė huaja greke dhe kryetari i Bashkisė sė Himarės, Vasil Bollano, kishin filluar procesin pėr hapjen e shkollės greke por ata nuk kishin gjetur mbėshtetjen e Kėshillit Bashkiak. Gjatė votimit nė lidhje me kėtė ēėshtje, Kėshilli Bashkiak e kishte rrėzuar projektin pėr hapjen e shkollės greke. Ndėrkohė nė lidhje me kėtė shkollė ishte shfaqur edhe njė problem tjetėr. Ajo do tė hapej nė njė godinė ku mė parė kishte qenė njė shkollė shqiptare dhe kjo godinė i ishte nėnshtruar njė rikonstruksioni. Edhe rikonstruksioni i shkollės ishte bėrė nė mėnyrė tė jashtėligjshme pasi Kėshilli i Rregullimit tė Territorit tė Bashkisė Himarė nuk e kishte miratuar kėtė gjė.
Pasi ėshtė njohur me kėto probleme zv/ministri i Energjetikės, Gjergj Bojaxhiu ka kėrkuar njė takim me homologun e tij grek. Ky takim do tė zhvillohej nė ambientet e Bashkisė sė Himarės por ėshtė refuzuar nga kreu i kėtij institucioni, Vasil Bollano. Ky i fundit nuk ka lejuar Bojaxhiun qė tė takohet me homologun grek nė lidhje me kėtė ēėshtje. I gjendur pėrballė kėsaj situate zv/ministri i Energjetikės, Gjergj Bojaxhiu, nuk ka marrė pjesė nė inaugurim por ėshtė larguar. Edhe pse ishte nisur nga Tirana enkas pėr tė marrė pjesė nė kėtė inaugurim Bojaxhiu ėshtė larguar pasi ai ėshtė i jashtėligjshėm. Pas kėtij veprimi, zv/ministri ka shpjeguar se duke qenė se bėhej fjalė pėr njė objekt tė jashtėligjshėm ai nuk mund tė inaugurohet nga njė pėrfaqėsues i shtetit shqiptar. “Meqenėse ndėrtimi dhe funksioni i kėsaj shkolle nuk ėshtė miratuar nga Kėshilli Bashkiak si dhe nga KRRT-ja e Himarės, ajo ėshtė e paligjshme. Unė nuk mund tė merrja pjesė nė njė inaugurim tė paligjshėm”,- ka thėnė dje Bojaxhiu.


Shkolle greke ne shqiperi por jo shkolle Shqipe ne Greqi?
Stilianidhis: S’ėshtė diskutuar hapja e shkollave shqipe nė Greqi
Shekulli

Zv/ministri i Jashtėm grek, Stilianidhis, e konsideron hapjen e shkollės greke nė Himarė si njė hap pėrpara i marrėdhėnieve ndėrmjet vendit tonė dhe Greqisė. Sipas tij, shkolla nė Himarė ishte e domosdoshme pėr atė pjesė tė minoritetit grek qė flet kėtė gjuhė pėr qė nuk ka patur mundėsi ta shkruajė. Nė njė intervistė pėr “Shekullin” Stilianidhis ėshtė shprehur shumė entuziast pėr hapjen e shkollės ndėrkohė qė deklaron se ende nė qeverinė helene nuk ėshtė diskutuar hapja e njė shkolle nė gjuhėn shqipe, edhe pse nė Greqi jetojnė njė numėr shumė i madh shqiptarėsh.

Zoti Stilianidhis, si e konsideroni hapjen e shkollės greke nė Himarė?
Unė e thashė edhe gjatė fjalės sime pėrballė banorėve himariotė se hapja e kėsaj shkolle shėnon njė hap pėrpara nė bashkėpunimin qė ekziston ndėrmjet Shqipėrisė dhe Greqisė. Kėtu jetonte njė komunitet qė deri mė tani nuk ka patur mundėsi tė arsimohet nė gjuhėn qė flet, ndėrsa tashmė kjo gjė ėshtė bėrė e mundur. Minoriteti grek nė Shqipėri ėshtė njė urė bashkėpunimi ndėrmjet Shqipėrisė dhe Greqisė dhe me hapjen e kėsaj shkolle ėshtė realizuar njė prej ėndrrave mė tė mėdha tė kėtyre banorėve.

A ėshtė diskutuar nė qeverinė tuaj pėr hapjen e shkollave shqipe nė greqi?
Shteti qė unė pėrfaqėsoj ndjek njė politikė tė gjithėpėrfshirjes sė tė gjithė popujve fqinjė qė jetojnė tek ne. Po kėshtu ne kemi dhėnė kontributin tonė pėr tė ndihmuar nė integrimin e popujve tanė fqinjė nė familjen e madhe europiane. Ne jepi pėrpjekur tė investojmė jo vetėm nė ndėrtimin e shkollave e kishave por edhe projekteve tė tjera tė rėndėsishme dhe njė prej tyre ėshtė ai i ujėsjellėsit. Deri mė tani kemi investuar nė ndėrtimin e 30 shkollave dhe kjo jo vetėm nė jug tė shqipėrisė por edhe nė veri. Kjo ėshtė politika qė ne ndjekim pėr tė ndihmuar popujt tanė fqinjė nė integrimin nė familjen europiane

Hapja e shkollave shqipe nė Greqi, a ėshtė diskutuar?

Unė thashė sot kėtu se minoriteti grek nė Shqipėri ėshtė njė urė miqėsie ndėrmjet Shqipėrisė dhe Greqisė, po kėshtu janė edhe shqiptarėt nė Greqi. Deri mė tani asnjė prej shqiptarėve qė jetojnė nė Greqi nuk iu ėshtė mohuar e drejta e shkollimit apo e ndjekjes sė fakulteteve nė vendin tonė. Kėshtu qė edhe ata shqiptarė qė jetojnė nė Greqi japin kontributin e tyre nė marrėdhėniet e mira qė ekzistojnė ndėrmjet dy vendeve tona.

Po pėrsa i pėrket hapjes sė njė shkolle shqipe nė Greqi a ekziston mundėsia?
Qeveria ku unė bėj pjesė ndoshta nė tė ardhmen mund tė diskutojė pėr hapjen e njė shkolle shqipe. Pėr momentin jo.

Kryetari i Kėshillit Bashkiak tė Himarės thotė se nuk ka patur dijeni pėr pėrurimin e shkollės greke dhe se gjithēka ėshtė mbajtur e fshehtė nga kryetari i bashkisė, Vasil Bollano


Zėvendėsministri i Ekonomisė,
Bojaxhiu, bojkoton pėrurimin
I pranishėm nė Himarė ka qenė edhe zėvendėsministri shqiptar i Ekonomisė dhe Energjetikės, Gjergji Bojaxhi, i cili nuk ka marrė pjesė nė ceremoninė e organizuar nė Himarė-fshat. Bojaxhi ka bojkotuar aktivitetin pasi ka mėsuar qė shkolla 9- vjeēare greke qė po inaugurohej nė prani edhe tė zėvendėsministrit grek tė arsimit, Stilionidhis, ishte e palicensuar.

Kryebashkiaku i Himarės, Vasil Bollano
“Nuk di sa ka kushtuar shkolla”
Kryetari i Bashkisė sė Himarės, Vasil Bollano, pohon pėr gazetėn faktin sė ndėrtimi i shkollės ėshtė financuar nga qeveria greke, por nuk bėn me dije shumėn e akorduar. Po kėshtu ai nuk thotė se cili do tė jetė profili i shkollės apo sa nxėnės do tė mund tė shkollohen nė tė. Pėr Bollanon e rėndėsishme ėshtė hapja e shkollės nė gjuhėn greke.
Brenda asaj qė nė inaugurim u quajt “shkolla e parė greke nė Himarė” nuk kishte as edhe njė bankė apo dėrrasė tė zezė. Tė vetmet qė justifikonin organizimin e ceremonisė sė inaugurimit tė njė shkolle ishin ca libra tė vjetėr nė gjuhėn greke tė hedhura nė njė cep tė ndėrtesės e mbushur me flamuj tė shumtė grekė


Dhunohet Kushtetuta nė Himarė
Prokurori i Vlorës, Petro Cano: Do të fillojnë hetimet, sepse është shkelur qëllimisht Kushtetuta
Në mbledhjet zyrtare të këshillit bashkiak në Himarë flitet greqisht. E njëjta gjuhë përdoret edhe në sekretarinë e Bashkisë, ku merren dokumente zyrtare. Absurdi është se kërkesa bëhet në greqisht, ndërsa dokumentet sigurisht jepen në gjuhën shqipe. Kjo situatë paradoksale e plotësisht antiligjore është e vërteta që e dinë gjithë himariotët dhe atyre që u ka rënë rasti të trokasin në zyrat e pushtetit vendor në Himarë.
Kundërshtimet ndaj kësaj praktike antishqiptare dhe plotësisht antikushtetuese nuk kanë munguar. Nuk mungojnë rastet kur këshilltarë të veçantë dhe qytetarë të ndershëm kanë reaguar ashpër ndaj këtij fenomeni, që konsiderohet shkelje me të dy këmbët e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Tashmë ky shqetësim ka shkuar edhe në zyrën e prefektit të Vlorës, Bashkim Habili, që ka kërkuar një informacion zyrtar për këtë problem të mprehtë, që cënon rëndë ligjshmërinë e institucioneve shtetërore. Në mbledhjet e këshillit bashkiak, këshilltarët e “Omonias” flasin greqisht dhe kryebashkiaku hesht.

Denoncimi
Një grup këshilltarësh në Bashkinë e Himarës kanë denoncuar me gojë dhe me shkrim faktin, që këshilltarët i PBDNJ-së, Mihal Brigo, Pandeli Malo, Thoma Kumi dhe Thanas Llazari, komunikojnë vetëm në gjuhën greke në mbledhjet e këshillit bashkiak. Në këtë gjuhë diskutojnë dhe bëjnë pyetjet, megjithëse përgjigjet i marrin në gjuhën shqipe. Kjo shkelje e rëndë, sidoqë nuk është kundërshtuar apo korrigjuar nga kryebashkiaku Vasil Bollano, që ka qenë i pranishëm në të gjitha mbledhjet dhe ka bërë veshin e shurdhër, ka revoltuar një pjesë të këshilltarëve të pranishëm.

Deklaratat

Këshilltarja Loreta Papa deklaroi për “Ballkan” pasditen e së mërkurës se “është e vërtetë që në të gjitha mbledhjet e këshillit bashkiak, këta këshilltarë flasin në gjuhën greke, duke shkelur ligjin. Ne kemi kundërshtuar dhe kemi kërkuar ndërprerjen e mbledhjes e nxjerrjen e përgjegjësisë, por gjithçka ka kaluar në heshtje. Nuk mungojnë rastet kur unë e disa këshilltarë kemi braktisur mbledhjet, duke protestuar ashpër dhe i kemi kërkuar kryebashkiakut të reagojë në mbledhjet që ka marrë pjesë, por askush nuk ia vë veshin këtij shqetësimi, që mbi të gjitha përbën shkelje flagrante të ligjit. Por, edhe kur ikim nga mbledhja, këshilltarët e “Omonias” dhe të PD-së, bëjnë shumicën dhe shkruajnë e vulosin si të duan. I kemi kërkuar sekretares së këshillit bashkiak, Silva Burgo, të paktën të na përkthehet ajo që thuhet në greqisht, por asnjëherë nuk ka ndodhur kjo. Duket se gjuha greke është institucionalizuar në Bashkinë e Himarës, pasi, edhe sekretari i kryebashkiaku komunikon vetëm greqisht me qytetarët, ashtu sikurse edhe i ati, këshilltari Thoma Kumi. Këtë problem e kemi ngritur në mbledhjen e këshillit, por kemi bërë me dije edhe strukturat e shtetit. Ende nuk ka ndonjë reagim”, ka përfunduar këshilltarja Loreta Papa, me profesion farmaciste.

Sekretari i kryetarit
Sekretari i kryetarit, Enea Kumi, u flet greqisht qytetarëve hallexhinj. Në këtë vend pune të sajuar, sepse nuk ka qenë më parë, kryetari i bashkisë ka sjellë me urgjencë nga emigracioni Enea Kumin, anëtar i organizatës “Omonia”. Megjithëse i ri në moshë, e për ta theksuar, më mirë flet shqipen se greqishten, komunikon vetëm në gjuhën greke me qytetarët që kërkojnë dokumente zyrtare në bashki. Shtrohet pyetja se si arrin ky person që nuk folka shqip, të lexojë dokumentet që janë të gjitha në shqip? Sipas burimeve brenda bashkisë, nuk kanë munguar edhe rastet, kur mjaft qytetarë janë ndeshur me sekretarin e kryebashkiakut, duke kundërshtuar komunikimin e tij në gjuhën greke, disa edhe kanë trokitur në zyrën e kryetarit, por, sërish ai ka bërë të paditurin, duke i zyrtarizuar në një farë mënyre këto shkelje. Problemi ka shkuar në zyrën e prefektit Bashkim Habili.

Reagimi zyrtar
Habili ka deklaruar të mërkurën për “Ballkan” se “është e vërtetë që zëra të tillë kanë ardhur deri në zyrat e pushtetit vendor. Për këtë shkak kam thirrur kryetarin e këshillit bashkiak, juristin Savo Prifti, për të bërë sqarimet e nevojshme. Prifti, pranoi që në mbledhjet e këshillit bashkiak, një këshilltar i “Omonias” flet në gjuhën greke. Përdorimi i gjuhës greke është kundërshtuar nga këshilltarët e tjerë dhe nga vetë Prifti, që është këshilltar i PD-së. Unë, si përfaqësues i qeverisë, e që mbuloj këtë territor, i kam kërkuar kryetarit të këshillit bashkiak të ndërpresë mbledhjet, nëse një këshilltar nuk flet në gjuhën zyrtare të Republikës së Shqipërisë, shqipen. Kjo është një shkelje e rëndë e Kushtetutës dhe përgjegjësia nis qysh te këshilltari, te këshilli bashkiak e përfundon tek të gjitha institucionet shtetërore që i ngarkon ligji.

Hetimi

Kryeprokurori Petrit Cano, kreu i organit të akuzës në Vlorë, është prononcuar rreth këtij problemi, që tashmë është zyrtarizuar. “Kemi të bëjmë me shkeljen flagrante të ligjit themeltar, Kushtetutës së Republikës. Në këto rrethana kërkohet që të depozitohet denoncimi nga një grup këshilltarësh, apo edhe një këshilltar i vetëm, për të filluar procedimin penal ndaj personave që shkelin qëllimisht ligjin, edhe pse janë të zgjedhur sipas këtij ligji. E njëjta procedurë duhet ndjekur edhe për rastin e sekretarit të kryebashkiakut, që, sipas disa shtetasve në Himarë, komunikon vetëm në gjuhën greke në një institucionin shtetëror, ku gjuha zyrtare është shqipja. Si organ që mbron ligjin dhe kushtetutshmërinë, Prokuroria mund të fillojë edhe kryesisht ndjekjen penale për këta persona zyrtarë, që me dashje shkelin ligjin themeltar të shtetit, nuk ka rëndësi pse bëhet kjo.


BALLKAN

STRATEGJIA GREKE PER ZGJEDHJET NE SHQIPERI
Ne ethet e ndryshimeve politike si dhe te zgjedhjeve te parakohshme ne Shqiperi, nuk ka shpetuar edhe PBDNJ-ja ose sic quhet ndryshe, partia e grekeve te Shqiperise.

Nga z.Stavri Marko

Ne fakt ata nuk pretendojne se eshte parti greke, ndryshe sic Tirana e permend shpesh se greket e Shqiperise, nuk perbejne me shume se ata tre deputete qe dalin nga lista, pra nga PBDNJ. Lobi Grek dhe qeveria greke, sipas burimeve diplomatike, do te angazhohen te reformojne Partine e te Drejtave te Njeriut, per te rritur reputacionin e saj, rritjen e votuesve dhe futjen ne parlament te shume deputeteve nga votat e minoritetit dhe atyre qe e ndjene veten greke.

Kjo pritet te pasohet nga blerja e nje numer mediash ne vend dhe heqja dore e pretendimit per te numeruar popullsine per momentin si prioritare. Nese arrihet nje numer deputetesh ne parlamentin shqiptar, atehere de fakto greket e kane aritur qellimin e tyre, pa dashur te bejne numerim popullsie. Vetem keshtu ne menyre institucionale greket do te mund te kerkojne te behen faktor i rendesishem i politikes shqiptare, pasi me tre deputetet e saj nder vite, kjo parti ka qene nje satelite e Fatos Nanos aktualisht, dhe e Sali Berishes ne te kaluaren. Nga kjo e kaluar, greket vecse kane humbur dhe nuk kane fituar terren per te kerkuar numerimin e pergjithshem te popullsise ne vend, nje pretendim i vjeter i lobit grek te Amerikes. Atehere cili eshte plani i Athines dhe Lobit Grek per PBDNJ? Tashme eshte vendosur qe kjo force politike, do te reformohet, ndoshta me emra te rinj, peronalitete ne Shqiperi dhe emigrante greke qe jetojne ne Greqi. Lidereve aktuale do t'u vije kerkesa qe te japin doreheqje ose te votebesohen me referendum brenda komunitetit te tyre. Greqia do te perdore te gjithe ate force elektorale te cilen e perdori me sukses ne referendumin per Kushtetuten ne vitin 1994, ku greket e Shqiperise erdhen dhe votuan nen thirjen e kryeministrit Kostandin Micotakis kunder Kushtetutes se propozuar nga Presidenti Sali Berisha.

Qarqet greke jozyrtare numerojne si "vorioepiriote" keshtu quhen ne Greqi, minoritaret greke nga Shqiperia, rreth 420 mije qytetare shqiptare, te cilet gjithashtu jane pajisur me karta te homogjenise dhe rreth 200 mije te tjere priten qe t'i marrin ato deri ne fund te dhjetorit. Me kete kontigjent elektoral, Athina e Kostas Karamanlis llogarit se nuk e ka te veshtire te propagandoje votuesit shqiptaro greke te votojne te kushtezuar per nje PBDNJ te reformuar, ne kembim te marrjes se pasaportes greke ndryshe nga PASOK-u i cili ndihmoi pa rezerva PS-ne e Fatos Nanos, ose ndihmen qe i dha menjehere Micotakis, PD-se se Sali Berishes per te fituar zgjedhjet e vitit 1992. Nje elektorat i tille mund te mare "de jure" ose vendin e dyte ose te tretin ne parlamentin shqiptar, per me teper po te kemi paraysh qe partite e majta po cfiliten duke u ndare, nga njera ane Ilir Meta largohet dhe ben parti tjeter, nga ana tjeter PS e Nanos ngelet vetem ose me Ceken, Gjinushin "!), Xhuvelin "!), Milon "!). Nderkohe Nano nuk do ta kete me PBDNJ si koperte per te detyruar Athinen te mbeshtesi per zgjedhjet e ardhshme. Per me kryesorja eshte se elektorati shqiptar ne vend eshte zvogeluar po te kemi parasysh votimet e fundit lokale te 2003, ne nje numer votuesisht prej 1.9 milione, votuan vetem 32% te tyre domethene afro 650 mije vete, e cila u nda perkatesisht 42% ose rreth 280 mije vota i fitoi PS, 39% ose 250 mije vota fitoi PD dhe te tjerat pas, ku vete PBDNJ fitoi 2.8% dhe u rendit forca e trete me numrin e komunave dhe bashkive ne vend. Me te tilla shifra, greket nuk duan te gabojne serish, kur perfundimisht kane vendosur se nuk do te mbeshtesin asnje force politike, qofte Berishen ose Nanon, ndersa do te futen ne valle te vetem dhe me shpresen per te fituar nga votuesit e tyre fanatike.

Problemi qe shtron Athina ngelet per zgjidhje duke pretenduar se emigratnet te cilet shpesh sakrifikojne per votime ose nuk shkojne per te votuar ne atdheun e tyre, do te mund te votojne ne vendet qe jetojne, duke u monitoruar nga ODHIR, por se pari duhet vendosur ne Kodin Elektoral i cili e le te hapur si iniciative dhe e drejte per te votuar dhe ne token e huaj ku emigrantet punojne dhe jetojne. Si rrjedhim te kesaj analize, nje PBDNJ e reformuar dhe e ndihmuar nga ndikimi i fuqishem grek, do te mund te rrise peshen e saj, por dhe do te rrise jashte mase reputacionin e grekeve te cilet shpesh jane perdorur si meshe edhe ne marredheniet e ftohta te Athines dhe Tiranes. Ne kete kuader jane paralajmeruar gjithashtu edhe biznesi grek i cili do te jete teper aktiv per te mbeshtetur kantidatet greke ne fushate, ndryshe sic eshte bere deri tani ku qarqet qeveritare i kane perdorur ne kembim te parave per propaganden e vet nen emrin e biznesit grek te suksesshem ne Shqiperi.

Por kur do te filloje ky plan qw qarkullon ne ambjentet diplomatike greke? Sigurisht Athina i kishte hedhur te gjitha baterite ne Lojrat Olimpike. Mendohet menjehere pas Lojrave, diplomacia e Athines mund te ndermarre nje nisme te shpejte e cila brenda nje kohe te shkurter mund te shnderrohet ne nje levizje te fuqishme, qe do ta kene zili te gjitha partite e tjera parlamentare. Ne kete strategji mendohet te perfshihen dhe elemente te minoritetit grek qe jane ne partite e medha. Atehere le te presim cfare do te ndodhe me tej !


Shoqata "Laberia:

Ne Himare po sajohet minoritet grek
Shoqata Kulturore Atdhetare "Laberia", vlereson se ne Himare po sajohet minoritet grek. Ne nje leter te hapur, drejtuar Presidentit Alfred Moisiu, kjo shoqate reagon ndaj hapjes se nje shkolle private ne Himare, ku pritet te perfshihet edhe gjuha greke. "Njohim dhe respektojme te gjitha marreveshjet nderkombetare qe Qeveria Shqiptare eshte pale, per trajtimin e venien ne jete te te drejtave te pakicave te ndryshme kombetare ne trojet shqiptare, perfshire edhe minoritetin grek. Por ne Himare po sajohet nje minoritet i tille", thuhet ne letren e hapur. Drejtuesit e Shoqates "Laberia" kerkojne nderhyrjen "funksionale kushtetuese" te Kreut te Shtetit, duke vene ne dukje se menyra e perurimit te shkolles ne fjale, teresisht e fshehte, ka krijuar rritim dhe ishte jashte cdo etike institucionale. Pjesemarrja e nje personaliteti qeveritar grek dhe te disa personave te ashtuquajtur 'vorio-epirote', te njohur per trazira antishqiptare ne qytetin e Himares, sipas shoqates, flasin qarte per papergjegjshmerine e autoriteteve shqiptare per mbrojtjen e interesave kombetare. Ne letren e hapur, ceremonia e disa diteve me pare ne Himare, konsiderohet si "veprimtari provokuese dhe cenim i drejtperdrejte i dinjitetit dhe ndjenjave kombetare ne troje teresisht shqiptare, duke cenuar njekohesisht edhe qetesine sociale".
E Premte, 03 Mars 2006


Kryeplaku
06-09-2004, 14:29
“Bllokimi i rrugės nga Bollano ishte i jashtėligjshėm”
“Protesta tė tilla s’janė nė tė mirė tė qytetit tė Himarės por e shpien atė nė probleme sociale dhe etnike”
Ened Janina

Forcat politike tė Himarės reagojnė pas veprimit tė dhunshėm tė kryetarit tė Bashkisė, Vasil Bollano, i cili bllokoi rrugėn nacionale Vlorė- Sarandė pėr rreth katėr orė. Forca tė ndryshme politike tė krahut tė djathtė dhe tė majtė kanė dėnuar njėzėri veprimin e Bollanos duke e konsideruar atė si njė akt tė paligjshėm dhe tė nxituar. Ata kanė dėnuar edhe faktin qė Vasil Bollano ka detyruar punonjėsit e Bashkisė sė Himarės qė tė dalin nė protesta. “Protesta tė tilla nuk janė nė tė mirė tė qytetit tė Himarės por e shpien atė nė probleme sociale qė mund tė marrin parametra tė paparashikuara”,- tha dje pėr Shekullin kreu i PDR-sė, Anesti Dhimojani. Sipas degėve tė partive politike nė Himarė, veprime tė tilla tė ndėrmarra nga kreu i bashkisė mund tė krijojnė probleme tė rėnda etnike.
Kreu i PDR-sė sė Himarės dhe njė nga anėtarėt e vjetėr tė Kėshillit Bashkiak, Anesti Dhimojani, ka kundėrshtuar dje veprimin e Vasil Bollanos pėr bllokimin e rrugės nacionale nė shenjė proteste. “Nėse kryetari i Bashkisė synon qė tė zbatojė ligjin atėherė unė mendoj se protesta nuk kishte pėrse tė bėhej. Kjo pasi, pėr sa jam nė dijeni unė, subjektet qė akuzohen nga kryetari Bollano kanė leje ndėrtimi tė rregullta tė marra konform ligjeve tė shtetit shqiptar”,- tha Anesti Dhimojani. Sipas tij, kėto lloj protestash nuk sjellin asgjė pėrveēse konflikte dhe probleme sociale tė kota. Dhimojani ka konsideruar si njė shkelje edhe faktin qė Vasil Bollano ka detyruar nėn kėrcėnime punonjėsit e bashkisė qė tė dalin nė protestė gjatė orarit zyrtar tė punės. “Unė do ta quaja njė anomali faktin qė stafi i Bashkisė sė Himarės tė ishte pjesėtar kryesor nė kėtė protestė tė palajmėruar dhe tė paligjshme. Bllokimi i rrugės ėshtė njė akt i dėnueshėm dhe i jashtėligjshėm. Nėse kryetari i bashkisė kėrkon qė tė zbatojė ligjin unė bashkohem me tė nė tė mirė tė Himarės. Madje gėzohem nėse ai do tė kėrkojė tė zbatojė ligjin pėr problemet qė ka Himara por nė kėtė rast unė jam kundėr tij”,- tha Dhimojani. Ai pohoi se organet kompetente duhet ta shohin me kujdes kėtė veprim qė ka ndėrmarrė kreu i Bashkisė sė Himarės.
Ndėrkohė, Jorgo Goro e ka konsideruar protestėn dhe bllokimin e rrugės si njė akt krejtėsisht tė padrejtė dhe provokativ. “Ky veprim ėshtė nė vazhdėn e atyre qė Vasil Bollano ka ndėrmarrė qysh nė kohėn e fushatės elektorale. Ai mbledh njerėz tė tijtė dhe kryen veprime tė jashtėligjshme. Edhe pse ėshtė kryetar i Bashkisė sė Himarės ai ende nuk e ka kuptuar se ka njė pozicion ekzekutiv dhe se detyra e tij ėshtė qė tė zbatojė vendimet e Kėshillit Bashkiak si dhe ligjet e shtetit shqiptar. Kur ai vetė del e bllokon rrugėn nacionale, dikush duhet qė tė ndėrhyjė dhe ta detyrojė atė qė tė zbatojė ligjet e shtetit”,- tha Goro pėr “Shekullin”. Sipas tij, Bollano ėshtė njė anarshist qė po shkatėrron institucionin shtetėror qė drejton. Goro e quan tė paligjshėm edhe faktin qė Bollano ka detyruar punonjėsit e bashkisė qė tė dalin nė protestėn e tij. “Vasil Bollano nuk ka tė drejtė qė tė nxjerrė institucionin qė ai drejton nė mėnyrė tė jashtėligjshme nė protestė. Bashkia ėshtė njė institucion i krijuar pėr tė mbrojtur ligjet e shtetit, ndėrkohė qė Bollano e ka kthyer nė njė institucion politik sipas interesave tė tij”,- tha dje Goro.

Kundra protestės sė zhvilluar nga kryetari i Bashkisė sė Himarės, Vasil Bollano, ėshtė shprehur dje edhe kreu i Partisė Demokratike tė Himarės dhe krytari i Kėshillit Bashkiak, Savo Prifti. Sipas tij, veprimi i Bollanos pėr bllokimin e rrugės nacionale Sarandė- Vlorė ishte i gabuar dhe i nxituar qė vjen si pasojė e njė irritimi personal tė kryebashkiakut. “Unė isha nė Vlorė dhe pasi erdha kėtu mora njė mocion pėr bllokim rruge qė kishte bėrė kryetari i bashkisė. Pėr mendimin tim ai ishte njė vendim i nxituar, pasi nėqoftėse Bollano pretendon se ndėrtesat janė nė kundėrshtim me ligjin duhet tė ndjekė procedurat ligjore dhe jo tė marrė vetė vendime tė kėtij loji. Meqėnėse ai ka konstatuar se janė shkelur procedurat ligjore duhet tė bėjė padi nė gjykatė dhe ajo tė vendosė vetė pėr gjithēka. Kėtu kemi tė bėjmė me njė irritim personal tė tijin qė ka sjellė bllokimin e padrejtė tė rrugės. Veprimi i tij pėr bllokimin e rrugės ėshtė krejtėsisht i kundraligjshėm dhe mendoj se janė organet kompetente qė duhet ta verifikojnė kėtė gjė”,- tha dje pėr “Shekullin”, kreu i PD-sė sė Himarės Savo Prifti. Sipas tij, Bollano do tė japė llogari edhe pėrpara Kėshillit Bashkiak pėr atė qė ka bėrė. “Nė mbledhjen e ardhshme tė Kėshillit Bashkiak unė do tė kėrkoj njė interpelancė me kryetarin Bollano nė lidhje me kėtė ēėshtje. Do i kėrkojmė qė tė japė llogari pėrpara Kėshillit Bashkiak”,- tha Prifti.

06/09/2004 Shekulli


PDR: SHQETESIM PER HIMAREN

I pyetur nga mediat per mbeshtetjen qe PD i ka dhene kandidatit te PBDNJne Himare, Eno Bozdo, Sekretari Mediatik i PDR-se u pergjigj se: "Ne nuk jemi parti ekstremiste dhe eshte normale qe cdo parti ne Shqiperi te beje koalicion me PBDNJ-ne; te drejtat e pakicave jane edhe ne vemendjen tone. Por ne e shohim me shume shqetesim mbeshtetjen e nje individi qe ka bere thirrje antikushtetuese dhe sot e kesaj dite nuk eshte distancuar prej tyre.
Edhe partite e tjera, perfshi edhe aleatet e PD-se, Balli dhe Legaliteti duhet ta shohin me vemendje te vecante kete ceshtje".
--
PD ka zyrtarizuar perkrahjen e saj per kandidatin e PBDNJ ne Himare Vasil Bollano. Para tre vjetesh z. Bollano I cili eshte gjithashtu edhe kryetar lokal I OMONIAS perfshiu ne platformen e tij zgjedhore edhe nje referendum per autonomi dhe me vone shkeputje te kesaj krahine. Ne zgjedhjet vendore te tetorit 2000 Kandidati i PS Viktor Mato fitoi ne ballotazh kunder Bollanos. Ne raundin e dyte Mato gezoi perkrahjen e demokrateve lokale Anesti Dhimojani ish kryetar bashkie dhe shef i deges se PD mori pjese ne tubimet e Matos ne raundin e dyte duke mundesuar fitoren e tij. Sot Dhimojani shprehet i zhgenjyer se ish partia e tij ka kryer nje lajthitje politke dhe po e humbet krejt identitetin e vet. Ai, pas vitit 2000, u perfshi ne Levizjen Reformatore dhe themeloi degen e PDR ne Himare; sot ai kandidon me siglen e kesaj partie. Por Dhimojani konfirmon se anetaret e mbetur ne PD e vjeter nuk mund te bien dakord me keto lloj politikash.
Ne fakt disa zyrtare te PD lokale cuditerisht jane perfshire ne listen per keshilltare te PBDNJ. Te tille jane Sotir Llazari, kryetari i deges PD, Sotir Kokedhima, shef i seksionit te Qeparoit dhe Savo Prifti jurist ne bashki. Megjithate formalisht PD ka paraqitur nje liste te sajen.

13 shtator 2003
Partia Demokrate e Re
Zyra e Shtypit


Qershor 01, 2006 - 16:03
Himarë, nuk miratohet buxheti i 2005 - Përgatiti: O. D.
Këshilli Bashkiak nuk miraton buxhetin, për shkak të abuzimeve të kryetarit Bollano
Lindita Çela

Këshilli Bashkiak i Himarës nuk miraton buxhetin e vitit 2005, për shkak të abuzimeve të kryetarit të bashkisë, Vasil Bollano. Mosmiratimin e buxhetit të vitit të kaluar dhe vënien në pikëpyetje të lëvrimeve të fondeve për projektbuxhetin e vitit 2006 e konfirmon për "Shekullin", edhe kryetari i Këshillit Bashkiak, Savo Prifti. Sipas tij, "shkak për mosmiratimin e mbylljes së buxhetit të vitit të kaluar është mostransparenca e investimeve nga ana e kryetarit të bashkisë, Bollano. Komuniteti është i shqetësuar për sa i përket lëvrimit të këtyre fondeve, ku të gjitha punimet janë kryer nga njerëz të afër të Bollanos dhe askush nuk ka informacionin minimal sesi janë përdorur paratë dhe nga kush kanë ardhur". Pothuajse një pjesë e anëtarëve të Këshillit Bashkiak kanë deklaruar për "Shekullin", se për investimet e kryera në Himarë nuk ekziston qoftë dhe një dokument për të vërtetuar këto investime. Burime të Këshillit Bashkiak bëjnë të ditur se dhe anëtarët e Partisë e Bashkimit të Drejtave të Njeriut kanë përkrahur kërkesën e kryetarit të Këshillit Bashkiak për transparencë në fondet e lëvruara në Bashkinë e Himarës gjatë vitit 2005. Projekteve si ai i "Tendave të qytetit", i "Ujësjellësit në Dhërmi", i "Rikonstruksionit të godinës së shkollës", ai i "Rrugës së Kishës", të realizuara gjatë 2005-ës, jo vetëm që nuk iu dihet vlera financiare, po as edhe investitori i tyre. Anëtarët e Këshillit Bashkiak akuzojnë Bollanon për shpërdorim fondesh, madje edhe për shkelje të ligjit mbi pushtetin vendor. Sipas Savo Priftit, "një sërë projektesh janë zbatuar në Himarë pa kaluar për miratim në Këshillin Bashkiak të këtij qyteti dhe se për projektet e realizuara nuk ka dosje përkatëse". Në këtë konkluzion, para pak kohësh ka dalë dhe grupi i auditimit i Ministrisë së Brendshme, ku ka konstatuar një sërë shkeljesh ligjore dhe financiare në Bashkinë e Himarës. Nga dosja e projekteve të kontrolluara ka rezultuar se në asnjërën prej tyre nuk janë kryer procedurat e prokurimeve si dhe në bashki nuk ka asnjë doje për këto investime. Po kështu, nuk janë bërë as likuidimet financiare, çka do të thotë se askush zyrtarisht nuk ka idenë se sa para janë hedhur apo janë harxhuar në projektet që janë realizuar në zonën e Himarës.

01/06/2006 - Shekulli

No comments: